REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5030 2015.01.30
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.09.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/421 2014.12.26
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12777875.1 2012.09.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2726602 2014.10.22
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
SWISS STEM CELL FOUNDATION Via in Pasquée 32 6925 Gentilino / CH
(72) Shpikës
Emri Adresa
SOLDATI, Gianni Strada dra Vall 38 6968 Sonvico / CH , CH
TALLONE, Tiziano Via Moncucco 15 6900 Lugano / CH , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
(54) Titull
Proçes i sigurisë së lartë për gatitjen e fraksioneve qelizash burimore të pastruara
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Proces për gatitjen e fraksioneve të qelizave burimore me origjinë indin lipid, që përmban hapat e: a) mbledhjes ose marrjes së një mostre të indit lipid që përmban qelizat burimore; b) larjes së mostrës së hapit (a) me një zbutës ujor të përshtatshëm; c) inkubimit të mostrës së hapit (b) me një enzimë të aftë për të tretur indin lipid dhe për të nxjerrë prej tij qelizat burimore; d) rikuperimit të fazës ujore nga produkti i hapit (c); e) pastrimit të fazës ujore të përftuar në hapin (d); f) titrimit e fazës ujore të përftuar në hapin (e) dhe, nëse është e nevojshme, hollimit të saj për të përftuar një fraksion qelizor burimor me vëllimin dhe përqëndrimin e dëshiruar ku materiali që përmban qelizat burimore është përpunuar brenda një shiringë gjatë të paktën hapave: (a), (b) dhe (c), shiringa në fjalë kryen funksionin e mbledhjes së mjeteve, ndarësit të hapave dhe reaktorit të procesit.
2 Proces sipas pretendimit 1, ku shiringa ka një vëllim mbushjeje ndërmjet 20 dhe 100 mL.
3 Proces sipas pretendimeve 1-2, ku shiringa është pajisur me një ose më shumë shenja për të treguar vëllimin(et) optimale të mbushjes, dhe/ose me fusha për të shkruajtur ose etiketuar.
4 Proces sipas pretendimeve 1-3, ku materiali lipid është një lipoaspirat.
5 Proces sipas pretendimeve nga 1-4, ku hapi (a) dhe (b-d) respektivisht, janë kryer nga dy operatorë të ndryshëm në vendodhje të largët nga njëri tjetri.
6 Proces sipas pretendimeve 1-5, ku në hapin (b) zbutësi është një zbutës PBS i plotësuar me lëndë ushqyese enzimatike.
7 Proces sipas pretendimeve 1-6, në të cilin hapi (b) dhe/ose (c) përfshin orientimin e shiringës kokëposhtë ( gjilpëra poshtë) ose lartë ( gjilpëra lartë), pasuar nga nxjerrja e fazës proksimale tek gjilpëra.
8 Proces sipas pretendimeve 1-7, ku në hapin (c) enzima është liberazë, dhe inkubacioni është kryer për 20 deri në 80 minuta, në një temperaturë nga 30 në 40 ⁰C.
9 Proces sipas pretendimeve 1-8, ku në hapin (d), përzierja e inkubuar është përzierë me një tretësirë që përmban albuminë, më pas faza lipide hidhet dhe faza ujore rikuperohet për hapat vijues të procesit.
10 Proces sipas pretendimeve 1-9, ku materiali që përmban qelizat burimore mbahet më tej brenda shiringës në fjalë gjatë njërit ose më shumë prej hapave (d)-(e).
11 Proces sipas pretendimeve 1-10, ku pastrimi në hapin (e) është kryer nga centrifugimi(et) dhe/ose filtrimi(et).
12 Proces sipas pretendimeve 1-11, ku fraksioni përfundimtar qelizor burimor është krijuar si një, ose më shumë njësi prej 1-5 mL, me një përqëndrim të përgjithshëm qelizash me bërthamë që përfshihet ndërmjet 108 deri në 104 qeliza/mL.