REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4780 2014.07.10
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2031.02.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/173 2014.06.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.09.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11154910.1 2011.02.17
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2360683 2014.04.09
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 305871
US 359763
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Dolby Laboratories Licensing Corporation 1275 Market Street, San Francisco, CA 94103 / US,
Dolby International AB 77 Sir John Rogerson''s Quay, Block C, Grand Canal Docklands, Dublin D02 VK60,
(72) Shpikës
Emri Adresa
THESING, Robin Baerenschanzstrasse 63 90429, Nürnberg / DE , DE
SILVA, James, M. 2063 Lynwood Terrace San Jose, CA 95128 / US , US
ANDERSEN, Robert, L. 1590 Golden Gate Avenue, Unit B San Francisco, CA 94115 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku" Pall.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Rexhep Karapici Rr.Margarita Tutulani P.15, Ap.29 , al , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku" Pall.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL
Rexhep Karapici Rr.Margarita Tutulani P.15, Ap.29 , al , AL
(54) Titull
Deshifrim zanor duke përdorur një kombinim efiçent
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për të vënë në funsionim një dekoder zanor (200) për të deshifruar të dhëna zanore që përfshijnë blloqet e koduara të kanaleve N.n të të dhënave zanore, për të formuar të dhëna të deshifruara që përfshijnë kanalet M.m të të dhënave zanore, M≥1, n është numri kanaleve me efekte me frekuencë të ulët në të dhënat e koduara zanore, dhe m është numri i kanaleve me efekte me frekuencë të ulët në të dhënat zanore të deshifruara , metoda përfshin: pranimin/marrjen e të dhënave zanore që përfshijnë blloqet e kanaleve N.n të të dhënave zanore të koduara nga një metodë kodimi, metoda e kodimit përfshin transformimin e kanaleve N.n të të dhënave zanore dixhitale, dhe formimin e paketimin e treguesit të domeinit të frekuencës dhe të dhënave mantisa; dhe deshifrimin e të dhënave zanore të pranuara/mara, deshifrimi përfshin: çpaketimin/zbërthimin dhe defshifrimin (403) e treguesit të domeinit të frekuencës dhe të të dhënave mantisa; përcaktimin e koefiçientëve të transformimit (605) prej treguesit të çpaketuar dhe të deshifruar të domeinit të frekuencës dhe të dhënave mantisa; transformimin e anasjelltë (607) të të dhënave të domeinit të frekuencës dhe aplikimin e mëtejshëm të përpunimit, për të përcaktuar mostrat e të dhënave zanore; dhe kombinimin e domeinit të kohës (613) së të paktën disa blloqeve të të dhënave zanore mostër sipas kombinimit të të dhënave për rastin M
2 Metoda sipas pretendimit 1, ku metoda përfshin identifikimin (835) e një, ose më shumë kanaleve jo-kontribuese të kanaleve hyrëse N.n, një kanal jo-kontribues është një kanal që nuk kontribuon në kanalet M.m, dhe që metoda nuk kryen transformimin e anasjelltë të të dhënave të domeinit të frekuencës dhe aplikimin e përpunimit të mëtejshëm në një ose më shumë kanale kontribuese të identifikuar.
3 Metoda sipas pretendimit 1, ku transformimi në metodën e kodimit përdor një transformim- të mbivendosur, dhe ku përpunimi i mëtejshëm përfshin aplikimin e krijimit të dritareve dhe operacioneve të shtimit (609) për të përcaktuar të dhënat zanore mostër.
4 Metoda sipas pretendimit 1, ku transformimi në metodën e kodimit përdor një transformim- të mbivendosur, dhe ku përpunimi i mëtejshëm përfshin aplikimin e krijimit të dritareve dhe operacioneve të shtimit (609) për të përcaktuar të dhënat zanore mostër.
5 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku deshifruesi (200) përdor të paktën një procesor x86 seti i udhëzimeve të të cilit përmban udhëzimet e veçanta të linjës së shtrirjeve të të dhënave të shumëfishta (SSE), që përfshijnë udhëzimet vektoriale, dhe ku kombinimi i domeinit të kohës përfshin udhëzimet e vektorit të funksionimit në të paktën njërin nga një ose më shumë procesorët x86.
6 Metoda sipas pretendimit 2, ku n=1 dhe m=0, të tillë që transformimi i anasjelltë dhe aplikimi i përpunimit të mëtejshëm nuk kryhen në kanalin me efekt frekuence të ulët.
7 Metoda sipas pretendimit 2, ku të dhënat zanore që përfshijë blloqet e koduara përmbajnë informacion që përcakton kombinimin, dhe ku identifikimi i një ose më shumë kanaleve përdor informacionin që përcakton kombinimin.
8 Metoda sipas pretendimit 7, ku informacioni që përcakton kombinimin përfshin parametra të nivelit të kombinimit që kanë vlera të përcaktuara që tregojnë që një ose më shumë kanale janë kanale jo-kontribuese.
9 Metoda sipas pretendimit 2, ku identifikimi i një ose më shumë kanaleve jo-kontribuese gjithashtu përmban identifikimin, në se një ose më shumë kanale kanë një sasi të parëndësishmë të përmbajtjes lidhur me një ose më shumë kanale të tjera, ku identifikimi se kur një ose më shumë kanale kanë një sasi të parëndësishme të përmbajtjes lidhur me një ose më shumë kanale të tjera, përfshin krahasimin e diferencës së një mase të sasisë së përmbajtjes lidhur me një kanal tjetër nëse energjia ose niveli i tij absolut është të paktën 15dB më poshtë se sa i kanalit tjetër, ose në se energjia ose niveli absolut i tij është të paktën 18dB më poshtë se sa i kanalit tjetër, ose nëse energjia ose niveli absolut i tij është të paktën 25dB më poshtë se sa i kanalit tjetër.
10 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku të dhënat zanore të pranuara janë në formën e një serie bitesh të kornizave të të dhënave të koduara, dhe ku deshifrimi është ndarë në një grup të veprimesh deshifrimi para-fundor (201), dhe një grup veprimesh deshifrimi pas-fundor (203), veprimet e deshfrimit para-fundor përfshijnë çpaketimin dhe deshifrimin e treguesit të domeinit të frekuencës dhe të të dhënave mantisa të një kornize të serisë së biteve në treguesin e domeinit të frekuencës dhe të dhënave mantisa të çpaketuara dhe të deshifruara për kornizën, dhe të dhënat përshkruese që shoqërojnë kornizën, veprimet e deshifrimit pas-fundor përfshijnë përcaktimin e koefiçientëve të transformimit, transformimin e ansjelltë dhe aplikimin e përpunimit të mëtejshëm, duke aplikuar çdo deshifrim të kërkuar të përpunimit të para-zhurmës së përkohëshme, dhe kombinimin në rastin kur M
11 Metoda sipas pretendimit 10, ku veprimet e deshfrimit para-fundor kryhen në një kalim të ndjekur nga një tjetër kalim, kalimi i parë përfshin të dhëna përshkruese të çpaketuara bllok-pas blloku dhe pika (tregues) ruajtje në të cilat treguesit dhe të dhënat mantisa e paketuara ruhen, dhe kalimi i dytë përfshin përdorimin e pikave (treguesve) të ruajtjes në treguesit dhe mantisat e paketuara, dhe treguesin dhe të dhënat mantisa të deshifruara dhe çpaketuara kanal-pas-kanali.
12 Metoda sipas secilit prej pretendimeve të mëparshme, ku të dhënat zanore të koduara janë koduar sipas njërit prej grupeve të standarteve të përbërë nga standarti AC-3, standarti E-AC-3, dhe standarti HE-AAC.
13 Një memorie e lexueshme nga kompiuteri që ruan udhëzimet e deshifrimit, e cila kur ekzekutohet nga një ose më shumë procesorë të një sistemi përpunimi sjell që sistemi i përpunimit të kryejë metodën e çdonjërit prej pretendimeve të mëparshme.
14 Një aparat (1200) për të përpunuar të dhëna zanore për të deshifruar të dhënat zanore që përfshijnë blloqet e kodimit të kanaleve N.n të të dhënave për të krijuar të dhënat zanore të deshifruara që përfshijnë kanalet M.m të zërit të deshifruar, M≥1, n është numri kanaleve me efekte me frekuencë të ulët në të dhënat e koduara zanore, dhe m është numri i kanaleve me efekte me frekuencë të ulët në të dhënat zanore të deshifruara, aparati përmban mjete për kryerjen e metodës së secilit prej pretendimeve nga 1 në 12.