Lloji i Aplikimit
PCT Patent
Nënlloji i Aplikimit
PCT Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
5727
2016.05.17
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.10.24
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/125
2014.04.28
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
PCT/IB2012/0055849
2012.10.24
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
WO2013/064940A1
2013.05.10
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 2011001977 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| ENI S.P.A. | Piazzale E.Mattei,1, I-00144 Roma |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Andrei, Maria | Via Carro Maggiore,6,I-20060 Mediglia , IT |
| Sliepcevich, Andrea | Via Mancinelli,7,I-20131, Milano , IT |
| Bozzano, Giulia,Luisa,Eleonora | Piazza Leonardo da Vinci,32, I-20133, Milano , IT |
| Del Gaudio, Lucilla | Via Trieste,16, I-20097 San Donato Milanese, Milano , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL |
| Ditika HOXHA | Rr. Ermir DURAKU, Nr. 6/1, Ap 402, Tirane, Albania, , AL |
(54) Titull
PROCES PER PERFTIMIN/NXJERRJEN E BITUMIT NGA NJE RERE BITUMINOZE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces për përftimin e bitumit nga një rërë bituminoze që përmban fazat e mëposhtme si vijojnë: (a) përzierjen e një rëre vajore me një hollues, që është në gjendje që të reduktojë viskozitetin dhe dëndësinë e bitumit që përmbahet në rërat bituminoze, që përmban një përzierje të parë ( llum), që përfshin bitum të holluar; (b) përzierjen e llumit në fjalë me një tretësirë ujore bazike (TUB), që mundësisht përmban kripëra për të rritur fuqinë e saj jonike, e aftë për të larguar bitumin e holluar në fjalë nga rëra bituminoze në fjalë që e përmban atë, duke përftuar një përzierje të dytë ( TUB-llum) e cila mund të ndahet në: (i) një fazë e lëngshme që përmban bitumin e holluar në fjalë, një pjesë të rërës bituminoze pa bitumin e larguar dhe ujë; (ii) një sediment që përfshin pjesën e mbetur të rërës bituminoze pa bitumin e larguar, ujë dhe mbetje hidrokarburesh, të cilat mund të eleminohen nga larjet e mëtejshme; (c) ndarjen e një faze të lëngshme, që përfshin bitumin e holluar në fjalë të larguar, nga përzierja TUB-llum në fjalë; (d) rikuperimin, nga faza e lëngëshme në fjalë në fazën (c), të bitumit të holluar të larguar që përmbahej në të. |
| 2 | Procesi sipas pretendimit të mësipërm, që përmban, përpara fazës (a), një fazë thërrmimi të ashpër (a’) dhe opsionalisht, një fazë thërrmimi të imët (a’’) të rërës bituminoze në fjalë. |
| 3 | Procesi sipas pretendimit të mësipërm, ku faza në fjalë e thërrmimit të imët (a’’) realizohet njëherësh me fazën përzierëse në fjalë (a). |
| 4 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku një pjesë e fazës së lëngshme në fjalë që përmban bitumin e holluar në fjalë të larguar, të ndarë në fazën (c), është ricikluar në fazën në fjalë (a) dhe/ ose fazën në fjalë (a”). |
| 5 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku holluesi në fjalë është përzgjedhur nga komponimet e hidrokarburit, ose nga komponimet e përzierjeve të hidrokarburit që kanë një pikë vlimi minimale më të lartë se 60⁰C dhe një pikë vlimi maksimale nën 300⁰C. |
| 6 | Procesi sipas pretendimit të mësipërm, ku holluesi në fjalë është përzgjedhur nga tolueni, ksilenet, kerokseni, nafta, vajguri ose përzierjet e tyre, është përzgjedhur në mënyrë të preferueshme nga kerokseni dhe nafta, dhe është akoma më e preferueshme keroksen. |
| 7 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku faza e lëngshme në fjalë (b) është realizuar sipas njërit, ose më shumë prej kushteve të mëposhtme: - temperatura duke filluar nga 60⁰C deri në 90⁰C; - pH i tretësirës ujore bazike brenda intervalit 9-10.5; - fuqia jonike e tretësirës ujore brenda intervalit 0.5-1; - përzierja me normë periferike duke filluar nga 0.5 deri në 1 m/min. |
| 8 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku raporti i peshës rërë/hollues (R/H) varion nga 10:1 në 15:1. |
| 9 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku raporti i peshës bitum/hollues (B/H) varion nga 2:1 në 1:2. |
| 10 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku raporti i peshës ujë/rërë bituminoze (U/R) varion nga 0.4:1 në 6:1. |
| 11 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku koha e kontaktit ndërmjet holluesit në fjalë, TUB dhe rërës bituminoze në fjalë, shkon nga 15 minuta deri në 120 minuta. |
| 12 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku rëra e pastër e ricikluar ( me lagështirë ujore) është shtuar në rërën bituminoze të holluar, përpara se te hyjë faza në fjalë e largimit me ujë (b). |
| 13 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku uji i fazës së lëngshme në fjalë, i mbetur në fund të ndarjes së bitumit të holluar në fjalë, të larguar në fazën (d) në fjalë, riciklohet të paktën pjesërisht në fazën në fjalë (b) dhe përdoret për gatitjen e TUB në fjalë. |
| 14 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku bitumi që do të përpunohet ka një viskozitet që varion nga 10,000 deri në 36,000 mPa.s (matur në temperaturë 120 ⁰C, gradienti i rrotullimit 100 s-1) dhe një dëndësi që shkon nga 4 deri në 7 shkallë API. |
| 15 | Procesi sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, ku rëra bituminoze në fjalë është rërë bituminoze me lagështirë vajore, lageshtirë ujore ose lagështirë të kombinuar. |