REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4361 2013.06.12
Status
E skaduar
(180) Data e mbarimit të afatit
2021.06.05
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/89 2013.04.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.07.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
09176251.8 2001.06.05
Status
E skaduar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2230308 2013.01.23
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
GB 13810
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
UCB Pharma S.A. Intellectual Property Department Allée de la Recherche 60 1070 Brussels
(72) Shpikës
Emri Adresa
Brown, Derek Thomas c/o UCB CELLTECH Ltd, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
Weir, Andrew Neil Charles c/o UCB CELLTECH Ltd, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
Popplewell, Andrew George c/o UCB CELLTECH Ltd, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
Chapman, Andrew Paul c/o UCB CELLTECH Ltd, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
King, David John c/o UCB CELLTECH Ltd, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
Athwal, Diljeet Singh c/o UCB CELLTECH Ltd, 208 Bath Road, Slough Berkshire SL1 3WE , GB
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL
Krenar LOLOCI Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL
(54) Titull
MOLEKULAT E ANTITRUPIT QE KANE SPECIFIKIM PER FAKTORIN ALFA TE NEKROZES SE TUMORIT NJEREZOR, DHE PERDORIMET E TYRE.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një molekulë antitrupi që ka specifikim për TNFα njerëzore, karakterizuar në atë që ajo përfshin, a)një zinxhir i rëndë ku sfera e variable përfshin (i) një CDRH1 me një sekuencë të dhënë si SEQ ID NO:1 (H1 në Figurën 3), (ii) një CDRH2 me sekuencë të dhënë si SEQ ID NO:2 (H2’ në Figurën 3) ose si SEQ ID NO:7 (H2 në Figurën 3), dhe (iii) një CDRH3 me sekuence te dhënë si SEQ ID NO:3 (H3 në Figurën 3), dhe b)një zinxhir i lehtë ku sfera e variable përfshin (i) një CDRL1 me sekuencë të dhënë si SEQ ID NO:4 (L1 në Figurën 3), (ii) një CDRL2 me sekuencë të dhënë si SEQ ID NO:5 (L2 në Figurën 3), dhe (iii) një CDRL3 me sekuencë të dhënë si SEQ ID NO:6 (L3 në Figurën 3).
2 Molekula e antitrupit e pretendimit 1, e cila përfshin një CDRH2 me sekuencën e dhënë si SEQ ID NO:2.
3 Molekula e antitrupit e pretendimit 1 ose 2, e cila është një molekulë antitrupi e shartuar CDR.
4 Molekula e antitrupit e pretendimit 3, ku sfera e variable përfshin zona strukturore të pranuesit njërëzor dhe donator jo-njerëzor CDRs.
5 Molekula e antitrupit të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 4 që ka një zinxhir të lehtë që përfshin sekuencën e dhënë si SEQ ID NO:113 dhe një zinxhir të rëndë që përfshin sekuencën e dhënë në SEQ ID NO:115.
6 Molekula e antitrupit e pretendimit 1 i cili është murinë anti-TNFα antitrup monoklonalë hTNF40 që ka sekuencë të zinxhirit të lehtë të dhënë në SEQ ID NO:99 dhe sekuencë të zinxhirit të rëndë të dhënë në SEQ ID NO:100.
7 Molekula e antitrupit e pretendimit 1, e cila është një molekulë antitrupi kimetrike që përmban sferat variable të zinxhirit të lehtë dhe të rëndë të antitrupit monoklonal të pretendimit 6.
8 Molekula e antitrupit të pretendimit 4, ku zonat strukturore të pritësit njërëzor të sferës variable të zinxhirit të rëndë janë bazuar mbi a) një grup njërëzor 1 i sekuencës konsensuale dhe përfshin mbetje jo-njerëzore (i) në pozicionet 28, 69 dhe 71 sipas numërimit Kabat, ose (ii) në pozicionet 28, 38, 46, 67, 69 dhe 71 sipas numërimit Kabat, ose b) një grup njërëzor 3 i sekuencës konsensuale dhe përfshirë mbetjet donatore jo-njerëzore në pozicionet 27, 28, 30, 48, 49, 69, 71, 73 76 dhe 78 sipas numërimit Kabat.
9 Molekula e antitrupit e pretendimit 4 ose 8, ku zonat strukturore pritëse njerëzore të sferës variable të zinxhirit të lehtë janë bazuar mbi grupin njerëzor 1 i sekuencës konsensuale dhe përfshin mbetjet donator jo-njerëzore në pozicionet 46 dhe 60 sipas numërit Kabat.
10 Molekula e antitrupit e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9 e cila është një Fab, Fab’, F(ab’)2, Fv ose zinxhir i vetëm fragmenti Fv.
11 Molekula e antitrupit e çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 9, e cila është një fragment Fab i modifikuar në fundin e terminalit-C të një zinxhiri të tij të rëndë ose më shumë amino acide për të lejuar bashkangjitjen e një molekule efektore ose reportere.
12 Molekula e antitrupit të pretendimit 11, ku amino acidet shtesë formojnë zonë faktori përcaktuese të modifkuar që përmbajnë një ose dy mbetje cisteine për të cilën molekula efektore ose reportere mund të bashkangjitet.
13 Molekula e antitrupit të pretendimit 12, ku një grup maleimide është lidhur në mënyrë konvalente tek një grup i vetëm tiol në zonën e faktorit përcaktues të modifikuar.
14 Molekula e antitrupit të pretendimit 13, ku një lizinë është e lidhur në mënyrë kovalente tek grupi maleimid.
15 Molekula e antitrupit të pretendimit 14, ku një polimer metiksipoli(etileneglikol) që ka një peshë molekulare përafersisht 20,000 Da është bashkëngjitur me secilën prej grupeve amine të lizinës.
16 Një përbërje e karakterizuar në atë që ajo përfshin molekulat e antitrupit të pretendimit 11 ose 12 që kanë të bashkëngjitur në mënyrë kovalente tek një amino acid në ose në drejtim të fundit të terminalit-C të zinxhirit tij të rëndë një molekulë efektore ose reportere.
17 Përbërja e pretendimit 16, e cila përfshin një molekulë efektore, molekula efektore në mënyrë opsionale përfshin një ose më shumë polimerë.
18 Përbërja e pretendimit 17, ku një ose më shumë polimerë është/janë një zëvendësues opsional i zinxhirit të drejtë ose të degëzuar të polimerit polialkilenë, polialkenilene ose polioksalkilene ose një polisakaride e degëzuar ose e padegëzuar.
19 Përbërja e pretendimit 18, ku një ose më shumë polimerë është/janë një metoksipoli(etileneglikol).
20 Përbërja sipas pretendimit 19 që ka të bashkëngjitur tek një prej mbetjeve kisteine në fund të terminalit –C të zinxhirit të rëndë një grup lizil-maleimide ku secili grup amino i mbetjes lizile ka lidhje në mënyrë kovalente tek ai një mbetje metoksipoli(etileneglicol) që ka një peshë molekulare rreth 20,000 Da.
21 Përbërja sipas pretendimit17, që ka të bashkëngjitur tek një nga mbetjet cisteine të fundit të terminalit –C të zinxhirit të rëndë një ose më shumë polimerë të ndodhura në mënyrë sintetike ose natyrale.
22 Një ADN e cila inkodon zinxhirin e lehtë dhe/ose të rëndë të një molekule antitrupi të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 12.
23 ADN e pretendimit 22 që përfshin sekuencën e treguar në SEQ ID NO:8, 9, 10, 11, 112 ose 114.
24 Një vektor klonues ose shprehës që përmban ADN e pretendimit 22 ose 23, vektori shprehës bëhet në mënyrë opsionale një vektor shprehës E.coli.
25 Një qelizë mbartëse e transformuar me vektorin e pretendimit 24.
26 Një proçes për prodhimin e një molekule antitrupi të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 12, që përfshin kulturimin e qelizës mbartëse të pretendimit 25 dhe izolimin e molekules së antitrupit.
27 Një proçes për prodhimin e molekulës së antitrupit të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 12, që përfshin kulturimin e E. coli që përfshin një vektor shprehës E. coli që përfshin ADN e pretendimit 23 dhe izolimin e molekulës së antitrupit, duke vonuar molekulën e antitrupit, molekula e antitrupit duke u synuar në menyrë opsionale tek periplazma.
28 Një përbërje terapeutike që përfshin molekulën e antitrupit të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 12 ose përbërja e çdonjërit prej pretendimeve 13 deri në 21.
29 Molekula e antitrupit të çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 12, që ka specifikim për TNFα njerëzore, ose përbërja e çdonjërit prej pretendimeve 13 deri në 21, për përdorim në trajtimin e një çrregullimi imunorregulluesi ose imuni akut ose kronik, një infeksioni, një sëmundje neurodegjenerative ose një sëmundje malinje.
30 Molekula e antitrupit ose përbërja e pretendimit 29, për përdorim në trajtimin e një çrregullimi inflamator ose autoimmune.
31 Molekula e antitrupit ose përbërja e pretendimit 30, për përdorim në trajtimin e artritit reumatoid, osteoartrit, sëmundjes së Krohn-it ose psoriaziteve.