REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5013 2015.01.15
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.09.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/329 2014.10.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09796051.2 2009.09.23
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2356314 2014.07.16
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
RO 200900929
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Comsa, Olga-Mihaela Int. Col. Medic Stoenescu, nr. 2, ap. 4, sector 5 Bucharest / RO
Badea, Andreea-Gabriela str. Drumul Taberei, nr. 20, bl. C2, sc. 6 et 2, ap. 192, sector 6 Bucharest / RO
Comsa, Radu Mircea str. George Enescu, nr. 6, sector 1 Bucharest / RO
(72) Shpikës
Emri Adresa
Badea, Andreea-Gabriela str. Drumul Taberei, nr. 20, bl. C2, sc. 6 et 2, ap. 192, sector 6 Bucharest , RO
Comsa, Olga-Mihaela Int. Col. Medic Stoenescu, nr. 2, ap. 4, sector 5 Bucharest , RO
Comsa, Radu Mircea str. George Enescu, nr. 6, sector 1 Bucharest , RO
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
(54) Titull
Njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka, duke përdorur rripa përthithës
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka, e cila përdor një rrip absorbues olefilik të pafundëm, të drejtuar nga një pajisje mbitokësore dhe të tendosur nga një pajisje shpuese e vendosur në tubin (sondën) e prodhimit të gërmimeve nëntokësore, ku rripi absorbues i lartpërmendur (1) është lakuar mbi një rrotull qëndrore (2) nga një modul drejtues dhe grumbullues (C) dhe i drejtuar nga një rrip dyfish i dhëmbëzuar (4) që lakohet mbi gjashtë rrotulla, nga të cilat pesë janë të lira (6, 7, 8, 9 dhe 10) dhe njëra është një rrotull drejtuese (5) e vendosur mbi një bosht hyrës (36), rripi dyfish i dhëmbëzuar (4) kalon gjithashtu mbi rripin absorbues të naftës, mbi rrotullën qëndrore dhe është i tendosur me dy sisteme identikë (I) me rrotulla të komanduara nga pjesa e jashtme e tubit (13).
2 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka, në përputhje me pretendimin 1, ku nafta është shtypur në rrotullat (5,6,7,8,9,10,11 dhe 12) nga rripi absorbues i naftës i lartpërmendur (1), që kalon mbi këto rrotulla dhe në fund i mbledhur nga rripi me rekuperator nafte (104) është grumbulluar në rezervuarin (c) në pjesën e poshtme të tubit gërmues (13) të modulit të rregullimit-dhe-pompimit (C) dhe pompuar në qëndrën e mbledhjes së naftës me pompën e transferimit të naftës (E) të integruar në pajisjen mbitokësore (A) në modulin rregullues (D).
3 Njësia artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka në përputhje me pretendimet 1 dhe 2, ku lëvizja e rripit dyfish të dhëmbëzuar (4) e cila drejton rripin absorbues të naftës, të lartpërmendur (1) dhe lëvizja e pompës të transferimit të naftës së lartpërmendur (E) të fiksuar në modulin (D) drejtohet nga një elektromotor (19) nëpërmjet dy rripave të transmisionit, i pari (21,22 dhe 23) i shtrirë nga elektromotori i lartpërmendur tek boshti hyrës (36) i rripit absorbues të naftës (1) në modulin drejtues-gjithëpërfshirës (C), njëri i cili është thjesht i dhëmbëzuar, dhe rripi i dytë i transimisionit, i shtrirë nga i njëjti bosht në fjalë (36) deri te pompa e transferimit të naftës (E) mbi dy rrotulla (23) dhe (25), rrotulla e parë (23) që ndodhet mbi boshtin e hyrjes (36) dhe e dyta që ndodhet në boshtin drejtues (110) të pompës së transferimit të naftës (E).
4 Njësia artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka, në përputhje me pretendimet 1-3 ku, njësia në fjalë ka një rrip dyfish të dhëmbëzuar (4) që drejton rripin absorbues të naftës të lartpërmendur dhe rripi dyfish i dhëmbëzuar (4) ka në anën e tij të brendshme dhëmbë të profilit trapezoidal (d) të cilët vijnë në kontakt me gjashtë rrotullat (5,6,7,8,9 dhe 10) dhe në anën e tij të jashtme ka dhëmbë të profilit të veҫantë, të rrumbullakosur (gjysëmrrethor) (e) të cilët vijnë në kontakt me rripin absorbues të naftës të lartpërmendur (1) në zonat që rripi absorbues i naftës kalon mbi rrotullën qëndrore (2) dhe rrotullat e afërta (5 dhe 10), në një mënyrë të tillë që, dhëmbët e anës së jashtme drejtojnë rripin absorbues të naftës dhe nëpërmjet dhëmbëve të anës së brendshme (d) rripi dyfish i dhëmbëzuar drejtohet nga rrotulla drejtuese (5) që ndodhet në boshtin e hyrjes (36) të modulit drejtues-gjithëpërfshirës (C).
5 Njësia artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka, që përdor rripin absorbues të lartpërmendur në përputhje me pretendimet 1-4, ku boshti i hyrjes (36) depërton në tubin (13) e përshtatur në fundin i cili është në tub, rrotulla drejtuese (5) e cila drejton rripin dyfish të dhëmbëzuar të lartpërmendur (4) dhe është vendosur në dy mbajtëse të mbështjellura (43 dhe 44) në një strehë mbajtëse (45) të fiksuar në tubin (13) dhe pjesa e brendshme e mbyllur me deflektorë (39-49) dhe pjesa e jashtme e mbyllur me unaza fleksibël (52) të shtypura nga një mekanizëm elastik (sustë) (53) mbi një mbulesë (55) të pajisur me një kapak (strehë) (g) i cili, në rastin e një dukurie të presionit të tepërt të gazit nga gërmimi nëntokësor në tub (13), bën që unazat mbyllëse (52) të shtypin më tej edhe mekanizmin elastik (53), gjë e cila rrit efikasitetin e mbylljes në boshtin e hyrjes (36).
6 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-5, ku, e pajisur me rrotullat (2,10,11 dhe 12) mbi të cilat është kaluar rripi absorbues i naftës (1), i vendosur në bullonat (58 dhe 69) të mbyllura me deflektorë (64-66 dhe 71-72), dhe nafta e shtrydhur nga rripi absorbues i naftës i lartpërmendur (1), kur ky rrip shtypet në rrotullat ai kalon tek vëllimi i brendshëm i rrotullave përmes vrimave radiale (rrezore) (h dhe j) dhe, nga aty në rezervuarin e tubit (13) ku vjen gjithashtu nafta e cila kalon përmes vrimave gjatësore (i dhe k).
7 Një njësi artificiale e nxjerrjes së naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-6, ku sistemi i tendosjes (H) i rripit drejtues (24) të pompës së transferimit të naftës (E) përbëhet nga një rrotull (73) e vendosur në mbajtëset e mbështjellura (75) në një krah (77) të lidhur nyje në një bullonë (78) të fiksuar në tubin (13) e modulit drejtues-gjithëpërfshirës (C) dhe një krah shtypës (81) i cili fiksohet me vidë (82) në anën e rrafshët (1) të lidhur me anë të tjera të rrafshta (m) dhe që ndodhet në një zonë që nuk mbërrihet nga bulloni (81) tendosja e rripit kryhet nga shtytja e krahut (77) me vidën (84), e cila kalon përmes këtij krahu.
8 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-7, ku sistemi i tendosjes (I) i rripit dyfish të dhëmbëzuar (4) përbëhet nga një krah (86) i cili është i lidhur nyje, në një fund, në tub (13), dhe në fundin tjetër, i pajisur me një rrotull shtypëse (7), mesi i krahut (86) është vendosur në një shufër të filetuar (90) e cila mund të jetë e rrëshqitshme në mënyrë gjatësore nëpërmjet rrotullimit të një këmbaneje (96) e cila është e lidhur në mënyrë elastike tek një kuti (91) nëpërmjet disa mekanizmave elastikë (97), deformimi i të cilave është vlera e forcës të aplikuar në shufrën e krahut (96), përkatësisht në rrotull (7).
9 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-8, ku kalimi i rripit absorbues të naftës (1) nga moduli (C) në modulin (D) të pajisjes së mbitokës (A), është bërë nëpërmjet një mjeti të mos kthimit të naftës, të fiksuar në pjesën e poshtme të tubit (13) dhe të pajisura me dy hapje, dy degë (ngjitëse/zbritëse) të rripit absorbues të naftës (1) ku ai kalon përmes, dhe ku dega zbritëse e rripit absorbues të lartpërmendur është pastruar nga një rekuperator përfundimtar (104) dhe, për më tepër, mbi mjetin e mos kthimit të naftës (15) është fiksuar një fletë metali (108) e cila ndan zonën midis degëve të rripit absorbues në një mënyrë të tillë që parandalon migrimin e naftës, të sjellë nëpërmjet degës ngjitëse, në degën zbritëse, e cila kthehet në tubin për gërmime nëntokësore.
10 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-9, ku pompa e transferimit të naftës (E) e cila pompon naftën nga njësia tek qëndra e mbledhjes së naftës, është e një e lloji plunxher dhe përbëhet nga një eksentrik (111) me mbajtësen e mbështjellë (146) të vendosur në bosht (110), një plunxher (120) dhe një cilindër (122, 123), dy valvula sferike (132, 136) të dyja me një vendosje (mbështetje) të sferës konike (131 dhe 135) të vendosura në vend dhe, përkatësisht, gypa shkarkimi, goditja e kthyer e plunzherit (120) e siguruar nga një mekanizmi elastik (148), dhe goditja e plunzherit (120) , dhe, më pas, shkalla e rrjedhjes e pompës së transferimit të naftës, e rregulluar nga një shufër të filetuar (149) e mbajtur nga një sistem mikrometrikal (150 dhe 152).
11 Një njësi artificiale për nxjerrjen së naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-10, ku moduli (K) me rrotullën e poshtme (3) nga pajisja për shpim gropash (B) është i përbërë nga dy pjesë (154 dhe 155) që kanë dy mbulesa (158 dhe 159) të vendosura midis tyre, mbulesa të cilat mbajnë rrotullën e poshtme (3) e cila është e pajisur me udhëzues për rripin absorbues të naftës (1) të përbërë nga disqe laterale.
12 Një njësi artificiale për nxjerrjen e naftës nga toka që përdor rripin absorbues të lartpërmendur, në përputhje me pretendimet 1-11, ku modulet e platformave të zgjerueshme (L dhe M) janë të pajisura me një pjesë (168) ku janë vendosur dy platforma (169 dhe 170) të shtypura nga mekanizmat elastike (171), pjesë e pajisur me një hapësirë gjatësore (z) e cila parandalon dukurinë e efektit të pistonit gjatë operacioneve të drejtimit / të tërheqjes të pajisjes për shpim (B) në/nga tubi për gërmime nëntokësore.