Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4741
2014.06.16
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.12.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/137
2014.05.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10813014.7
2010.12.03
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2507042
2014.02.12
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 2009000544 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Elas Geotecnica S.r.l. | Centro Commerciale San Felice Lotto 3/21 20090 Segrate |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| BONOMI, Cristiano | Via dello Sport 16 I-20068 Peschiera Borromeo (Milano) , IT |
| FRULLANI, Antonio | Via L. da Vinci 46 I-55042 Forte dei Marmi (Lucca) , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL |
| Ditika HOXHA | Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL |
(54) Titull
METODË DHE IMPIANT PËR PRODHIMIN E NJË PROFILI FIBRASH XHAMI PËR TU PËRDORUR SI ELEMENT PËRFORCUES PËR FORCIMIN E NJË MURI GËRMIMI
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një metodë për prodhimin e një profili (15) të përbërë prej fibrash xhami (5A, 5B), për tu përdorur për forcimin e një muri gërmimi, metoda në fjalë përfshin hapat e: - mbushjes së fibrave të xhamit ( 5A, 5B) me një rrëshirë polimerike; - orientimit të fibrave të xhamit në fjalë (5A, 5B) sipas një drejtimi gjatësor dhe vendosjen e këtyre fibrave në mënyrë të tillë që të konfigurojnë një profil të shtrirë në mënyrë boshtore (15) - ngjeshjen e ekstremit të fibrave të xhamit (5B) të profilit në fjalë (15), në intervalet boshtore përmes një elementi shtrëngues, thelbësisht të ngjashëm me fijen (8), në mënyrë që të japë një formë të valëzuar, që në thelb i përket formës së valëzuar të profilit të përfunduar, në kombinim me sipërfaqen e jashtme (15B) të profilit në fjalë (15) dhe elementit shtrëngues të ngjashëm me fijen; - nënshtrimit të profilit në fjalë (15) ndaj një procesi polimerizimi, i karakterizuar nga sipërfaqja e jashtme në fjalë e (15B) e profilit në fjalë (15) që ka një formë sinusoidale në lidhje më një prerje tërthore boshtore. |
| 2 | 2. Metoda sipas pretendimit 1, ku fibrat e xhamit në fjalë (5A, 5B) janë vendosur rreth një bërthame cilindrike në mënyrë që të konfigurojnë profilin e shtrirë në mënyrë boshtore në fjalë (15), profili në fjalë (15) shkëputet nga bërthama cilindrike në fjalë gjatë procesit të polimerizimit. |
| 3 | 3. Metoda sipas pretendimeve 1 ose 2, ku elementi shtëngues i ngjashëm me fijen (8) mbështillet në formën e një spiraleje rreth profilit në fjalë (15). |
| 4 | 4. Metoda sipas pretendimit 3, ku elementi shtrëngues i ngjashëm me fijen (8) mbështillet me një pjerrësi spiraleje kryesisht konstante. |
| 5 | 5. Metoda sipas pretendimit 3, ku elementi shtrëngues i ngjashëm me fijen (8) mbështillet me një pjerrësi spiraleje kryesisht konstante për një gjatësi të parë boshtore, të parapërcaktuar, të profilit në fjalë dhe me një pjerrësi spiraleje të krahasueshme me trashësinë e elementit të ngjashëm me fijen për një gjatësi të dytë boshtore të parapërcaktuar. |
| 6 | 6. Metoda sipas njërit, ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku elementi shtrëngues i ngjashëm me fijen (8) është një fije jo-metalike. |
| 7 | 7. Metoda sipas njërit, ose më shumë prej pretendimeve të mëparshme, ku elementi shtrëngues thelbësisht i ngjashëm me fijen (8), mbetet i përfshirë brenda profilit (15) pas procesit të polimerizimit. |
| 8 | 8. Një impiant (100) për të prodhuar një profil (15) të përbërë prej fibrave të xhamit (5A, 5B), për tu përdorur si elementë përforcues për fuqizimin e një muri gërmimi, impianti (100) në fjalë përmban: - të paktën një depozitë (5) për të mbushur fibrat e xhamit (5A,5B) në fjalë me një rrëshirë polimerike; - mjetet e orientimit dhe vendosjes (51,52) së fibrave të xhamit (5A, 5B) në fjalë, për ti orientuar ato sipas drejtimit boshtor në fjalë X dhe për ti vendosur ato në mënyrë të tillë që të konfigurojë një profil që shtrihet në mënyrë boshtore (15); - mjetet e shtrëngimit (80) përfshijnë një element shtrëngues të ngjashëm me fijen (8) për të ngjeshur ekstremin e fibrave të xhamit (5B) të profilit në fjalë (15) në intervalet boshtore në mënyrë që të krijojë një formë të valëzuar të profilit përfundimtar, në kombinim me sipërfaqjen e jashtme (15B) të profilit në fjalë (15) dhe elementit shtrëngues të ngjashëm me fijen; - mjetet e polimerizimit për të polimerizuar profilin në fjalë; karakterizuar nga sipërfaqja e jashtme në fjalë (15B) e profilit në fjalë (15) që ka një formë sinusoidale në lidhje me një prerje tërthore boshtore. |
| 9 | 9. Impianti (100) sipas pretendimit 8, ku impianti në fjalë përmban mjete tërheqëse (60) për të tërhequr profilin në fjalë (15) në drejtimin boshtor. |
| 10 | 10. Impianti sipas pretendimeve 8 ose 9, ku mjetet e shtrëngimit (80) përfshijnë një njësi mbështjellëse (70), për të mbështjellë një element shtrëngimi të ngjashëm me fijen (8) në një spirale rreth profilit në fjalë (15). |
| 11 | 11. Impianti (100) sipas pretendimit 10, ku njësia mbështjellëse (70) është rregulluar në mënyrë që mbështjellja në fjalë realizohet me një pjerrësi spirale konstante. |
| 12 | 12. Impianti (100) sipas pretendimit 11, ku shpejtësia e mbështjelljes së elementit shtrëngues të ngjashëm me fijen (8) përreth profilit në fjalë (15) është përshtatur si një funksion i shpejtësisë tërheqëse boshtore i krijuar nga mjetet e tërheqjes në fjalë. |
| 13 | 13. Një profil (15) i përbërë prej fibrave të xhamit (5A, 5B) për të forcuar një mur gërmimi, profili në fjalë (15) përmban një trup të shtrirë në mënyrë boshtore të formuar nga fibrat e xhamit në fjalë (5A, 5B) të vendosura në një rrëshirë polimerike përmes procesit të polimerizimit, profili në fjalë (15) ka një sipërfaqe të jashtme (15B) me një formë të valëzuar në lidhje me një prerje tërthore të profilit në fjalë (15), forma valëzuar në fjalë përcaktohet nga një shkallë e ndryshme shtrëngimi e ekstremit të fibrave të xhamit (5B) të profilit në fjalë (15), e përftuar nga mjetet e një elementi shtrëngues, kryesisht të ngjashëm me fijen (8), karakterizuar në atë që sipërfaqja e jashtme (15B) e profilit në fjalë (15) ka një formë sinusoidale në lidhje me një prerje tërthore boshtore. |
| 14 | 14. Profili (15) sipas pretendimit 13, ku sipërfaqja e jashtme (15B) ka një formë të valëzuar të përcaktuar nga një pjesë konkave (16) dhe nga një pjesë konvekse (17) e cila shtrihet në një spirale duke u alternuar në drejtim boshtor. |
| 15 | 15. Profili (15) sipas secilit prej pretendimeve 13 deri në 14, ku elementi shtrëngues, thelbësisht i ngjashëm me fijen (8), është përfshirë (inkorporuar) tek profili (15). |