REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4374 2013.07.01
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2022.03.11
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/99 2013.04.29
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.08.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09014818 2002.03.11
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2161052 2013.02.27
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Fresenius Medical Care Deutschland GmbH Else-Kröner-Strasse 1, 61352 Bad Homburg
(72) Shpikës
Emri Adresa
Brehm, Winfried Johannes-Balbu-Strasse 1, 97461 Hofheim , DE
Dupin, Thierry 686 route de nuelles, 69210 L'Arbresle , FR
Eggert,Ilona Geraurer Strasse 100, 60528 Frankfurt , DE
Faulhaber, Thomas Kreuzstrasse 28 , 97433 Bergrheinfeld , DE
Graf Thomas Im Langenfeld 14, 61352 Bad Homburg , DE
Laffay,Phillipe 13 Allee Buffon, 69110 Sanite Foy Lyon , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Eno DODBIBA RR."Naim FRASHERI" P.60/3, Shk.1, Ap.16, Tiranë , AL
Ela SHOMO PANIDHA Euromarkpat Albania LTD , Rr. A.Z. Çajupi, Pall. 20/4, Ap.15, Tiranë , AL
Eno DODBIBA RR."Naim FRASHERI" P.60/3, Shk.1, Ap.16, Tiranë , AL
(54) Titull
Konektor, nje enë e bashkuar me këtë konektor dhe një pajisje për pergatitjen e fluideve , me një konektor ndihmës për këtë enë.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Pajisja e përgatitjes së lëngjeve (50) me burim të një lëngu rrjedhës, i cili është i lidhur me një linjë ku kalon lëngu rrjedhës (51), me një linjë të lëngut të përgatitur (52) për lëngun që do të përgatitet, me një pjesë lidhëse të montuar (53, 54) të përshtatshme për montimin dhe lidhjen e një ene, në mënyrë që linja nëpër të cilën rrjedh lëngu (51) dhe linja e lëngut të përgatitur (52) bëjnë që lëngu të jetë në kontakt me pjesën e brendshme të enës (30); ena është e përbërë nga një pjesë lidhëse e pajisur me një lidhës për të lidhur linjat nëpër të cilat kalon lëngu, pjesa lidhëse përbëhet nga skaji i poshtëm dhe nga skaji i sipërm, ku pjesa lidhëse e montuar (53, 54) përbëhet nga pjesa e parë dhe e dytë të cilat bashkojnë pjesët e para dhe të dyta lidhëse të lidhësit në skajin e poshtëm të lidhësit, dhe ku pjesa e montimit të lidhjes përbëhet nga dy mjete bashkuese montuese me hapësirë anësore, duke bërë të mundur lidhjen me dy mjete montuese me hapësira të barabarta anësore (2, 4) të lidhësit, lidhësi përbëhet nga një pjesë e parë lidhëse (2) duke siguruar një grykë të parë (3) për lidhjen e një linje të parë të rrjedhjes së lëngut me një linjë të tretë të rrjedhjes së lëngut, dhe një pjesë të dytë lidhëse (4) që formon një grykë të dytë (5) për lidhjen e një linje të dytë të rrjedhjes së lëngut me një linjë të katërt të rrjedhjes së lëngut, ku secili prej dy mjeteve të montimit (2, 4) përmban një nga dy grykat (3, 5); ku linja e rrjedhjes së lëngut (51) është linja e tretë e kalimit të lëngut dhe linja e përgatitjes së lëngut (52) është linja e katërt fluide.
2 Pajisja për përgatitjen e lëngut sipas pretendimit 1, e karakterizuar në atë se mjeti i parë (53) dhe i dytë (54) kryqëzues janë dhomat e para (53) dhe të dyta (54) hyrëse në të cilat mjeti i parë (2) dhe i dytë (4) të montimit të lidhësit (1) mund të ndërfutet për t’u lidhur dhe i cili përbëhet nga një element lidhës i parë mashkull (55) që ndërpret linjën e rrjedhjes së lëngut (51) dhe nga një element lidhës i dytë mashkull që ndërpret linjën e përgatitjes së lëngut (52).
3 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimit 2, karakterizohet në atë që një element izolimi dhe kompensimi (57) është futur në secilën prej dhomave hyrëse të parë (53) dhe të dytë (54), për të izoluar dhe kompensuar lëvizjet e elementit lidhës mashkull të parë (55) dhe të dytë.
4 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimeve 1-3, karakterizohet në atë që dhoma hyrëse e parë (53) dhe e dytë (54) të kenë orientime paralele.
5 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimeve 1-4, karakterizohet në atë që pajisja e përgatitjes së lëngut (50) përfshin më tej mjete detektuese (58) per zbulimin e prezencës së lidhësit (1).
6 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimeve 1-5, karakterizohet në atë që ajo përfshin më tej një kapak (59) për mbulimin e pjesës lidhëse të montuar.
7 Pajisja për përgatitjen e lëngut sipas pretendimeve 2 dhe 6, karakterizohet në atë që kapaku (59) përfshin një pjesë të parë mbyllëse (60) për mbylljen e dhomës së parë hyrëse (53) dhe një pjesë të dytë mbyllëse (61) për mbylljen e dhomës së dytë hyrëse (54).
8 Pajisja për përgatitjen e lëngut sipas pretendimit 7, karakterizohet në atë që përfshin më tej një linjë të pestë fluide (62) në kontakt të lëngut me dhomën e parë hyrëse (53) dhe kështu dhe me linjën e rrjedhjes së lëngut (51) kur pjesa e parë mbyllëse (60) mbyll dhomën e parë hyrëse (53), dhe një linjë e gjashtë fluide ndodhet në kontakt të lëngut me linjën e përgatitjes së lëngut (52) kur pjesa e dytë mbyllëse (61) mbyll dhomën e dytë hyrëse (54).
9 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimit 8, karakterizohet në atë që linja e pestë (62) dhe e gjashtë fluide janë të bashkuara.
10 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas njërit prej pretendimeve 6-9, karakterizohet në atë që kapaku (59) mund të lëvizë nga një pozicion i parë që mundëson montimin dhe/ose largimin e lidhësit (1), një pozicion i dytë në të cilin është montuar lidhësi (1) është mbajtur në vend nga kapaku (59) dhe një pozicion i tretë në të cilin dhoma e parë (53) dhe e dytë (54) hyrëse janë mbyllur dhe nuk është i montuar asnjë lidhës (1).
11 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimit 10, karakterizohet në atë që ajo përbëhet më tej nga një mjet detektimi të pozicionit të kapakut (63, 64) për zbulimin e një, disa ose të të tre pozicioneve të kapakut.
12 Pajisja e përgatitjes së lëngut sipas pretendimeve 1-11, karakterizohet në atë që ajo është një pjesë e një pajisje për përgatitjen e një lëngu për dializë dhe se lëngu i përgatitur është lëngu i dializës ose është një pjesë e tij.
13 Sistemi i përgatitjes së lëngut përbëhet nga një enë me një lidhës dhe nga një pajisje për përgatitjen e lëngut sipas pretendimeve 1-12.