REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4836 2014.10.01
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.06.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/146 2014.05.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.10.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04744203.3 2004.06.21
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1646659 2014.05.14
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 480906
US 482058
US 512047
US 512135
US 871543
US 871514
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Kiacta Sàrl Chemin de la Pacottaz 1 1806 St-Legier
(72) Shpikës
Emri Adresa
KONG, Xianqi 12 Papillon Street Dollard-des-Ormeaux, Quebec H9B 3J7 , CA
MIGNEAULT, David 4545 Hurtubise Laval, Quebec H7T 2T6 , CA
WU, Xinfu 442, rue de Saint-Servan Laval, Quebec H7X 4B4 , CA
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
METODË PËR PËRGATITJEN E KOMPONIMEVE TË ACIDIT 1,3-PROPAN DISULFONIK
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për përgatitjen e një komponimi të acidit 1,3-propan disulfonik të përzgjedhur nga acidi 1,3-propan disulfonik dhe kripëra farmaceutikisht të pranueshme të acidit 1,3-propan disulfonik, ku kjo metodë përfshin hapjen e një unaze sulton me një anion sulfit nukleofil, në mënyrë të tillë që të prodhohet një komponim i acidit 1,3-propan disulfonik.
2 Një metodë sipas pretendimit 1, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik është kripë dynatriumëshe e acidit 1,3-propan disulfonik.
3 Një metodë sipas pretendimit 1 ose 2, që përmban ujë si tretës.
4 Një metodë sipas pretendimit 3, që përmban edhe aceton si bashkëtretës.
5 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku kapaciteti i ngarkesës është më i madh ose i barabartë me 2%.
6 Një metodë sipas pretendimit 5, ku kapaciteti i ngarkesës është më i madh ose i barabartë me 5%.
7 Metoda sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe hapin e pastrimit (purifikimit) të komponimit të acidit 1,3-propan disulfonik.
8 Metoda sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik nuk përmban brom.
9 Metoda sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik nuk përmban natrium.
10 Metoda sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik ka përmbajtje sulfati më pak se 1.4%.
11 Metoda sipas pretendimit 10, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik ka përmbajtje sulfati më pak se 1.0%.
12 Metoda sipas pretendimit 11, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik ka përmbajtje sulfati më pak se 0.5%, për shembull më pak se 0.2%.
13 Metoda sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik nuk përmban të paktën njërin nga nënproduktet e përzgjedhura nga grupi i përbërë nga 1,3-propandiol, 3-bromo-propan-1-ol, 1,3-dibromopropan, dhe 3-bromo-propansulfonat.
14 Metoda sipas pretendimit 13, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik nuk përmban të paktën dy nga nënproduktet e përzgjedhura nga grupi i përbërë nga 1,3-propandiol, 3-bromo-propan-1-ol, 1,3-dibromopropan, dhe 3-bromo-propansulfonat.
15 Metoda sipas pretendimit 13, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik nuk përmban të paktën tre nga nënproduktet e përzgjedhura nga grupi i përbërë nga 1,3-propandiol, 3-bromo-propan-1-ol, 1,3-dibromopropan, dhe 3-bromo-propansulfonat.
16 Metoda sipas pretendimit 13, ku komponimi i acidit 1,3-propan disulfonik nuk përmban të katër nënproduktet 1,3-propandiol, 3-bromo-propan-1-ol, 1,3-dibromopropan, dhe 3-bromo-propansulfonat.
17 Një metodë për përgatitjen e një përbërjeje farmaceutikisht të pranueshme që përmban komponimin e acidit 1,3-propan disulfonik dhe një transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm, që përfshin përgatitjen e një komponimi të acidit 1,3-propan disulfonik sipas metodës së ndonjë prej pretendimeve paraprirëse; kombinimin e komponimit të acidit 1,3-propan disulfonik me një transportues (bartës) farmaceutikisht të pranueshëm, duke formuar përbërjen farmaceutike.
18 Metoda sipas pretendimit 17, ku përbërja përdoret për frenimin e depozitimit amiloid në një subjekt.
19 Metoda sipas pretendimit 17, ku përbërja përdoret për mjekimin e amiloidozës në një subjekt.
20 Metoda sipas pretendimit 17, ku përbërja përdoret për mjekimin ose parandalimin e një sëmundjeje me lidhje amiloide në një subjekt.
21 Metoda sipas pretendimit 20, ku sëmundja me lidhje amiloide përzgjidhet nga grupi i përbërë nga sëmundja e Alzheimer-it, angiopatia amiloide cerebrale, miositi nga trupat e ndërfutur, degjenerimi makular, amiloidoza AA, amiloidoza AL, sindroma e Down-it, dëmtimi i lehtë i njohjes, diabeti i tipit II, dhe hemorrhagjia cerebrale e trashëguar.