Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5024
2015.01.30
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.12.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/413
2014.12.23
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10195981.5
2010.12.20
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2343038
2014.11.26
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| FR | 959604 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Laboratoires Carilene | 7, rue du Chant des Oiseaux 78360 Montesson |
| Desjonqueres, Stéphane | 3 Avenue Montaigne 78600 Maisons Laffitte |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Desjonqueres, Stéphane | 78 LABORATOIRES CARILENE, 3 AVENUE MONTAIGNE 78600, MAISONS LAFFITTE , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
| Ela SHOMO PANIDHA. | Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL |
(54) Titull
Përbërje dermatologjike të cilat përmbajnë një kombinim të lipideve të peroksidizuara dhe zinkut për përdorim ndërmjet përbërjeve të tjera në trajtimin e herpesit.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një përbërje dermatologjike dhe/ose farmaceutike, e karakterizuar në atë që ajo përmban, si agjentë aktiv thelbësor, një grupim të lipideve të peroksidizuara dhe të zinkut në formën e mineralit ose në formën e një komponimi të pajtueshëm me përdorimin der-matologjik që konsiston në oksid zinku, ku përbërja e përmendur është formuluar për ap-likim topical në lëkurë ose membranat e mukozës. |
| 2 | Një përbërje sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë që lipidet e peroksidizuara përfaqësojnë një nivel peroksidizimi i cili varion ndërmjet 5 deri në 600 miliekuivalentë për kg të lipideve të peroksidizuara |
| 3 | Një përbërje sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, e karakterizuar në atë që lipidet e peroksidizuara përfaqësojnë një nivel peroksidizimi i cili varion ndërmjet 30 deri në 500 miliekuivalentë për kg, preferueshëm varion ndërmjet 50 deri në 300 miliekuivalentë për kg, edhe më preferueshëm varion ndërmjet 50 deri në 150 miliekuivalentë për kg të lipi-deve të peroksidizuara. |
| 4 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 3, e karakterizuar në atë që lipidet e peroksidizuara të përmendura përmbajnë, si agjentë aktiv ose si përbërësit më me shumicë në varësi të numrit të përgjithshëm të përbërësve aktiv, triglyceride pjesërisht të oksiduara të cilat kënaqin formulën e përgjithshme: në të cilën radikalet R janë acide të pangopura C18 pjesërisht të peroksidizuara. |
| 5 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, karakterizuar në atë që lipidet e peroksidizuara të përmendura janë përftuar nga lipidet e peroksidizuara ose yndyrnat me origjinë natyrale, preferueshëm lipide të cilat derivojnë nga vaji vegjetal natyral. |
| 6 | Një përbërje sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që vaji natyror është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga vaji i bajameve të ëmbla, vaji i lajthive, vaji i kikirikut, vaji i farave të rrushit, vaji i susamit, dhe vaji i lulediellit, dhe përzierje të tyre |
| 7 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 6, karakterizuar në atë që oksidi i zinkut është në një formë të mikronizuar. |
| 8 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 7, karakterizuar në atë që ajo përmban 0.1% deri në 25% ndaj peshës së tij oksid zinku. |
| 9 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 8, karakterizuar në atë që ajo përmban 1% deri në 25% ndaj peshës së tij oksid zinku. |
| 10 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 9, karakterizuar në atë që ajo është në formën e një xheli vajor ose të një kremi. |
| 11 | Një përbërje sipas pretendimit 10, karakterizuar në atë që xheli vajor i përmendur është formuar nga lipidet e peroksidizuara, oksid zinku, një agjent xhelatinoz, veçanërisht silicë koloidale dhe opsionalisht konservuesa dhe/ose aromatiazues ose shijedhënësa dhe/ose formulime shtesë për të përmirësuar formën e dozimit ose për të lehtësuar aplikimin e përbërjes. |
| 12 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 11, karakterizuar në atë që ajo është në formën e një xheli i cili përmban bashkarisht në përqindje ndaj peshës: • lipide të peroksidizuara nga 50% deri në 99%; dhe • oksid zinku të mikronizuar i cili varion nga 1.0% deri në 25%. |
| 13 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 12, karakterizuar në atë që ajo është në formën e një xheli i cili përmban, në përqindje relative ndaj peshës: • lipide të peroksidizuara nga 50% deri në 95%; • oksid zinku nga 1.0% deri në 25%; • një agjent xhelatinoz i cili përmban dioksid silikoni dhe varion nga 1% deri në 10.0%; • opsionalisht një agjent konservues i cili varion nga 0.1% deri në 1.0%; dhe • opsionalisht shijedhënës i cili varion nga 0.5% deri në 5%. |
| 14 | Një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 10, karakterizuar në atë që ajo është në formën e një kremi, e përgatitur nga një emulsion, veçanërisht i tipit vaj-në-ujë, ku faza e vajit e emulsionit të përmendur ndërtohet nga lipide të peroksidizuara te cilat ëprfaqësojnë 1% deri në 25% të peshës së përbërjes së përmendur. |
| 15 | Një pajisje mjekësore e pretendimit 16, karakterizuar në atë që ajo është ndërtuar nga një përbërje sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 14. |
| 16 | Përdorimi i një komponimi sipas pretendimeve 1 deri në 14, si një pajisje mjekësore sipas pretendimit 15 për të ndihmuar në shërimin ose rigjenerimin e lëkurës ose të mem-branave të mukozës dhe/ose ripërtëritjen e qelizave dermal, si dhe për të ndihmuar në rindërtimin e epidermave të dëmtuara dhe/ose për të vepruar si një agjen analgjezik mbi lëkurën ose mbi membranat e mukozës. |
| 17 | Përdorimi sipas pretendimit 16, karakterizuar në atë që përbërja e përmendur si pajisje mjekësore përdoret për të trajtuar simptomat e herpesit: dhimbjen, djegien, kruajtjen, sëmbimin, edemën, krijimin e ulçerës/erozionit, eritemën, papulat, fshikëat me lën dhe koret e plagëve. |
| 18 | Përdorimi sipas pretendimit 16, karakterizuar në atë që përbërja e përmendur si apjisje mjekësore është për trajtimin e simptomave të djegies pas radio-terapisë, ose të shkak-tuara nga trajtimi i gjendjeve para-kanceroze ose kanceroze të lëkurës, ose nga cilado djegie tjetër, kryesisht për djegiet nga dielli. |
| 19 | Përdorimi sipas pretendimit 16, karakterizuar në atë që përbërja e përmendur si pajisje mjekësore është për trajtimin e pruritit kronik sine material, kruajtjes, lëndimeve të shkaktuara nga gërricjet. |
| 20 | Përdorimi sipas pretendimit 16 soe 17, karakterizuar në atë që përbërja e përmendur si pajisje mjekësore përdoret për trajtimin e herpesit të buzëve ose herpesit gjenital. |