Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4712
2014.06.02
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.07.22
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/91
2014.03.24
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10737715.2
2010.07.22
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2456786
2014.01.08
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 228491 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Immune Desing Corp | 1616 Eastlake Ave. E., Suite 310 Seattle, WA 98102 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| VAN HOEVEN, Neal, S. | 1124 Columbia Street, Suite 700 Seattle, WA 98104 , US |
| LI, Jin Zhong | 1124 Columbia Street, Suite 700 Seattle, Washington 98104 , US |
| ALLEN, James, M. | 1124 Columbia Street, Suite 700 Seattle, WA 98104 , US |
| SLOAN, Derek, D. | 1124 Columbia Street, Suite 700 Seattle, WA 98104 , US |
| DUBENSKY, Thomas W., Jr. | 1124 Columbia Street, Suite 700 Seattle, WA 98104 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Ditika HOXHA | Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL |
| Ditika HOXHA | Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL |
(54) Titull
VEKTORËT LENTIVIRALË PSEUDOTIPIKË ME NJË GLIKOPROTEINË TË ZARFIT ( STUKTURË MBËSHTJELLËSE ) TË VIRUSIT SINDBIS
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 0 | |
| 1 | 1. Një pjesëz vektori lentiviral që përfshin: a) një zarf (strukturë mbështjellëse virale) që përmban (i) një glikoproteinë E2 të virusit Sindbis të SEQ ID Nr: 1 në të cilën 160X mungon, ose është një amino acid i ndryshëm nga acidit glutamik, ose një variant i SEQ ID Nr : 1 të tij që ka të paktën 80% ngjashmëri me SEQ ID Nr : 1 dhe në të cilën 160X mungon, ose është një amino acid i ndryshëm nga acidi glutamik, që është në gjendje që të infektojë qelizat e degëzuara; ku E2 nuk është pjesë e një proteine të shkrirë me virusin Sindbis E3; dhe b) një gjenom vektori lentiviral që përmban një ose më shumë sekuenca me interes. |
| 2 | Pjesëza e vektorit lentiviral e pretendimit 1, ku 160X mungon, ose është glicinë, alanininë, valinë, leucinë ose izoleucinë, e përzgjedhur nga glicina, alina, leucina ose izoleucina. |
| 3 | Pjesëza e vektorit lentiviral e pretendimit 1 ose 2, ku varianti i glikoproteinës E2 ka të paktën një aminoacid të ndryshuar për të reduktuar ngarkesën e tij net pozitive. |
| 4 | Pjesëza e vektorit lentiviral e pretendimit 3, ku të paktën një aminoacid i ndryshuar për të reduktuar ngarkesën e tij net pozitive është përzgjedhur nga lizinë 70, lizinë 76 ose lizinë 159 të SEQ ID Nr: 1, dhe ku, në mënyrë të preferueshme, zëvendësimet janë përzgjedhur në mënyrë të pavarur nga acidi glutamik ose acidi aspartik. |
| 5 | Pjesëza e vektorit lentiviral e pretendimit 1, ku sekuenca e variantit E2 është mbetja e amino acidit 66 deri në 488 e SEQ ID Nr:3; mbetja e amino acidit 66 deri në 488 e SEQ ID Nr:4; mbetja e amino acidit 66 deri në 488 e SEQ ID Nr: 5; (variantet 1, 2, dhe 3) |
| 6 | Pjesëza e vektorit lentiviral e secilit prej pretendimeve 1-5, i cili është një variant në të cilin sekuenca e mbetjes 71-75 të SEQ ID Nr: 1 është e pandryshuar, ose ka një, ose dy zëvendësime të cilat nuk prekin aftësinë e variantit për të infektuar DCs, por nuk ndryshojnë numrin e amino acideve në këtë zonë. |
| 7 | Pjesëza e vektorit lentiviral e secilit prej pretendimeve 1-5, ku sekuenca me interes shpreh një produkt që është një antigjen, ose një agjent sëmundjeje –shkaktues, ose një qelizë e sëmurë. |
| 8 | 8. Pjesëza e vektorit lentiviral e secilit prej pretendimeve 1-5, ku sekuenca me interes kodon një antigjen tumori-specifik, opsionalisht NY-ESO-1, MAGE, MART-1/Melan-A, BAGE, RAGE, një antigjen të familjes melanocit-melanoma, të tillë si gp 100, gp 75, mda-7, tirozinazë ose proteinë e lidhur me tirozinazën; antigjen të karcinomës së qelizave të veshkave, 5T4, SM22-alfa, anhidrazën karbonike I, anhidrazën karbonike IX ( gjithashtu e njohur si G250), faktorët e hipoksisë-së induktueshme (opsionalisht, HIF-1 alfa ose HIP-2alfa), VEGF ose një antigjen të membranës specifike të prostatit (PSMA), antigjen specifik – të prostatit (PSA), fosfatet e acidit prostatik, antigjen epoitelial gjashtë-transmembranore i prostatit (STEAP), NKX3.1, proteinat / peptidet epitope të derivuara nga gjenet që kanë pësuar mutacion në qelizat tumoriale, ose gjenet e transkriptuara në nivele të ndryshme në tumor të krahasuara me qelizat normale, të tilla si enzimat telomerazë, survivin, mezotelin, ras i ndryshuar, rivendosja e bcr/abl, Her2/neu, p53 e tipit të egër (natyror) ose që ka pësuar mutacion, P450 1B1 citokrom, sekuencat intron e shprehura në mënyrë jonormale të tilla si N-acetilglukozamiltransferazë-V; rivendosja kloniale e gjeneve të immunoglobulinës duke gjeneruar idiotipe unike në mielomë ose limfomat B-qelizore; proteinat / peptidet epitope të derivuara nga proceset onkovirale, të tilla si proteinat E6 ose E7 të virusit të papilomës tek njeriu; ose proteinat onkofetale të pandryshuara (që nuk kanë pësuar mutacion) me një shprehje përzgjedhese-tumor, të tilla si antigjeni karcinoembrionik ose alfa-fetoproteina. |
| 9 | 9. Pjesëza e vektorit lentiviral e secilit prej pretendimeve 1-7, ku sekuenca me interes kodon një antigjen të derivuar nga një virus i tillë si një antigjen HIV ose SIV, polipeptid adenovirusi, polipeptidet e alfavirusit, polipeptidet e kalicivirusit, p.sh. një antigjen kapsid kalicivirusi, polipeptidet e koronavirusit, polipeptidin e virusit të murtajës, polipetidin e Ebola virusit, polipeptidin e enterovirusit, polipeptidin e flavivirusit, polipeptidin e virusit hepatik (AE) , p.sh. një antigjen i sipërfaqjes ose bërthamës së hepatitit B , ose një glikoproteinë E1 ose E2 e virusit të Hepatitit C, bërthamën ose proteinat jo-strukturore, polipeptidin e herpesvirusit p.sh. një glikoproteinë e një virusi herpes simpleks ose e virusit te variçelës (lisë së dhënve) zoster , polipeptidin e virusit të mungesës së imunitetit, p.sh. proteaza ose zarfi (struktura mbështjellëse) i virusit të mungesës së imunitetit, polipeptidin e virusit të peritonitit infektues (ngjitës), polipeptidin e virusit të gripit, p.sh. një hemaglutinin e gripit të tipit A, neuraminidazë; ose nukleoproteinë, polipeptidin e virusit të leuçemisë, polipeptidin e virusit Marburg, polipeptidin e ortomiksovirusit, polipeptidin e virusit të papilomës, polipeptidin e virusit paragripal, p.sh. hemaglutinin /neuraminidazë, polipeptidin e paramiksovirusit, polipeptidin e parvovirusit, polipeptidin e pestivirusit, polipeptidin e virusit të pikorna, p.sh. një polipeptid kapsid poliovirusi, polipeptidin e poks virusit, p.sh. një polipeptid i virusit vacinia, polipeptidin e virusit të tërbimit, p.sh. një glikoproteinë G e virusit të tërbimit, polipeptidin e reovirusit, polipeptidin e retrovirusit, ose polipeptidin e rotavirusit. |
| 10 | Një përbërje që përmban një pjesëz të një vektori lentiviral të secilit prej pretendimeve nga 1-9, ku komponimi ka një IU prej të paktën 105/mL. |
| 11 | Një sistem paketimi i vektorit lentiviral për të prodhuar një pjesëz pseudotipike të vektorit lentiviral të secilit prej pretendimeve nga 1-9, ose përbërja e pretendimit 10, që përfshin: (i) një molekulë të parë acidi nukleik që kodon glikoproteinën E2 të virusit Sindbis të pretendimit 1 (a) (i), dhe; (ii) një molekulë të dytë acidi nukleik që kodon proteinat gag dhe pol, (iii) një molekulë të tretë acidi nukleik që kodon rev (iv) një gjenom lentiviral që përfshin një sekuencë interesi; dhe (v) një qelizë paketuese. |
| 12 | Sistemi i paketimit të vektorit lentiviral i pretendimit 11, ku : (a) pol proteina ka një enzimë retrovirale jo-funksionale; dhe/ose (b) pol proteina ka një enzimëretrovirale jo-funksionale me një mutacion D64V; dhe/ose (c) gjenomi i vektorit lentiviral është një gjenom jo-integrues lentiviral; dhe/ose (d) qeliza paketuese është transformuar në mënyrë të qëndrueshme me (ii) dhe (iii); dhe/ose (e) qeliza paketuese është transfektuar (infektuar me acid nukleik viral) me (i) dhe (iv). |
| 13 | Një molekulë e izoluar e acidit nukleik që përmban një sekuencë nukleotidi që kodon glikoproteinën E2, ose variantin e pretendimit 1 (a) (i), ose secilin prej pretendimeve 2-9. |
| 14 | Molekula e acidit nukleik e pretendimit 13, ku proteina është një poliproteinë Sindbis-i E3/E2/6K/E1 e cila është procesuar në mënyrë të tillë që proteina E2 nuk është pjesë e një proteine të shkrirë me E3 kur përfshihet në një zarf (mbështjellëse) virale. |
| 15 | Molekula e acidit nukleik e pretendimit 14, ku sekuenca E3 i përket një (a) radikaleve 1-65 SEQ ID Nr:20, ose (b) një varianti të tyre që ka të paktën 80% njëllojshmëri sekuence ( identicitet) me radikalet 1-65 SEQ ID Nr:20, ku radikalet 62-65 janë RSKR (SEQ ID Nr:27), dhe varianti është i aftë që të përfshihet në një zarf (mbështjellëse) viral pseudotipik. |
| 16 | Një metodë e krijimit të një pjesëze të vektorit antiviral të secilit prej pretendimeve nga 1-9, ose të përbërjes së pretendimit 10, që përfshin kultivimin (mbjeljen në kulturë) të qelizave paketuese të pretendimit 11. |
| 17 | Pjesëza lentivirale e secilit prej pretendimeve nga 1-9, ose përbërja e pretendimit 10, ku vektori i gjenomit lentiviral (a) ka një përsëritje fundore të gjatë 3’ (LRT) të ç’aktivizuar ose të vetë-ç’aktivizuar; dhe/ose (b) përmban një element U3 pa të paktën një prej të mëposhtëmve: (i) një sekuence përforcuesi; (ii) një kuti TATA (iii) një pozicion Sp1 (iv) një pozicion NK-kappa B dhe (v) një trakt polipurine (PPT): dhe/ose c) përmban sekuencën SEQ ID Nr:21,22 ose 23 të nukleotidit ; dhe ose d) përmban sekuencën e nukleotidit që kodon një faktor maturues/nxitës të qelizave të degëzuara. |
| 18 | Një pjesëz vektori lentiviral sipas secilit prej pretendimeve nga 1-9, ose përbërja e pretendimit 10, për tu përdorur në një metodë trajtimi të një subjekti njerëzor, ose të një kafshe, që opsionalisht përfshin dërgimin e pjesëzave të vektorit antiviral në qelizat e degëzuara ex-vivo. |
| 19 | Një pjesëz vektori lentiviral sipas secilit prej pretendimeve nga 1-9, ose përbërja e pretendimit 10, për tu përdorur në induktimin e një përgjigjeje imune antigjen-specifike, opsionalisht një përgjigje tumorale dhe /ose përgjigje qelizore. |
| 20 | Një vaksinë terapeutike ose profilaktike që përmban pjesëzat e vektorit lentiviral të secilit prej pretendimeve nga 1-9, ose përbërjen e pretendimit 10, dhe një përbërës të përshtatshëm nga pikëpamja farmaceutike. |
| 21 | Vaksina terapeutike ose profilaktike sipas pretendimit 20 që përmban gjithashtu një ndihmës. |
| 22 | Vaksina terapeutike ose profilaktike sipas pretendimit 21, ku ndihmësi është një ndihmës i formulës (I): ku A1 dhe A2 janë përzgjedhur në mënyrë të pavarur nga grupi i hidrogjenit, fosfatit, dhe kripërave të fosfatit dhe radikalet R1, R2, R3, R4, R5 dhe R6 janë përzgjedhur në mënyrë të pavarur nga grupi i hidrokarbilit që ka 3 deri në 23 karbone, të përfaqësuar nga C3-C23. |
| 23 | Vaksina terapeutike ose profilaktike sipas pretendimit 22, ku a) A1 është fosfat ose kripë fosfati dhe A2 është hidrogjen, dhe b) (i) R1, R3, R5 dhe R6 janë C11-C20 alkil, dhe R2 dhe R4 janë C12-C20 hidrokarbil; ose (ii) R1, R3, R5 dhe R6 janë C11 alkil, dhe R2 dhe R4 janë C13 hidrokarbil; ose (iii) R1, R3, R5 dhe R6 janë undecil, dhe R2 dhe R4 janë tridecil. |