REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
National Patent
Nënlloji i Aplikimit
National Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4964 2014.12.19
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2033.01.09
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2013/4 2013.01.09
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2015.03.13
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ASTRIT NIXHA Rr."Reshit Çollaku", Pallatet Shallvare, Shk.2 Apt.23, Tirane;
(72) Shpikës
Emri Adresa
ASTRIT NIXHA Rr."Reshit Çollaku", Pallatet Shallvare, Shk.2 Apt.23, Tirane; , AL
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
ASTRIT NIXHA Rr."Reshit Çollaku", Pallatet Shallvare, Shk.2 Apt.23, Tirane; , AL
ASTRIT NIXHA Rr."Reshit Çollaku", Pallatet Shallvare, Shk.2 Apt.23, Tirane; , AL
(54) Titull
ARKITEKTURA CELULARE.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Fig. 1.1 është prezantuar moduli fillestar i qelizave të objektit dhe ideja fillestare e krijimit të tyre e cila me analiza dhe studime të shumë indikatorëve ka rezultuar në shpikjen që tani po prezantohet.
2 Fig. 1.2 është prezantuar lidhja e moduleve horizontale: Në fillim të konceptimit të shpikjes është menduar që me përdorimin e llamarinës të krijohen qeliza metalike të cilat lidhen njëra me tjetrën përmes lidhjes me bulona. Për ti dhënë një qëndrueshmëri me të madhe po ashtu edhe force kundër deformimeve në mënyre që të krijo¬het muri me parametrat e nevojshëm është menduar që ato të mbushen me beton apo ndonjë material që i shton parametrat mbajtëse dhe të termikes.
3 Ne Fig. 2 është paraqitur detali i lidhjes i cili shpjegon mënyrën e krijimit të panelit dhe mundësitë që ofron ne krijimin e parametrave termike, Fig.2.1. Për anashkalim të urava termika detali konstruktiv mund të permisohet,mund te shtohen detalet per fasade te ventiluar, termoizolimi përcaktohet sipas nevojes. Krijimi i fasadës ne varësi të zgjidhjes dhe dëshirës,përzgjedhja e finesës se fasadës mund të ndryshoje ne varësi të zgjedhjes. Fig.2.2 Mundësia e fiksimit të elementeve ne pjesën e brendshme të hapësirës,lidhjet horizontale shërbejne për mbajtje te rafteve horizontale
4 Ne Fig. 3 është prezantuar moduli arkitektonik i qelizave të objektit i cili mundëson fleksibilitet ne krijimin e formës, funksionit dhe arkitekturës se objektit. Modulet mund te përpunohen duke filluar me këto përmasa 30, 60, 90 cm. Fig.3.1Shembulli i pare i përcaktimit të modulit. Fig.3.2 Mundësia e rritjes apo zvogëlimit të modulit.
5 Ne Fig. 4 është prezantuar krijimi i bazamentit të objektit dhe mënyra e inkastrimit të traut perimetral në tokë i cili mundësin lidhjen vertikale të paneleve modulare. 4.1 Lidhjet Horizontale me bulona mbi profilin permitrik
6 Ne Fig. 5 është shpjeguar lidhja vertikale modulare tek trau perimetral i cili i shtangon qelizat e objektit. 5.1 Detali i lidhjes : Dimenzionimi i traut dhe përcaktimi i lidhjes sipas hapjeve arkitektonike behet sipas lloga¬ritjes se ngarkesës ne aspektin konstruktiv. 5.2 Përcaktimi i gjatësisë se traut dhe përcaktimi i kapriates behet ne varësi të moduleve dhe hapësirës që ato krijojnë.
7 Ne Fig. 6 është prezantuar llojllojshmëria e moduleve. Fig. 6.1 Moduli me dritare, Fig. 6.2 Moduli me instalimet e nevojshme për instalimin e tualetit. Fig. 6.3 Moduli me instalimet e nevojshme për dushin, brenda panelit është e montuar depozita e ujit/bojleri, e gjithçka mbetët të montohet nga jashtë është vetëm dushi/telefoni dhe bateritë për ujin. Fig. 6.4 Moduli me instalimet elektrike, janë të vendosura prizat elektrike ne panel. Fig. 6.5 Moduli për kuzhine- me instalimet e nevojshme të ujit për inkastrimin e lavamanit nga jashtë. Fig. 6.6 Moduli i plotë. Fig. 6.7 Moduli me dritare perimetrike, këto munden të përdoren vetëm tek hapësira e banjës ne kënd ose ne gjithë perimetrin e objektit duke krijuar ndriçim anësorë. Fig. 6.8 Moduli komplet xham ose dere për të krijuar vizura, ndriçim dhe përdorim funksional.
8 Ne Fig. 7 është treguar prerja konstruktive e objektit për të shpjeguar me hollësisht se si qëndron paneli, ku qëndron mbulesa, dritaret, dyshemeja. Fig.7.1 Dyshemeja: Bazamenti i objektit punohet nga betoni i armuar, pasi që të punohet bazamenti fiksohet trau perimetral i objektit ne soletë për fiksimin e moduleve në toke dhe shtrihen instalimet e nevojshme në dysheme e cilat mbulohen me shtresën nivelizuese. Përpunimi i dyshemesë së brendshme mund të realizohet edhe ne mënyrë konvencionale si: dysheme me ngjitje edhe dysheme teknike. Përpunimi i dyshemesë se jashtme është i ndryshëm në varësi të zgjidhjes projektuese. Fig. 7.2 Parapeti i dritares: Është pjese e panelit i cili i ka të gjitha shtresat e nevojshme të murit i cili qëndron ne lartësinë 105 cm nga toka,ndërsa si ndarje ne dukje është 90 cm duke qëndruar brenda llogaritjes se modulit fillestar . Fig. 7.3 Ne figure është paraqitur dritarja e një lloji të modulit. Nuk do të thotë që gjithmonë është ne këtë nivel dhe me këtë dimension, ajo ndryshon ne varësi të modulit e cila është shpjeguar tek llojllojshmëria e moduleve. Ne këtë rast dritarja është prezantuar me dimensionin e lartësisë 120 cm e cila krijon një dritare standarde por që mund të rritet dhe të zvogëlohet ne varësi të përzgjedhjes. FIg. 7.4 Është prezantuar ndarja horizontale ne modul e cila mundet me qene pjesa e panelit mbi dritare ose gjithashtu edhe pozicioni i dritares perimetrike. Fig. 7.5 Është paraqitur kapriata e cila ka funksionin lidhës të moduleve dhe gjithashtu konstruksioni mbajtës i mbulesës. Ne pjesën e brendshme kapriata është niveli i plafonit (7.8) kurse ne pjesën e sipërme është mbulesa (7.7). Fig. 7.6 Atika e mbulesës, Ne Fig. 8. Janë paraqitur trashësitë e paneleve,analiza e ndryshimit të trashësisë se panelit është bere për arsye të përdorimit të ndryshëm.
9 Fig. 8.1 Trashësia e panelit nga ana e brendshme është 15cm kurse nga ana e jashtme 30cm. Paneli me trashësi 45 cm gjen përdorim në montimin e instalimeve, krijimin e rafteve për libra, dollapëve 8.2 e cila gjen përdorimin ne ndërtimin e kioskave.