REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4874 2014.10.22
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.08.07
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/233 2014.07.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.12.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12179517.3 2012.08.07
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2557258 2014.04.30
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20111515
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
MasterLAB S.r.l. - Unipersonale SP 37 Conversano-Castiglione Km 0, 7 (z.i.) 70014 Conversano (BA) / IT
(72) Shpikës
Emri Adresa
Loperfido, Michele Via della Resistenza 29 70013 Castellana Grotte (BA) / IT , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, , AL
Ditika HOXHA Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, , AL
(54) Titull
Menteshë e përshtatshme për korniza dyersh ose dritaresh
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një menteshë (10) e përshtatëshme për korniza dere ose dritareje që përmban: - të paktën një trup të parë në formë krahu (11) të fiksueshëm në kornizën e fiksuar të një dritareje ose të një dere dhe të paktën një trup të dytë në formë krahu (12) të fiksuar në kornizën e lëvizshme të një dritareje ose dere, ose anasjelltas, të cilat janë lidhur reciprokisht në një mënyrë rrotulluese rreth një boshti rrotullues (A) nëpërmjet një kunji (13), - mjetet e para të rregullimit (23) për të rregulluar pozicionin relativ të trupit të parë në formë krahu (11) në lidhje me trupin e dytë në formë krahu (12) përgjatë një drejtimi të parë rregullimi (X) i cili është paralel me planin e kornizës së dritares ose të derës dhe ortogonal me boshtin rrotullues (A), - ku mjetet e para të rregullimit (23) përmbajnë një unazë të parë (26) e cila mban një pjesë fundore (13a) të kunjit në fjalë (13) dhe e cila është futur në një mënyrë të lëvizshme brenda një zgavre (27) e cila është vendosur në një nga trupat e parë në formë krahu (12) dhe e cila ka dy faqe përballë njëra tjetrës dhe paralele me drejtimin e parë të rregullimit (X), - ku një nga dy faqet në fjalë ka një dhëmbëzim (28) i cili shtrihet paralelisht me drejtimin e parë në fjalë të rregullimit (X) dhe me të cilin ndërthuret një tjetër dhëmbëzim që i korrespondon (29) i cili vendoset në një pjesë të sipërfaqes së jashtme anësore të unazës së parë në fjalë (26), dhe - ku unaza e parë në fjalë (26) është e manovrueshme në rrotullim nga jashtë dhe rrotullimi i unazës së parë në fjalë (26) dhe së bashku me të, i kunjit (13) sjellin një zhvendosje të vetme përgjatë drejtimit të parë të rregullimit në fjalë (X) ndërmjet trupit të parë në fjalë në formë krahu (11) dhe trupit të dytë në fjalë në formë krahu (12) , - unaza e parë në fjalë (26) ka një pjesë në kontakt me njërën prej dy faqeve në fjalë të zgavrës (27), pjesa e kontaktit në fjalë shtrihet në planin ortogonal të aksit rrotullues në fjalë (A) karakterizuar në atë që, pjesa e kontaktit krijohet nga një element hyrës (30) i cili shoqërohet me unazën e parë në fjalë (26) dhe i cili ka në prerjen tërthore të tij një prerje në formë hark-kurorë i cili rrethon pjesërisht unazën e parë në fjalë (26), ku midis elementit hyrës në fjalë (30) dhe pjesës ballore të sipërfaqjes së jashtme anësore të unazës së parë në fjalë (26) ka një hapësirë boshe (S).
2 Mentesha (10 ) sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që, pjesa e kontaktit shtrihet në mënyrë elastike përgjatë planeve radiale (rrezore) të unazës së parë në fjalë (26).
3 Mentesha sipas pretendimit 1 ose 2, karakterizuar në atë që, elementi hyrës në fjalë (30) ka në prerjen tërthore dy ekstremitete të kundërta (30a, 30b) të cilat janë të shtrënguara tek unaza e parë në fjalë (26) , ku pjesa e elementit hyrës në fjalë (30) që përmbahet midis ekstremiteteve të kundërta (30a, 30b) shtrihet përgjatë planeve rrezore të unazës së parë në fjalë (26) .
4 Mentesha (10) sipas pretendimit 3, karakterizuar në atë që, hapësira boshe në fjalë (S) është krijuar ndermjet pjesës në fjalë të elementit hyrës në fjalë (30) të përfshirë ndërmjet ekstremiteteve të kundërta në fjalë të tij (30a, 30b) dhe pjesës ballore të sipërfaqes së jashtme anësore të unazës së parë në fjalë (26).
5 Mentesha (10) sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, karakterizuar në atë që, pjesa e kontaktit në fjalë ka një sërë ndërprerjesh rrezore të alternuara dhe projektimesh (34) të cilat shtrihen paralelisht me boshtin rrotullues në fjalë (A) dhe të cilat ndërthuren me një sërë ndërprerjesh rrezore të alternuara dhe projektimesh korresponduese (35) të vendosura në faqen e zgavrës në fjalë (27) në anë të kundërt me faqen në fjalë të pajisur me dhëmbëzat në fjalë (28).
6 Mentesha (10) sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që, këndi midis dy projektimeve të njëpasnjëshme ose dy ndërprerjeve të njëpasnjëshme (34, 35) të vijueshmërisë në fjalë është konstant dhe korrespondon me një kënd rrotullimi të përcaktuar të unazës së parë në fjalë (26)
7 Mentesha (10) sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme , karakterizuar në atë që, ajo përmban mjetet e para të fiksimit për të fiksuar unazën e parë në fjalë (26) brenda zgavrës në fjalë (27) të cilat janë të lidhura me ato të trupit të parë në fjalë në formë krahu (11) dhe trupit të dytë në fjalë në formë krahu (12) ku është vendosur zgavra në fjalë (27) dhe të cilët janë të manovrueshëm nga jashtë.
8 Mentesha (10) sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme , karakterizuar në atë që, ajo përmban mjetet e dyta të rregullimit (24) për të rregulluar pozicionin relativ të trupit të parë në fjalë në formë krahu (11) në lidhje me trupin e dytë në fjalë në formë krahu (12) përgjatë një drejtimi të dytë rregullimi (Y) ortogonal me planin në fjalë të kornizës së dritares ose derës dhe e cila përmban një unazë të dytë (39) të vendosur në një mënyrë të lëvizshme në një gropë korresponduese (40) e krijuar në trupin tjetër të parë në fjalë në formë krahu (11) dhe në trupin e dytë në fjalë në formë krahu (12) dhe e cila është pajisur me një zgavër cilindrike jashtëqëndrore (41) e cila mban brenda një pjesë fundore (13b) të kunjit në fjalë (13), ku unaza e dytë në fjalë (39) është e manovrueshme për tu rrotulluar nga jashtë dhe ku rrotullimi i unazës së dytë në fjalë (39) dhe bashkë me të edhe ai i kunjit në fjalë (13) krijon një zhvendosje midis trupit të parë në fjalë në formë krahu (11) dhe trupit të dytë në fjalë në formë krahu (12) me një komponent paralel me drejtimin e dytë të rregullimit në fjalë (Y), i cili pajiset me tej me mjetet e dyta të fiksimit për të fiksuar unazën e dytë në fjalë (39) brenda vendosjes në fjalë (40) të cilat janë të lidhura me ato të trupit të parë në formë krahu (11) dhe trupit të dytë në formë krahu (12) ku gropa në fjalë (40) është vendosur dhe të cilat janë të manovrueshme nga jashtë.
9 Mentesha (10) sipas pretendimit 8, karakterizuar në atë që, përmban një cift manikotash (53,54) prej të cilave njëra është e lidhur me unazën e parë në fjalë (26) dhe tjetra me unazën e dytë në fjalë (39) dhe të cilat janë çiftuar përkatësisht në një mënyrë teleskopike paralele me boshtin rrotullues në fjalë (A).
10 Mentesha sipas sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme , karakterizuar në atë që, trupi i parë në formë krahu (11) është fiksuar në kornizën e fiksuar të dritares ose të derës në fjalë dhe trupi i dytë në fjalë në formë krahu (12) është i fiksueshëm në kornizën e lëvizshme në fjalë të kornizës së dritares ose të derës në fjalë dhe ku zgavra në fjalë (27) është vendosur në trupin e parë në fjalë në formë krahu (11).
11 Mentesha (10) sipas një ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme , karakterizuar në atë që, unaza e parë në fjalë (26) është realizuar me metal ose me aliazh metalik dhe pjesa e kontaktit është realizuar me material polimerik.