Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4710
2014.05.29
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.03.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/95
2014.03.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10711389.6
2010.03.26
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2416675
2014.01.15
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20090077 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Gruppo Meccaniche Luciani S.R.L. | 155 Via del Lavoro 62014 Corridonia (MC) |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PAGLIARI, Augusto | 119 Via Font'Orsola I-62014 Corridonia (mc) , IT |
| GRAZIANI, Giordano | 38 Via Beato Domenico da Montolmo I-62014 Corridonia (mc) , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
| Ditika HOXHA | Rr."Emin DURAKU" No.6/1, Ap.4-02, Tiranë , AL |
(54) Titull
KËPUCË ME SISTEM VENTILIMI, TË PËRFTUAR NGA METODA E INJEKTIMIT DIREKT NË PJESËN E SIPËRME DHE KALLËPIN, PËR KËTË QËLLIM.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | 1. Këpucë (1) e cila përmban: - një pjesë të sipërme (T) - një shtrojë (1) të fiksuar tek pjesa e sipërme (T), - një sistem ventilimi (2) të vendosur nën shtrojën (1), dhe - një taban (9) i përftuar duke injektuar drejtpërdrejtë material të zgjerueshëm në një kallëp, në një mënyrë të tillë që të mbulojë sistemin e ventilimit (2), shtrojën (1) dhe pjesën më të poshtme të pjesës së sipërme (T), dhe ku shtroja në fjalë (1) përfshin një të çarë (10) ose një projektim (110), sistemi i ventilimit në fjalë (2) përmban -një pompë (4) të vendosur në të çarën në fjalë (10) ose projektimin (110) të të çarës, për të formuar një dhomë ajrimi (40), dhe -një gyp hyrjeje ose daljeje (21) që lidh dhomën e pompës (40) me pjesën e jashtme për të nxjerrë, ose shkarkuar ajrin, e karakterizuar nga ajo që, çarja në fjalë (10) ose projektimi (110) është vendosur në zonën e takës dhe një numër i madh vrimash (11) janë vendosur në zonën e sipërfaqes së shuallit, sistemi i ventilimit në fjalë, përveç kësaj, përmban edhe: - një membranë (3; 203) të fiksuar në sipërfaqen me të poshtme të shtrojës (1) nën vrimat në fjalë (11), në një mënyrë të tillë që të krijojë të paktën një hapësirë (32; 232) në komunikim me vrimat në fjalë (11), dhe - një tub lidhës (20), që lidh dhomën (40) të pompës me hapësirat (32; 232) të membranës (3; 203). |
| 2 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në pretendimin 1, e karakterizuar nga ajo që, sistemi i ventilimit në fjalë (2) gjithashtu përmban një valvul mos-kthimi (5’) të vendosur ndërmjet pompës në fjalë (4) dhe gypit të shkarkimit në fjalë (21), për të lejuar që ajri të qarkullojë nga gypi i shkarkimit (21) tek pompa (4) dhe jo në drejtimin e kundërt. |
| 3 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në pretendimin 2, e karakterizuar nga ajo që, sistemi i ventilimit në fjale (2) gjithashtu përmban një valvul të dytë mos-kthimi (105) të vendosur ndërmjet pompës në fjalë (4) dhe gypit lidhës (20) për të lejuar që ajri të qarkullojë nga gypi lidhës (20) tek pompa (4) dhe jo në drejtimin e kundërt. |
| 4 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në pretendimin 2 ose 3, e karakterizuar nga ajo që, valvula e mos-kthimit në fjalë (5’; 105) përmban një mbyllës sferik (50; 150) të shtrënguar (shtypur) nga një sustë (51; 105). |
| 5 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga ajo që, ndërmjet membranës në fjalë (3) dhe shtrojës në fjalë (1) është vendosur një numër i madh hapësirash të deformueshme (31), në formën e një segmenti sferik të brendshëm të zbrazët, i cili vendoset përballë membranës, në një mënyrë të tillë për të krijuar një numër të madh hapësirash (32) në komunikim të ndërsjelltë dhe në komunikim me vrimat në fjalë (11) të shtrojës. |
| 6 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve nga 1 deri në 5, e karakterizuar nga ajo që, membrana në fjalë (203) është vendosur në anën e sipërme me një numër të madh hapësirash konkave (232) në komunikim të ndërsjelltë me vrimat në fjalë (11) të shtrojës. |
| 7 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga ajo që, gypi i hyrjes ose daljes (21) është një tub i vogël që është prerë rrafsh me sipërfaqen e jashtme të tabanit (9). |
| 8 | Këpuca, ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban një pllakë anti-vrimë (I) të përbërë prej metali ose fusbeti, të vendosur brenda në tabanin e këpucës (9) poshtë sistemit në fjalë të ventilimit. |
| 9 | Kallëpi (S) i përdorur për të formuar kallëpin e tabanit (9) të një këpuce, ashtu siç pretendohet në secilin prej pretendimeve të mësipërme, që përmban: - një piston (P) të pajisur me sipërfaqe të sipërme (P1) që riprodhon formën e tabanit të gomuar, - dy gjysëm unaza (6, 6’) të pajisura me sipërfaqe anësore të brendshme (60), që riprodhojnë formën e sipërfaqes anësore të tabanit, i karakterizuar nga ajo që, gjysëm unazat në fjalë (6, 6’) formojnë një vrimë (61) për kalimin e një tubi (21) që vepron si gyp i futjes ose nxjerrjes së ajrit të sistemit të ventilimit (2), ose për kalimin e një bishti (66) për të formuar gypin e futjes dhe nxjerrjes së ajrit në tabanin e këpucës (9). |
| 10 | Kallëpi (S), ashtu siç pretendohet në pretendimin 9, i karakterizuar nga ajo që, gjysëm unazat në fjalë (6, 6’) përmbajnë pllaka drejtuese (7, 7’) të pajisura me dhëmbëza në formë V-je (71) që përfundojnë me dhëmbëza gjysëm rrethore (72), në një mënyrë të tillë që, kur kallëpi mbyllet, dhëmbëzat gjysëm rrethore (72) formojnë një vrimë (O) që drejton dhe merr tubin në fjalë të futjes dhe nxjerrjes së ajrit (21). |