REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4738 2014.06.06
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.12.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/84 2014.03.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09796303.7 2009.12.03
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2367542 2014.01.01
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 8075915
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Astellas Deutschland GmbH Georg- Brauchle-Ring 64-66,80992 Munchen
(72) Shpikës
Emri Adresa
OLTHOFF, Margaretha Astellas Pharma Europe BV, PO Box 108 2350 AC Leiderdorp , NL
COLLEDGE, Jeffrey Astellas Pharma Europe BV, PO Box 108 2350 AC Leiderdorp , NL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
(54) Titull
FORMAT E DOZIMIT ORAL TE BENDAMUSTINES
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një përbërje farmaceutike për administrim nga goja, përbërje që përfshin bendamustinë ose një ester, kripë ose tretësirë të saj të pranueshme nga pikëpamja farmaceutike, si një përbërës aktiv, dhe një përbërës të pranueshëm nga pikëpamja farmaceutike, i cili është një surfaktant jo-jonik i pranueshëm nga pikëpamja farmaceutike, i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga makrogol glicerol hidroksistearat, vaj ricini polioksil-35, blloku kopolimer etilen oksid/propilen oksid ( Pluronic® L44 NF ose Poloksamer® 124).
2 Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1, e karakterizuar nga ajo që, përbërësi aktiv është hidrokloridi bendamustinës.
3 Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 1 ose pretendimit 2, e karakterizuar nga ajo që, ajo përmban 10 deri në 1000 mg të përbërësit aktiv, e preferueshme 25 deri në 600 mg, më e preferueshme 50 deri në 200 mg dhe akoma më e preferueshme rreth 100 mg të përbërësit aktiv.
4 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve 1, 2 ose 3, e karakterizuar nga ajo që, ajo gjithashtu përmban dioksid silikoni koloidal.
5 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve 1, 2, 3 ose 4, e karakterizuar nga ajo që, ajo gjithashtu përmban gliceridet e makrogol lauroilit ( Gelucire® 44/14).
6 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga ajo që, përbërja është në një kapsulë të fortë xhelatine.
7 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga atë që, ajo tregon një shpërbërje të bendamustinës prej të paktën 60% në 20 minuta, 70% në 40 minuta dhe 80% në 60 minuta, sikurse matet me një aparat me helikë (lopatë) në 50 rpm sipas Farmakopesë Europiane në 500 ml të një shpërbërjeje mesatare në një pH prej 1.5.
8 Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 7, e karakterizuar nga ajo që, ajo tregon një shpërbërje prej të paktën 60% në 10 minuta, 70% në 20 minuta dhe 80% në 30 minuta.
9 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga ajo që, ajo përdoret për trajtimin e një gjëndjeje mjekësore e cila është përzgjedhur nga leuçemia limfocitike kronike, leuçemia limfocitike akute, leuçemia mielocitike kronike, leuçemia mielocitike akute, sëmundja e Hodgkin-it, limfoma jo e Hodgkinit, mieloma e shumëfishtë, kanceri i gjirit, kanceri i vezores, kanceri i mushkërisë i qelizave të vogla, kanceri i mushkërisë i qelizave jo-të vogla dhe një sëmundje autoimune.
10 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve të mësipërme, e karakterizuar nga ajo që, ajo është për tu marrë në kombinim me të paktën një tjetër agjent aktiv, ku agjenti tjetër aktiv në fjalë jepet para, njëkohësisht ose pas marrjes së përbërjes farmaceutike dhe është përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga një antitrup specifik për CD20, një derivat i antraciklinës, një vinka alkaloid ose një derivat i platinit.
11 Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 10, e karakterizuar nga ajo që, antitrupi specifik për CD20 është rituksimab; derivati i antraciklinës është doksorubicin ose daunorubicin; vinka alkaloidi është vinkristinë dhe derivati i platinit është cisplatin ose karboplatin.
12 Përbërja farmaceutike sipas secilit prej pretendimeve 1 deri në 11, e cila është për tu marrë në kombinim me të paktën një kortikosteroid, ku kortikosteroidi në fjalë jepet para, njëkohësisht ose pas marrjes së përbërjes farmaceutike.
13 Përbërja farmaceutike sipas pretendimit 12, e karakterizuar nga ajo që, kortikosteroidi është prednizon ose prednizolon.