REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5000 2014.12.31
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.07.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/343 2014.10.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12751143.4 2012.07.16
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2636188 2014.08.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
MY 2011003441
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Lee, Chooi Tian A-20-03A Rhythm Avenue, Persiaran Kewajipan USJ 19 Uep Subang Jaya, Selangor 47620 / MY
(72) Shpikës
Emri Adresa
Lee, Chooi Tian A-20-03A Rhythm Avenue, Persiaran Kewajipan USJ 19 Uep Subang Jaya, Selangor 47620 / MY , MY
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe", N.2, H.4. A.30, Tiranë , AL
Fatos Dega Rr. "Nikolla Tupe", N.2, H.4. A.30, Tiranë , AL
(54) Titull
Aparate dhe metoda për lidhje interneti shumëmodalëshe
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një sistem që përmban një numër të madh sistemesh rrjetore numerike të ndërlidhura dhe një pajisje me mjete marrëse-dhënëse të kombinuara të sinjaleve (transceiver) (12), si mëvetake ose si multiplekser, që siguron aftësi punuese në rrjet të një numri të madh marrës-dhënësish të kombinuar të sinjaleve (transceivers) nën-rrjetorë (18) dhe që është në gjendje të suportojë një numër të madh Lidhjesh Rrjetore Virtuale (Virtual Circuit Connections - VCC), ndërfaqen e marrës-dhënësve të kombinuar të sinjaleve të sipërpërmendur (12) me Multiplekserin Numerik të Linjës Hyrëse të Pajtimtarit (Digital Subscriber Line Access Multiplexer – DSLAM) (13) të sistemit rrjetor me kyçje qarku (komutim) publik (31) dhe/ose të rrjetave mobile (39) me mjete multipleksimi rrjetor VCC dhe /ose me mjete rutimi dhe multipleksimi të mundësuara nga adresimi shoqërues, të tilla si çelësat e mundësuara nga Kyçja Etiketore Shumëprotokollëshe (Multiprotocol Label Switching – MPLS), për ndërfaqim me Protokollin e Internetit - IP, sistemin rrjetor (41), dhe që karakterizohet nga: sistemi i sipërpërmendur siguron lidhshmëri te një numër i madh portash rrjetore (network gateways) të Shërbim-Dhënësve të Internetit (Internet Service Providers - ISPs), që japin shërbime Interneti me Medie të Përbashkëta (Shared-Media Internet SMI services), dhe te të paktën një portë rrjetore e një Shërbim-Dhënësi Aplikacioni (Application Service Provider – ASP), që mundëson Lidhje Rrjetore Virtuale – VCC (33) për shërbimdhënie Interneti me Medie të Dedikuar Virtuale (Virtual Dedicated-Media Internet – VDMI), nëpërmjet ndërfaqeve rrjetore numerike përkatëse të tyre (32); marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) suporton një numër të madh shtresëzimesh protokolli rrjetor (network protocol stacks), që kanë një mjet kontrolli data-linku rrjetor të programueshëm (21) për vendosjen e lidhjeve të data-linkeve, dhe një mjet kontrolli të hyrjes në rrjet të programueshëm (20), që ka një modul bazë-të-dhënash për sinjalizimin e lidhjes në rrjet (22), që mban bibliotekën e sinjalizimit rrjetor të shumëfishtë dhe/ose procedurat e kontrollit të hyrjes në rrjet (24), dhe një modul menaxhimi të lidhjes në rrjet (23) që i mundëson marrës-dhënësit të kombinuar të sinjaleve të sipërpërmendur (12) të pajtojë (nënshkruaj) për dhe të menaxhojë një numër të madh lidhshmërish në mjedis SMI palidhje, dhe/ose në mjedis skaj-me-skaj (end-to-end) dhe VDMI të orientuar nga lidhja; moduli i menaxhimit të lidhjes në rrjet i sipërpërmendur (23) ka një bazë-të-dhënash të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit (26), një bazë të dhënash të burimit të gjerësisë së bandës (bandwidth) (27), dhe një bazë-të-dhënash të lidhjes në rrjet (28); marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) është në gjëndje të vendosë një numër të madh kanalesh transmetimi për marrjen (pranimin) dhe dhënien (transmetimin) e sinjalit numerik, dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet (20) i marrës-dhënësit të kombinuar të sinjaleve i sipërpërmendur (12), ka mjete për menaxhimin e caktimit të seancave VCC dhe të gjerësisë së bandës, duke mundësuar lidhshmëri të njëkohshme të një numri të madh sesionesh komunikimi të sistemeve, mjediseve dhe aplikacioneve të ndryshme internetpërdoruese, dhe regjistrimin e identifikuesit të seancave VCC dhe të gjerësisë së bandës të sipërpërmendur në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet (28); marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) u siguron marrës-dhënësve të sinjaleve të tij nën-rrjetorë (18) të pajtojnë njëkohësisht për lidhshmëri ndërmjet një numri të madh Shërbim- Dhënësish (Service Providers - SP), portash rrjetore (43, 33) për mjedise internetpërdoruese me bazë SMI dhe/ose VDMI, nëpërmjet ruterëve bazuar në IP, sistemeve kyçëse rrjetore të mundësuara nga adresimi shoqërues (associative addressing enabled network switching system), dhe/ose sistemeve rrjetore VCC, një numër të madh shërbimesh aplikacioni; të paktën një kanal transmetimi VCC caktohet për qëllime sinjalizimi rrjetor; dhe kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka mjete për të vendosur kanale sesionesh komunikimi plotësisht skaj-me-skaj dhe të orientuara nga lidhja për një një numër të madh shërbimesh aplikacioni të mundësuara nga VDMI.
2 Sistemi sipas pretendimit 1, ku kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) krijon një portë dëgjimi për vendosjen e lidhjeve ndërmjet pajisjeve të tij nën-rrjetore dhe bërjen të njohur të (shpërhapjen e) pranisë së tij, dhe që karakterizohet më tej nga: kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të sinjalizojë te dhe të pajtojë nga mjeti i kontrollit të data-link-ut të sipërpërmendur (21) për krijimin, si të kanaleve të transmetimit kyçëse/dinamike, ashtu edhe jo-kyçëse/statike, dhe të regjistrojë llojet e kanaleve të sipërpërmendura në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28); kontrolli i data-linkut i sipërpërmendur (21) është në gjendje t’i caktojë dinamikisht kanale komunikimi dhe gjerësi bande për trafiqe informacioni poshtë (në drejtim të pajtimtarit -downstream) e lartë (në drejtim të kundërt - upstream), një numri të madh sistemesh dhe mjedisesh të ndryshme SMI dhe të regjistrojë kanalet e sipërpërmendura dhe gjerësinë e caktuar të bandës përkatësisht në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28) dhe në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27); kontrolli i data-linkut i sipërpërmendur (21) është në gjendje të caktojë dinamikisht kanalet e transmetimit dhe gjerësinë e bandës, për trafik informacioni poshtë dhe lartë brenda një kanali ose përmes kanaleve të veçanta, për një numër të madh sesionesh të mundësuara nga VCC, për aplikacione të mundësuara nga VDMI, dhe të regjistrojë kanalet e sipërpërmendura dhe gjerësinë e caktuar të bandës përkatësisht në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28) dhe në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27); marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) lidhet nëpërmjet një çelësi DSLAM (13) të çiftuar me një sistem rrjetor të mundësuar nga adresimi shoqërues dhe/ose me një sistem rrjetor VCC (30), dhe pastaj lidhet me një numër të madh mjetesh të portave rrjetore ose të aplikacionit (43, 33) për të siguruar lidhshmëri të mjedisit SMI të Internetit publik, të shërbimevë të Rrjetit Privat Virtual (Virtual Private Network - VPN) të mundësuara nga adresimi shoqërues, dhe/ose të mjedisit VDMI, për aplikacione në rrjet pikë-me-pikë (peer-to-peer) dhe/ose klient-server; kontrolli data-link i sipërpërmendur (21) i marrës-dhënësit të kombinuar të sinjaleve të sipërpërmendur (12) është në gjendje të komunikojë me DSLAM-in e sipërpërmendur (13), sistemin rrjetor VCC (30), dhe portën rrjetore të aplikacionit të mundësuar nga VCC (33), nëpërmjet mjetit kontrollues qendror të rrjetit VCC (31), ose me sistemin rrjetor të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese dhe të bazuar në IP (40) të portave rrjetore SMI të sipërpërmendura (43), për pajtimin dhe vendosjen e kanaleve dhe të sesioneve të komunikimit, ku: të paktën një kanal komunikimi është i caktuar si portë dëgjimi nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) te kontrollori qendror rrjetor i sipërpërmendur (31), për përdorimin e sinjalizimit rrjetor prej mjetit të kontrollit të hyrjes në rrjet të sipërpërmendur (20) për komunikim me mjetin e kontrollorit qendror rrjetor të sipërpërmendur (31); dhe kanali i sipërpërmendur përdoret për vendosjen e thirrjes gjatë ndërtimit të lidhjeve statike dhe/ose dinamike dhe me bazë kyçjesh të data-linkut dhe kanaleve komunikuese për aplikacione të pikave fundore nëpërmjet portës përkatëse të tyre.
3 Sistemi sipas pretendimit 2, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka një bazë të dhënash të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit (26), që mban rekordet e përdoruesit dhe informacionin e profilit të shërbimit në rrjet për vendosjen e kanaleve komunikuese të shumëfishta dhe të ndryshme të lidhjeve statike dhe dinamike, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka mundësi përpunimi logjik për nxjerrjen, marrjen dhe dërgimin e përdoruesit të sipërpërmendur dhe të informacionit të menaxhimit rrjetor të pajtuar nga aplikacioni, që mban informacion për identifikimin e përdoruesit dhe të nyjes fundore, i quajtur informacioni i pritjes, dhe kërkesat e gjerësisë së bandës së lidhjes për kanalin e kërkuar të hyrjes VCC nga marrës-dhënësi i kombinuar nën-rrjetor i sinjaleve i sipërpërmendur (18); bazuar në rekordin e përdoruesit dhe të profilit të shërbimit rrjetor nga baza e të dhënave të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit të sipërpërmendur (26), parametri i hyrjes që vendos logjikën e kontrollit të hyrjes në rrjet të sipërpërmendur (20), përcakton llojin e kërkesës së lidhjes statike dhe/ose dinamike të zbatueshme për kanalin hyrës VCC të kërkuar të sipërpërmendur dhe vendos parametrat e nevojshëm të hyrjes së kërkuar për kanalin hyrës VCC dhe identifikuesit e kanalit hyrës përkatës, dhe regjistron parametrat hyrës të sipërpërmendur në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28) dhe në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27); dhe ka mjete për të analizuar informacionin e lidhjes statike dhe/ose dinamike, bazuar në kërkesën për punë në Internet, për të përcaktuar identitetin e përdoruesit/kërkuesit, vendndodhjen e nyjes fundore, informacionin e identitetit të pajisjes fundore, dhe informacinin e sesionit të përdoruesit për caktimin dinamik të konfigurimit të lidhjes statike dhe/ose dinamike, bazuar në informacionin e shërbimit të sesionit të kërkuar nga përdoruesi i sipërpërmendur, për të siguruar në rrjet informacionin e sesionit të përdoruesit, për konfigurimin e sesioneve të lidhshmërisë së përdoruesit/kërkuesit për mjedisin internetpunues të kërkuar, dhe regjistrimin informacionit të sesionit të lidhjes së sipërpërmendur në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28) dhe në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27).
4 Një sistem sipas pretendimit 3, dhe që karakterizohet më tej nga: marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) është në gjendje të rrisë ose të pakësojë dinamikisht madhësinë e caktuar të gjerësisë së bandës për shërbime të dhënash aplikacioni, të sistemit të sipërpërmendur VCC (30), ku mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet (20) i marrës-dhënësit të kombinuar të sinjaleve i sipërpërmendur (12) është në gjendje të komunikojë me kontrollorin qendror të rrjetit VCC të sipërpërmendur (38), për të negociuar dhe pajtuar dinamikisht për caktimin e gjerësisë së bandës së kërkuar për aplikacionin internetpërdorues të dhënë, si dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27).
5 Sistemi sipas pretendimit 4, ku mjeti i Kontrollit Data- Link (Data- Link Control, D-LC) i sipërpërmendur (21), që ka procedura sinjalizimi në rrjet për vendosjen e lidhjes data-link të pikës fundore të aplikacionit për një numër të madh shtresash të poshtme të sistemit të protokollit të rrjetit që përdor skema palidhje dhe me rutim pakete, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit data- link i sipërpërmendur (21) që ka procedura sinjalizimi në rrjet për vendosjen e lidhjeve data-link të pikës fundore të aplikacionit, duke përdorur procedura dhe skema protokolli shtrëngimi duarsh të rrjetit palidhje (connectionless) të shtresës së poshtme, njëkohësisht te portat e shërbimdhënësve të ndryshëm.
6 Sistemi sipas pretendimit 5, ku mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet (20) i marrës-dhënësit të kombinuar të sinjaleve i sipërpërmendur (12) krijon një portë dëgjimi dhe bën të njohur disponueshmërinë e tij te pajisjet nën-rrjetore, që mundësojnë përdorimin e përbashkët të medieve, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), që ka mjete për krijimin e një porte dëgjimi për nisjen e thirrjes te nën-rrjetat që mundësojnë mediet e dedikuara, që mbështesin protokollin rrjetor me Shtresë Përshtatshmërie Medietike (Media Adaptation Layer - MAL) (80), ose ndonjë shtresë tjetër më të lartë të shtresëzimit të protokollit rrjetor, e aftë të pajtojë për vendosjen e VCC të orientuar nga lidhja, si dhe për autentifikimin e hyrjes; kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), që ka mjete për krijimin e një porte dëgjimi për nisjen e thirrjes duke përdorur një Qark Virtual të Përhershëm (Permanent Virtual Circuit – PVC), ose Qark Virtual Kyçës (Switch Virtual Circuit – SVC), nëpërmjet çelësit DSLAM të mundësuar nga VCC i sipërpërmendur dhe sistemit rrjetor VCC (30), te kontrollori qendror rrjetor VCC (31) për lidhshmëri dhe komunikim me kontrollorin qendror të sipërpërmendur VCC (31); porta e dëgjimit për nisjen e thirrjes caktohet për ushtrimin e aftësisë sinjalizuese në rrjet; gjatë nisjes së thirrjes, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton protokollin sinjalizues të përshtatshëm për kontrollin e data- linkut të sipërpërmendur (21), për vendosjen e lidhjeve pikë-me-pikë (point-to-point) për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë, nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) te porta rrjetore e kërkuar, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të caktojë protokollin e duhur të shtrëngimit të duarve, nga protokollet e kontrollit të rrjetit dhe/ose protokollet e sinjalizimit të pikave fundore /primitivat e ndërfaqes programuese të rrjetit te kontrolli i data- linkut të sipërpërmendur (21) për vendosjen e sesioneve komunikuese SMI, VPN të mundësuar nga adresimi shoqërues, sistem rrjetor hibrid, dhe/ose VDMI, ndërmjet nën-rrjetave të tij, që përdorin protokollin rrjetor të sipërpërmendur SMI, VPN të mundësuar nga adresimi shoqërues, sistem rrjetor hibrid, dhe/ose VDMI, përkatësisht, të suportuara nga portat rrjetore SMI, VPN të mundësuar nga adresimi shoqërues, dhe VDMI, në mënyrë që kontrolli i data-linkut (21) të vendosë lidhjet e kërkuara të komunikimit ndërmjet këtyre pajisjeve; kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) përdor informacionin e përdoruesit dhe të profilit të shërbimit në rrjet nga baza e të dhënave të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit (26), kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) qeveris miratimin e lidhshmërisë së një numri të madh nën-rrjetash të tij dhe/ose përdoruesish fundorë (end-users) te mjedisi internetpërdorues i pajtuar, dhe e anasjellta; dhe kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të menaxhojë një numër të madh VCC dhe të caktojë një pjesë të gjerësisë së bandës për çdo kanal VCC për të siguruar lidhje të njëkohshme për: shërbime sesioni të Internetit publik (34); shërbime sesioni VPN me bazë IP dhe të mundësuara nga kyçja adresuese shoqëruese (35); shërbime sesioni lidhjeje të një sistemi rrjetor hibrid (33), ndëmjet sistemeve rrjetore të ndryshme të orientuara nga lidhja dhe palidhje; dhe sesione skaj-me-skaj, të orientuara nga lidhja, dhe me kyçje qarku (komutim) (32) për shërbime aplikacioni me bazë VDMI.
7 Një metodë për pajtimin dhe vendosjen shërbimeve të Internetit, ku metoda përfshin: kontrollin e hyrjes në rrjet (20) në gjendje të menaxhojë një numër të madh Qarqesh Lidhjeje Virtuale (Virtual Connection Circuit - VCC) dhe të caktojë një pjesë të gjerësisë së bandës për çdo kanal VCC, për të siguruar lidhje të njëkohshme për: shërbime sesionesh të Internetit publik (34); shërbime sesionesh VPN me bazë IP dhe të mundësuara nga kyçja adresuese shoqëruese (35); shërbime sesionesh lidhjeje të një sistemi rrjetor hibrid (33), me sisteme rrjetore të ndryshme të orientuara nga lidhja dhe palidhje; sesione lidhjeje skaj-me-skaj, të orientuara nga lidhja, dhe me kyçje qarku (komutim) (32) për shërbime aplikacioni me bazë VDMI; kontrolli i hyrjes në rrjet (20), nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes, komunikon me Qarkun e Lidhjeve Virtuale, VCC, kontrollorin qendror të rrjetit (31) për vendosjen e kanaleve të transmetimit lartë dhe poshtë nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve (12) te një ndërfaqe e lidhur të porta rrjetore (42) e një Shërbim-Dhënësi Interneti, ISP, për pajtimin e shërbimeve të Internetit publik; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton pjesën (porcionin) e burimeve të gjerësisë së bandës për kanalet e lidhshmërisë VCC te porta e ISP të sipërpërmendur, dhe regjistron në bazën e të dhënave të tij identifikuesit e adresave të pajisjeve dhe identifikuesit e adresave shoqëruese VCC të rrjetave publike me kyçje qarku (komutim), dhe masën e gjerësisë së bandës së caktuar për kanalet e lidhshmërisë lartë dhe poshtë, si dhe informacionin e përdorur nga bazat e të dhënave të lidhjes në rrjet (28) dhe të burimit e gjerësisë së bandës (27) për shërbimet e transmetimit gjatë përdorimit të sesionit komunikues; dhe kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka aftësinë të ndryshojë dinamikisht madhësinë e gjerësisë së bandës së paracaktuar për shërbimin e Internetit të sipërpërmendur, duke përdorur kontrollin e data-linkut (21) për të rritur ose pakësuar madhësinë e caktuar të gjerësisë së bandës për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë, dhe të regjistrojë ndryshimet në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28).
8 Metoda sipas pretendimit 7, ku metoda për pajtimin dhe vendosjen e shërbimeve të lidhshmërisë në rrjetin privat virtual (VPN) bazuar në IP dhe të mundësuar nga adresimi shoqërues, është: me marrjen e kërkesës së lidhshmërisë nga nën-rrjetat që mundësojnë përdorimin e përbashkët të medieve për shërbime VPN, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes të sipërpërmendur, komunikon me kontrollorin qendror rrjetor VCC të sipërpërmendur (31) për vendosjen e lidhshmërisë te porta rrjetore e pajtuar, me bazë IP dhe e mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese (43), për pajtimin e shërbimit VPN me bazë IP dhe të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton pjesën e gjerësisë së bandës për lidhshmërinë e kanalit të transmetimit VCC te shërbimet VPN të sipërpërmendura dhe regjistron në bazat e të dhënava të tij identifikuesit e adresave të pajisjeve të sipërpërmendura dhe identifikuesin me adresim shoqërues VCC të rrjetit publik me kyçje qarku (komutim) dhe masën e gjerësisë së bandës të caktuar për kanalet e transmetimit lartë dhe poshtë, si dhe informacionin e përdorur nga bazë-të-dhënat e lidhshmërisë në rrjet (28) dhe të burimit e gjerësisë së bandës (27) për shërbimet e transmetimit gjatë përdorimit të sesionit komunikues; dhe kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka aftësinë të ndryshojë dinamikisht madhësinë e gjerësisë së bandës së paracaktuar për shërbimin VPN të sipërpërmendur, duke përdorur kontrollin e data-linkut (21) për të rritur ose pakësuar madhësinë e caktuar të gjerësisë së bandës për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë të caktuara për shërbimin VPN të sipërpërmendur dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura në bazën e të dhënave të tij të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28).
9 Metoda sipas pretendimit 7, ku metoda për pajtimin dhe vendosjen e sesioneve të lidhshmërisë së sistemeve rrjetore hibride me sisteme rrjetore të ndryshme, të orientuara nga lidhja dhe palidhje, është: me marrjen e kërkesës së lidhshmërisë nga nën-rrjetat me medie të dedikuara për shërbime lidhshmërie, pa kërkesë lidhshmërie skaj-me-skaj të medieve të dedikuara, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes, të sipërpërmendur, komunikon me kontrollorin qendror të kyçjes rrjetore VCC të sipërpërmendur (38) për vendosjen e lidhshmërisë te porta e rrjetit hibrid e mundësuar nga adresimi shoqërues i Shërbim Dhënësit të Rrjetit (Network Service Provider - NSP) të pajtuar, për pajtimin e shërbimeve të lidhshmërisë në rrjetin hibrid me bazë IP dhe të mundësuar nga kyçja me adresim shoqërues dhe zgjidhja e adresës; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton sasinë e përshkruar të gjerësisë së bandës për sesionin e lidhshmërisë së sistemit rrjetor hibrid të sipërpërmendur ndërmjet sistemeve rrjetore të ndryshme, të orientuara nga lidhja dhe palidhje, dhe regjistron në bazat e të dhënave të sipërpërmendura të lidhjes së tij në rrjet (28) dhe të burimit të gjerësisë së bandës (27), identifikuesit e adresave të pajisjeve të sipërpërmendura dhe identifikuesit e adresimeve shoqëruese VCC të rrjetave publike me kyçje qarku (komutim) dhe masën e gjerësisë së bandës të caktuar për kanalet e transmetimit lartë dhe poshtë, si dhe informacionin e sipërpërmendur të përdorur nga bazë-të-dhënat e lidhjes në rrjet (28) për shërbimet e transmetimit të sesionit komunikues të sipërpërmendur.
10 Metoda sipas pretendimit 7, ku metoda për pajtimin dhe vendosjen e lidhshmërisë skaj-me-skaj, me lidhje të orientuar dhe kyçje qarku (komutim), për shërbime aplikacioni bazuar në punën në Internet me Medie të Dedikuar Virtuale, VDMI, është: kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të përdorë aftësinë adresuese shoqëruese të Shtresës së Përshtatshmërisë Medietike (Media Adaptation Layer - MAL) për routim, multipleksim, dhe shërbime të zgjidhjes së adresës; kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton protokollet e duhura sinjalizuese te mjeti i Kontrollit të Data-Linkut, D-LC, (21) për vendosjen e kanaleve të komunikimit VCC nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve (31) te porta e Shërbim Dhënësit të Aplikacionit VDMI, ASP, VCC dhe/ose pajisjet fundore, për vendosjen e sesioneve komunikuese VDMI ndërmjet nën-rrjetave të tij, që përdorin protokollin rrjetor të sipërpërmendur MAL, dhe portën rrjetore të ASP të mundësuar nga MAL, e cila zbaton gjithashtu skemën adresuese shoqëruese të MAL të sipërpërmendur për nisje sipas destinacionit, multipleksim, dhe aftësi zgjidhëse të adresës; me marrjen e kërkesës së lidhshmërisë nga nën-rrjetat e mundësuara nga VDMI për lidhshmëri skaj-me-skaj dhe lidhshmëri medieje të dedikuar, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes të sipërpërmendur, komunikon me kontrollorin qendror të kyçjes rrjetore VCC të sipërpërmendur (33) për vendosjen e lidhshmërisë VCC skaj-me-skaj te porta rrjetore e pajtuar ASP, ose te pajisja fundore e thirrur, e sipërpërmendur, që suporton protokollin rrjetor MAL ose ndonjë shtresë më të lartë të shtresëzimit (stack) të protokollit rrjetor, që ka aftësi pajtimi për shërbime sesionesh komunikimi skaj-me-skaj, me lidhje të orientuar dhe me rrjet medieje të dedikuar; kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton sasinë e përshkruar të gjerësisë së bandës për sesione komunikimi skaj-me-skaj, me lidhje të orientuar dhe me rrjet medieje të dedikuar ndërmjet një numri të madh pajisjesh rrjetore VCC; dhe me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë VDMI të sipërpërmendur, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) regjistron në bazën e të dhënave të tij të lidhjes në rrjet (28) identifikuesit e adresave të pajisjeve të sipërpërmendura dhe identifikuesit e adresave shoqëruese VCC të rrjetave publike me kyçje qarku (komutim) dhe masën e gjerësisë së bandës të caktuar për kanalet e transmetimit lartë dhe poshtë, dhe përdor informacionin e sipërpërmendur nga baza e të dhënave të lidhjes në rrjet e sipërpërmendur (28) për shërbime transmetimi për dhe gjatë sesionit të komunikimit të sipërpërmendur; dhe kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka aftësinë të ndryshojë dinamikisht madhësinë e gjerësisë së bandës së paracaktuar për shërbimin VDMI të sipërpërmendur, duke përdorur kontrollin e data-linkut (21), për të rritur dhe pakësuar madhësinë e caktuar të gjerësisë së bandës për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë, të caktuara për kanalet e komunikimit të shërbimit VDMI të sipërpërmendur, dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura në bazën e të dhënave të tij të lidhjes në rrjet (28).
11 Një sistem që përmban një numër të madh sistemesh rrjetore numerike të ndërlidhura, që ka të paktën një Pajisje Rrjeti të Pajtimtarit (Subscriber Network Equipment – SNE), marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve (12a) funksionnon ose si mëvetak, ose si multiplekser, që siguron lidhshmërinë e një numri të madh marrës-dhënësish të kombinuar të sinjaleve të tij nën-rrjetorë (18), nëpërmjet mjeteve me- ose pa-tela, marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12a) lidhet te një rrjet mobile dhe/ose te një Multiplekser Numerik të Linjës Hyrëse të Pajtimtarit (Digital Subscriber Line Access Multiplexer – DSLAM) (13), duke përdorur mjete adresimi shoqërues për rutim dhe zgjidhje adresash, dhe/ose mjete multipleksimi të Qarqeve me Lidhje Virtuale (Virtual Connection Circuit - VCC) (32), dhe më pas lidhet përkatësisht te një sistem rrjetor mediesh të përbashkëta të mundësuara nga kyçja adresuese shoqëruese (40), dhe/ose te një sistem rrjetor me kyçje qarku (komutim) VCC (30); marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve (12a) suporton një numër të madh bartësish të bandave/spektrave për transmetim sinjali numerik, marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12a) ka mjete, që me aktivizim dhe pastaj periodikisht, vrojtojnë një numër të madh bandash bartjeje të sinjalit numerik për të përcaktuar cilësinë e aftësisë transmetuese të çdo bande bartjeje dhe regjistrojnë informacionin përfundimtar mbi cilësinë e aftësisë transmetuese të çdo bande bartjeje në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27), këto banda bartjeje janë në gjendje të suportojnë një numër të madh kanalesh transmetimi të sesioneve të komunikimit gjysmë-duplekse dhe/ose të sesioneve të komunikimit plotësisht duplekse, marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve (12a) ka mjete multipleksimi/ç-multipleksimi për transmetimin e informacionit multimedial, marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve (12a) ka një mjet kontrolli data-linku rrjetor të programueshëm (21), dhe që karakterizohet nga: mjeti i kontrollit të data-linkut rrjetor i sipërpërmendur (21) është në gjendje të vendosë lidhje data-linku pune në Internet të orientuara nga lidhja dhe/ose palidhje; marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12a) ka një mjet kontrolli të hyrjes në rrjet të programueshëm (20), i aftë për të vendosur një numër të madh kanalesh transmetimi, nëpërmjet mjetit të kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21), për marrjen dhe transmetimin e sinjalit numerik dhe për të menaxhuar caktimin e bandës bartëse numerike për të mundësuar lidhjen e njëkohshme të një numri të madh kanalesh dhe sesionesh transmetimi te një numër të madh sistemesh dhe mjedisesh të ndryshme pune në Internet, dhe duke dhënë lidhshmëri te portat rrjetore të pajtuara me bazë IP dhe me mundësi kyçjeje me adresim shoqërues te më shumë se një Shërbim-Dhënës Interneti (Internet Service Providers -ISP), dhe/ose te një numër i madh Shërbim-Dhënësish Aplikacioni (Application Service Providers) të mundësuar nga porta VDMI, ASP, (35) nëpërmjet ndërfaqeve numerike (34); të paktën një bandë bartëse numerike e caktuar për funksione sinjalizimi rrjetor; mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka një modul bazë-të-dhënash për sinjalizimin e lidhjes në rrjet (22) që mban bibliotekën e sinjalizimit rrjetor të shumëfishtë dhe/ose protokollet procedurale të kontrollit dhe menaxhimit të rrjetit (24), dhe një modul menaxhimi të lidhjes në rrjet (23), që ka një bazë të dhënash të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit (26), një bazë të dhënash të burimit të gjerësisë së bandës (27), dhe një bazë të dhënash të lidhjes në rrjet (28); mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) përdor modulin e bazës së të dhënave për sinjalizimin e lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (22) dhe modulin e menaxhimit të lidhjes në rrjet (23) për të pajtuar te dhe për të menaxhuar një numër të madh kanalesh dhe sesionesh komunikimi palidhje, mjedisesh pune në Internet me medie të përbashkëta, dhe/ose mjedisesh të orientuara nga lidhja dhe punë në Internet me Medie të Dedikuar Virtuale (Virtual Dedicated-Media Internetworking –VDMI).
12 Sistemi sipas pretendimit 11, ku NAC i sipërpërmendur (20), krijon një portë dëgjimi për vendosjen e lidhjeve ndërmjet pajisjeve të tij nën-rrjetore dhe bërjen të njohur të pranisë së tij, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të sinjalizojë te dhe të pajtojë nga mjeti i kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21) për vendosjen e kanaleve të transmetimit, si të kyçura/dinamike, ashtu edhe jo-të kyçura /statike, dhe të regjistrojë llojet e kanaleve të sipërpërmendura në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet (28); mjeti i kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21) është në gjendje të caktojë dinamikisht kanale komunikimi gjysëm-duplekse dhe plotësisht-duplekse, për trafiqe informacioni poshtë e lartë, te një numër i madh sistemesh dhe mjedisesh të ndryshme SMI dhe/ose te një numër i madh sesionesh të mundësuara nga VCC për mjedise aplikimi të mundësuara nga VDMI, dhe të regjistrojë kanalet e sipërpërmendura dhe gjerësinë e caktuar të bandës përkatësisht në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28) dhe në bazën e të dhënave të burimit të gjerësisë së bandës (27); marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) lidhet te një DSLAM (13) i çiftuar me një mjet portal emulimi rrjetor të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese dhe/ose te një sistem rrjetor VCC (30), dhe më pas lidhet te një numër i madh mjetesh portale rrjetore ose aplikacioni (43, 33) për të siguruar lidhshmëri për mjedise pune në Internet me medie të përbashkët për shërbime Interneti publik (34) me rutera IP, shërbime të Rrjetit Privat Virtual (Virtual Private Network - VPN) (35) me çelësa IP të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese, dhe/ose te një numër i madh portash aplikimi me kyçje qarku (komutim) VCC (32), për të siguruar aplikacione pikë-me-pikë dhe/ose klient/server në një mjedis VDMI; mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) nëpërmjet mjetit të kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21), është në gjendje të komunikojë dhe të negociojë me kontrollorin qendror të kyçjes rrjetore të sipërpërmendur VCC dhe me sistemin e portën rrjetore të mundësuar nga MPLS e sipërpërmendur, nëpërmjet DSLAM të sipërpërmendur (13), për pajtimin dhe vendosjen e kanaleve dhe të sesioneve të komunikimit, ku: të paktën një kanal komunikimi, i veçuar si portë dëgjimi, caktohet nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) te kontrollorët qendrorë rrjetorë të sistemeve rrjetore me kyçje qarku (komutim) VCC dhe të mundësuar nga MPLS e sipërpërmendur për përdorimin e sinjalizimit rrjetor nga mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) për të komunikuar me kontrollorin qendror të rrjetit VCC dhe MPLS të sipërpërmendur; dhe kanali i portës së dëgjimit i sipërpërmendur përdoret për nisjen e thirjes gjatë ndërtimit të lidhjeve statike dhe/ose dinamike dhe me bazë kyçjesh të data-linkut dhe kanaleve komunikuese nëpërmjet portave përkatëse të tyre.
13 Sistemi sipas pretendimit 12, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka një bazë të dhënash të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit (26) që mban rekordet e përdoruesit dhe informacionin e profilit të shërbimit në rrjet për vendosjen e kanaleve komunikuese të shumëfishta dhe të ndryshme të lidhjeve statike dhe dinamike, mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) që ka mundësi përpunimi logjik për nxjerrjen, marrjen dhe dërgimin e përdoruesit dhe të informacionit të menaxhimit rrjetor, sipas pajtimit nga aplikacioni, që mban informacion për identifikimin e përdoruesit dhe të nyjes fundore, i quajtur informacioni i pritjes, dhe kërkesat e shërbimit të lidhjes për kanalin e kërkuar të hyrjes nga marrës-dhënësit e kombinuar të sinjaleve të sipërpërmendur UPD (18); ku bazuar në rekordin e përdoruesit dhe të profilit të shërbimit rrjetor nga baza e të dhënave të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit të sipërpërmendur (26), parametri i hyrjes në mjetin e kontrollit të hyrjes në rrjet përcakton llojin e kërkesës së lidhjes statike dhe/ose dinamike të zbatueshme për lidhjen e kërkuar të sipërpërmendur, dhe cakton parametrat e nevojshëm të hyrjes së kërkuar për bandat bartëse të transmetimit të caktuar, dhe regjistron identifikuesit lidhjes së sipërpërmendur, llojet e parametrave hyrës dhe identifikuesit e bandave bartëse të transmetimit të sipërpërmendura në bazën e të dhënave lidhjes në rrjet (28); dhe duke pasur mjete për të analizuar informacionin e lidhjes statike dhe/ose dinamike, bazuar në kërkesën për punë në Internet, për të përcaktuar identitetin e përdoruesit/kërkuesit, vendndodhjen e nyjes fundore, informacionin e identitetit të pajisjes fundore, dhe informacionin e sesionit të përdoruesit për caktimin dinamik të konfigurimit të lidhjes statike dhe/ose dinamike, bazuar në informacionin e sesionit të shërbimit të kërkuar nga përdoruesi i sipërpërmendur, dhe për të siguruar në rrjet informacionin e sesionit të përdoruesit, për konfigurimin e sesioneve të lidhjes së përdoruesit/kërkuesit për mjedisin internetpunues të kërkuar dhe regjistrimin informacionit të sesionit të lidhjes, përkatësisht në bazat e të dhënave të sipërpërmendura të lidhjes në rrjet (28) dhe të burimit të gjerësisë së bandës (27).
14 Sistemi sipas pretendimit 13, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), nëpërmjet mjetit të kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21), është në gjendje të rrisë ose të pakësojë dinamikisht numrin e bartësve të bandës së caktuar për përdorim nga aplikacionet internetpërdoruese dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura, përkatësisht në bazat e të dhënave të sipërpërmendura të lidhjes në rrjet (28) dhe të burimit të gjerësisë së bandës (27).
15 Sistemi sipas pretendimit 14, ku mjeti i kontrollit të data-linkut i sipërpërmendur (21) ka procedura sinjalizimi në rrjet për vendosjen e lidhjeve data-link të pikës fundore të aplikacionit për një numër të madh shtresash të poshtme të sistemit të protokollit të rrjetit që përdor skema palidhje dhe me rutim pakete, dhe që karakterizohet më tej nga: mjeti i kontrollit të data- link i sipërpërmendur (21) ka procedura sinjalizimi në rrjet për të mundësuar vendosjen e lidhjeve data-link të pikës fundore të aplikacionit, duke përdorur procedura dhe skema protokolli shtrëngimi duarsh të rrjetit palidhje, të shtresës së poshtme, njëkohësisht te portat e shërbimdhënësve të ndryshëm.
16 Sistemi sipas pretendimit 15, ku për aktivizimin e marrës-dhënësit të kombinuar të sinjaleve (12), mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) krijon një portë dëgjimi dhe bën të njohur disponueshmërinë e tij te pajisjet nën-rrjetore, që mundësojnë përdorimin e përbashket të medieve, dhe që karakterizohet më tej nga: kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka mjete për krijimin e një porte dëgjimi për nisjen e thirrjes te nën-rrjetat që mundësojnë mediet e dedikuara, që suportojnë protokollin e rrjetit me Shtresë Përshtatshmërie Medietike (Media Adaptation Layer - MAL) (80) ose ndonjë shtresë tjetër më të lartë të shtresëzimit të protokollit rrjetor, e aftë të pajtojë për vendosjen e VCC të orientuar nga lidhja, si dhe për autentifikimin e hyrjes; mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) krijon një portë dëgjimi për nisjen e thirrjes, duke përdorur një Qark Virtual të Përhershëm (Permanent Virtual Circuit – PVC), ose Qark Virtual Kyçës (Switch Virtual Circuit – SVC), nëpërmjet çelësit DSLAM të mundësuar nga VCC dhe çelësave rrjetorë VCC, te kontrollori qendror i çelësit rrjetor VCC (31), dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton një bandë bartëse me cilësi të lartë aftësie transmetuese për kanalin transmetues të portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes të sipërpërmendur, të caktuar për përdorimin e aftësisë sinjalizuese të rrjetit; gjatë vendosjes së thirrjes, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton protokollin sinjalizues të përshtatshëm për kontrollin e data- linkut të sipërpërmendur (21) për vendosjen e lidhjeve pikë-me-pikë (point-to-point) për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë, nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12) te porta rrjetore e kërkuar, kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të caktojë protokollin e duhur të shtrëngimit të duarve, nga protokollet e kontrollit të rrjetit dhe/ose protokollet e sinjalizimit të pikave fundore /primitivat e ndërfaqes programuese të rrjetit te kontrolli i data- linkut të sipërpërmendur (21) për vendosjen e sesioneve komunikuese SMI, VPN të mundësuar nga adresimi shoqërues, sistem rrjetor hibrid, dhe/ose VDMI ndërmjet nën-rrjetave të tij, që përdorin protokoll rrjetor të sipërpërmendur SMI, VPN të mundësuar nga adresimi shoqërues, sistem rrjetor hibrid, dhe/ose VDMI, përkatësisht, të mbështetur nga portat rrjetore të sipërpërmendura SMI, VPN e mundësuar nga adresimi shoqërues, dhe VDMI, në mënyrë që kontrolli i data-linkut (21) të vendosë lidhjet e kërkuara të komunikimit ndërmjet këtyre pajisjeve; mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) përdor informacionin e përdoruesit dhe të profilit të shërbimit në rrjet nga baza e të dhënave të profilit të lidhjes në rrjet të përdoruesit e sipërpërmendur (26), në mënyrë që kontrolli i hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) të qeverisë miratimin e lidhshmërisë së një numri të madh nën-rrjetash të tij dhe/ose përdoruesish fundorë (end-users) te mjedisi internetpërdorues i pajtuar, dhe e anasjellta; dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të menaxhojë dhe të porcionojë një numër të madh bandash bartëse për çdo sesion lidhjeje për të siguruar lidhje të njëkohshme për: shërbime sesioni Interneti publik dhe me medie të përbashkët (34); shërbime sesioni të Rrjetit Privat Virtual (Virtual Private Network – VPN) me bazë IP dhe të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese (35); shërbime sesioni lidhjeje të një sistemi rrjetor hibrid (33), ndërmjet sistemeve rrjetore të ndryshme - të orientuara nga lidhja dhe palidhje; dhe sesione lidhjeje skaj-me-skaj, të orientuara nga lidhja, dhe sesione lidhjeje me kyçje qarku (komutim) (32) për shërbime sesionesh aplikimi me bazë VDMI.
17 Një metodë pajtimi dhe vendosjeje e shërbimit të sesionit të lidhshmërisë në Internet (34), ku metoda përfshin: mjetin e kontrollit të hyrjes në rrjet (20), në gjendje të menaxhojë dhe porcionojë një numër të madh bandash bartëse të caktuara për çdo sesion lidhjeje, për të siguruar lidhje të njëkohshme për: shërbime sesioni Interneti publik dhe me medie të përbashkët (34); shërbime sesioni të Rrjetit Privat Virtual (Virtual Private Network – VPN) me bazë IP dhe të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese (35); shërbime sesioni lidhjeje të një sistemi rrjetor hibrid (33), ndërmjet sistemeve rrjetore të ndryshme - të orientuara nga lidhja dhe palidhje; dhe sesione lidhjeje skaj-me-skaj, të orientuara nga lidhja, dhe sesione lidhjeje me kyçje qarku (komutim) (32) për shërbime sesionesh aplikimi me bazë VDMI; mjetin e kontrollit të hyrjes në rrjet (20), që nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes, komunikon me Qarkun e Lidhjes Virtuale, VCC, kontrollorin qendror të kyçjes së rrjetit (33) për vendosjen e lidhshmërisë te një Multiplekser Numerik i Linjës Hyrëse të Pajtimtarit (Digital Subscriber Line Access Multiplexer – DSLAM) të mundësuar nga VCC, që ka mjete për t’u lidhur te një portë rrjetore Shërbim Dhënësi Interneti (Internet Service Provider, ISP), për pajtimin e shërbimeve të Internetit publik dhe me medie të përbashkët; mjetin e kontrollit të hyrjes në rrjet të sipërpërmendur (20) që është në gjendje të caktojë protokollet e duhura të shtrëngimit të duarve të protokollit të kontrollit të Internetit me Medie të Përbashkët (Shared-Media Internet – SMI) te mjeti i kontrollit të data- linkut (21), për vendosjen e sesioneve komunikuese SMI ndërmjet nën-rrjetave të tij që përdorin protokollin rrjetor SMI të sipërpërmendur, të suportuar nga porta rrjetore SMI e sipërpërmendur, në mënyrë që mjeti i kontrollit të data- linkut i sipërpërmendur (21) të vendosë lidhje komunikimi ndërmjet atyre pajisjeve; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton madhësinë e porositur, ose të diapazonit sekuencial të bandave bartëse ose bandat bartëse me cilësi të ulët të klasifikimit transmetues, për lidhshmëri te shërbimet e Internetit publik, nëpërmjet DSLAM dhe portës ISP të sipërpërmendur, dhe regjistron në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet (28) identifikuesit e adresave të pajisjeve dhe identifikuesin e lidhjes, së bashku me identifikuesit e bandës bartëse të caktuar për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë dhe informacionin e përdorur nga baza e të dhënave të lidhjes në rrjet (28) për shërbime transmetimi për dhe gjatë përdorimit të sesionit komunikues të sipërpërmendur; dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka aftësinë të ndryshojë dinamikisht madhësinë e bandave bartëse të caktuara për shërbim Interneti, duke përdorur mjetin e kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21), për të rritur ose pakësuar madhësinë e caktuar të bandave bartëse që shoqërohen me kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë, dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28).
18 Metoda sipas pretendimit 17, ku pajtimi dhe vendosja e sesionit të shërbimit të lidhjes së Rrjetit Privat Virtual (Virtual Private Network – VPN) me bazë IP dhe të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese (35) është: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes, të sipërpërmendur, komunikon me kontrollorin qendror të kyçjes rrjetore VCC të sipërpërmendur (33) për vendosjen e lidhshmërisë te një DSLAM i mundësuar nga VCC, që ka mjete për t’u lidhur te një portë rrjetore VPN me bazë Protokolli Interneti (Internet Protocol - IP) dhe të mundësuar nga kyçja adresuese shoqëruese, për pajtimin e shërbimeve të lidhshmërisë të sipërpërmendura; mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të caktojë protokollet e duhura të shtrëngimit të duarve të protokollit të kontrollit të SMI-së te mjeti i kontrollit të data- linkut (21) për vendosjen e sesioneve komunikuese SMI ndërmjet nën-rrjetave të tij që përdorin protokollin rrjetor SMI të sipërpërmendur, të suportuar nga porta rrjetore VPN e sipërpërmendur, në mënyrë që mjeti i kontrollit të data- linkut i sipërpërmendur (21) të vendosë lidhje komunikimi ndërmjet këtyre pajisjeve; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton madhësinë e porositur, ose të diapazonit sekuencial të bandave bartëse ose bandat bartëse me cilësi të ulët deri të mesme të klasifikimit transmetues për lidhshmëri te shërbimi VPN, dhe regjistron në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të tij (28) identifikuesit e adresave të pajisjeve të sipërpërmendura dhe identifikuesin e lidhjes, së bashku me identifikuesit e bandës bartëse shoqëruese të caktuar për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë të sipërpërmendura dhe informacionin e përdorur nga baza e të dhënave të lidhjes në rrjet (28), për shërbime transmetimi për dhe gjatë përdorimit të sesionit komunikues të sipërpërmendur; dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka aftësinë të ndryshojë dinamikisht madhësinë e bandave bartëse të caktuara për shërbim Interneti, duke përdorur mjetin e kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21), për të rritur ose pakësuar madhësinë e caktuar të bandave bartëse që shoqërohen me kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë, dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28).
19 Metoda sipas pretendimit 17, ku pajtimi dhe vendosja e sesioneve të lidhshmërisë së sistemit rrjetor hibrid (33) ndërmjet sistemeve rrjetore të ndryshme - të orientuara nga lidhja dhe palidhje është: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), me marrjen e kërkesës së lidhshmërisë nga nën-rrjetat e tij që mundësojnë mediet e dedikuara për shërbime lidhshmërie, pa kërkesë për lidhshmëri medieje të dedikuar skaj-me-skaj, [mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20)] është në gjendje të caktojë protokollet e shtrëngimit të duarve të protokollit të duhur të kontrollit dhe protokollin rrjetor me adresim shoqërues, duke sinjalizuar te mjeti i kontrollit të data- linkut (21), për vendosjen e sesioneve komunikuese ndërmjet nën-rrjetave të tij me portën rrjetore hibride të mundësuar nga adresimi shoqërues; mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes të sipërpërmendur, komunikon me kontrollorin qendror të kyçjes rrjetore VCC të sipërpërmendur (33), për vendosjen e lidhshmërisë te porta rrjetore me bazë hibride e Shërbim Dhënësit të Rrjetit (Network Service Provider - NSP) të pajtuar, për pajtimin e shërbimeve të lidhshmërisë të mundësuar nga adresimi shoqërues bazuar në IP dhe zgjidhjen e adresës; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton madhësinë e porositur, ose të diapazonit sekuencial të bandave bartëse ose bandat bartëse me cilësi të mesme deri të lartë të klasifikimit transmetues për sesionet e lidhshmërisë së sistemit rrjetor hibrid (33), ndërmjet sistemeve rrjetore të ndryshme, të orientuara nga lidhja dhe palidhje, dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) regjistron informacionin e lidhjes së sipërpërmendur në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të tij (28), identifikuesit e adresave të pajisjeve të sipërpërmendura dhe identifikuesit e lidhjes, së bashku me identifikuesit e bandës bartëse shoqëruese të caktuar për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë të sipërpërmendura, dhe informacionin e përdorur nga baza e të dhënave të lidhjes në rrjet (28) për shërbimet e transmetimit për dhe gjatë sesionit komunikues të sipërpërmendur.
20 Metoda sipas pretendimit 17, ku pajtimi dhe vendosja e sesioneve të lidhshmërisë skaj-me-skaj, të orientuara nga lidhja, dhe sesioneve të lidhshmërisë me kyçje qarku (komutim) (32) për shërbime aplikacioni me bazë VDMI, është: mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20), me marrjen e kërkesës së lidhshmërisë nga nën-rrjetat e tij që mundësojnë medie të dedikuara virtuale për shërbime lidhshmërie, me kërkesë për lidhshmëri medieje të dedikuar skaj-me-skaj, [mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20)], nëpërmjet portës së dëgjimit për nisjen e thirrjes të sipërpërmendur, komunikon me kontrollorin qendror të kyçjes rrjetore VCC të sipërpërmendur për vendosjen e lidhshmërisë VCC skaj-me-skaj te porta rrjetore e Shërbim Dhënësit të Aplikacionit (Application Service Provider – ASP) të pajtuar, ose te pajisja fundore e thirrur e sipërpërmendur, që suporton protokollin rrjetor të mundësuar nga medie të dedikuara virtuale, të tilla si protokolli rrjetor i Shtresës së Përshtatshmërisë Medietike (Media Adaptation Layer - MAL) ose ndonjë shtresë më të lartë të shtresëzimit (stack) të protokollit rrjetor, që ka aftësi pajtuese për shërbime sesionesh komunikimi skaj-me-skaj, të orientuar nga lidhja, dhe rrjet medieje me kyçje qarku (komutim); mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të përdorë aftësinë adresuese shoqëruese të MAL të sipërpërmendur për nisje sipas destinacionit, multipleksim, dhe aftësi zgjidhëse të adresës; me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) cakton madhësinë e porositur, ose të diapazonit sekuencial të bandave bartëse ose bandat bartëse me cilësi të lartë klasifikimi transmetues për lidhshmëri, nga marrës-dhënësi i kombinuar i sinjaleve i sipërpërmendur (12), te ndërfaqja VCC e ASP dhe/ose pajisja fundore, për një sesion komunikimi skaj-me-skaj të orientuar nga lidhja dhe rrjet medieje me kyçje qarku (komutim), ndërmjet një numri të madh pajisjesh rrjetore VCC, dhe regjistron burimet e lidhjes së sipërpërmendur në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28); mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) është në gjendje të caktojë protokollin sinjalizues të përshtatshëm/primitivat programuese rrjetore për protokollin e kontrollit të protokollit rrjetor MAL të sipërpërmendur, për sinjalizim te mjeti i kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21) për vendosjen e sesioneve komunikuese VDMI ndërmjet nën-rrjetave të tij që përdorin protokollin rrjetor MAL të sipërpërmendur dhe te porta rrjetore e ASP të sipërpërmendur të mundësuar nga MAL, që zbaton gjithashtu skemë adresimi shoqërues të MAL të sipërpërmendur për nisje sipas destinacionit, multipleksim, dhe aftësi zgjidhëse të adresës; dhe me marrjen e miratimit dhe pranimin e lidhshmërisë, mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) regjistron në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të tij (28) identifikuesit e adresave të pajisjeve të sipërpërmendura dhe identifikuesit e bandës bartëse shoqëruese të caktuar për kanalet e komunikimit lartë dhe poshtë të sipërpërmendura dhe informacionin e përdorur nga baza e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28), për shërbimet e transmetimit për dhe gjatë sesionit komunikues të sipërpërmendur (32); dhe mjeti i kontrollit të hyrjes në rrjet i sipërpërmendur (20) ka aftësinë të ndryshojë dinamikisht madhësinë e bandave bartëse të caktuara për shërbim Interneti, duke përdorur mjetin e kontrollit të data-linkut të sipërpërmendur (21), për të rritur ose pakësuar madhësinë e caktuar të bandave bartëse shoqëruese të kanaleve të komunikimit lartë dhe poshtë, dhe të regjistrojë ndryshimet e sipërpërmendura në bazën e të dhënave të lidhjes në rrjet të sipërpërmendur (28).