Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4633
2014.02.06
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.12.20
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/347
2013.12.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2014.05.16
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10015938.3
2010.12.20
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2294925
2013.10.16
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| EP | 10000072 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Zweifel Pomy-Chips AG | Kesselstrasse 5, 8957 Spreitenbach |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Blumenthal, Marco | Bäderstrasse 19, 5400 Baden , CH |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Eno DODBIBA | Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane , AL |
| Eno DODBIBA | Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane , AL |
(54) Titull
Përzierje produktesh ushqimore në feta
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 0 | |
| 1 | Metoda për prodhimin e një produkti të thatë, i cili është një ushqim i ndarë në copa, karakterizohet në atë që në një hap të tharjes përfundimtare produkti i llojit të parë me një përmbajtje uji prej të paktën 5% të peshës dhe me maksimum prej 15% të peshës është dehidratuar në një temperaturë prej më pak se 80°C, kryesisht më pak se 60°C, më shumë preferohet në temperaturën e ambientit, të paktën pjesërisht me anë të një produkti të një lloji të dytë, ku produkti i një lloji të dytë është një produkt ushqimor. |
| 2 | Metoda sipas pretendimit 1, karakterizohet në atë që para hapit të tharjes përfundimtare produkti i një lloji të parë është tharë paraprakisht në një përmbajtje uji me maksimum rreth 15% të peshës, mundësisht rreth 5 deri në rreth 12% të peshës, kryesisht rreth 8 deri në rreth 10% të peshës. |
| 3 | 3. Metoda sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të parë përmban ose përbëhet nga copa perimesh dhe/ose copa frutash dhe/ose copa mishi dhe/ose copa peshku, veçanërisht feta perimesh dhe/ose feta frutash dhe/ose feta mishi dhe/ose feta peshku. |
| 4 | Metoda sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të parë përmban ose përbëhet nga feta mishi ose feta peshku. |
| 5 | Metoda sipas pretendimit 4, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të parë përfshin ose përbëhet nga feta mishi. |
| 6 | Metoda sipas pretendimit 4 ose 5, karakterizohet në atë që para hapit të tharjes paraprake, e gjithë copa e mishit ose peshkut i nënshtrohet një hapi të tharjes së ajrit deri në një përmbajtje të ujit më pak se 60% të peshës, mundësisht më pak se 50% të peshës dhe në veçanti deri në një përmbajtje të ujit rreth 50% të peshës, ku mishi ose peshku i tharë paraprakisht është prerë në feta me një trashësi jo më shumë se 2 mm, mundësisht 0.3-1 mm, në veçanti 0.5-0.7 mm, dhe ku fetat janë dehidratuar në një tharëse deri në një përmbajtje të ujit jo më shumë se rreth 15% të peshës, mundësisht deri në një përmbajtje të ujit rreth 5 deri në rreth 12% të peshës, në veçanti deri në një përmbajtje të ujit prej rreth 8 deri rreth 10% të peshës. |
| 7 | Metoda sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 3, karakterizohet në atë që produkti i llojit të parë përmban ose përbëhet nga copa perimesh dhe/ose copa frutash, në veçanti feta perimesh dhe/ose feta frutash. |
| 8 | Metoda sipas pretendimit 7, karakterizohet në atë që para hapit të tharjes paraprake, perimet dhe/ose frutat janë prerë në feta të një trashësie jo më shumë se 2 mm, në veçanti në një trashësi që varion nga 0.5-1 mm, dhe/ose në atë që para hapit të tharjes paraprake perimet dhe/ose frutat janë prerë në copa trekëndëshe me trashësi që varion nga një trashësi maksimale (1) prej jo më shumë së 20 mm deri në një trashësi minimale (2) të paktën 0.5 mm, në veçanti nga një trashësi maksimale (1) prej 10 mm deri në një trashësi minimale (2) prej 0.5 mm. |
| 9 | Metoda sipas njërit prej pretendimeve të mësipërme, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të dytë përmban ose përbëhet nga copa perimesh dhe/ose copa frutash dhe/ose copa brumi, në veçanti feta perimesh dhe/ose feta frutash dhe/ose feta brumi, me një përmbajtje të ujit prej më pak se 3% të peshës, mundësisht jo më shumë se 2% të peshës, në veçanti rreth 1% të peshës. |
| 10 | Metoda sipas pretendimit 9, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të dytë është prodhuar nga mënyrat e skuqjes së thellë. |
| 11 | Metoda sipas pretendimit 9 ose 10, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të dytë përfshin ose përbëhet nga feta patatesh. |
| 12 | Metoda sipas njërit prej pretendimeve 9 deri në 11, karakterizohet në atë që produkti i një lloji të parë është përdorur në një sasi prej deri në rreth 50% të peshës ose deri në rreth 30% të peshës, referuar shumës së produktit të një lloji të parë dhe produktit të një lloji të dytë. |
| 13 | Metoda sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 8, karakterizohet në atë që në hapin përfundimtar të tharjes është përdorur një mjet dehidratimi shtesë, i zgjedhur nga grupi i përbërë nga sita molekulare dhe/ose xhel silici dhe/ose ajër i "thatë". |
| 14 | Produkti i dehidratuar që është një produkt ushqimor në formë fetash, në veçanti një produkt rostiçerie, karakterizohet në atë që është përftuar me anë të metodës sipas njërit prej pretendimeve 1 deri në 13. |
| 15 | Një produkt i dehidratuar që është një produkt ushqimor në formë fetash, në veçanti një produkt rostiçerie, veçanërisht sipas pretendimit 14, karakterizohet në atë që (i) përmbajtja mesatare e ujit është 1-4% e peshës, në veçanti 1.5-4% e peshës, mundësisht 2-3% e peshës, dhe (ii) përbëhet nga të paktën dy llojet e produkteve të cilat nuk janë feta patatesh dhe/ose të cilat janë të skuqura dhe njëra është vetëm pjesërisht e skuqur ose mundësisht jo shumë e skuqur. |