REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4773 2014.06.30
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.10.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/144 2014.05.16
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10776017.5 2010.10.28
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2510515 2014.03.19
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 267422
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Dolby Laboratories Licensing Corporation 100 Potrero Avenue San Francisco, CA 94103-4813
(72) Shpikës
Emri Adresa
RAMAMOORTHY, Kamalanathan c/o Dolby Laboratories, Inc., 999 Brannan Street San Francisco, CA 94103-4938 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL
Mirela PIRANIAN. Rr. M. Gjollesha, P.14, Shk.41, Ap.24, Tiranë , AL
Ditika HOXHA Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL
Mirela PIRANIAN. Rr. M. Gjollesha, P.14, Shk.41, Ap.24, Tiranë , AL
(54) Titull
DESHIFRIMI I RRYMAVE BINARIKE ZANORE TE KODUARA TE SHUME KANALEVE, DUKE PERDORUR TRANSFORMIMIN HIBRID TE ADAPTUESHEM
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për çkodimin e një skeme të një sinjali zanor dixhital të koduar, ku: skema përfshin skemën e të dhënave përshkruese, një bllok të parë zanor dhe një ose më shumë blloqe zanore pasuese, dhe secili prej blloqeve zanore të parë, ose pasuese përfshin të dhëna përshkruese të bllokut dhe të dhëna zanore të koduara për dy ose më shumë kanale zanore, ku : të dhënat e koduara zanore përmbajnë faktorë shkalle dhe vlera të shkallëzuara që përfaqësojnë përmbajtjen spektrale të dy, ose më shumë kanaleve zanore, çdo vlerë e shkallëzuar e shoqëruar me njërin prej faktorëve respektivë të shkallës; dhe blloku i të dhënave përshkruese përfshin informacion i cili përshkruan mjetet e kodimit të përdorura nga një proces kodimi që prodhon të dhënat e koduara zanore, mjetet e kodimit përfshirë përpunimin e transformimit hibrid adaptiv që përmban: aplikimin e një banke me filtër analizues i implementuar nga një transformim parësor në dy, ose më shumë kanale zanorë, për të nxjerrë koefiçientët e transformimit parësor, dhe aplikimin e një transformimi dytësor të koefiçientëve të transformimit parësor për të paktën disa prej dy, ose më shumë kanale zanore për të nxjerrë koefiçientët e transformimit hibrid; dhe ku metoda përmban: (A) marrjen e skemës së sinjalit zanor dixhital të koduar; dhe (B) ekzaminimin e sinjalit zanor dixhital të koduar të skemës në një kalim të vetëm për të çkoduar të dhënat zanore të koduara për çdo bllok zanor në varësi të bllokut, ku çkodimi i secilit bllok zanor respektiv përmban: (1) përcaktimin, për secilin kanal respektiv, të dy ose më shumë kanaleve nëse procesi i kodimit ka përdorur përpunimin e trasformimit hibrid adaptiv për të koduar secilën prej të dhënave zanore të koduara; (2) nëse procesi i kodimit ka përdorur përpunimin e transformimit hibrid adaptiv për kanalin respektiv: (a) në qoftë se blloku zanor respektiv është blloku i parë zanor në kornizë: (i) përftimin e të gjithë koefiçientëve të transformimit hibrid të kanalit respektiv për kornizën, nga të dhënat zanore të koduara në bllokun e parë zanor, dhe (ii) aplikimin e një transformimi dytësor të anasjelltë në koefiçientët e transformimit hibrid për të përftuar koefiçientë transformimi hibrid të anasjelltë, dhe (b) përftimin e koefiçientëve e transformimit parësor nga koefiçientët e transformimit dytësor për kanalin përkatës në bllokun zanor respektiv; (3) në qoftë se procesi i kodimit nuk ka përdorur përpunimin e transformimit hibrid adaptiv për kanalin përkatës, përftimin e koefiçientëve të transformimit parësor për kanalin respektiv, duke çkoduar të dhënat e koduara në bllokun zanor respektiv; dhe (C) aplikimin e një transformimi parësor të kthyeshëm në koefiçientë të transformimit parësor për të nxjerrë një sinjal dalës që përfaqëson kanalin përkatës në bllokun zanor respektiv; dhe
2 Metoda e pretendimit 1, ku skema e sinjalit zanor dixhital të koduar përputhet me sintaksën e zgjeruar të serisë së biteve AC-3.
3 Metoda e pretendimit 2, ku mjetet e kodimit përfshijnë përpunim të zgjatur spektral dhe çkodimi i secilit bllok zanor respektiv më tej përfshin: përcaktimin nëse procesi i çkodimit duhet të përdorë përpunim të zgjatur spektral për të çkoduar secilën nga të dhënat zanore të koduara; dhe nëse përpunimi i zgjatur spektral duhet përdorur, duke sintetizuar një ose më shumë komponentë spektral nga koefiçientët e transformimit dytësorë të kthyeshëm për të përftuar koefiçientët e transformimit parësor me një frekuence sinjali të zgjatur.
4 Metoda e pretendimit 2 ose 3, ku mjetet e kodimit përfshijnë çiftimin e kanalit dhe çkodimin e secilit bllok audio më tej përfshin: përcaktimin nëse procesi kodues ka përdorur çiftimin e kanalit për të koduar secilën të dhënë zanore të koduar; dhe nëse procesi i kodimit ka përdorur çiftimin e kanalit, duke derivuar elementët spektralë nga koefiçientët e transformimit dytësor të kthyeshëm, për të përftuar koefiçientët e transformimit parësor për kanalet e çiftuara.
5 Një aparat për të çkoduar një skemë të një sinjali zanor dixhital, ku aparati përfshin mjetet për të kryer të gjitha hapat e secilit prej pretendimeve 1 deri në 4.
6 Një paisje memorizuese (flash) që regjistron një program udhëzimesh, i cili është i ekzekutueshëm nëpërmjet një paisjeje, për të realizuar një metodë për të çkoduar një skemë të një sinjali zanor dixhital të koduar, ku metoda përfshin të gjitha hapat e secilit prej pretendimeve 1 deri në 4.