REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4210 2013.01.21
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2025.06.30
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4277 2012.11.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10009672.6 2005.06.30
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2263458 2012.10.24
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 584601
US 666073
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
FMC Corporation FMC Tower at Cira Center South, 2929 Walnut Street, Philadelphia, PA 19104, USA
FMC Agro Singapore Pte. Ltd. 10 Marina Boulevard #40 - 01, Marina Bay Financial Centre
(72) Shpikës
Emri Adresa
Annan, Isaac Billy 38 East Periwinkle Lane Newark, Delaware 19711 , US
Selby, Thomas Paul 820 Benge Road Hockessin, DE 19707 , US
Lahm, George Philip 148 Fairhill Drive Wilmington, DE 19808 , US
Stevenson, Thomas Martin 103 Iroquois Court Newark, DE 19702 , US
Portillo, Hector Eduardo 204 Pilot Court Newark, Delaware 19702 , US
Flexner, John Lindsey 14 Juniper Hill Lane Landenberg, Pennsylvania 19350 , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
PERZIERJE SINERGJIKE PER LUFTIMIN E INSEKTEVE DEMTUESE JOKERBISHTORE QE PERMBAJNE NJE PERBERES ANTANILAMID DHE ABAMEKTINE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë jo-terapeutike për kontrollin (frenimin) e një insekti dëmtues jokërbishtor të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga karkaleci i patates (Empoasca fabae), karkaleci i misrit (Peregrinus maidis), pleshti në ngjyrë pjepri i pambukut (Aphis gossypii), pleshti në ngjyrë jeshile i pjeshkës (Myzus persicae) dhe mola me kurriz diamanti (Plutella xylostella), ku metoda përfshin vënien në kontakt me insektin dëmtues jokërbishtor ose me mjedisin e tij të një sasie efektive të një përzierjeje që përmban: a.një përbërës me Formulë 1, 3-bromo-N-[4-kloro-2-metil-6-[(metilamino)karbonil]fenil]-1-(3-kloro-2-piridinil)-1H-pirazol-5-karboksamid, një N-oksid, ose një kripë të tij,dhe një përbërës (b), ku përbërësi (b) është abamektinë ose një kripë e saj.
2 Një metodë sipas Pretendimit 1, ku përbërësi (b) përfshin më tej të paktën një agjent për kontrollin e insekteve dëmtuese jokërbishtore të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga: (b1) neonikotinoidet; (b2) penguesit e kolinesterazës; (b3) modulatorët e kanalit të natriumit; (b4) penguesit e sintezës së kitinës; (b5) agonistët ekdisonë; (b6) penguesit e biosintezës lipide; (b8) bllokuesit e GABA-rregulluar të kanalit të klorit; (b9) imitimet e hormoneve rinore; (b10) ligandet e receptorit rianodin; (b11) ligandet e receptorit oktopamin; (b12) penguesit e transportit elektronik mitokondrial; (b13) analogët nereistoksinë; (b14) piridalil; (b15) flonikamid; (b16) pimetrozinë; (b17) dieldrinë; (b18) metaflumizon; (b19) agjentë biologjikë të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga Bacillus thuringiensis disa specie aizawai, Bacillus thuringiensis disa specie kurstaki, delta-endotoksina të inkapsuluara të Bacillus thuringiensis, Beauvaria bassiana, virusi granular (CvGV dhe CmGV) dhe virusi i polihedrozës bërthamore (NPV), dhe kripëra të përbërësve (b1) deri (b6) dhe (b8) deri (b18).
3 Metoda sipas Pretendimit 1, ku raporti i peshës së abamektinës me përbërësin me Formulë 1 është 50:1 deri 1:500, i preferueshëm 25:1 deri 1:250, dhe më i preferueshmi 5:1 deri 1:100.
4 Metoda sipas çdonjerit prej Pretendimeve 1 deri 3, ku përzierja përfshin edhe të paktën një përbërës tjetër të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga një lëndë aktive sipërfaqësore, një hollues i ngurtë dhe një hollues i lëngshëm, dhe kjo përbërje përfshin më tej jodetyrimisht një sasi efektive të të paktën një përbërësi ose agjenti tjetër biologjikisht aktiv.
5 Metoda sipas Pretendimit 4, ku përbërja është në formën e dheut të njomur me ilaç të lëngët.
6 Metoda sipas ndonjerit prej Pretendimeve 1 deri 3, ku mjedisi është dhé dhe një përbërje që përfshin përzierjen hidhet mbi dhé si njomës dheu.
7 Metoda sipas ndonjerit prej Pretendimeve 1 deri 3, ku përzierja është një përbërje e sprucueshme që përfshin më tej edhe lëndën shtytëse (propellant).
8 Metoda sipas ndonjerit prej Pretendimeve 1 deri 3, ku përzierja është një përbërje ndjellëse (karem) që përfshin më tej një ose më shumë materiale ushqyese, jodomosdoshmërisht një ndjellës (attractant); dhe jodomosdoshmërisht një lëndë që ruan lagështirën (humectant).
9 Metoda sipas Pretendimit 8, që përdor një pajisje grackë për kontrollin e një insekti dëmtues jokërbishtor, ku pajisja grackë përmban një përbërje ndjellëse dhe një strehë të përshtatur për mbajtjen e përbërjes ndjellëse, ku streha ka të paktën një hapje të përmasuar për të lejuar insektin dëmtues jokërbishtor të kalojë përmes hapjes për të kapur përbërjen ndjellëse që ndodhet jashtë strehës, ku streha përshtatet më tej për t’u vendosur në ose pranë një qëndre të veprimtarisë së mundshme ose të njohur të insektit dëmtues jokërbishtor.