Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4516
2013.11.04
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.01.12
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/253
2013.09.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.12.02
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04701381.8
2004.01.12
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1635783
2013.09.18
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| GB | 300531 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Archimedes Development Limited | Albert Einstein Centre, Nottingham Science & Technology Park, University Boulevard Nottingham, Nottinghamshire NG7 2TN |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| CASTILE, Jonathan, David Archimedes Dev.Ltd | West Pharma, Serv.Drug,Research Centre Ltd, Science & Technology Park, University Boulevard Nottingham NG7 2TN , GB |
| SMITH, Alan Archimedes Dev.Ltd | West Pharma, Serv.Drug,Research Centre Ltd Science & Technology Park, University Boulevard Nottingham NG7 2TN , GB |
| WATTS, Peter, James Archimedes Dev.Ltd | West Pharma, Serv.Drug,Research Centre Ltd Science & Technology Park, University Boulevard Nottingham NG7 2TN , GB |
| LAFFERTY, William Columbus Ian | 34 Newstead Way, Loughborough Leicestershire LE11 2UA , GB |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
(54) Titull
PËRBËRJE FARMACEUTIKE ME PËRMBAJTJE FENTANILI PËR MARRJE NGA HUNDËT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një përbërje për marrje nga hundët të fentanilit ose të një kripe farmaceutikisht të pranueshme të tij, që përmban një tretje ujore të: (i) fentanilit ose të një kripe farmaceutikisht të pranueshme të tij; (ii) pektinë me gradë esterifikimi (vlerë DE) më të vogël se 30%; (iii) një agjent rregullues të osmolalitetit të joneve jo-metalike të përzgjedhur nga alkoolet polihidrike dhe sheqernat, me kusht që përbërja të jetë në thelb e lirë nga jonet metalike dyvalente; dhe përbërja të ketë osmolalitet nga 0.1 deri 1.0 osmol/kg. |
| 2 | Një përbërje sipas pretendimit 1, ku agjenti rregullues i osmolalitetit përzgjidhet nga manitoli, sorbitoli, dekstroza, sukroza dhe trehaloza. |
| 3 | Një përbërje sipas pretendimit 1 ose 2, që përmban një kripë farmaceutikisht të pranueshme të fentanilit. |
| 4 | Një përbërje sipas pretendimit 3, ku kripa farmaceutikisht e pranueshme e fentanilit është citrat fentanili. |
| 5 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku pektina ka vlerë të DE nga 5 deri 30%. |
| 6 | Një përbërje sipas sipas pretendimit 5, ku pektina ka vlerë të DE nga 7 deri 30%. |
| 7 | Një përbërje sipas sipas pretendimit 6, ku pektina ka vlerë të DE nga 10 deri 25%. |
| 8 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku përqëndrimi i pektinës është nga 1 deri 40 mg/ml. |
| 9 | Një përbërje sipas sipas pretendimit 8, ku përqëndrimi i pektinës është nga 2 deri 30 mg/ml. |
| 10 | Një përbërje sipas sipas pretendimit 9, ku përqëndrimi i pektinës është nga 5 deri 25 mg/ml. |
| 11 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse që është të paktën 99% e lirë nga jonet metalike dyvalente. |
| 12 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse që ka osmolalitet nga 0.2 deri 0.4 osmol/kg ose nga 0.25 deri 0.35 osmol/kg. |
| 13 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse që ka pH nga 3.4 deri 5.0. |
| 14 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku përqëndrimi i fentanilit ose i një kripe farmaceutikisht të pranueshme të tij është nga 0.1 deri 20 mg/ml (e shprehur si bazë fentanili). |
| 15 | Një përbërje sipas pretendimit 1, që përmban një tretje ujore të: (i) 0.2 deri 16 mg/ml fentanil ose kripë farmaceutikisht të pranueshme të tij (e shprehur si bazë e lirë nga fentanili) dhe (ii) 5 deri 25 mg/ml pektinë me vlerë DE nga 7 deri 30%; dhe që ka pH nga 3.4 deri 5.0 dhe osmolalitet nga 0.25 deri 0.35 osmol/kg. |
| 16 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse që është përshtatur për t’u marrë nga hunda me pika ose me spërkatje (spray). |
| 17 | Një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse për përdorim në mjekimin ose parandalimin e dhembjeve akute ose kronike. |
| 18 | Përdorimi i një pektine me gradë esterifikimi (vlerë DE) më të vogël se 30% dhe i një agjenti rregullues të osmolalitetit të joneve jo-metalike të përzgjedhur nga alkoolet polihidrike dhe sheqernat, në prodhimin e një ilaçi për marrje nga hundët të fentanilit ose të një kripe farmaceutikisht të pranueshme të tij, të lirë nga jonet metalike dyvalente dhe me osmolalitet nga 0.1 deri 1.0 osmol/kg. |
| 19 | Përdorimi sipas pretendimit 18, ku pektina ka vlerë të DE nga 5 deri 30%. |
| 20 | Përdorimi sipas pretendimit 19, ku pektina ka vlerë të DE nga 7 deri 30%. |
| 21 | Përdorimi sipas pretendimit 18, 19 ose 20 në prodhimin e një ilaçi për mjekimin ose parandalimin e dhembjeve akute ose kronike. |
| 22 | Një pajisje spërkatëse (spray) e ngarkuar me një përbërje sipas ndonjë prej pretendimeve 1 deri 17. |
| 23 | Një proces për përgatitjen e një përbërjeje sipas ndonjë prej pretendimeve 1 deri 17, ku procesi përfshin përzierjen e fentanilit ose të një kripe farmaceutikisht të pranueshme të tij me pektinën dhe një agjent rregullues të osmolalitetit të joneve jo-metalike në ujë. |