REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5184 2015.05.15
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.06.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2015/10 2015.01.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.07.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04736019.3 2004.06.03
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1639203 2014.10.08
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
PT 10296803
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Pacheco, Pedro Alvares Ribeiro do Carmo Rua Doutor Manuel Rodrigues de Sousa, 21, 2 Esquerdo, Matosinhos P-4450-181 Porto
(72) Shpikës
Emri Adresa
Pacheco, Pedro Alvares Ribeiro do Carmo Rua Doutor Manuel Rodrigues de Sousa, 21, 2 Esquerdo, Matosinhos P-4450-181 Porto / PT , PT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
Vinç-Urë me paratensionim të vet-rregullueshëm
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një vinç-urë për përdorim në procesin e ndërtimit të urave, viadukëve dhe strukturave të tjera, e cila përfshin: - një strukturë kryesore (1); - të paktën një kabllo i lirë (5); - një kapje të parë (16) për të siguruar fundin e kabllo së lirë (5) tek struktura në fjale (1); dhe një kapje të dytë për sigurimin e fundit tjetë të kabllos së lirë (5) tek struktura në fjalë (1); karakterizuar në atë që vinçi-urë më tej perfshin: - të paktën një njësi sensor (2) e aftë të mas një variacion fizik në strukturën kryesore (1); - një piston (23); - një kontrollues (6) i aftë të aktivizoj pistonin (23); - një ndërfaqe elektronike (3) për konvertimin e matjeve të sensorit (2) në të dhëna të lexueshme dhe transmetimin e të dhënave tek kontrolluesi (6); - pistoni ne fjalë (23), qëndron ndermjet strukturës kryesor (1) dhe kabllos së lirë (5) dhe është i aftë të vetë-regulloj dhe para-tensionoj duke rritur ose zvogeluar tensionin tek kabëlli i lirë (5) në përputhje me matjet e marra nga sensori (2) dhe të transmetuara tek kontrolluesi (6), me domosdoshmërinë e kundërveprimit ndaj forcave të brendshme të krijuara në strukturë nga veprimet e jashtme të tilla si rritja e tensionit në përgjigje të rritjes së forcave të brendshme në strukturën kryesore (1), ose zvogëlimi në përgjigje të zvogëlimit të forcave të brendshme të strukturës kryesore (1), - gjatë përdorimit, përkulja në mes-hapësirë dhe momentet e përkuljes në strukturën kryesore (1) zvogëlohen ndjeshëm, për shkak të vetë-rregullimit dhe para-tensionimit që kompensojnë ngarkimin kryesore, duke reduktuar kështu tensionet maksimale në elementët e strukturës kryesore (1) dhe që lejon zvogëlimin dukshëm të seksioneve të elementeve struktural, në këtë mënyrë duke siguruar një vinç-urë shumë më të lehtë dhe funksionale.
2 Një vinç-urë sipas pretendimit 1, karakterizuar ne ate qe permban nje sistem sigurie mekanik mbajtjes afër pistonit (23) me dy dado të rregullueshme të instaluara në dy tiranda fikse dhe janë të aftë për të shoqëruar lëvizjen e pistonit (23) me një vonesë të vogël, duke evituar çdo tërheqje të pistonit në rast të ndonjë defekti të ndonjërit komponent.
3 Një vinç-urë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që kontrolluesi (6) është të paktën një kompjuter ose automat i aftë të ekzekutojë të paktën një program kompjuterik ose një kod përpunimi.
4 Një vinç-urë sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që programi kompjuterik ose kodi i përpunimit është i aftë të lexoj të dhënat e transmetuara nga sensori (2) dhe të llogaris intensitetin dhe/ose drejtimin e forcës që duhet aplikuar nga pistoni (23) mbi kabllon e lirë.
5 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-4, karakterizuar në atë që kontrolluesi (6) është nje operator human që kontrollon manualisht një panel të lidhur tek të paktën nje aktuator.
6 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-5, karakterizuar në atë që kabëlli i lirë (5) mund të jetë i brendshëm ose i jashtëm me konturet e strukturës kryesore.
7 Një vinç-urë sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-6, karakterizuar në atë që kabëlli i lirë (5) është drejtvizor ose poligonal.
8 Një vinç-urë sipas cdonjerit prej pretendimeve 1-7, karakterizuar në atë që tensioni i kabëllit të lirë (5) rritet ose ulet nga pistoni (23), si rezultat i lëvizjes së largimit ose afrimit të kapjes (19), respektivisht, në lidhje me strukturën kryesore (1).
9 Një vinç-urë sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-8 karakterizuar në atë që pistoni është të paktën një shufër elastike (13) nga një anë e lidhur tek një suport (14) ku mbeshtetet kabëlli i lirë (5) dhe nga ana tjetër i lidhur tek struktura kryesore.
10 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-9, karakterizuar në atë që shufrat (13) ku mbështeten suportet (14) mund te zgjaten ose shkurtohen me translatim ose me rrotullim.
11 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-10, karakterizuar në atë që çdo sensor (2) është i vendosur në afërsi, në sipërfaqe ose në brendësi të elementeve të vinçit-urë, ose nga jashtë strukturës kryesore.
12 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-11, karakterizuar në atë që sensori (2) është një ekstensometër, një LVDT sensor presioni, një sensor lazer, një qelizë ngarkese, një sensor pjerrësie, një sensor piezometrik ose mjete të ngjashëm.
13 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-12, karakterizuar në atë që të dhënat e matur nga secili sensor (2) të nevojshme për llogaritjen e intensitetit dhe/ose të drejtimit të forcave për t'u aplikuar nga pistoni (23) janë të paktën presionet, përkuljet, rotullimet, deformimet, tensionet ose nivelet e ngarkesës.
14 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-13, karakterizuar në atë që transmetimi i të dhënave të lexueshme midis sensorit (2) dhe kontrolluesit (6) dhe transmetimi i të dhënave të përpunuara ndermjet kontrolluesit (6) dhe çdo piston (23) bëhet nga qark elektronik, komunikim me fibër optike, me frekuencë radio, me infra të kuqe, me WI-FI ose teknologji Bluetooth ™.
15 Një vinç-urë sipas çdonjerit prej pretendimeve 1-14, karakterizuar në atë që ajo është e aftë të siguroj suportimin e kallëpeve të strukturave të derdhjes in situ ose segmenteve të parapërgatitura, trarëve të parapërgatitur, apo edhe për elemente të tjera materiale strukturore
16 Një metodë për pajisjen e një vinçi-urë ekzistues, me një sistem vetë-rregullimi dhe para-tensionimi duke siguruar një vinç-urë sipas pretendimit 1.