Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4900
2014.10.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.07.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/259
2014.08.14
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.12.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11755118.4
2011.07.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2616352
2014.06.18
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| FR | 1003233 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Laboratoires Théa | 12, rue Louis Blériot, Zone Industrielle du Brézet ,63100 Clermont-Ferrand |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| DEFEMME, Alain | 7 rue des Galoubies , 63400 Chamalières , FR |
| MERCIER, Fabrice | 34 avenue Léon Blum , 63000 Clermont-Ferrand , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
KOKË PËR SHPËRNDARJE LËENGU ME PIKA DHE SHISHJA RESPEKTIVE E SAJ
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një kokë shpërndarëse për shpërndarjen me pika te një lëngu, e cila përmban në vetvete një pjesë fundore (14; 114) te shpuar me një kanal për nxjerrjen e lëngut (32), nga i cili ajri kthehet mbrapsht në drejtim të kundërt, duke mbajtur në nivelin e pjesës fundore një valvul që funksionon si një valvul jo-kthyese në lidhje me rrjedhjen e lëngut, valvula në fjalë përmban një stopues (34; 40) i cili mbahet në një kavitet marrës (33) të mbajtur në trajektoren e kanalit në fjalë dhe që është i lëvizshëm në raport me një vend (36;126), kundrejt të cilit ai aplikon në një pozicion të afërt me valvulën, sipas efektit të vetëm të diferencave të presionit të ushtruar mbi të, e karakterizuar nga ajo që, stopuesi i valvulës në fjalë është i bërë në mënyrë të tillë që të lejojë kalimin në mënyrë selektive të ajrit nëpërmjet tij, kur ai aplikohet kundrejt vendit në fjalë. 2. Një kokë shpërndarëse sipas pretendimit 1, e karakterizuar nga ajo që, stopuesi i valvulës (34;40) është i bërë prej një materiali poroz fin (shumë të hollë), i tillë që ai të përbëjë një filtër antibakterial. 3. Një kokë shpërndarëse sipas pretendimit 1 ose 2, e karakterizuar nga ajo që, stopuesi i valvulës (34; 40) është i bërë prej një materiali hidrofob. 4. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ekstremiteti i pjesës fundore përmban një vrimë (hapje) (24) për nxjerrjen e lëngut pikë-pikë, e cila rrethohet nga një fryrje periferike. 5. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, stopuesi i valvulës (34;40) është përshtatur për tu zhvendosur në mënyrë aksiale në kavitetin në fjalë (33). 6. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, stopuesi i valvulës ka formën e një sfere (34), që është e gjitha e vendosur në kavitetin ne fjalë (33) ku ajo është lirisht e lëvizëshme në të gjitha drejtimet. 7. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, stopuesi i valvulës paraqet formën e një gjilpëre (40) me një kokë (42) e përshtatëshme për të qenë e vendosur në kavitetin (33) dhe një pjesë trungu (44) që shtrihet jashtë kavitetit dhe që bashkëpunon me fundin e pjesës fundore. 8. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, në muret e kavitetit në fjalë (33) krijohen hulli centripete (38) dhe formuojnë kanale kapilarë që lejojnë kalimin e lëngut përmes tyre kur stopuesi mbështetet mbi paretet e kavitetit në pozicionin e hapur të valvulës. 9. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, në bazën e pjesës fundore (14; 114) fiksohet një mëmbranë bifunksionale (18), e cila është pjesërisht hidrofilike dhe pjesërisht hidrofobe, membrana në fjalë që paraqet në mënyrë të preferueshme një aktivitet filtrimi antibakterial për ajrin e jashtëm. 10. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban një tampon rregullues të rrjedhjes (16) të vendosur brenda trupit të një pjese të futur (12) që i paraprin pjesës fundore në fjalë (14) në trajektoren e nxjerrjes së lëngut, tamponi në fjalë është i bërë prej një materiali, në mënyrë të avantazhuar hidrofob. 11. Një kokë shpërndarëse sipas njërit prej pretendimeve të mëparëshme, e karakterizuar nga ajo që, kaviteti i mbajtur për stopuesin e valvulës vendoset ndërmjet fundit të lirë të pjesës fundore të shpuar me një vrimë për nxjerrjen e pikës dhe një bërthame qëndrore që okupon brendësinë e trupit të pjesës fundore nëpërmjet të cilës mbahet në bosht kanali i nxjerrjes së lëngut. 12. Një shishe për paketimin e një lëngu që duhet të shpërndahet me pika, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban një kokë shpërndarëse sipas Pretendimit 10, dhe një rezervuar (2) për ruajtjen e lëngut, muret periferikë të së cilës deformohen në mënyrë elastike dhe të kthyeshme, me qëllim që të nxisin nxjerrjen e lëngut nga rezervuari dhe të lejojnë ajrin që të kthehet në këtë rezervuar për të zëvendësuar lëngun e larguar, tamponi në fjalë (16) rregullon shpejtësinë e rrjedhjes së lëngut të larguar nga rezervuari kur shtypen paretet e deformueshnme dhe krijon një presion të pikës në hyrjen e ajrit, si një balancë presionesh ndërmjet pjesës së brendëshme dhe të jashtme të shishes. %%% |