Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4834
2014.10.01
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.05.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/131
2014.05.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.10.28
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07809152.7
2007.05.17
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2035560
2014.04.30
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 801172 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| E.I. DU PONT DE NEMOURS AND COMPANY | 1007 Market Street Wilmington, DE 19898 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| DAMUDE, Howard, G. | 4 Kenwick Road Hockessin, DE 19707 , US |
| ZHU, Quinn, Qun | 544 Revere Road West Chester, PA 19382 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
(54) Titull
DELTA -5 DESATURASE DHE PËRDORIMI I SAJ NË PRODHIMIN E ACIDEVE DHJAMORE GJYSËM TË PANGOPUR
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Një polinukleotid i izoluar që përmban: (a) një sekuencë nukleotide që kodon një polipeptid me aktivitet delta-5 desaturase, ku polipeptidi ka të paktën 90% identitet amino acid, bazuar në metodën e radhitjes Clustal W, kur krahasohet me sekuencën e një amino acidi si në sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO:2; (b) një sekuencë nukleotide që kodon një polipeptid me aktivitet delta-5 desaturase, ku polipeptidi ka të paktën 90% identitet amino acid, bazuar në metodën e radhitjes BLASTN, kur krahasohet me sekuencën e një amino acidi si në sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO:1 ose në sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO:3; ose (c) një plotësues i sekuencës nukleotide sipas (a) ose (b), ku plotësuesi dhe sekuenca nukleotide përbëhen nga i njëjti numër nukleotidesh dhe janë 100% komplementarë. |
| 2 | 2. Polinukleotidi sipas Pretendimit 1, ku sekuenca nukleotide: (a) përbëhet nga sekuenca me numër identifikues SEQ ID NO:1 ose sekuenca me numër identifikues SEQ ID NO:3; (b) kodon një polipeptid me sekuencë me numër identifikues SEQ ID NO:2; ose (c) kodon një delta-5 desaturase si në sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO:2 ku kjo sekuencë është kodon-optimizuar për shprehje në speciet Yarrowia. |
| 3 | 3. Një polipeptid me aktivitet delta-5 desaturase, ku polipeptidi ka të paktën 90% identitet amino acid, bazuar në metodën e radhitjes Clustal W, kur krahasohet me sekuencën e një amino acidi si në sekuencën me numër identifikues SEQ ID NO:2. |
| 4 | 4. Një gjen kimerik që përmban polinukleotidin sipas Pretendimit 1 ose 2 të lidhur në mënyrë funksionale me të paktën një sekuencë rregullatore. |
| 5 | 5. Një qelizë që përmban në gjenomin e saj gjenin kimerik sipas Pretendimit 4. |
| 6 | 6. Qeliza sipas Pretendimit 5, kur kjo qelizë përzgjidhet nga grupi i përbërë nga bimë dhe maja. |
| 7 | 7. Një metodë për transformimin e një qelize, që përfshin transformimin e qelizës me gjenin kimerik sipas Pretendimit 4 dhe përzgjedhjen e këtyre qelizave të transformuara me gjenin kimerik sipas Pretendimit 4. |
| 8 | 8. Metoda sipas Pretendimit 7, ku qeliza e sipërpërmendur është qelizë bimore dhe metoda e sipërpërmendur përfshin edhe hapin e rigjenerimit të bimës nga qeliza bimore e transformuar. |
| 9 | 9. Metoda sipas Pretendimit 8 ku bima është sojë. |
| 10 | 10. Një metodë për prodhimin e acideve yndyrore gjysëm të pangopur zinxhirgjatë në një qelizë bimore, e cila përfshin: (a) transformimin e një qelize bimore me gjenin kimerik sipas Pretendimit 4; (b) përzgjedhjen e atyre qelizave të transformuara që prodhojnë acide yndyrore gjysëm të pangopur zinxhirgjatë. |
| 11 | 11. Një metodë për prodhimin e të paktën një acidi yndyror gjysëm të pangopur zinxhirgjatë në qelizën e një bime farëvajore, e cila përfshin: (a) transformimin e qelizës së një bime farëvajore me gjenin kimerik sipas Pretendimit 4 dhe të paktën një rikombinant shtesë me konstrukt DNA që përfshin një polinukleotid të izoluar, të lidhur në mënyrë funksionale me të paktën një sekuencë rregullatore, që kodon një polipeptid të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga delta-4 desaturase, delta-5 desaturase, delta-6 desaturase, delta-8 desaturase, delta-12 desaturase, delta-15 desaturase, delta-17 desaturase, delta-9 desaturase, delta-9 elongase, C14/16 elongase, C16/18 elongase, C18/20 elongase dhe C20/22 elongase; (b) rigjenerimin e bimës farëvajore nga qeliza e transformuar në hapin (a); dhe (c) përzgjedhjen e farërave të marra nga bimët e hapit (b) që kanë nivel të ndryshuar të acideve yndyrore gjysëm të pangopura krahasuar me nivelin që merret në farërat e një bime farëvajore të patransformuar. |
| 12 | 12. Metoda sipas Pretendimit 11, ku bima farëvajore përzgjidhet nga grupi i përbërë nga soja, speciet Brassica, luledielli, misri, pambuku, liri dhe lule saf. |
| 13 | 13. Metoda sipas ndonjë prej Pretendimeve 10 deri 12 që përfshin edhe hapin e ekstraktimit të acidit yndyror gjysëm të pangopur. |
| 14 | 14. Një bimë transgjenike që ka në gjenomin e vet gjenin kimerik sipas Pretendimit 4. |
| 15 | 15. Një bimë transgjenike sipas Pretendimit 14, që është bimë farëvajore. |
| 16 | 16. Bima farëvajore sipas Pretendimit 15, që përmban edhe të paktën një rikombinant shtesë me konstrukt DNA që përfshin një polinukleotid të izoluar, të lidhur në mënyrë funksionale me të paktën një sekuencë rregullatore, që kodon një polipeptid të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga delta-4 desaturase, delta-5 desaturase, delta-6 desaturase, delta-8 desaturase, delta-12 desaturase, delta-15 desaturase, delta-17 desaturase, delta-9 desaturase, delta-9 elongase, C14/16 elongase, C16/18 elongase, C18/20 elongase dhe C20/22 elongase. |
| 17 | 17. Bima farëvajore sipas Pretendimit 15 ose 16, që përzgjidhet nga grupi i përbërë nga soja, speciet Brassica, luledielli, misri, pambuku, liri dhe lule saf. |
| 18 | 18. Një farë transgjenike që: (a) përmban në gjenomin e vet gjenin kimerik sipas Pretendimit 4, (b) është marrë nga bima e përgatitur me metodën sipas Pretendimit 8 ose 9 dhe përfshin polinukleotidin sipas Pretendimit 1 ose 2, ose (c) është marrë nga bima farëvajore sipas ndonjë prej Pretendimeve 15 deri 17 ose nga bima farëvajore e marrë sipas metodës së Pretendimit 11 ose 12 dhe përfshin polinukleotidin sipas Pretendimit 1 ose 2. |
| 19 | 19. Ushqimi, ose ushqimet, që përmban farën sipas Pretendimit 18. |
| 20 | 20. Një metodë për përgatitjen e ushqimit ose ushqimeve të kafshëve që përfshin: (a) përpunimin e farës transgjenike sipas Pretendimit 18 për marrjen e vajit dhe përfshirjen e këtij vaji në ushqimin ose ushqimet e sipërpërmendura; ose (b) përfshirjen e farës transgjenike sipas Pretendimit 18 në ushqimin ose ushqimet e sipërpërmendura. |
| 21 | 21. Metoda sipas Pretendimit 20, ku ushqimi i sipërpërmendur është analog mishi, analog djathi, analog qumështi ose një produkt ushqimor drithërash. |