Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4825
2014.09.17
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.01.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/181
2014.06.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.10.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10704338.2
2010.01.22
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2389343
2014.03.12
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| AT | 1292009 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| 4Elements Invent Ltd | Level 1 Tower Business Centre Tower Street Swatar, Birkirkara BKR 4013 / MT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| KERSCHGENS, Daniel | C/Vicente Andres Estelles 1 89 E-03730 Javea / ES , ES |
| SUSTR, Norbert | Gentzgasse 7 A-1180 Wien / AT , AT |
| WALDSTEIN-WARTENBERG, Karl Albrecht | Prinz Eugen Strasse 68/7 A-1040 Wien / AT , AT |
| GABLER-FRITZ, Franz | Liechtensteinstrasse 25/16 A-1090 Wien / AT , AT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
Paisje termo-diellore për prodhimin e ujit të freskët
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Pajisje portabël (e lëvizëshme) solarotermike (1) për prodhimin e ujit të freskët nga ujërat e zeza, ose ujë me kripë, që ka një qarkullim të mbyllur të fluidit (2) prej elementësh zorrë ose tubash të lidhura me një furnizues të ujrave të zeza (3) dhe një dalje të ujit të freskët (4), - ku qarkullimi i fluidit (2) ka një seksion ngrohës të pjerrët (5) të përshtatshëm të drejtuar normalisht kundrejt rrezeve të diellit (S), për ngrohjen dhe avullimin e ujërave të zeza, pasuar nga - një seksion kondensimi (6) i vendosur kryesisht vertikalisht, për kondensimin e ujit të freskët dhe ngrohjen e ujërave te zeza, dhe - një pjesë depozituese (7) per ujin e freskët të kondensuar, e ndërtuar si bazament, e karakterizuar nga ajo që, - qarkullimi i fluidit (2) ka një strukturë të sheshtë që kursen hapësirë, - elementët e tubave janë projektuar për të qënë të bashkueshëm me njëri tjetrin dhe elementët zorrë janë projektuar për të qënë të pompueshëm, dhe - seksioni ngrohës (5) i qarkullimit të fluidit, ka një kolektor solar (10, 20) për përqëndrimin e energjisë termike të rrezeve të diellit (S) në një zonë avullimi (9) në brendësi të seksionit ngrohës (5), - me kolektorin solar (10, 20), që është i fiksuar në mënyre të lëvizëshme te seksioni ngrohës (5). |
| 2 | Pajisje sipas pretendimit 1, e karakterizuar nga ajo që, kolektori solar (10) përbëhet nga një strukturë fletësh të fryshme, e cila ka një fletë reflektuese (pasqyrë) (11) parabël ose rrethore-cilindrike dhe një fletë hyrëse transparente (12) per rrezet e diellit (S), të cilat, së bashku me dy pjesët anësore (13), tendosin një hapësirë të hollë (zgavër), e cila penetrohet nga seksioni ngrohës (5) i qarkullimit të fluidit në zonën fokale të fletës pasqyrës (11). |
| 3 | Pajisje sipas pretendimit 1, e karakterizuar nga ajo që, kolektori solar (20) ka të paktën një krah absorbues (21), i cili qëndron në kontakt termik me hapësirën e avullimit (9) te seksionit ngrohës (5). |
| 4 | Pajisje sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, e karakterizuar nga ajo që, në brendësi të seksionit të kondensimit (6) është vendosur një copë që shkëmben nxehtësi (30) e bërë prej një materiali flete fleksibël, e preferuar, që të formojë një mantel cilindri, buza e sipërme (31) e së cilës është e lidhur me furnizuesin e ujërave të zeza (3) dhe buza e poshtme (32) e të cilës, është e lidhur me një zorrë përcjellëse (33) e futur nëpërmjet pjesës depozituese (7) të qarkullimit të fluidit (2), e cila transporton ujërat e zeza në pjesën ngrohëse (5), nëpërmjet një mjeti transporti (15), preferohet nje pompë solare. |
| 5 | Pajisje sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 4, e karakterizuar nga ajo që, për përmirësimin e transmetimit të nxehtësisë në anën e jashtme të seksionit të ngrohjes, është vendosur një fletë nxehtësipërcjellëse, e preferueshme, një fletë bakri. |
| 6 | Pajisje sipas pretendimit 3, e karakterizuar nga ajo që, kolektori solar (10), në elementët anësore (13) ka pjesë të fryeshme të kornizës (26) prej materiali flete të përforcuar me tekstil, të cilat në gjëndje të fryrë, hapin formën parabolike ose rrethore të sipërfaqes reflektuese (11). |
| 7 | Pajisje sipas pretendimit 6, e karakterizuar nga ajo që, pjesët e fryeshme të kornizës (26) të elementëve anësore (13) janë të lidhur prej elementëve të fryeshëm të bashkimit (27) të materialit fletë të përforcuar me tekstil. |
| 8 | Pajisje sipas pretendimit 6 ose 7, e karakterizuar nga ajo që, fleta reflektuese (11) është e lidhur me një fletë mbështetëse (28), e preferueshme, me disa shtresa. |
| 9 | Pajisje sipas çdonjërit prej pretendimeve 6 deri në 8, e karakterizuar nga ajo që, elementët anësore (13) të kolektorit solar (10) kanë disqe me kushineta (29), nëpërmjet të cilave kolektori solar (10) është i bashkuar në mënyre të rrotullueshme te pjesa ngrohëse (5) e qarkullimit të fluidit në formë pipe (2). |
| 10 | Pajisje sipas pretendimit 6 deri në 8, e karakterizuar nga ajo që, elementët anësorë (13) të kolektorit solar (10), janë të lidhura në mënyrë të qëndrueshme tek seksioni ngrohës (5) i qarkullimit të fluidit në formë pipe (2) duke i ngjitur me tutkall ose duke i salduar. |
| 11 | Pajisje sipas pretendimit 10, e karakterizuar nga ajo që, kolektori solar (10) ka një pajisje rregulluese (35) për rregullimin kundrejt pozicionit të diellit, e cila vepron mbi qarkullimin e fluidit (2), e preferueshme, në seksionin e kondensimit (6), dhe nxit lëvizjen rrëshqitëse të gjithë pajisjes (1), ku pajisja rregulluese (35) ka elementë forme (36a, 36b) të cilat mund të ngjishen hapur dhe janë të lidhura nëpërmjet një pompe (39), për shembull, dalta (pyka) të shumëfishta të ndara, niveli mbushës respektiv i të cilave përcakton nivelin e inklinimit të pajisjes (1). |
| 12 | Pajisje sipas pretendimeve 1 deri në 3, e karakterizuar nga ajo që, kolektori solar (10) ka një pajisje rregulluese (41) për rregullimin kundrejt pozicionit të diellit, e cila nxit një lëvizje rrotulluese të kolektorit (10) rreth aksit të seksionit ngrohës (5), ku pajisja rregulluese (41) ka seksionet e holla të para e të dyta (42, 43), fundet e të cilave janë harkuar rreth seksionit në formë pipe (44) të qarkullimit të fluidit (2) në drejtime të kundërta dhe fundet e lira të të cilave (45) bashkohen me kolektorin solar (10). |
| 13 | Pajisje sipas pretendimeve 1 deri në 5, e karakterizuar nga ajo që, vendoset një kontenier furnizues (59) i lidhur me furnizuesin e ujrave të zeza (3), dhe që, transporti i ujrave të zëza realizohet thelbësisht vetëm me anë të presionit hidrostatik, për shkak të diferencës në lartësi ndërmjet kontenierit furnizues (59) dhe vendit dalës të ujrave të zeza në fundin e sipërm të seksionit ngrohës (5). |
| 14 | Pajisje sipas pretendimeve 1 deri në 2, e karakterizuar nga ajo që, zona e avullimit (9) në seksionin ngrohës (5) zmadhohet nga dy gjysëm pipa (tuba) (60) me harkime radiale të ndryshme, për shembull, të bëra nga metal, të cilat vendosen ngjitur, mbi njëra tjetrën, mbi xhepin ngrohës (16) të zonës së avullimit (9). |
| 15 | Pajisje sipas pretendimit 9, e karakterizuar nga ajo që, gjysëm pipat (60) janë të lidhura direkt tek fleta që drejton ngrohjen (23), e seksionit ngrohës (5). |