REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
National Patent
Nënlloji i Aplikimit
National Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5820 2016.07.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2035.01.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/40 2015.01.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2016.09.21
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
KS 201445
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Belul Kokollari Fsh., Malësi e Re, 39, 20000 Prizren, Kosove
(72) Shpikës
Emri Adresa
Belul Kokollari Fsh., Malësi e Re, 39 , KS
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Belul Kokollari Fsh., Malësi e Re, 39 , KS
Belul Kokollari Fsh., Malësi e Re, 39 , KS
(54) Titull
Makinë vetëmbajtëse
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Makina vetëmbajtëse e cila do të punoj pa energji të jashtme, por me shëndrrimin e energjisë mekanike në energji elektrike dhe anasjelltas, të cilën energji vetë e prodhon, duke e shfrytëzuar shpejtësinë e madhe rrotulluese, prej 6000/min e deri në 36000/min, e që realizohet përmes një motori elektrik që quhet motor ngasës, pastaj kjo shpejtësi të zvogëlohet përmes një reduktori në shpejtësi të mjaftueshme për gjenerator 3000/min, do ta lëviz gjeneratorin me fuqi disa herë më të madhe se sa fuqia e motorit ngasës, prej 2 deri në 12 herë, prej të cilit gjenerator, makina pasi të ketë nisur punën, do të vetëfurnizohet me energji, do të punoj pandërprerje dhe do të gjenerojë më shumë punë dhe energji se sa që i nevoitet për vetëfunksionim dhe për këtë arsye mund të quhet vetëfurnizuese.
2 Makina sipas pretendimit 1, punon me të gjitha llojet e tensionit, të fuqisë si dhe me motor dhe gjenerator të tipit AC dhe DC, atëherë kjo makinë do të gjej lehtë përdorim industrial.
3 Makina sipas pretendimeve 1 dhe 2, do të bëhet zëvendësuese e të gjitha makinave me djegie te brendshme sepse ka kosto më të ulët, është më ekologjike dhe nuk ka nevojë për furnizim nga jashtë.
4 Makina sipas pretendimeve 1 dhe 2, ku motori ngasës, reduktori dhe gjeneratori do të futen në një kornizë prej alumini dhe atë në njërën anë, kurse në anën tjetër do të lidhen me rrota dhëmbëzorësh dhe me zinxhirë, që të rrotullohen bashkë në kahjen e nevojshme dhe të vetëfurnizohet me energji të cilën vetë e prodhon.
5 Makina sipas pretendimeve 1 dhe 4, ku rrezja e rotorit të motorit ngasës do të jetë e barabartë me rrezen e rotorit të gjeneratorit, kurse gjatësia e rotorit të motorit ngasës do të jetë e barabartë me gjatësinë e rotorit të gjeneratorit.
6 Makina sipas pretendimit 5, ku fuqia e motorit ngasës është në përpjestim të drejtë me raportin mes shpejtësisë së motorit ngasës dhe shpejtësisë së gjeneratorit.
7 Makina sipas pretendimeve 1 dhe 5, ku masa e rotorit të motorit ngasës dhe e rotorit të gjeneratorit do të jenë të barabarta, kurse fuqitë e tyre në përpjestim të drejtë me raportin mes shpejtësisë së motorit ngasës dhe shpejtësisë së nevojshme për gjenerator.
8 Makina sipas pretendimeve 1 dhe 4, ku rrezja e rotorit të motorit ngasës do të jetë e barabartë me rrezen e rotorit të gjeneratorit, kurse gjatësia e rotorit të motorit ngasës do të jetë në përpjestim të drejtë me gjatësinë e rotorit të gjeneratorit, aq sa është raporti mes shpejtësisë së motorit ngasës dhe i shpejtësisë së gjeneratorit.
9 Makina sipas pretendimeve 1 dhe 4, ku rrezja e rotorit të motorit ngasës do të jetë në raport të drejtë me rrezen e rotorit të gjeneratorit, aq sa është raporti mes shpejtësisë së motorit ngasës dhe shpejtësisë së gjeneratorit, kurse gjatësia e rotorit të motorit ngasës është e barabartë me gjatësinë e rotorit të gjeneratorit.
10 Makina sipas pretendimeve 5, 8 dhe 9, ku masa e rotorit të motorit ngasës dhe e rotorit të gjeneratorit do të jenë në përpjestim të drejtë me raportin mes shpejtësive rrotulluese të motorit ngasës dhe të gjeneratorit.
11 Makina sipas pretendimeve 5, 8 dhe 9, ku masa e rotorit të motorit ngasës dhe e rotorit të gjeneratorit do të jenë të barabarta.
12 Makina sipas pretendimeve 10 dhe 11, ku fuqia e motorit ngasës dhe fuqia e gjeneratorit, do të jenë në përpjestim të drejtë me raportin mes shpejtësisë së motorit ngasës dhe shpejtësisë së gjeneratorit.
13 Makina sipas pretendimeve 10 dhe 11, ku fuqia e motorit ngasës dhe fuqia e gjeneratorit, do të jenë të barabarta.