Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4925
2014.11.17
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.12.08
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/310
2014.09.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.12.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10813116.0
2010.12.08
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2510011
2014.09.17
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 285018 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Institut National de la Santé et de la Recherche Médicale | 101, Rue de Tolbiac 75654 Paris Cedex 13 / FR |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PIERRES, Michel | Le Belvédère, 63, chemin du Mozambique 13016 Marseille / FR , FR |
| VIVIER, Eric | Chemin des Cuettes 13260 Cassis / FR , FR |
| BARATIN, Myriam | 8, hameau des Gorguettes, Route de Carnoux 13260 Cassis / FR , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe", Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tiranë , AL |
| Fatos Dega | Rr. "Nikolla Tupe", Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tiranë , AL |
(54) Titull
Antitrupa monoklonalë që lidhen me B7H6 dhe përdorimet e tyre
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një antitrup monoklonal i izoluar që konkurron për t’u lidhur te domeni jashtëqelizor i njeriut B7H6, siç tregohet në mbetjen amino acide 25-266 të (sekuencës me numër identifikimi) SEQ ID NO: 2, me një antitrup të prodhuar nga hibridoma e përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: a) hibridoma e numrit të shënimit të klonit 4E5.5, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4242; dhe b) hibridoma e numrit të shënimit të klonit 17B1.3, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4245, ku antitrupi monoklonal frenon bashkëveprimin e B7H6 njerëzor me NKp30 njerëzor, si dhe frenon njohjen qelizore të qelizave objektiv shprehëse të B7H6 |
| 2 | Antitrupi sipas Pretendimit 1, ku antitrupi i sipërpërmendur përzgjidhet nga grupi i përbërë nga një antitrup murin, një antitrup kimerik, një antitrup i humanizuar, dhe një antitrup njerëzor. |
| 3 | Antitrupi sipas Pretendimit 1, ku antitrupi i sipërpërmendur është një antitrup murin i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: a) antitrupi i prodhuar nga hibridoma e numrit të shënimit të klonit 4E5.5, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4242, ose një pjesë antigjen-lidhëse e tij; dhe b) antitrupi i prodhuar nga hibridoma e numrit të shënimit të klonit 17B1.3, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4245, ose një pjesë antigjen-lidhëse e tij. |
| 4 | Antitrupi sipas Pretendimit 1, ku antitrupi i sipërpërmendur është një antitrup i humanizuar i prejardhur nga një antitrup i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: a) antitrupi i prodhuar nga hibridoma e numrit të shënimit të klonit 4E5.5, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4242; dhe b) antitrupi i prodhuar nga hibridoma e numrit të shënimit të klonit 17B1.3, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4245. |
| 5 | Antitrupi sipas Pretendimit 1 ose 4, ku antitrupi i sipërpërmendur është një antitrup me zinxhir të vetëm. |
| 6 | Antitrupi sipas cilitdo prej Pretendimeve 1, 2, dhe 4, ku antitrupi i sipërpërmendur përmban një rajon Fc që ka të paktën njërin prej aktivitetit ADCC dhe aktivitetit CDC. |
| 7 | Antitrupi sipas Pretendimit 6, ku rajoni Fc është një zinxhir i vetëm Fc (scFc). |
| 8 | Një kit diagnostikues që përmban antitrupin sipas cilitdo prej Pretendimeve 1 deri 7; dhe mjetet për zbulimin e lidhjes me atë antitrup. |
| 9 | Një ilaç antitrupi të çiftuar që përmban një antitrup monoklonal sipas cilitdo prej Pretendimeve 1-7, ku antitrupi çiftohet me një agjent citotoksik. |
| 10 | Një ilaç antitrup i çiftuar sipas Pretendimit 9, ku agjenti citotoksik përzgjidhet nga grupi i përbërë nga një agjent anti-tubulin, një agjent lidhës brazdëvogël i DNA-së, një agjent alkilues brazdëvogël i DNA-së, një duokarmicinë, dhe një puromicinë. |
| 11 | Një ilaç antitrup i çiftuar sipas Pretendimit 10, ku agjenti anti-tubulin përzgjidhet nga grupi i përbërë nga një dolastatinë, një vinka alkaloid, një podofilotoksinë, një taksanë, një derivat bakatine, një kriptoficinë, një mejtansinoid, dhe një kombretastatinë. |
| 12 | Një ilaç antitrup i çiftuar sipas Pretendimit 9, ku antitrupi çiftohet me agjentin citotoksik nëpërmjet një lidhësi (linker). |
| 13 | Një ilaç antitrup i çiftuar sipas Pretendimit 12, ku lidhësi është i ndashëm në kushte brendaqelizore |
| 14 | Një ilaç antitrup i çiftuar sipas Pretendimit 13, ku lidhësi i ndashëm është një lidhës peptid i ndashëm me anë të një proteaze brendaqelizore. |
| 15 | Një përbërje që përmban antitrupin sipas cilitdo prej Pretendimeve 1-7, ose ilaç antitrup i çiftuar sipas cilitdo prej Pretendimeve 9-14; dhe një transportues (bartës) farmaceutikisht i pranueshëm. |
| 16 | Një metodë in vitro për uljen e aktivitetit të qelizës vrasëse natyrore (NK) njerëzore përkundrejt një qelize shprehëse të B7H6 njerëzor, ku metoda përfshin kontaktimin e një qelize shprehëse të B7H6 njerëzor, në prani të një qelize NK njerëzore, me një sasi të efektshme të një antitrupi monoklonal sipas cilitdo prej Pretendimeve 1-7. |
| 17 | Një metodë in vitro për shterimin ose frenimin e rritjes së qelizave shprehëse të B7H6 brenda një popullate që përmban qeliza shprehëse të B7H6 të sipërpërmendura, ku metoda përfshin kontaktimin e një qelize shprehëse të B7H6 me një sasi të efektshme të një ilaçi antitrup i çiftuar sipas cilitdo prej Pretendimeve 9-14. |
| 18 | Një ilaç antitrup i çiftuar sipas cilitdo prej Pretendimeve 9-14 për përdorim në mjekimin e kancerit me shprehje të B7H6 në një subjekt. |
| 19 | Një antitrup monoklonal sipas cilitdo prej Pretendimeve 1-7 për përdorim në mjekimin e një kanceri me shprehje të B7H6 në një subjekt. |
| 20 | Një ilaç antitrup i çiftuar për përdorim sipas Pretendimit 18, ose antitrupi për përdorim sipas Pretendimit 19, ku kanceri me shprehje të B7H6 është kancer i zorrës së trashë, i mëlçisë, i zverkut, i mushkërisë, i pankreasit, ose i prostatës; ose ku kanceri me shprehje të B7H6 është leuçemi prohemocitike, limfomë e qelizës B, limfomë e qelizës T, limfomë monocitike, eritroleuçemi, limfomë e Burkitt-it, leuçemi mielogjenoze kronike, ose leuçemi limfoblastike akute. |
| 21 | Një metodë in vitro për zbulimin e shprehjes qelizore të B7H6, ku metoda përfshin: (1) kontaktimin e një kampioni biologjik që përmban një qelizë njerëzore për t’u testuar me një antitrup monoklonal sipas cilitdo prej Pretendimeve 1-7; dhe (2) zbulimin e lidhjes së antitrupit të sipërpërmendur; ku lidhja e antitrupit të sipërpërmendur tregon praninë e B7H6 në qelizë, për të zbuluar prej këtej nëse qeliza shpreh B7H6. |
| 22 | Metoda in vitro sipas Pretendimit 21, ku kampioni biologjik përmban qeliza njerëzore të paprekura, ose ku kampioni biologjik përmban një pjesë membrane të qelizës për t’u testuar. |
| 23 | Metoda in vitro sipas Pretendimit 21 ose 22, ku antitrupi etiketohet me një etiketë të zbulueshme të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një radioizotop, një etiketë fluoreshente, një etiketë kimilumineshente, një etiketë enzimë, dhe një etiketë biolumineshente. |
| 24 | Një antitrup monoklonal sipas cilitdo prej Pretendimeve 1-7 për përdorim në diagnostikimin e një kanceri me shprehje të B7H6 në një subjekt, ku antitrupi monoklonal i sipërpërmendur çiftohet me një etiketë të zbulueshme. |
| 25 | Një antitrup monoklonal për përdorim sipas Pretendimit 24, ku kanceri është kancer i zorrës së trashë, i mëlçisë, i zverkut, i mushkërisë, i pankreasit, ose i prostatës. |
| 26 | Një qelizë antitrup-prodhuese e përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: a) hibridoma e numrit të shënimit të klonit 4E5.5, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4242; dhe b) hibridoma e numrit të shënimit të klonit 17B1.3, e depozituar si Depozita No. CNCM I-4245. |