REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4661 2014.02.24
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2029.06.29
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2014/41 2014.02.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.05.16
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09075279.1 2009.06.29
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2147594 2013.11.13
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
NL 2008050430
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Merus N.V. Uppsalalaan 8, 3584 CT Utrecht
(72) Shpikës
Emri Adresa
Houtzager, Erwin Van Reenenweg 37, 3702 SC Zeist , NL
Pinto, Rui Daniel Prinsenstraat 12, 3581 JS Utrecht , NL
Logtenberg, Ton Koningin Wilhelminalaan 22, 3972 EX Driebergen , NL
Throsby, Mark Kerkstraat 37, 3581 RB Utrecht , NL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
Ditika HOXHA Rr.Emin Duraku, Pall.6/1, Nr.4-02 Tirane , AL
(54) Titull
GJITARËT JO-NJERËZ QË PRODHOJNË NJË ANTITRUP
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një gjitar murinus transgjenik (formë rikecioze) , që përmban të futur në genomin e tij një molekulë të acidit nukleik që kodon një zonë të ndryshueshme vargu të lehtë imunoglobuline humane të modifikuar, ku vargu i lehtë në fjalë është në gjendje të paiset me të paktën dy vargje të rëndë të koduara nga gjitari murinus,në mënyrë që ndryshueshmëria në specifiken (veçorinë) e antitrupave ruhet nërpërmjet modifikimeve dhe hipermutacioneve në vargjet e rënda, dhe ku vargu i lehtë në fjalë pë rmban gjithashtu edhe një zonë konstante të vargut të lehtë murinus.
2 Një gjitar murinus transgjenik sipas pretendimit 1, i cili është një mi.
3 Një mi transgjenik sipas pretendimit 2, ku integrimi është në një lokus që është rezistent ndaj frenimit (bllokimit).
4 Një mi transgjenik sipas pretendimit 3, ku integrimi është në lokus-Rosa.
5 Një gjitar murinus transgjenik, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4, ku molekula e acidit nukleik që kodon një varg të lehtë, pajiset me një mjet që lejon shprehjen e molekulës së acidit nukleik në fjalë thelbësisht të kufizuar në qelizat e linjës (grupit) të qelizave B.
6 Një gjitar murinus transgjenik sipas pretendimit 5, ku molekula e acidit nukleik që kodon një varg të lehtë, pajiset me një mjet që lejon shprehjen e molekulës së acidit nukleik që kodon vargun e lehtë, kryesisht gjatë një stadi të caktuar të zhvillimit të qelizave B.
7 Një gjitar murinus transgjenik sipas pretendimit 6, ku mjeti në fjalë përmban një promotor të përzgjedhur në grupin e CD19, CD20, µHC,VpreB2, VpreB3, λ5, Igα, Igβ, Klc, λLC dhe BSAP (Pax5).
8 Një gjitar murinus sipas pretendimit 6 ose 7, ku mjeti në fjalë përmban një sistem cre-lox.
9 Një gjitar transgjenik sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-8, ku vargu i lehtë në fjalë është në gjendje të pajiset me të paktën dy vargje të rëndë murinus.
10 Një gjitar murinus transgjenik sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-9, ku vargu i lehtë në fjalë është në gjendje që të çiftëzohet me të paktën dy vargje të rëndë humanë.
11 Një gjiutar transgjenik murinus sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-10, ku të paktën një nga lokuset endogjenë që kodon një varg të lehtë endogjen, bllokohet funksionalisht.
12 Një gjitar transgjenik murinus sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-11, ku lokusi i vargut të lehtë K endogjen bllokohet funksionalisht.
13 Një gjitar transgjenik murinus sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-12, ku sekuenca e molekulës së acidit nukleik që kodon një varg të lehtë është një sekuencë VK humane.
14 Një gjitar transgjenik murinus sipas pretendimit 13, ku molekula e acidit nukleik që kodon një varg të lehtë është një sekuencë e linjës gjerminale.
15 Një gjitar transgjenik murinus sipas pretendimit 14, ku sekuenca e linjës gjerminale bazohet mbi 012.
16 Një gjitar transgjenik murinus sipas pretendimit 14, ku sekuenca e linjës gjerminale është IGKV1-39*01/IGKJ1*01.
17 Një gjitar transgjenik murinus sipas pretendimit 13, ku molekula e acidit nukleik që kodon një varg të lehtë përmban në drejtimin 5᾽-3᾽: një promotor vк , një prijës human, një gen V human dhe një zonë konstante (të qëndrueshme) (K) të miut (brejtwsit).
18 Një gjitar transgjenik murinus që ishte i pajisur nga një kasetë paraqitjeje që përmban në drejtimin 5᾽-3᾽: një promotor VK, një prijës, një gen V human të modifikuar, që është në gjendje të çiftëzohet me të paktën dy vargje të rënda të ndryshme të koduara nga mamiferi murinus, dhe një zonë të qëndrueshme (K) të miut.
19 Një metodë për prodhimin e një antitrupi të dëshiruar që përfshin ekspozimin e një gjitari murinus, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-18, ndaj një antigjeni, në mënyrë që të induktohet një përgjigje antitrupi dhe izolimin e antitrupave specifikë të antigjenit.
20 Një metodë për prodhimin e një antitrupi të dëshiruar, që përfshin ekspozimin e një gjitari murinus, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-18, ndaj një antigjeni, në mënyrë që të induktohet (nxitet) një përgjigje antitrupi dhe izololimin e qelizave që prodhojnë antitrupa të tillë, vënien në kulturë dhe mbledhjen e antitrupave në fjalë.
21 Një metodë për prodhimin e një antitrupi të dëshiruar, që përfshin ekspozimin e një gjitari murinus, sipas çdonjërit prej pretendimeve 1-18, ndaj një antigjeni, në mënyrë që të induktohet një përgjigje antitrupi dhe izololimin e një molekule të acidit nukleik që kodon të paktën një pjesë të një antitrupi të tillë, futjen e molekulës së acidit nukleik në fjalë, ose të një kopjeje, ose të një derivati të saj, në një kasetë shprehëse (pjesë e një vektori të ADN-së) dhe shprehjen e antitrupit në fjalë në një qelizë bujtëse.