Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5042
2015.02.05
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2023.05.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/152
2014.05.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
12166370.2
2003.05.30
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2527315
2014.03.19
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
US | 412272 |
US | 463104 |
US | 409100 |
US | 385144 |
US | 435880 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Proteotech Inc. | 12026, 115th Avenue N.E. , Kirkland, WA 98034 |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Coffen, David, L. ( deceased ) | c/o Charlotte Coffen, 4700 Water Park Drive, Unit T , Belcamp, MD 21017-1521 , US |
Sanders, Virginia, J. | 2895 Harrison Street, Unit 4 ,San Francisco, CA 94110 , US |
Nguyen, Beth, P. | 2214 Alisa Lane , Trophy Club, TX 76262 , US |
Larsen, David S. | 24 Fairview Terrace, Sawyers Bay ,Dunedin , NZ |
Castillo, Gerardo, M. | 20716 37th Avenue Southeast ,Bothell, WA 98021 , US |
Larsen, Lesley | 24 Fairview Terrace, Sawyers Bay , Dunedin , NZ |
Lorimer, Stephen D. | 8 Windsor Street, Opoho ,Dunedin , NZ |
Lake, Thomas, P. | 7732 Interurban Boulevard, Snohomish, WA 98296 , US |
Weavers, Rex T. | 18 Kevin Street, Maryhill ,Dunedin , NZ |
Snow Alan, D. | 3812-167th Place S.W. ,Lynnwood, WA 98037 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Ditika HOXHA | Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL |
Ditika HOXHA | Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL |
(54) Titull
KOMPONIMET, PERBERJET DHE METODAT PER TRAJTIMIN E SEMUNDJEVE AMILOIDE DHE SINUKLEINOPATIVE TE TILLA SI SEMUNDJA E ALZHEIMERIT, DIABETI I TIPIT 2, DHE SEMUNDJA E PARKINSONIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një komponim i formulës : ose një kripë e tij, e pranueshme nga pikëpamja farmaceutike, ku: R është një grup C6-C10 alkilen, në të cilin ndodhen (i) opsionalisht 1 ose 2 lidhje dyfishe jo-të afërta; (ii) 1 deri në 3 grupe metilen jo-të afërta janë zëvendësuar nga NR’, O ose S, ku R’ është H, C2-4 acil ose C1-3alkil; dhe (iii) 2 grupe metilen janë zëvendësuar nga një grup karbonil ose hidroksimetilen |
2 | Komponimi i pretendimit 1 i përzgjedhur prej: ose një kripë e tij, e pranueshme nga pikëpamja farmaceutike. |
3 | Një përbërje farmaceutike që përmban komponimin e pretendimit 1, ose të pretendimit 2 dhe një përbërës të përshtatshëm nga pikëpamja farmaceutike. |
4 | Një përbërje sipas pretendimit 1, ose pretendimit 2, për tu përdorur në trajtimin e formimit, depozitimit, akumulimit, ose përsëritjen e fibrileve amiloide ose fibrileve sinuklein. |
5 | Një metodë in vitro për trajtimin e formimit, depozitimit, akumulimit, ose përsëritjen e fibrileve amiloide ose fibrileve sinuklein, duke përfshirë trajtimin e fibrileve me një sasi të efektshme të një komponimi sipas pretendimit 1, ose pretendimit 2. |
6 | Komponimi i pretendimit 4, ose metoda e pretendimit 5, ku fibrilet amiloide janë fibrilet amiloide Aβ ose fibrilet amiloide IAPP. |
7 | Komponimet e pretendimit 4, ose metoda e pretendimit 5, ku fibrilet sinuklein janë fibrilet α-sinuklein. |
8 | Një komponim sipas pretendimit 1, ose pretendimit 2, për tu përdorur në trajtimin e një sëmundjeje amiloide ose një sinukleinopatie në një gjitar që vuan prej kësaj sëmundje. |
9 | Komponimi i pretendimit 8, ku sëmundja amiloide është një sëmundje që shoqërohet me formimin, depozitimin, akumulimin, ose përsëritjen e një proteine amiloidi të përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga amiloidi Aβ, amiloidi AA, amiloidi AL, amiloidi IAPP, amiloidi PrP, amiloidi α2-mikroglobulinë, transtiretina, prealbumina, dhe prokalcitonina. |
10 | Komponimi i pretendimit 8, ku sëmundja e amiloidit është përzgjedhur nga grupi i sëmundjeve që përbëhen nga sëmundja e Alzheimer-it, Sindroma Down, Çmenduria pugilistike, atrofia multisistemike, përfshirja e trupit të miocitozës, hemorragji cerebrale e trashëguar me amiloidozë të tipit holandez, sëmundja Nieman –Pick e tipit C, angiopatia β-amiloide cerebrale, çmenduria e shoqëruar me degjenerim kortikal bazal, amiloidoza e diabetit të tipit 2, amiloidoza e inflamacionit kronik, amiloidoza e malinjicitetit dhe Ethet Mesdhetare Familjare, sëmundja e amiloidozës së mielomës së shumëfishtë dhe diskrasisë B-qelizore, amiloidoza e sëmundjeve të prionit, sëmundja Creutzfeldt-Jakob, sindroma Gerstmann-Straussler, kuru-së, skrapit, amiloidoza e shoqëruar me sindromën e tunelit karpal (kyçit të dorës) , amiloidoza kardiake e pleqërisë, polineuropatia amiloidotike familjare, dhe amiloidoza e shoqëruar me tumore endokrine. |
11 | Komponimi i pretendimit 8, ku sinukleinopatia është një sëmundje e shoqëruar me formimin, depozitimin, akumulimin, ose përsëritjen e fibrileve sinuklein, në mënyrë të preferueshme e fibrilive α-sinuklein. |
12 | Komponimi i pretendimit 8, ku sinukleinopatia është përzgjedhur nga grupi i sëmundjeve që përbëhet nga sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Parkinsonit familiar, sëmundja e trupit Lewy, varianti i trupit Lewy i sëmundjes së Alzheimerit, çmenduria me trupat Lewy, atrofia multisistemike, dhe kompleksi i Guam-it Parkinsonizëm-çmenduri. |
13 | Komponimi i pretendimit 8, ku gjitari është njeri. |
14 | Komponimi i pretendimit 8, i cili është për tu marrë në një sasi midis 0.1 mg/Kg/ditë dhe 1000 mg/Kg/ ditë në mënyrë të preferueshme midis 1 mg/Kg/ditë dhe 100 mg/Kg/ditë dhe në mënyrë akoma më të preferueshme midis 10 mg/Kg/ditë dhe 100 mg/Kg/ditë. |
15 | Përdorimi i një komponimi sipas pretendimit 1, ose pretendimit 2, në prodhimin e një ilaçi për të trajtuar: a) formimin, depozitimin, akumulimin, ose përsëritjen e fibrileve amiloide ose fibrileve sinuklein, ose b) një sëmundje amiloide ose një sinukloinopati në një gjitar që vuan prej kësaj sëmundjeje, në mënyrë të preferueshme ku a) është ndryshuar nga karakteristikat e pretendimeve 6, ose 7, ose ku b) është ndryshuar nga karakteristikat e pretendimeve 9 deri në 14. |