REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4382 2013.07.02
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.02.18
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/123 2013.05.27
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.08.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10705850.5 2010.02.18
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2417332 2013.04.17
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 9157592
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Cohen, Yoav 5, chemin de la Tour-de-Pinchat 1234 Vessy
(72) Shpikës
Emri Adresa
Cohen, Yoav 5, chemin de la Tour-de-Pinchat 1234 Vessy , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
PAJISJE PER KTHIMIN E ENERGJISE TERMIKE MJEDISORE NE ENERGJI TE DOBISHME.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një pajisje për kthimin e energjisë termike të një mjedisi pune të dhënë në energji të dobishme që karakterizohet nga ajo se përmban: një këmishë të jashtme (OS), e preferueshme në formë cilindrike, të pajisur me një valvul të dyanëshme (63), që strehon një rotor cilindrik të mbyllur të brendshëm (IR), që ndahet nga këmisha e jashtme (OS) me vakum dhe që mbështetet në këmishën e jashtme në dy sipërfaqe mbështetëse (19, 38), ku rotori i brendshëm (IR) përbëhet nga tri pjesë cilindrike boshe prej materiali me përcjellshmëri termike, njeri brenda tjetrit, të fiksuar kundrejt njeri tjetrit për rreth aksit të rrotullimit të tyre të përbashkët (18), ku pjesa e parë është një cilindër i mbyllur bosh i jashtëm (1), që strehon pjesën e dytë, që është një cilindër më i vogël i mesit (2) dhe pjesën e tretë, që është një cilindër i brendshëm (3), i formuar brenda cilindrit të mesit (2) rreth aksit të rrotullimit të përbashkët, nga ajo se cilindri i brendshëm (3) është i hapur në fundet aksiale të tij dhe i pajisur me dy hermetizues të kontrolluar (41, 42), që lejojnë mbylljen ose hapjen e zbrazëtirës (7) të formuar brenda cilindrit të brendshëm (3), nga ajo se cilindri i mesit (2) është i mbyllur përqark cilindrit të brendshëm (3) duke formuar një zbrazëtirë (40), nga ajo se muri i cilindrit të brendshëm (3), njeri prej mureve fundore të cilindrit të mesit (2) dhe muri i kundërt i cilindrit të jashtëm (1) pajisen me një shtresë izolimi termik (26, 25), nga ajo se periferia e fundit të cilindrit të mesit (2), e pajisur me shtresën e izolimit termik (26), është e pajisur me një grup valvolash ose një hermetizues skajor të kontrolluar (30) që lejon ndarjen hermetikisht të dy pjesëve të zbrazëtirës (4, 5, 6) të formuar ndërmjet mureve të cilindrit të mesit (2) dhe cilindrit të jashtëm (1) dhe që hap ose mbyll kalimin ndërmjet këtyre pjesëve, nga ajo se cilindri i jashtëm (1) është i pajisur me një valvul të njëanëshme (32) dhe një valvul të dyanëshme (33), nga ajo se një grup helikash (13) vendoset brenda cilindrit të brendshëm (3) të pajisur me mjete që lejojnë kthimin e energjisë rrotulluese të helikave në energji të dobishme, nga ajo se një motor vendoset brenda këmishës së jashtme (OS) për të vënë në lëvizje rrotulluese rotorin e brendshëm (IR), nga ajo se jepen mjetet për kontrollin e motorit (17), helikave, hermetizuesve, transmetimit jashtë pajisjes të energjisë rrotulluese të kthyer të helikave, monitorimin e temperaturës dhe presionit brenda rotorit të brendshëm (IR) dhe nga ajo se një fluid gjendet nën presion brenda rotorit të brendshëm (IR).
2 Pajisja sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se sipërfaqja anësore e jashtme e rotorit të jashtëm (1) pajiset me brinjë rrethore për shkëmbimin e nxehtësisë (23), nga ajo se sipërfaqja e brendshme e cilindrit të jashtëm (1) pajiset me brinjë për shkëmbimin e nxehtësisë (21) që janë perpendikulare me sipërfaqen e tij dhe paralel me aksin e tij dhe konvergjojnë në drejtim të aksit të rrotullimit të tij.
3 Pajisja sipas pretendimit 1 ose 2, që karakterizohet nga ajo se helikat pajisen me mjete që lejojnë kthimin e energjisë rrotulluese në energji elektrike.
4 Pajisja sipas pretendimit 1 deri 3, që karakterizohet nga ajo se cilindri i jashtëm (1) pajiset me një shtresë seksionale me formë unazore prej materiali termikisht izolues (70) që pozicionohet pranë bazës së mbyllur nga ana e zbrazëtirës (6) si pjesë e cilindrit të jashtëm (1), dy sipërfaqe të sheshta me formë unazore (71, 72) prej materiali termikisht izolues ngjiten rreth anës së jashtme të shtresës seksionale me formë unazore (70),këmisha e jashtme (61) pajiset me një shtresë unazore prej materiali termikisht izolues (73) që sheh nga dhe është paralel me shtresën homologe prej materiali izolues (70) mbi cilindrin e jashtëm (1),në anën e brendshme të këmishës së jashtme (61) të pajisur me shtresën unazore prej materiali termikisht izolues (73), ngjiten dy sipërfaqe të sheshta unazore prej materiali termikisht izolues (74, 75), një seksion termikisht izolues (76) ngjitet ne anën e jashtme të shtresës unazore prej materiali termikisht izolues (73), - muret e bazës fundore të cilindrit të jashtëm (1) nuk pajisen me ndonjë shtresë prej materiali termikisht izolues, - disa brinjë për shkëmbimin e nxehtësisë me përcjellshmëri (77) ngjiten për të përcjellë nxehtësinë te ana e brendshme e bazës së cilindrit të jashtëm (1),disa brinjë për shkëmbimin e nxehtësisë me përcjellshmëri (78, 79; 80, 81) ngjiten për të përcjellë nxehtësinë në rreze që variojnë rreth të dy skajeve të aksit të rrotullimit që ndodhet brenda këmishës së jashtme (OS).
5 Procesi i vënies në punë të pajisjes sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 3 për kthimin e energjisë temike të disponueshme në një mjedis pune të dhënë në energji të dobishme, që karakterizohet nga hapat e mëposhtëm: një fluid futet me presion në zbrazëtirën (60) të formuar ndërmjet këmishës së jashtme (OS) dhe rotorit të brendshëm (IR), duke e bërë fluidin të kalojë nëpërmjet valvolës së moskthimit (32) të cilindrit të jashtëm (1), në zbrazëtirat e rotorit të brendshëm (IR); pasi është arritur mbushja e të gjitha zbrazëtirave të rotorit të brendshëm (IR) me fluidin a presuar homogjenikisht, presioni i fluidit rreth e qark rotorit të brendshëm (IR) bie, duke bërë që valvola pa kthim (32) e cilindrit të jashtëm (1) të kyçet; fluidi nxirret jashtë zbrazëtirës (60) ndërmjet këmishës së jashtme (OS) dhe rotorit të brendshëm (IR) me anë të pompimit për të arritur kushtet e vakumit thuajse absolut; këmisha e jashtme (OS) vendoset pastaj në një mjedis të ftohtë; kur arrihet temperatura e ftohtë e dëshiruar, kudo në rotorin e brendshëm (IR), hermetizuesi (42) që ndodhet në fund të cilindrit të brendshëm (3), pranë mureve të pajisura me shtresën izoluese, mbyllet hermetikisht, ndërsa hermetizuesi (41) që ndodhet në fundin tjetër të cilindrit të brendshëm (3) dhe grupi i valvolave ose hermetizuesi skajor (30) mbyllen në mënyrë të tillë që të lejojnë rrjedhjen e fluidit për të barazuar presionin; motori (17) vihet në punë, duke rrotulluar rotorin e brendshëm (IR) me shpejtësinë këndore të dëshiruar (ω), ndërsa këmisha e jashtme (OS) mbahet brenda të njejtit mjedis të ftohtë derisa temperatura në kushtet e rrotullimit të stabilizohet;pastaj këmisha e jashtme (OS) vendoset në një mjedis pune me temperaturë më të lartë se ajo pas ftohjes së saj duke bërë që temepraturat brenda zbrazëtirave të rotorit të brendshëm të rriten në saje të rrezatimit të energjisë termike të mjedisit, të kapur nga këmisha e jashtme (OS), nëpërmjet zbrazëtirës në vakum (60) dhe temperatura e zonave të izoluara rritet shumë më pak se temperatura e zonave të paizoluara;temperaturat e seksioneve të izoluara dhe të paizoluara monitorohen, për të rregulluar kohën e ekspozimit për arritjen e diferencës maksimale, duke sjellë për pasojë që diferencat korresponduese të densitetit të fluidit që ndodhet në zonat e ftohta me ato të fluidit që ndodhet në zonat më të ngrohta, kombinuar me çentrifugimin të cilit fluidi i nënshrohet për shkak të rrotullimit, të krijojnë diferenca presioni ndërmjet fluidit të ngrohtë dhe të ftohtë, duke bërë që fluidi të rrjedhë nga zonat me presion më të lartë në ato me presion më të ulët, për të arritur barazimin e presioneve; kur kjo rrjedhje ndërpritet dhe fluidi ndër zbrazëtira është praktikisht në kushte qetësie, hermetizuesit (41, 42) në fundet e cilindrit të brendshëm (3) dhe grupi i valvolave ose hermetizuesi skajor (30) hapen, duke shkaktuar, për shkak të diferencës së presionit, rrjedhjen e fluidit nga zonat më të ngrohta në ato më të ftohta brenda cilindrit të brendshëm (3), rrjedhja e fluidit vë në punë helikat, energjia rrotulluese e të cilave kthehet në energji të dobishme, duke shkaktuar ftohjen e fluidit që vijon të rrjedhë në drejtim të pjesës së rotorit të brendshëm (IR) të pajisur me shtresën izoluese dhe që bart fluidin e ftohtë; fluidi i ftohtë prej andej vijon rrjedhjen përmes grupit të valvolave ose hermetizuesit skajor (30) në drejtim të zonave të paizoluara të rotorit të brendshëm (IR), ku temperatura e tij rritet për shkak të energjisë termike të mjedisit.
6 Procesi sipas pretendimit 5, që zbaton pajisjen sipas pretendimit 4, që karakterizohet nga ajo se pasi motori (17) vihet në punë duke rrotulluar rotorin e brendshëm (IR) me shpejtësinë këndore të dëshiruar (ω), ndërsa këmisha e jashtme (OS) mbahet jodetyrimisht brenda të njejtit mjedis të ftohtë derisa temperatura në kushtet e rrotullimit të stabilizohet, këmisha e jashtme (OS) vendoset në një mjedis pune me dy zona me temperatura të ndryshme duke prodhuar energji të dobishme.
7 Procesi sipas pretendimit 5 ose 6, që karakterizohet nga ajo se fluidi brenda zonave të rotorit të brendshëm sillet në një temperaturë pranë asaj të ndryshimit fazor (kondensimit) me anë të energjisë në dalje të pajisjes, duke pakësuar kështu ndikimet ngrohëse e ftohëse negative të lidhura me ngjeshjen (kompresionin) dhe rrallimin (dekopmpresionin) që ndodhin në zonat më të ngrohta dhe më të ftohta (5, 6) të rotorit të brendshëm (IR), duke përmirësuar kështu parametrat e sjelljes së pajisjes.
8 Procesi sipas pretendimit 7, që karakterizohet nga ajo se, në vend të një fluidi të vetëm, përdoret një përzierje fluidesh për të arritur një temperature që lejon një ose më shumë fluide të ruajnë sjelljen në gjendje të gaztë, pas prodhimit të energjisë në zonën (7) që gjendet brenda cilindrit të brendshëm (3), kur ndërkohë një ose më shumë fluide të tjerë lejohen të kondensojnë, duke përmirësuar kështu aftësinë e përzierjes së fluideve për të përfituar nga absorbimi dhe çlirimi i energjisë latente të ndryshimit fazor për të kundërvepruar ndaj efekteve ngrohëse/ftohëse të lidhura me ngjeshjen dhe rrallimin që ndodhin në pajisje në zonat e ngrohta dhe të ftohta (5, 6).