REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4371 2013.06.28
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.04.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/92 2013.04.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.08.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08735274.6 2008.04.17
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2265843 2013.04.17
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ARC Aktiengesellschaft (AG) Heiligkreuz 6, 9490 Vaduz
(72) Shpikës
Emri Adresa
OZTÜRK, Mustafa, Naci Halkali Merkez Mah. Basin Ekspres Yolu No. 5/A 34303 K.cekmece/Istanbul , TR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
PAJISJE TRANSMISIONI DHE METODË PËR DHËNIEN E NJË LËVIZJEJE RROTULLUESE.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 A) Një pajisje transmisioni, e preferueshme me motor, për dhënien e lëvizjes rrotulluese te të paktën një aks dalës,ku pajisja përmban: B) një trup (2) të montuar që rrotullohet rreth një aksi të parë (4) dhe rreth një aksi të dytë (11), si dhe rreth një aksi të tretë (16), ku aksi i parë (4) formon me aksin e dytë (11) një kënd pjerrësie (θ), aksi i dytë (11) dhe/ose aksi i tretë (16) përbëjnë të paktën një aks dalës të pajisjes, ku rrotullimi i trupit (2) rreth aksit të tretë (16) shkakton një ndryshim të këndit të pjerrësisë (θ), C) një mjet (15) për ushtrimin e momentit rrotullues (21) mbi trupin (2) rreth aksit të tretë (16) në kahun e rritjes së këndit të pjerrësisë (θ), kur aksi i parë (4) formon me aksin e dytë (11) një kënd pjerrësie (θ) të përzgjedhur me vlerë më të madhe se 0 gradë dhe më të vogël se 90 gradë, dhe D) një mjet (210) për kufizimin e rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të tretë (16) në kahun e zvogëlimit të këndit të pjerrësisë (θ), në mënyrë të tillë që këndi i pjerrësisë (θ) i formuar mes aksit të parë (4) dhe aksit të dytë (11) të mbetet më i madh se 0 gradë dhe më i vogël se 90 gradë, E) ku pajisja është e strukturuar në mënyrë të tillë, që t’i mundësojë një burimi fuqie lëvizëse të lidhur me trupin (2) rrotullimin e trupit (2) rreth aksit të parë (4), dhe F) ku rrotullimi i trupit (2) rreth aksit të parë (4) bëhet me shpejtësi këndore (ωrrot) më të madhe se shpejtësia këndore kritike (ωk), gjë që bën që këndi pjerrësisë (θ) të mbetet i pandryshueshëm ose të zvogëlohet, duke nisur ose rritur kështu shpejtësinë këndore në dalje (ωdalje) dhe/ose momentin rrotullues në dalje të trupit (2) rreth aksit të dytë (11) dhe/ose rreth aksit të tretë (16), që përbëjnë të paktën një aks dalës të pajisjes, G) ku trupi (2) ka shpejtësi këndore kritike specifike (ωk, spec) me më pak se 20000 rrotullime në minutë, e preferueshme për të rritur fuqinë në dalje e të paktën një aksi dalës, ku kjo shpejtësi këndore kritike specifike (ωk, spec) përcaktohet si më poshtë: shpejtësia këndore kritike specifike (ωk, spec) është shpejtësia këndore kritike (ωk) e trupit (2): kur këndi pjerrësisë (θ) të aksit të parë (4) me aksin e dytë (11) është 45 gradë, kur aksi i parë (4) kalon thuajse përmes qendrës së masës (CM) të trupit (2), kur trupi (2) është i orientuar në mënyrë të tillë që momenti i inercisë së trupit (2) është thuajse i maksimizuar, kur, nëse trupi (2) nuk është simetrik përkundrejt planit që kalon përmes qendrës së masës (CM) të trupit (2) dhe që është perpendikular me aksin e parë (4), ndërmjet orientimeve montuese të mundshme të trupit (2) përkundrejt aksit të parë (4), është përzgjedhur ai që jep largësinë më të vogël ndërmjet qendrës së masës (CM) të trupit (2) dhe aksit të tretë (16), dhe kur krahu lidhës (ℓc) është a)5 mm, nëse masa e trupit (2) është më e vogël se 0.1 kg, b)25 mm, nëse masa e trupit (2) është e barabartë ose më e madhe se 0.1 kg dhe më e vogël se 100 kg, c)50 mm, nëse masa e trupit (2) është e barabartë ose më e madhe se 100 kg dhe më e vogël se 1000 kg, d)100 mm, nëse masa e trupit (2) është e barabartë ose më e madhe se 1000 kg, ku gjatësia e krahut lidhës (ℓc) është largësia e pikës së intersektimit të një plani lidhës (Pc) dhe aksit të parë (4) me aksin e tretë (16), ku ky plan lidhës (Pc) është perpendikular me aksin e parë (4) dhe intersekton trupin (2), si dhe ka largësi minimale nga aksi i pjerrësisë (16).
2 Një pajisje, sipas pretendimit 1, që përmban edhe një burim fuqie lëvizëse të lidhur me trupin (2), që e bën trupin (2) të rrotullohet rreth aksit (4) me shpejtësi këndore (ωrrot) më të madhe shpejtësia këndore kritike (ωk).
3 Një pajisje sipas pretendimit 2, që përmban edhe mjetin e lidhjes së kundërt (17, 18, 19, 20) për transmetimin e fuqisë lëvizëse nga rrotullimi i trupit të dytë (2), rreth të paktën një aksi dalës, te burimi i fuqisë lëvizëse.
4 Një pajisje sipas pretendimit 3, ku mjeti i lidhjes së kundërt (17, 18, 19, 20) rregullohet që të transmetojë te burimi i fuqisë lëvizëse një fuqi të mjaftueshme për të kapërcyer humbjet e energjisë nga fërkimi gjatë rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të parë (4), kur këndi pjerrësisë (θ) dhe madhësia e momentit rrotullues rreth aksit të tretë (16), si dhe shpejtësia këndore në dalje (ωdalje) e të paktën një aksi dalës janë të pandryshuar (konstant).
5 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe mjetin për kontrollin e burimit të fuqisë lëvizëse që bën trupin (2) të rrotullohet rreth aksit (4) me shpejtësi këndore (ωrrot) më të madhe shpejtësia këndore kritike (ωk).
6 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti i ushtrimit të momentit rrotullues (15) rregullohet që të ushtrojë momentin rrotullues (21) te trupi (2) rreth aksit të tretë (16), kur këndi i përzgjedhur i pjerrësisë () është më i madh se 10 gradë dhe më i vogël se 80 gradë.
7 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe mjetin për kontrollin e madhësisë së momentit rrotullues (21) që ushtrohet nga mjeti për ushtrimin e momentit rrotullues (15).
8 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti kufizues (210) rregullohet që të kufizojë rrotullimin e trupit (2) rreth aksit të tretë (16) në mënyrë të tillë që këndi i pjerrësisë (), i formuar mes aksit të parë (4) dhe aksit të dytë (11), të jetë më i madh se 10 gradë dhe më i vogël se 80 gradë.
9 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe mjetin për rregullimin e këndit të pjerrësisë ().
10 Një pajisje sipas pretendimit 9, që përmban edhe mjetin për përzgjedhjen e shpejtësisë së dëshiruar në dalje të motorit (ωdalje) rreth të paktën një aksi dalës, që e detyron mjetin rregullues të rregullojë këndin e pjerrësisë () në varësi të shpejtësisë së përzgjedhur në dalje (ωdalje).
11 Një pajisje sipas pretendimit 9 ose pretendimit 10, që përmban edhe mjetin për përzgjedhjen e momentit rrotullues në dalje dhe rregullimin e këndit të pjerrësisë () në varësi të momentit rrotullues të përzgjedhur në dalje.
12 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti (15) për ushtrimin e momentit rrotullues (21) rreth aksit të tretë (16) përmban një sustë.
13 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti (15) për ushtrimin e momentit rrotullues (21) rreth aksit të tretë (16) përmban një ose më shumë prej mjeteve të mëposhtme: një goditës hidraulik, një goditës pneumatik dhe një goditës elektromanjetik.
14 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti kufizues (210) rregullohet për të parandaluar ndonjë rrotullim të trupit (2) rreth aksit të tretë (16) në kahun e zvoglimit të këndit të pjerrësisë ().
15 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti (15) për ushtrimin e momentit rrotullues (21) rreth aksit të tretë (16) shërben edhe si mjet kufizues (210).
16 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku mjeti kufizues (210) përmban një kolonë mbështetëse.
17 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku aksi i parë (4) kalon thuajse përmes qendrës së masës (CM) të trupit (2).
18 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku aksi i dytë (11) kalon thuajse përmes qendrës së masës (CM) të trupit (2).
19 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku aksi i parë (4) dhe aksi i dytë (11) intersektohen.
20 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve 1 deri 18, ku aksi i parë (4) dhe aksi i dytë (11) nuk intersektohen dhe këndi i pjerrësisë () përcaktohet si këndi i ngushtë ndërmjet aksit të parë (4) dhe aksit të dytë (11) kur shihen në drejtimin përgjatë vijës më të shkurtër që bashkon aksin e parë (4) dhe aksin e dytë (11).
21 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku trupi (2) është thuajse cilindrikisht simetrik kundrejt aksit të parë (4).
22 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve 1 deri 21, ku trupi (2) përmban një bucelë, një rrjet dhe një qarkuese në formë unazore.
23 Një pajisje sipas ndonjëprej pretendimeve paraprirëse, ku trupi (2) është prej materiali me modul elasticiteti mbi 70 GPa, e preferueshme mbi 100 GPa.
24 Një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe mjetet për montimin e kësaj pajisjeje.
25 Një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe një ose më shumë masa kundërbalancuese të montuara për rrotullim rreth aksit të dytë.
26 Një pajisje sipas seksioneve A) deri F) të pretendimit 1, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku këndi ndërmjet vektorit të momentit rrotullues (21) që ushtrohet në trupin (2) rreth aksit të tretë (16) dhe vektorit të shpejtësisë këndore në dalje (ωdalje) rreth aksit të dytë (11) është ndërmjet 85 gradë dhe 93 gradë, e preferueshme afër 90 gradë.
27 Një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku trupi (2) montohet në boshtin (3, 30) të bërë prej materiali me modul elasticiteti mbi 70 GPa, e preferueshme mbi 100 GPa.
28 Një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku boshti në dalje (110) përgjatë të paktën një aksi dalës është bërë prej materiali me modul elasticiteti mbi 70 GPa, e preferueshme mbi 100 GPa.
29 Një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, ku detalet e pajisjes mbi të cilat veprojnë forca të ndryshueshme bëhen prej një ose më shumë materialesh me modul elasticiteti mbi 70 GPa, e preferueshme mbi 100 GPa.
30 Një pajisje sipas seksioneve A) deri F) të pretendimit 1, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe një ose më shumë sensorë për matjen e vlerave të një ose më shumë parametrave të mëposhtëm: rrotullimi rreth aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), shpejtësia këndore e rrotullimit rreth aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), pozicioni i trupit (2) dhe/ose i aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), momenti i rrotullimit rreth aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), forca.
31 Një pajisje sipas seksioneve A) deri F) të pretendimit 1, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, që përmban edhe mjetin për kufizimin mekanik të rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të pjerrësisë (16), në të dyja kahet, ndërmjet një kufiri të poshtëm të vlerës së këndit dhe një kufiri të sipërm të vlerës së këndit, si dhe mjetin për rregullimin e këtyre vlerave kufitare të këndit gjatë punës së pajisjes, me kufi të poshtëm të vlerës së këndit të përzgjedhur mbi 0 gradë dhe më pak se 90 gradë dhe kufi të sipërm të vlerës së këndit të përzgjedhur më të madh se kufiri i poshtëm i përzgjedhur i vlerës së këndit dhe më të vogël se 90 gradë.
32 Një pajisje sipas pretendimit 31, ku mjeti për kufizimin mekanik të rrotullimit të trupit (2) janë një ose më shumë kolona mbështetëse.
33 Një ansambël i dy ose më shumë pajisjeve, të preferueshme me motor, secila prej të cilave përmban një pajisje, sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, në kombinim me mjetin që mundëson që secila pajisje të rrotullohet thuajse me të njejtën shpejtësi rrotulluese, por me kënde faze përkatëse të ndryshme, si dhe me mjetin për kombinimin e shpejtësisë këndore në dalje (ωdalje) dhe/ose momentit rrotullues në dalje të pajisjeve.
34 Një mjet lëvizës që vihet në punë nga një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve 1 deri 32, ose nga një ansambël pajisjesh sipas pretendimit 33.
35 Një mjet lëvizës, sipas pretendimit 34, në formën e një mjeti lëvizës rrugor.
36 Një mjet lëvizës, sipas pretendimit 34, në formën e një mjeti fluturues.
37 Një mjet lëvizës, sipas pretendimit 34, në formën e një mjeti që vihet në lëvizje nga uji.
38 Një gjenerator elektrik që përfshin një pajisje sipas ndonjë prej pretendimeve 1 deri 32, ose një ansambël pajisjesh sipas pretendimit 33.
39 a) Një metodë për dhënien e lëvizjes rrotulluese te të paktën një aks dalës, ku metoda përfshin: b) montimin e një trupi (2) që rrotullohet rreth një aksi të parë (4), rreth një aksi të dytë (11) dhe rreth një aksi të tretë (16), ku aksi i parë (4) formon me aksin e dytë (11) një kënd pjerrësie (θ), aksi i dytë (11) dhe/ose aksi i tretë (16) përbëjnë të paktën një aks dalës të pajisjes, ku rrotullimi i trupit (2) rreth aksit të tretë (16) shkakton një ndryshim të këndit të pjerrësisë (θ), c) rrotullimin e trupit (2) rreth aksit të parë (4) me shpejtësi këndore (ωrrot) më të madhe shpejtësia këndore kritike (ωk), d) ushtrimin e momentit rrotullues (21) mbi trupin (2) rreth aksit të tretë (16) në kahun e rritjes së këndit të pjerrësisë (θ), kur aksi i parë (4) formon me aksin e dytë (11) një kënd pjerrësie (θ) më të madh se 0 gradë dhe më të vogël se 90 gradë, dhe e) kufizimin e rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të tretë (16) në kahun e zvogëlimit të këndit të pjerrësisë (θ), në mënyrë të tillë që këndi i pjerrësisë (θ) mes aksit të parë (4) dhe aksit të dytë (11) të mbetet më i madh se 0 gradë dhe më i vogël se 90 gradë, f) garantimin që këndi pjerrësisë (θ) të mbetet i pandryshueshëm ose të zvogëlohet, për të nisur ose rritur kështu shpejtësinë këndore në dalje (ωdalje) dhe/ose momentin rrotullues në dalje të trupit (2) rreth aksit të dytë (11) dhe/ose rreth aksit të tretë (16), që përbëjnë të paktën një aks dalës të pajisjes, g) ku metoda përfshin edhe: përdorimin e trupit (2) me shpejtësi këndore kritike specifike (ωk, spec) me më pak se 20000 rrotullime në minutë, e preferueshme për të rritur fuqinë në dalje të të paktën një aksi dalës, ku kjo shpejtësi këndore kritike specifike (ωk, spec) përcaktohet si më poshtë: shpejtësia këndore kritike specifike (ωk, spec) është shpejtësia këndore kritike (ωk) e trupit (2): kur këndi pjerrësisë (θ) të aksit të parë (4) me aksin e dytë (11) është 45 gradë, kur aksi i parë (4) kalon thuajse përmes qendrës së masës (CM) të trupit (2), kur trupi (2) është i orientuar në mënyrë të tillë që momenti i inercisë së trupit (2) është thuajse i maksimizuar, kur, nëse trupi (2) nuk është simetrik përkundrejt planit që kalon përmes qendrës së masës (CM) të trupit (2), perpendikularisht me aksin e parë (4), ndërmjet orientimeve montuese të mundshme të trupit (2) përkundrejt aksit të parë (4), përzgjidhet ai që jep largësinë më të vogël ndërmjet qendrës së masës (CM) të trupit (2) dhe aksit të tretë (16), dhe kur krahu lidhës (ℓc) është e)5 mm, nëse masa e trupit (2) është më e vogël se 0.1 kg, f)25 mm, nëse masa e trupit (2) është e barabartë ose më e madhe se 0.1 kg dhe më e vogël se 100 kg, g)50 mm, nëse masa e trupit (2) është e barabartë ose më e madhe se 100 kg dhe më e vogël se 1000 kg, h)100 mm, nëse masa e trupit (2) është e barabartë ose më e madhe se 1000 kg, ku gjatësia e krahut lidhës (ℓc) është largësia e pikës së intersektimit të një plani lidhës (Pc) dhe aksit të parë (4) me aksin e tretë (16), ku ky plan lidhës (Pc) është perpendikular me aksin e parë (4) dhe intersekton trupin (2), si dhe ka largësi minimale nga aksi i pjerrësisë (16).
40 Një metodë sipas pretendimit 39, që përfshin edhe dhënien e një momenti rrotullues të jashtëm shtesë te trupi (2) rreth aksit të dytë për dhënien e nxitimit fillestar.
41 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 dhe 40, që përfshin edhe kontrollin e burimit të fuqisë lëvizëse në mënyrë që trupi (2) të rrotullohet rreth aksit të parë (4) me shpejtësi këndore (ωrrot) më të madhe shpejtësia këndore kritike (ωk).
42 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 41, që përfshin edhe përzgjedhjen e këndit të përzgjedhur të pjerrësisë () më të madh se 10 gradë dhe më të vogël se 80 gradë.
43 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 42, që përfshin edhe kontrollin e madhësisë së momentit rrotullues (21) që ushtrohet te trupi (2) rreth aksit të tretë (16).
44 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 43, që përfshin edhe kufizimin e rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të tretë (16) në mënyrë të tillë që këndi i pjerrësisë () i aksit të parë (4) me aksin e dytë (11), të jetë më i madh se 10 gradë dhe më i vogël se 80 gradë.
45 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 44, që përfshin edhe rregullimin e këndit të pjerrësisë ().
46 Një metodë sipas pretendimit 45, që përfshin edhe marrjen e shpejtësisë këndore të dëshiruar në dalje (ωdalje) të të paktën një aksi dalës me anën e rregullimit të këndit të pjerrësisë ().
47 Një metodë sipas pretendimit 45, që përfshin edhe marrjen e momentit rrotullues të dëshiruar në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e rregullimit të këndit të pjerrësisë ().
48 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 47, që përfshin edhe rregullimin e shpejtësisë këndore (ωrrot) të trupit (2) rreth aksit të parë (4).
49 Një metodë sipas pretendimit 48, që përfshin edhe marrjen e shpejtësisë këndore të dëshiruar në dalje (ωdalje) të të paktën një aksi dalës me anën e rregullimit të shpejtësisë këndore (ωrrot) të trupit (2) rreth aksit të parë (4).
50 Një metodë sipas pretendimit 48, që përfshin edhe marrjen e momentit rrotullues të dëshiruar në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e rregullimit të të shpejtësisë këndore (ωrrot) të trupit (2) rreth aksit të parë (4).
51 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 50, që përfshin edhe rregullimin e momentit rrotullues (21) të ushtruar te trupi (2) rreth aksit të tretë (16).
52 Një metodë sipas pretendimit 51, që përfshin edhe marrjen e shpejtësisë këndore të dëshiruar në dalje (ωdalje) të të paktën një aksi dalës me anën e rregullimit të momentit rrotullues (21) të ushtruar te trupi (2) rreth aksit të tretë (16).
53 Një metodë sipas pretendimit 51, që përfshin edhe marrjen e momentit rrotullues të dëshiruar në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e rregullimit të momentit rrotullues të ushtruar te trupi (2) rreth aksit të tretë (16).
54 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 53, ku kufizimi i rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të tretë (16) përfshin edhe pengimin e ndonjë rrotullimi të trupit (2) rreth aksit të tretë (16) në kahun e zvogëlimit të këndit të pjerrësisë ().
55 Një metodë sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 54, që përfshin edhe përdorimin e një pjese të fuqisë rrotulluese të dhënë rreth të paktën një aksi dalës për kryerjen e rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të parë (4), kur këndi i pjerrësisë () dhe madhësia e momentit rrotullues të ushtruar (21) rreth aksit të tretë (16) dhe shpejtësia këndore në dalje (ωdalje) të të paktën një aksi dalës janë të pandryshueshme (konstante).
56 Një metodë sipas pretendimit 55, ku sasia e fuqisë rrotulluese e përdorur në këtë mënyrë është e mjaftueshme për mbulimin e humbjeve të energjisë që vijnë nga fërkimi për shkak të rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të parë (4).
57 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 56, që përfshin edhe ushtrimin e momentit rrotullues (21) te trupi (2) rreth aksit të tretë (16), duke e ushtruar momentin rrotullues vetëm me anën e peshës së trupit (2), ose duke e ushtruar momentin rrotullues me anën e një mjeti të jashtëm, si dhe me peshën e trupit (2).
58 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 57, që përfshin edhe matjen e vlerave të një ose më shumë parametrave të mëposhtëm: rrotullimi rreth aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), shpejtësia këndore e rrotullimit rreth aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), pozicioni i trupit (2) dhe/ose i aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), momenti i rrotullimit rreth aksit të parë (4) dhe/ose aksit të dytë (11) dhe/ose aksit të tretë (16), forca.
59 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 58, që përfshin edhe kufizimin mekanik të rrotullimit të trupit (2) rreth aksit të pjerrësisë (16), në të dyja kahet, ndërmjet një kufiri të poshtëm të vlerës së këndit dhe një kufiri të sipërm të vlerës së këndit, si dhe rregullimin e këtyre vlerave kufitare të këndit, kur pajisja e transmisionit, e preferueshme me motor, jep rrotullim gjatë punës, me kufi të poshtëm të vlerës së këndit të përzgjedhur mbi 0 gradë dhe më pak se 90 gradë dhe kufi të sipërm të vlerës së këndit të përzgjedhur më të madh se kufiri i poshtëm i përzgjedhur i vlerës së këndit dhe më të vogël se 90 gradë.
60 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 59, që përfshin edhe rritjen e fuqisë së dhënë në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e zvogëlimit të largësisë ndërmjet qendrës së masës (CM) të trupit (2) dhe aksit të dytë (11).
61 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 60, që përfshin edhe rritjen e fuqisë së dhënë në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e zvogëlimit të ndryshueshmërisë së këndit ndërmjet vektorit normal të planit të parë të karkasës dhe vektorit normal të planit të dytë të karkasës, ku plani i karkasës përcaktohet si plani që kalon nëpër tri pika me shtrirje jo-drejtvizore të një karkase brenda së cilës montohet pajisja e transmisionit, e preferueshme me motor.
62 Një metodë sipas pretendimit 61, që përfshin edhe ruajtjen e ndryshueshmërisë së sipërpërmendur më pak se 5 gradë.
63 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 62, që përfshin edhe rritjen e fuqisë së dhënë në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e zvogëlimit të ndryshueshmërisë së këndit ndërmjet vektorit të shpejtësisë këndore në dalje (ωdalje) të të paktën një aksi dalës dhe vektorit normal të planit të karkasës, ku plani i karkasës përcaktohet si plani që kalon nëpër tri pika me shtrirje jo-drejtvizore të karkasës brenda së cilës montohet pajisja e transmisionit, e preferueshme me motor.
64 Një metodë sipas pretendimit 63, që përfshin edhe ruajtjen e ndryshueshmërisë së sipërpërmendur më pak se 5 gradë.
65 Një metodë sipas seksioneve a) deri f) të pretendimit 39, e preferueshme sipas ndonjë prej pretendimeve 39 deri 64, që përfshin edhe rritjen e fuqisë së dhënë në dalje të të paktën një aksi dalës me anën e zvogëlimit të ndryshueshmërisë së këndit ndërmjet vektorit të shpejtësisë këndore të lëvizjes rrotulluese të trupit (2) rreth aksit të parë (4) dhe vektorit normal të një plani të trupit, ku plani i trupit përcaktohet si plani që kalon nëpër tri pika me shtrirje jo-drejtvizore të trupit (2).
66 Një metodë sipas pretendimit 65, që përfshin edhe ruajtjen e ndryshueshmërisë së sipërpërmendur më pak se 5 gradë.