Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5106
2015.03.31
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.07.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/85
2015.02.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.05.04
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11743107.2
2011.07.12
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2595596
2015.01.14
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| FR | 1055844 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Duo-Ge | 80-82 rue Gallieni, 92100 Boulogne-Billancourt |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| HOFFELT, Jean | 48 Avenue Joffre F-92250 La Garenne Colombes / FR , FR |
| EL GLAOUI, Guillaume | 1 bis Avenue Foch, F-75116 Paris / FR , FR |
| FONTAINE, Jean-Pierre | 18 boulevard du port aux filles, F-73100 Aix Les Bains / FR , FR |
| EL GLAOUI, Mehdi | 1 Carrefour de Rive PO Box 3218, CH-1211 Geneve / CH , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOÇI | Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë. , AL |
| Krenar LOLOÇI | Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë. , AL |
(54) Titull
Pajisja dhe instalimi për bashkimin e të paktën dy kapsulave mjekësore nëpërmjet lidhjes ngjitëse
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një pajisje (1 ; 1’) për bashkimin e të paktën dy kapsulave mjekësore (A, B ; A’, B’) nëpërmjet lidhjes ngjitëse, karakterizuar në atë që pajisja përfshin të paktën një matriks (10 ; 10’) e cila të paktën përcakton pjesërisht një ndërprerje (15 ; 15’), për depozitimin e kapsulave (A, B ; A’, B’) dhe një dhomë (16 ; 16’), kjo ndërprerje dhe kjo dhomë që janë të ndara nga njëra tjetra nëpërmjet një muri të deformueshëm (14 ; 14’) të matriksit, matriksi i cili është projektuar për të lëvizur në mënyrë elastike, nëpërmjet veprimit pneumatik të dhomës së tij (16 ; 16’), nga një konfigurim i parë , në të cilin ndërprerja (15, 15’) e matriksit merr kapsulat me një ngjitës (Z ; Z’) të futur midis tyre, tek një konfigurim i dytë, në të cilin muri i deformueshëm (14 ; 14’) i matriksit të paktën mbështjell pjesërisht kapsulat nëpërmjet deformimit fleksibël, në një mënyrë të tillë që të paktën mbyllë pjesërisht këto kapsula midis murit të deformueshëm dhe një fundi të ndërprerjes në mënyrë që të rreshtojë ato dhe të shtypë ato kundrejt njëra tjetrës. |
| 2 | Pajisja sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që matriksi (10 ; 10’) është projektuar për të lëvizur nga konfigurimi i tij i parë tek konfigurimi i tij i dytë nëpërmjet veprimit të presionit pneumatik që fryn dhomën (16 ; 16’). |
| 3 | Pajisja sipas pretendimit 2, karakterizuar në atë që ndërprerja (15) ka një fund të lugët (151) për qëndërzimin e kapsulave (A, B), i cili është përcaktuar nëpërmjet matriksit (10), dhe në atë që, kur matriksi është në konfigurimin e tij të parë, muri i deformueshëm (14) ka, në anën e ndërprerjes, një sipërfaqe kryesisht të ngushtuar (152) që konvergjohet drejt fundit të ndërprerjes. |
| 4 | Pajisja sipas njërit prej pretendimeve 2 ose 3, karakterizuar në atë që pajisja përfshin një insert të ngurtë (22’) për marrjen dhe spesorin e njërës prej kapsulave (A’), e cila është rregulluar në një bazë (12’) të matriksit (10’), nga e cila zgjatet muri i deformueshëm (14), dhe e cila formon një fund për ndërprerjen (15’). |
| 5 | Pajisja sipas ҫdonjërit prej pretendimeve 2 deri në 4, karakterizuar në atë që muri i deformueshëm (14 ; 14’) ka një kapacitet më të madh për deformimin fleksibël se pjesa tjetër e matriksit (10 ; 10’), e cila, për këtë qëllim, është për shembull e lidhur me rrip nëpërmjet një përforcuesi (28) dhe/ose ka një trashësi më të madhe dhe/ose është mbajtur në vend nëpërmjet insertit (22’). |
| 6 | Pajisja sipas ҫdonjërit prej pretendimeve 2 deri në 5, karakterizuar në atë që pajisja përfshin si një mbështetëse (20 ; 20’) për fiksimin e matriksit (10 ; 10’), e cila përcakton një kalim (23 ; 23’) për fryerjen e dhomës (16 ; 16’), dhe një pjatë të shpërndarjes pneumatike (25 ; 25’), mbi të cilën mbështetësja e fiksuar (20 ; 20’) është montuar dhe e cila furnizon bashkërisht kalime të ndryshme të fryrjes (23 ; 23’) që zhvillohen në dhomat përkatëse (16 ; 16’) të përcaktuara ose nëpërmjet një numri të barabartë të matriksave individuale (10 ; 10’) ose nëpërmjet një matriksi të përbashkët. |
| 7 | Pajisja sipas pretendimit 6, karakterizuar në atë që pjata e shpërndarjes pneumatike (25’) furnizon gjithashtu të paktën një kanal (22’2) për fryrjen e kapsulave të lidhura (A’, B’), e cila zhvillohet në ҫdo ndërprerje (15’). |
| 8 | Pajisja sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që matriksi është projektuar për të lëvizur nga konfigurimi i tij i parë tek konfigurimi i tij i dytë nëpërmjet veprimit të një vakuumi pneumatik që thith ajrin nga dhoma e tij. |
| 9 | Një instalim për bashkimin e të paktën dy kapsulave mjekësore (A, B ; A’, B’) nëpërmjet lidhjes ngjitëse, karakterizuar në atë që instalimi përfshin: - të paktën një pajijse të bashkimit (1 ; 1’) sipas ҫdonjërit prej pretendimeve të mëparshëm, - mjetet e para (40) për sigurimin e të parës prej kapsulave për t’u bashkuar (A ; A’) tek matriksi (10 ; 10’) i pajisjes ndërsa ai matriks është në konfigurimin e tij të parë, - mjetet e dyta (50) për sigurimin e një kapsule të dytë për t’u bashkuar (B ; B’) tek matriksi i pajisjes ndërsa ai matriks është në konfigurimin e tij të parë, - mjetet e aplikimit (60) për aplikimin e një ngjitësi (Z ; Z’) mbi kapsulën(kapsulat) i marrë nëpërmjet matriksit të pajisjes ndërsa ai matriks është në konfigurimin e tij të parë, - mjetet drejtuese (30) për drejtimin relativ midis pajisjes (1 ; 1’) në njërën anë dhe mjetet e para (40), mjetet e dyta (50) dhe mjetet e aplikimit (60) në anën tjetër, dhe - mjetet e kontrollit, veҫanërisht mjetet e kontrollit pneumatik, për lëvizjen e matriksit (10 ; 10’) midis konfigurimeve të tij të para dhe të dyta. |
| 10 | Instalimi sipas pretendimit 9, karakterizuar në atë që mjetet drejtuese (30) janë projektuar si për të vendosur matriksin (10 ; 10’) e arritshëm nga pjesa më e lartë për kapsulat (A, B ; A’, B’) e siguruar nëpërmjet mjeteve të para dhe të dyta (40, 50), dhe për ngjitësin (Z ; Z’) e aplikuar nëpërmjet mjeteve të aplikimit (60), dhe për të kthyer matriksin në rënie, në njërën anë, pasi mjetet e kontrollit kanë lëvizur që matriksi nga konfigurimi i tij i parë tek konfigurimi i tij i dytë dhe, në anën tjetër, përpara se mjetet e kontrollit të lëvizin matriksin e lartpërmendur nga konfigurimi i tij i dytë tek konfigurimi i tij i parë. |