Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4813
2014.09.03
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.12.23
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/186
2014.06.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.10.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11805527.6
2011.12.23
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2621477
2014.03.19
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
EP | 10382355 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Laboratorios Liconsa, S.A | Gran Via Carles III 98, 7è. Edif. Trade 08028 Barcelona / ES |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
LOECHES BLAS, David | Gran Via Carles III, 98, 7è. Edif. Trade E-08028 Barcelona / ES , ES |
VARAS FERNÁNDEZ-MOLINA, Roberto | Gran Via Carles III, 98, 7è. Edif. Trade E-08028 Barcelona / ES , ES |
MARTÍNEZ PÉREZ, Mercedes | Gran Via Carles III, 98, 7è. Edif. Trade E-08028 Barcelona / ES , ES |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
Vjollca KRYEZIU | Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL |
(54) Titull
Tabletë farmaceutike orale për çlirimin e kontrolluar të mesazalinës dhe proçesi për përfitimin e saj
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një tabletë farmaceutike orale për çlirimin e kontrolluar të mesalazinës, ose një kripë e saj farmaceutikisht e pranueshme, si përbërës aktiv me një bërthamë dhe me një shtresë të jashtme gastro-rezistente, e karakterizuar në atë që bërthama përmban: i) mesalazin nga 40% deri në 90% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës; dhe ii) një matricë hidrofilike të përbërë nga hidroksipropilmetil celuloza (HPMC) që ka një viskozitet prej më pak se 200 mPa në 2% solucion ujor dhe hidroksipropilmetil celuloza (HPMC) që ka një viskozitet më të lartë se 200 mPa në 2% solucion ujor, në një raport peshe midis 10:1-1:10, ku matrica hidrofilike është e pranishme nga 1% deri në 20% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës; dhe në atë që veshja e jashtme gastro-rezistente përbëhet nga: iii) një polimer me çlirim të varur nga pH, ku shtresa e jashtme është e pranishme nga 5% deri në 25% bazuar në peshën totale të tabletës. |
2 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku mesalazina është e pranishme nga 50% deri në 90% , mundësisht nga 60% deri në 80% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës. |
3 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku matrica hidrofilike është e pranishme nga 1% deri në 15%, mundësisht nga 2% deri në 10%, dhe më e preferueshme është nga 3% deri në 5% të peshës, bazuar në peshën totale të tabletës. |
4 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku shtresa e jashtme është e pranishme nga 10% deri në 20% bazuar në peshën totale të tabletës. |
5 | Një tabletë farmaceutike oralee sipas pretendimit 1, ku matrica hidrofilike është e përbërë nga hidroksipropilmetil celuloza (HPMC) që ka një viskozitet prej më pak se 200 mPa në 2% solucion ujor dhe hidroksipropilmetil celuloza (HPMC) që ka një viskozitet më të lartë se 200 mPa në 2% solucion ujor, në një raport peshe prej 1:1. |
6 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku matrica hidrofilike është e pranishme nga 1% deri në 15%, mundësisht nga 2% deri në 10%, dhe më e preferueshme është nga 3% deri në 5% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës. |
7 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku polimeri me çlirim të varur nga pH është i pranishëm në një sasi prej 15% deri në 75% të peshës së shtresës së jashtme veshëse të tabletës. |
8 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku bërthama përmban më tej një eksipient farmaceutikisht të pranueshëm të zgjedhur nga një mbushës, një lidhës, një agjent antiaderent, një lubrifikant ose një shpërbërës. |
9 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 1, ku shtresa e jashtme veshëse e tabletës përmban më tej një mbushes farmaceutikisht të pranueshëm, të zgjedhur nga një antiaderent, një plastifikues ose një kolorant. |
10 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 8, ku mbushësi është i pranishëm në një sasi prej 0.5% deri në 10%, mundësisht nga 0.5% deri në 8%, dhe më e preferueshme është nga 1% deri në 5% të peshës së peshës totale të tabletës. |
11 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 8, në të cilën lidhësi është i pranishëm në një sasi prej 0.1% deri në 10%, mundësisht nga 0.5% deri në 9%, dhe më e preferueshme është nga 1% deri në 7.5% të peshës të peshës totale të tabletës. |
12 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 8 dhe 9, ku agjenti antiaderent është i pranishëm në një sasi prej nga 0.1% deri në 5%, mundësisht nga 0.1% deri në 3.5%, më e preferueshme është nga 0.1% deri në 1.5% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës, dhe deri në 30%, mundësisht nga 5% deri në 30% të peshës bazuar në peshën totale të shtresës së jashtme veshëse të tabletës. |
13 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 8, ku lubrifikanti është i pranishëm nga 0.1% deri në 5%, mundësisht nga 0.1% deri në 3% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës. |
14 | Një tabletë farmaceutike orale sipas pretendimit 8, ku agjenti shpërbërës është i pranishëm nga 1% deri në 10%, mundësisht nga 1% deri në 8%, më e preferueshme është nga 2.5% deri në 7.5% të peshës bazuar në peshën totale të tabletës. |
15 | Një tabletë farmaceutike orale me çlirim të kontrolluar sipas pretendimit 9, ku agjenti plastifikues është i pranishëm në një sasi deri në 20%, mundësisht nga 5% deri në 20% të peshës bazuar në peshën totale të shtresës së jashtme veshëse të tabletës. |
16 | Procesi për përftimin e tabletës farmaceutike me përdorim oral sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 15, karakterizohet në zbatimin e hapave të mëposhtëm: a) përzierja e mesalazinës me matricën hidrofilike të përbërë nga hidroksipropilmetil celuloza (HPMC) që ka një viskozitet prej më pak se 200 mPa në 2% solucion ujor dhe hidroksipropilmetil celuloza (HPMC) që ka një viskozitet më të lartë se 200 mPa në një raport peshe midis 1:10-10:1, dhe me shpërbërësin dhe lidhësin, nëse ata janë të pranishëm, për të përftuar një përzierje të përzier; b) granulimin e përzierjes së përzier të përftuar në hapin a), me ujë ose me një solucion ujor të lidhësit, të përgatitur më parë, kur lidhësi është i pranishëm në hapin a); c) tharja e granulatit të përftuar në hapin b); d) lubrifikimi, nëse një lubrifikant është prezent, i granulave të thara dhe ngjeshja e tyre për të përftuar bërthamën; dhe e) përgatitja e një dispersioni ujor që përmban polimerin me çlirim të arur nga pH me eksipientët e tjerë farmaceutikisht të pranueshëm, dhe veshja e bërthamës për të përftuar shtresën e jashtme veshëse, dhe kështu edhe tabletën. |
17 | Procesi sipas pretendimit 16, ku në hapin b) është përgatitur një solucion ujor nga polivinil pirrolidoni. |
18 | Procesi sipas pretendimit 16, ku në hapin c) tharja është kryer në një tharëse me shtrat fluid. |
19 | Procesi sipas pretendimit 16, ku në hapin d) një lubrifikant është shtuar për të lubrifikuar granulat e thara dhe, më pas përzierja është ngjeshur për të përftuar një bërthamë. |
20 | Procesi sipas pretendimit 16, ku në hapin e) një dispersion ujor i një solucioni alkolik të një agjenti antiaderent dhe një polimer me çlirim të varur nga pH dhe një plastifikues janë përgatitur për veshjen e bërthamës dhe më pas për të përftuar shtresën e jashtme veshëse. |
21 | Tableta farmaceutike me përdorim oral për çlirimin e kontrolluar të mesalazinës, ose një kripë e saj farmaceutikisht e pranueshme, sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 15 për trajtimin e kolitit ulçeroz. |