REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4734 2014.06.06
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.08.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/80 2014.03.11
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.07.15
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10762765.5 2010.08.18
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2470779 2013.12.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
IT 20090157
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
A.P. Sistem di Piccinini Alberto Via Isorella-C.na Evelina 2/A, 25023 Gottolengo(BS)
Zelioli, Neris Via Isorella-C.na Evelina 2/A, 25023 Gottolengo(BS)
(72) Shpikës
Emri Adresa
PICCININI, Giuseppe Raoul c/o A.P. SISTEM di Piccinini Alberto, Via lsorella - C.na Evelina 2/A I-25023 Gottolengo (Brescia) , IT
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Vladimir NIKA. Bul. " B.Curri", Pall.2/3/24, Tirane, Albania, AL , AL
Krenar LOLOCI Rr."Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Vladimir NIKA. Bul. " B.Curri", Pall.2/3/24, Tirane, Albania, AL , AL
(54) Titull
APARATURA PER PRODHIMIN E ENERGJISE ELEKTRIKE OSE MEKANIKE NGA LEVIZJA E VALEVE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Aparat për gjenerimin e energjisë, në veçanti energjisë elektrike, nga lëvizja e valëve në basenet ujore, i cili përmban të paktën një njësi operuese (10b), duke përfshirë ingranazhet e vëna në dispozicion për rrotullimin me një orientim dhe për funksionimin e vazhdueshëm të të paktën një gjeneratori energjie (cb) në përgjigje të lëvizjeve të një elementi kontrolli (15b) që dyshohet për lëvizje në parim alternuese lineare, ku elementi i sipërpërmendur i kontrollit (15b) nga njera anë lidhet me të paktën një trup pluskues ose bovë (24, 30, 37, 40) që qendron mbi sipërfaqen e ujit dhe nga ana tjetër me një element balancues/tensioniues (26, 33, 38, 41) që e bën trupin pluskues ose bovën (24, 30, 37, 40) të ndjekë profilin e valëve ku të paktën një njësi operuese (10b) përmban të paktën një bosht kryesor ose drejtimi (11b) që mbart në mënyrë solide një rrotë drejtimi (13b) të përdorur dhe të formuar në mënyrë të tillë për t’u rrotulluar nga elementi i sipërpërmendur linear i kontrollit (15b), të paktën dy boshte (21b, 22b) drejtimi ose transmisioni të operuar nga boshti kryesor i sipërpërmendur ose i drejtimit nëpërmjet një mekanizmi drejtimi me një orientim (20b) dhe çdo pajisje lidhëse me te paktën një gjenerator energjie, karakterizuar ne atë që të paktën një njësi funksionimi (10b) përmban më tej dy rrota drejtimi me dhëmbëza (18b, 19b) në skajet e kundërt të boshtit kryesor të sipërpërmendur (21b, 22b), ku mekanizmi i drejtimit me një orientim (20b) që lidh secilën rrotë drejtimi (18b, 19b) me boshtin kryesor të sipërpërmendur (11b) në mënyrë që rrotullimi i boshtit kryesor të shkaktuar nga elementi i kontrollit (15b) t’i korrespondojë rrotullimeve të rrotave të dhëmbëzuara të sipërpërmendura (18b, 19b) dhe një mekanizëm kurorë (50) i ingranuar me rrotën e sipërpërmendur të drejtimit e të dhëmbëzuar (18b, 19b).
2 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme, karakterizuar në atë që rrota e drejtimit (13b) e secilës njësi operuese është një rrotë e dhëmbëzuar ose një pulexhë dhe elementi i kontrollit është një rrip i dhëmbëzuar, një zinxhir, një litar ose një kabëll.
3 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme, karakterizuar në atë që mekanizmi i drejtimit me një orientim (20b) është pozicionuar ndërmjet boshtit kryesor (11b) dhe secilës rrotë të dhëmbëzuar të drejtimit (18b, 19b) të lidhur me të.
4 Aparati sipas pretendimit 3, karakterizuar në atë që mekanizmi i drejtimit me një orientim është një bartje me një orientim ose një rrotë e lirë.
5 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme, i cili mund të futet në një kollodok ose veshje të jashtme.
6 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme, i cili është dhënë për një instalim në stere, ku të paktën një trup pluskues i ulur në ujë nga sipër për të ndjekur lëvizjet e valëve, lidhet me një degë të elementit të kontrollit, ndërsa një peshë balancuese e drejtuar në një pus fiksohet me një degë tjetër të elementit të sipërpërmendur të kontrollit.
7 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme nga 1 – 5, i cili sigurohet për një instalim në bordin e një trupi pluskues të vendosur në ujë për të ndjekur lëvizjet e valëve, ku një degë e elementit të kontrollit bashkëngjitet me një bllok të palëvizshëm, ndërsa dega tjetër e elementit të sipërpërmendur të kontrollit është e lidhur me një element balancues/tensionues.
8 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme nga 1 – 5, i cili sigurohet për instalimin në bordin e një bove thellësie të ankoruar në një bllok të palëvizshëm, ku një degë e elementit linear të kontrollit lidhet me një trup pluskues të vendosur në ujë për të ndjekur lëvizjen e valëve, ndërsa në fund të degës tjetër të elementit të sipërpërmendur të kontrollit lidhet me një element balancues/tensionues.
9 Aparati sipas çdonjërit nga pretendimet e mëparshme nga 1 – 5, i cili sigurohet për instalimin mbi një bllok të palëvizshëm të zhytur, ku një degë e elementit të kontrollit lidhet me një trup me veshje të jashtme mbi ujë për të ndjekur lëvizjen e valëve, ndërsa dega tjetër e elementit të sipërpërmendur të kontrollit lidhet me një bovë balancuese thellësie.