REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4724 2014.06.05
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2023.09.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/102 2014.04.02
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
03292319.5 2003.09.22
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1403266 2014.04.09
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
FR 211763
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Les Laboratoires Servier 35, rue de Verdun 92284 Suresnes Cedex
(72) Shpikës
Emri Adresa
Vaysse-Ludot, Lucile 150, route de Rançon 76490 Saint Wandrille Rançon , FR
Lecouve, Jean-Pierre 93, rue du Docteur Vigné 76600 Le Havre , FR
Langlois, Pascal 3, allée du Bassin 76210 Saint Jean de la Neuv , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vladimir NIKA Bul. "B. CURRI", Pall. 2/3/24, Tirane, Albania, AL , AL
Vladimir NIKA Bul. "B. CURRI", Pall. 2/3/24, Tirane, Albania, AL , AL
(54) Titull
PROCES I RI SINTEZE INDUSTRIALE I RANELATIT TE STRONCIUMIT DHE HIDRATEVE TE TIJ
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Proces sinteze industriale e ranelatit të stronciumit me formulë ( I): dhe e hidrateve të tij, karakterizuar në atë që vihet në reaksion komponimi me formulë ( II ): ku R dhe ', të njëjta ose të ndryshme, përfaqëson secila një grup alkil (C1 - C6) linear ose të degëzuar, me hidroksidin e stronciumit në një sasi më të madhe ose të barabarte me 2 mol per mol të komponimit me formulë (II), me refluks uji, për të paktën 5 ore, pastaj precipitati i marrë filtrohet në të nxehtë, dhe pasta e fituar lahet me ujë të përvëluar, per të arritur, mbas tharjes së pluhurit të marrë në këtë mënyrë, tek komponimi me formulë (I) dhe tek hidratet e tij.
2 Metode sinteze sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që sasia e ujit të përdorur në reaksionin e kompozimit me formulë (II) me hidroksidin e stronciumit është më e madhe se ose e barabartë me 8 ml per gram të komponimit me formule (II).
3 Proces sinteze sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, karakterizuar në atë që sasia e hidroksidit stronciumit është 2-2,5 mole për mol të komponimit me formulë (II).
4 Proces sinteze sipas njerit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizuar në atë që R përfaqeson një grup metil dhe R' përfaqëson një grup metil ose etil.
5 Proces sinteze industriale e ranelatit të stronciumit me formulë (I): dhe hidrateve të tij , karakterizuar në atë që vihet ne reaksion kompozimi me formulë (IV): ku R përfaqëson një grup alkil (C1 – C6) linear ose të degëzuar, me malononitrilin me formulë (V): në metanol, në prani të morfolinës në një sasi më të madhe se 0.95 mol për mol të komponimit me formulë (IV), për të dhënë komponimin me formulë (VI): ku R eshte siç percaktuar më sipër, që vendoset ne reaksion me squfur në një sasi më të madhe se 0.95 mol për mol të komponimit me formulë (IV), pastaj përzierja e reaksionit ngrohet në refluks, dhe komponimi i marrë në këtë mënyrë izolohet me precipitim në prani të ujit, ndjekur nga filtrimi, për të dhënë komponimin me formulë (III): ku R eshte siç percaktuar më sipër, që vihet në reaksion me kompozimin me formulë (VII): ku R' përfaqëson një grup alkil (C1 – C6) linear ose të degëzuar, në prani të një sasie katalitike të një amoniumi katërsor i tipit (C8 – C10) dhe të karbonatit të potasit, në refluksin e një tretësi organik, pastaj përzierja e reaksionit filtrohet, pastaj koncentrohet mjedisi me distilim, më pas shtohet një tretës, përzierja e reaksionit ftohet dhe filtrohet, per te arritur, mbas tharjes se pluhurit të marrë në këtë mënyrë, tek komponimi me formulë (II): ku R dhe R' jane siç percaktuar më sipër, që transformohet në komponimin me formulë (I) ose në një hidrat të tij sipas procesit te cilitdo nga pretendimet 1 deri në 4, duke ditur se nje me amonium kutersor (C8 - C10), kuptohet një komponim me formulë (A) ose nje përzierje e komponimeve me formulë (A): R1R2R3R4- N+ -X (A) ku R1 përfaqëson një grup alkil (C1 - C6), R2, R3, dhe R4, të njëjtë ose të ndryshëm, secili përfaqëson një grup alkil (C8 – C10), dhe X perfaqeson nje atom halogjeni.
6 Proces sinteze sipas pretendimit 5, karakterizuar në atë që sasia e metanolit e përdorur në sintezën e kompozimit me formulë (III) është nga 1 deri 3 ml per gram të komponimit me formulë (IV).
7 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet 5 ose 6, karakterizuar në atë që temperatura e reaksionit midis kompozimit me formulë (IV) dhe (V) është më e vogël se 50°C.
8 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet 5 deri në 7, karakterizuar në atë që koha e reaksionit në refleks midis komponimit me formule (VI) dhe squfurit është midis 1 orë 30 minuta dhe 3 orë.
9 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet nga 5 deri në 8, karakterizuar në atë që sasia e karbonatit te kaliumit të përdorur në sintezën e komponimit me formulë (II) është midis 2 dhe 3 mole per mol te komponimit me formulë (III).
10 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet 5 deri në 9, karakterizuar në atë që sasia e komponimit me formulë (VII) është midis 2 dhe 3 mole per mol të komponimit me formulë (III).
11 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet nga 5 deri në 10, karakterizuar në atë që vëllimi fillestar i tretësit organik të përdorur në reaksionin e komponimit me formulë (III) me komponimin me formulë (VII) eshte 6-12 ml për gram të komponimit me formulë (III).
12 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet nga 5 deri në 11, karakterizuar në atë që tretësi organik i përdorur në reaksionin e komponimit me formulë (III) me komponimin me formulë (VII) eshte aceton ose acetonitril.
13 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet 5 deri në 12, karakterizuar në atë që tretësi i përdorur për izolimin e komponimit me formulë (II) është metanol.
14 Proces sinteze sipas cilitdo nga pretendimet nga 5 deri në 13, karakterizuar në atë që komponimi i përftuar me formulë (II) ka një pastërti më të madh se 98 %.