Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4935
2014.11.24
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.03.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/330
2014.10.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.12.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07733554.5
2007.03.16
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2001445
2014.07.23
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 605271 |
| GB | 617272 |
| GB | 605542 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| EURO-CELTIQUE S.A. | 2, avenue Charles de Gaulle 1653 Luxembourg |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| DANAGHER, Helen, Kathleen | Cambridge Science Park, Milton Road, Cambridge Cambridgeshire CB4 0GW / GB , GB |
| HAYES, Geoffrey, Gerard | Cambridge Science Park, Milton Road, Cambridge Cambridgeshire CB4 0GW / GB , GB |
| MOHAMMAD, Hassan | Cambridge Science Park, Milton Road, Cambridge Cambridgeshire CB4 0GW / GB , GB |
| WALDEN, Malcolm | Cambridge Science Park, Milton Road, Cambridge Cambridgeshire CB4 0GW / GB , GB |
| WHITEHOUSE, Jonathon Oliver | 191 Cambridge Science Park, Milton Road, Cambridge Cambridgeshire CB4 0GW / GB , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe", Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tiranë , AL |
| Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe", Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tiranë , AL |
(54) Titull
SFEROIDE FARMACEUTIKE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një preparat farmaceutik që përmban sferoide, ku sferoidet janë në formën e një matrice që përmban, si ndihmës sferonizues, ndërmjet 20 dhe 95% (p/p) monostearat glicerili, ku përqindja në peshë bazohet në peshën e të gjithë bërthamës sferoide, dhe një lidhës polimerik, në mungesë të celulozës mikrokristaline. |
| 2 | Një preparat farmaceutik sipas pretendimit 1, ku matrica përmban edhe një agjent lagës. |
| 3 | Një preparat farmaceutik sipas pretendimit 2, ku agjenti lagës është polisorbat 80. |
| 4 | Një preparat farmaceutik sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku matrica përmban të paktën një lëndë terapeutikisht aktive. |
| 5 | Një preparat farmaceutik sipas pretendimit 4, ku lënd-a/-ët terapeutikisht aktive përzgjidhe-t/-n nga analgjezikë, agjentë kundër-anginalë, agjentë kundër-arritmikë, agjentë kundër-bakterialë, agjentë hipertrofikë prostatikë kundër-beninj, kundër-koagulantë, kundër-depresantë, kundër-diabetikë, kundër-epileptikë, agjentë kundër-këpurdhës, agjentë kundër-cermës, agjentë kundër-hipertensivë, agjentë kundër-inflamatorë, kundër-malarialë, agjentë kundër-migrenë, agjentë kundër-muskarinikë, agjentë kundër-neoplastikë, agjentë kundër-obezitetit, agjentë kundër-osteoporozës, agjentë kundër-parkinsonianë, agjentë kundër-protozoalë, agjentë kundër-tiroidë, agjentë kundër-mospërmbajtjes urinare, agjentë anti-viralë, antelmintikë, agjentë anksiolitikë, beta-bllokues, agjentë inotropikë kardiakë, përmirësues të njohjes, kortikosteroidë, frenues koks-2, diuretikë, agjentë për uljen e mosfunksionimit ereksional, acide yndyrore themelore dhe jo- themelore, agjentë gastrointestinalë, antagonistë të receptorit histamin, hipnotikë, imunoshtypës, keratolitikë, frenues leukotrienë, agjentë rregullimi të lipideve, makrolide, relaksues muskuli, neuroleptikë, agjentë ushqyes, opioidë, frenues proteaze, sedativë, hormone dhe stimulantë seksualë. |
| 6 | Një preparat farmaceutik sipas pretendimit 5 që përmban si lëndë terapeutikisht aktive një opioid të përzgjedhur nga alfentanil, alilprodin, alfaprodin, anileridin, benzilmorfin, bezitramid, buprenorfin, butorfanol, klonitazen, kodein, ciklazocin, desomorpin, dekstromoramid, dezocin, diamorfin; diampromid, dihidrokodein, dihidromorfin, dimenoksadol, dimefeptanol, dimetiltiambuten, dioksiafetil butirat, dipipanon, eptazocin, etoheptazin, etilmetiltiambuten, etilmorfin, etonitazen, fentanil, hidrokodon, hidromorfon, hidroksipetidin, izometadon, ketobemidon, levalorfan, levorfanol, levofenacilmorfan, lofentanil, meperidin, meptazinol, metazocin, metadon, metopon, morfin, nalbufin, nalokson, naltrekson, narcein, nicomorfin, norlevorfanol, normetadon, nalorfin, normorfin, norpipanon, opium, oksikodon, oksimorfon, papaveretum, pentazocin, fenadokson, fenomorfan, fenazocin, fenoperidin, piminodin, piritramid, profeptazin, promedol, properidin, propiram, propoksifen, sufentanil, tramadol dhe tilidine, dhe kripëra farmaceutikisht të pranueshme dhe komplekse të tyre. |
| 7 | Një preparat farmaceutik sipas pretendimit 6, ku opioidi është hidroklorid hidromorfoni dhe matrica nuk përmban ose në thelb nuk përmban celulozë mikrokristaline. |
| 8 | Një preparat farmaceutik sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse që ka një kapsulë që përmban një shumicë sferoidesh të sipërpërmendura të përshtatshme për administrim nga goja. |
| 9 | Një preparat farmaceutik në formën e një tablete që përmban sferoide sipas cilitdo prej pretendimeve 1 deri 7 dhe mbushës tabletues. |
| 10 | Një proces për përgatitjen e sferoideve në formën e një matrice që përmban, si ndihmës sferonizues, ndërmjet 20 dhe 95% (p/p) monostearat glicerili, ku përqindja në peshë bazohet në peshën e të gjithë bërthamës sferoide, dhe një lidhës polimerik në mungesë të celulozës mikrokristaline, ku procesi përfshin hapat: a) formimi i një mase të njomë të presueshme që përmban monostearat glicerili, ujë dhe lidhës polimerik; b) presimi i masës së njomë; c) sferonizimi i masës së presuar; d) tharja dhe sitja e sferoideve të mara; dhe e) veshja jodomosdoshmërisht e sferoideve të thara, kur procesi kryhet në shkallë komerciale. |
| 11 | Sferoidet e veshura të përshtatshme për përdorim në një preparat farmaceutik që përmban një bërthamë matricore që përmban, si ndihmës sferonizues, ndërmjet 30 dhe 95% (w/w) monostearat glicerili, ku përqindja në peshë (%p/p) bazohet në peshën e sferoideve të paveshura, dhe një lidhësi polimerik, dhe një veshje që rrethon bërthamën matricore, ku bërthama matricore nuk përmban ose në thelb nuk përmban celulozë mikrokristaline. |
| 12 | Sferoidet sipas pretendimit 11, ku matrica përmban edhe një agjent lagës. |
| 13 | Sferoidet sipas pretendimit 12, ku agjenti lagës është polisorbat 80. |
| 14 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri 13, ku veshja është një cipë veshëse që nuk ka ose në thelb nuk ka veti lëshimi të kontrolluar. |
| 15 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri 13, ku veshja është një cipë veshëse me veti lëshimi të kontrolluar. |
| 16 | Sferoidet sipas pretendimit 15, ku veshja përmban një ose më shumë materiale të përzgjedhura nga dylle të patretshme në ujë, polimere të patretshme në ujë, polimere të tretshme në ujë, celuloza të patretshme në ujë dhe celuloza të tretshme në ujë. |
| 17 | Sferoidet sipas pretendimit 16, ku polimeret e patretshme në ujë përmbajnë polimetakrilate. |
| 18 | Sferoidet sipas pretendimit 16 ose 17, ku celulozat e patretshme në ujë përmbajnë etilcelulozë. |
| 19 | Sferoidet sipas pretendimit 16, 17 ose 18, ku polimeret e tretshme në ujë përmbajnë polivinil pirrolidoni. |
| 20 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 16 deri 19, ku celulozat e tretshme në ujë përmbajnë celulozë hidroksipropilmetile dhe celulozë hidroksipropile. |
| 21 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri 20, ku matrica përmban nga 50 deri 95% p/p monostearat glicerili. |
| 22 | Sferoidet sipas pretendimit 21, ku matrica përmban nga 75 deri 95% p/p monostearat glicerili. |
| 23 | Sferoidet sipas pretendimit 22, ku matrica përmban nga 90 to 95% p/p monostearat glicerili. |
| 24 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri 23, ku lidhësi polimerik përzgjidhet nga polivinil pirrolidoni, karboksipolimetileni dhe polimeret akrilike. |
| 25 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri 24, ku matrica përmban nga 2 deri 9% p/p polivinil pirrolidoni. |
| 26 | Sferoidet sipas pretendimit 25, ku matrica përmban nga 2.5% deri 7.5% p/p polivinil pirrolidoni. |
| 27 | Sferoidet sipas pretendimit 26, ku matrica përmban nga 4% deri 5% p/p polivinil pirrolidoni. |
| 28 | Sferoidet sipas cilitdo prej pretendimeve 11 deri 27, ku në matricë është e pranishme të paktën një lëndë terapeutikisht aktive. |
| 29 | Sferoidet sipas pretendimit 28, ku lënd-a/-ët terapeutikisht aktive përzgjidhe-t/-n nga analgjezikë, agjentë kundër-anginalë, agjentë kundër-arritmikë, agjentë kundër-bakterialë, agjentë hipertrofikë prostatikë kundër-beninj, kundër-koagulantë, kundër-depresantë, kundër-diabetikë, kundër-epileptikë, agjentë kundër-këpurdhës, agjentë kundër-cermës, agjentë kundër-hipertensivë, agjentë kundër-inflamatorë, kundër-malarialë, agjentë kundër-migrenë, agjentë kundër-muskarinikë, agjentë kundër-neoplastikë, agjentë kundër-obezitetit, agjentë kundër-osteoporozës, agjentë kundër-parkinsonianë, agjentë kundër-protozoalë, agjentë kundër-tiroidë, agjentë kundër-mospërmbajtjes urinare, agjentë anti-viralë, antelmintikë, agjentë anksiolitikë, beta-bllokues, agjentë inotropikë kardiakë, përmirësues të njohjes, kortikosteroidë, frenues koks-2, diuretikë, agjentë për uljen e mosfunksionimit ereksional, acide yndyrore themelore dhe jo- themelore, agjentë gastrointestinalë, antagonistë të receptorit histamin, hipnotikë, imunoshtypës, keratolitikë, frenues leukotrienë, agjentë rregullimi të lipideve, makrolide, relaksues muskuli, neuroleptikë, agjentë ushqyes, opioidë, frenues proteaze, sedativë, hormone dhe stimulantë seksualë. |
| 30 | Sferoidet sipas pretendimit 29 që përmbajnë si lëndë terapeutikisht aktive një opioid të përzgjedhur nga alfentanil, alilprodin, alfaprodin, anileridin, benzilmorfin, bezitramid, buprenorfin, butorfanol, klonitazen, kodein, ciklazocin, desomorpin, dekstromoramid, dezocin, diamorfin; diampromid, dihidrokodein, dihidromorfin, dimenoksadol, dimefeptanol, dimetiltiambuten, dioksiafetil butirat, dipipanon, eptazocin, etoheptazin, etilmetiltiambuten, etilmorfin, etonitazen, fentanil, hidrokodon, hidromorfon, hidroksipetidin, izometadon, ketobemidon, levalorfan, levorfanol, levofenacilmorfan, lofentanil, meperidin, meptazinol, metazocin, metadon, metopon, morfin, nalbufin, nalokson, naltrekson, narcein, nicomorfin, norlevorfanol, normetadon, nalorfin, normorfin, norpipanon, opium, oksikodon, oksimorfon, papaveretum, pentazocin, fenadokson, fenomorfan, fenazocin, fenoperidin, piminodin, piritramid, profeptazin, promedol, properidin, propiram, propoksifen, sufentanil, tramadol dhe tilidine, dhe kripëra farmaceutikisht të pranueshme dhe komplekse të tyre. |
| 31 | Sferoidet sipas pretendimit 30, ku opioidi është hidroklorid hidromorfoni dhe matrica nuk përmban ose në thelb nuk përmban celulozë mikrokristaline. |
| 32 | Një proces për përgatitjen e sferoideve sipas pretendimit 11 që përfshin hapat: a) formimi i një mase të njomë të presueshme që përmban monostearat glicerili, ujë dhe lidhës polimerik; b) presimi i masës së njomë; c) sferonizimi i masës së presuar; d) tharja dhe sitja e sferoideve të mara; dhe e) veshja jodomosdoshmërisht e sferoideve të thara, |
| 33 | Një proces sipas pretendimit 32, ku materiali veshës përmban një ose më shumë materiale të përzgjedhura nga dylle të patretshme në ujë, polimere të patretshme në ujë, polimere të tretshme në ujë, celuloza të patretshme në ujë dhe celuloza të tretshme në ujë. |
| 34 | Një sferoid që përmban, si ndihmës sferonizues monostearat glicerili, dhe një lidhës polimerik, dhe që përmban edhe hidroklorid hidromorfoni dhe jodomosdoshmërisht edhe një agjent lagës, ku sferoidi nuk përmban ose në thelb nuk përmban celulozë mikrokristaline, dhe rrethohet nga një veshje me lëshim të kontrolluar, që përmban një ose më shumë materiale të përzgjedhura nga dylle të patretshme në ujë, polimere të patretshme në ujë dhe polimere të tretshme në ujë. |
| 35 | Një formë dozimi njësi farmaceutike që përmban sferoide sipas cilitdo prej pretendimeve paraprirëse, ku forma e dozimit njësi përmban 2 mg, 4 mg, 8 mg, 16 mg, ose 24 mg hidroklorid hidromorfoni. |
| 36 | Një formë dozimi njësi farmaceutike sipas pretendimit 35 që përmban 4 mg hidroklorid hidromorfoni dhe që, kur i jepet subjekteve të sëmurë në një dozë studimi të vetme, jep një mesatare Cmaks dhe një mesatare AUC0-inf, intervalet e besimit 90% të të cilave janë brenda ± 20% të përkatësisht 1.16 ng/ml dhe 10.35 ng.hr/ml. |