REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4931 2014.11.20
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.10.27
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/318 2014.10.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.12.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10778597.4 2010.10.27
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2493347 2014.07.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20090224
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Gruppo Meccaniche Luciani S.r.l. 155 Via del Lavoro 62014 Corridonia (MC) / IT
(72) Shpikës
Emri Adresa
PAGLIARI, Augusto 119 Via Font'Orsola I-62014 Corridonia (mc) / IT , IT
GRAZIANI, Giordano 38 Via Beato Domenico da Montolmo I-62014 Corridonia (mc) / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
Vladimir NIKA Bul " Bajram CURRI", Pall.2, Shk.3, Ap.4, Tiranë , AL
(54) Titull
Taban i brendshëm këpuce me sistem ventilimi dhe metoda e prodhimit
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Metodë për prodhimin e një tabani të brendshëm (S) këpucësh që përmban hapat e mëposhtme: - realizimi i sistemit të ventilimit (2) dhe vendosja e këtij sistemi ventilimi (2) brenda një forme (100), dhe - derdhja me injeksion i shkumës poliuretan, në mënyrë të tillë një që të formohet një shtresë e poshtme (9) poliuretani shkume e vendosur nën sistemin e ventilimit (2) me buzë (90) të palosura në mënyrë të tillë që të rrethojnë anët periferike të sistemit të ventilimit (2), duke marrë kështu tabanin e brendshëm (S) që përmban shtresën e poshtme (9) dhe sistemin e ventilimit (2), karakterizuar në atë që sistemi i ventilimit (2) përftohet sipas etapave të mëposhtme: - lidhjen e pompës (4) me një fletë të poshtme (3), me anë të një tubi i lidhës (20), fleta e poshtme (3) ka formen e pjesës ballore të këmbës dhe pajiset me distincatorë të deformueshëm (31) që zgjaten lart, distancatorët e deformueshëm (31) janë formuar si projeksione drejtkëndëshe bosh nga brenda në mënyrë që pjesa e brëndshme e fletës së poshtme (3) të pajiset me një shumëllojshmëri vendesh (34) të inkastruar në harmoni me distancatorët e deformueshëm (31), - lidhjen e një tubi (21) për daljen e ajrit tek pompa (4), - aplikimin e një fletë të sipërme (8) ne pompën (4) dhe mbi fletën e poshtme në mënyrë që të formohet një mbështjellës mes fletës së poshtme dhe fletës së sipërme që formon një dhomë (35), fleta e sipërme (8) është e pajisur me vrima (80) komunikimi me dhomën (35) të mbështjellësit.
2 Metodë sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që pompa (2) përftohet nga çiftëzimi i një gjystrupi të ngurtë të poshtëm (41) dhe një gjystrupi të sipërm (42) të deformueshëm në një mënyrë të tillë që të formohet një dhomë pompimi (40) dhe gjatë injektimit të shkumës poliuretani, dhoma (40) e pompës mbahet në një presion prej rreth dy atmosferë.
3 Metodë sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që fleta e sipërme (8) është prej lëkure ose imitim lëkure dhe është qepur në pjesën periferike të fletës së poshtme (3) dhe të pompës (4).
4 Metodë sipas çdonjërit nga pretendimet 1 deri ne 3, karakterizuar në atë të që gjatë procesit të derdhjes fleta e sipërme (8) futet tek një kapak (102) i formës me anë të kunjave (104) të kapakut dhe pompa (4) shtyhet me anë të kunjave (106) nga matrica (101) e formës.
5 Tabani i brendshëm (S) i përftuar me metodën sipas çdonjerit prej pretendimeve të mëparshme, ku tabani i brendshëm (S) përmban një shtresë të poshtme (9) prej shkume poliuretani përftuar me derdhje me injeksion, vendosur poshtë një sistemi një sistemi ventilimi (2) me anë të palosura (90) në mënyrë të tillë që të rrethojnë anët periferike të sistemit të ventilimit (2), karakterizuar në ate që sistemi i ventilimit (2) përfshin: - një pompë (4) që formon një dhomë ajri (40) për tu vendosur në zonën e thembrës së përdoruesit, - një fletë të poshtme (3) të pajisur me një mori distancatorësh të deformueshëm (31) që zgjaten nga sipër për tu vendosur në pjesën e sipërme në korrespondencë me pjesën ë përparme të këmbës, distancatorët e deformueshëm (31) në formë drejtkëndëshe bosh nga brenda, në mënyrë që fleta e poshtme (3) të ketë një sërë vendesh të inkastruara (34) në korrespondencë me distancatorët e deformueshëm (31), - një fletë të sipërme (8) e vendosur tek pompa (4) dhe tek fleta e poshtme (3), në mënyrë që të formojnë një mbështjellës ndërmjet fletës së poshtme (3) dhe fletës së sipërme (8) çka formon një dhomë (35); fleta e sipërme (8) është e pajisur me vrima (80) në komunikim me dhomën (35) të mbështjellësit për të thithur ajrin nga brenda këpucës, - një tub lidhës (20) që lidh dhomën (35) të mbështjellësit tek dhoma (40) e pompës, dhe - një tub për daljen e ajrit (21) që lidh dhomën (40) të pompës me pjesën e jashtme të këpucës për nxjerrjen e ajrit.
6 Taban i brendshëm (S) sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që fletë e sipërme (8) është prej lëkure ose imitim lëkure, në formën e këmbës dhe është e vendosur sipër anëve të palosura (90) të shtresës së poshtme të shkumës poliuretani (9).
7 Taban i brendshëm (S) spas pretendimit 5 ose 6, karakterizuar në atë që pompa (4) përfshin: një gjystrupi të poshtëm (41) të realizuar nga poliuretan termoplastik i fortë (TPU) me fortësi Shore A më të madhe se 95 dhe një gjystrupi të sipërm (42) të realizuar nga poliuretan termoplastik i butë (TPU) me fortësi Shore A më të vogël se 65.
8 Taban i brendshëm (S) sipas çdonjerit prej pretendimeve 5 deri në 7, karakterizuar në atë që sistemi i ventilimit (2) perfshin gjithashtu: - një valvul të parë mos-kthimi (5) të vendosur midis pompës (4) tubit të daljes së ajrit (21) për të lejuar rrjedhjen e ajrit nga dhoma (40) e pompës tek tubi i daljes së ajrit (21) dhe jo në drejtimin e kundërt; dhe - një valvul të dytë mos-kthimi (6) të vendosur midis pompës (4) dhe tubit lidhes (20) për të lejuar rrjedhjen e ajrit nga tubi lidhës (20) drejt dhomës (40) të pompës dhe jo në drejtimin e kundërt.
9 Taban i brendshëm (S) spas pretendimit 8, karakterizuar në atë që valvula e parë dhe e dytë mos-kthimi (5, 6) janë vendosur brenda kanaleve korresponduese (71, 72) të njësisë së valvulave (7) të përbërë nga një bllok drejtkëndësh (7) të vendosur në pjesën e përparme të pompës (4).
10 Këpucësh e përbërë nga: - një e poshtme (T), dhe - një sipërme (1) të fiksuar tek e poshtmja, karakterizuar në atë që ajo përmban një taban të brendshëm (S) sipas çdonjerit prej pretendimeve 5 deri 9.
11 Këpucë, sipas pretendimit 10, karakterizuar në atë që ajo është një këpucë që parandalon aksidentet, që përmban nje pllakë metalike ose një fletë Kevlar të vendosur në pjesën ë sipërme (1) ose në tabanit e jashtëm (11) vendosur poshtë të sipërmes.