Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4884
2014.10.27
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.09.27
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/232
2014.07.25
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.12.29
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10763317.4
2010.09.27
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2482799
2014.06.18
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 9172083 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Chiesi Farmaceutici S.p.A. | Via Palermo, 26/A 43100 Parma / IT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| BRAMBILLA, Gaetano | c/o Chiesi Farmaceutici S.p.A., Via Palermo, 26/A I-43100 Parma / IT , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
Formulimet e aerosolit farmaceutik të formoterolit dhe dipropionatit të beklometazonit
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një formulim farmaceutik në formë aerosoli për tu përdorur në aparatet për thithje ilaçi (inhalatorët) me shtypje, me dozë të përcaktuar, që përmban: (a) nga 0.001 deri në 0.05 % w/w të një dihidrati të fumaratit të formoterolit; (b) nga 0.05 deri në 0.16 % w/w të dipropionatit të beklometazonit; (c) nga 2.0 deri në 4.8% w/w etanol; (d) HFA 134a; i karakterizuar nga ajo që, 1,1,1,2-tetrafloroetani është shtytësi i vetëm dhe dihidrati i fumaratit të formoterolit është suspenduar në formulim në një formë të mikronizuar ndërsa dipropionati i beklometazonit është i tretur plotësisht. |
| 2 | Formulimi, ashtu siç pretendohet në pretendimin 1, i cili përmban si përbërës aktivë vetëm kombinimin e dihidratit të fumaratit të formoterolit dhe dipropionat beklometazonit. |
| 3 | Formulimi, ashtu siç pretendohet në pretendimet 1 ose 2, ku sasia e etanolit përmbahet ndërmjet 2.5 dhe 4.5% w/w. |
| 4 | Formulimi, ashtu siç pretendohet në pretendimin 3, ku sasia në fjalë përmbahet ndërmjet 2.5 dhe 4.0% w/w. |
| 5 | Një aparat për thithje ilaçi (inhalator) me shtypje, me dozë të përcaktuar, që përmban një kosh të mbushur me formulimin në formë aerosoli të secilit prej pretendimeve nga 1 deri në 4, dhe një valvul dozimi për të shpërndarë dozat efektive nga pikpamja terapeutike të përbërësve aktivë. |
| 6 | Aparati për thithje ilaçi (inhalatori) me shtypje, me dozë të përcaktuar, ashtu siç pretendohet në pretendimin 5, ku doza e dihidratit të fumaratit të formoterolit është 6 ose 12 mikrog. |
| 7 | Aparati për thithje ilaçi (inhalatori) me shtypje, me dozë të përcaktuar, ashtu siç pretendohet në pretendimin 5 ose 6, ku doza e dipripionatit të beklometazonit është 50 ose 100 mikrog. |
| 8 | Formulimi farmaceutik në formë aerosoli i secilit prej pretendimeve 1 deri në 4, për tu përdorur për parandalimin dhe/ose trajtimin e simptomave të buta, të moderuara ose të forta, akute ose kronike, ose për trajtimin profilaktik të një sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes. |
| 9 | Formulimi sipas pretendimit 8, ku sëmundja është astma ose sëmundje obstruktive kronike pulmonare. |
| 10 | Përdorimi i një kortikosteroidi për formulimin në formë aerosoli për thithje nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, i cili përmban një kripë ose tretës formoteroli të pranueshëm nga pikëpamja farmaceutike si një përbërës aktiv dhe një përzierje të HFA134 dhe etanol si mjet, për të ulur tretshmërinë e kripës në fjalë të formoterolit në mjetin në fjalë, ku mjeti ka një polaritet të shprehur si konstante dielektrike εm që përmbahet në vlerat midis 9.5 dhe rreth 11.0. |
| 11 | Përdorimi sipas pretendimit 10, ku kortikosteroidi është përzgjedhur nga grupi i përbërë nga dipropionati i beklometazonit dhe tretësit e tij, budezonidi dhe epimeret e tij, flutikazoni dhe esteret e tij, furoati i mometazonit, flunizolidi dhe ciklezonidi. |
| 12 | Përdorimi sipas pretendimit 11, ku kortikosteroidi është dipropionati i beklometazonit. |