Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4242
2013.01.29
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2023.11.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4262
2012.11.19
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
03780023.2
2003.11.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1565563
2012.09.26
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DE | 10254642 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| BASF SE | 67056 Ludwigshafen |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PAULUS, Wolfgang | Pfannenstiel 68 55270 Ober-Olm , DE |
| HAUER, Bernhard | Merowingerstr. 1 67136 Fussgönheim , DE |
| HÄRING, Dietmar | Schelmengrubweg 51 69198 Schriesheim , DE |
| DIETSCHE, Frank | Dreissig-Morgen-Weg 1 69198 Schriesheim , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.11, Kati 2 Tirane , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.11, Kati 2 Tirane , AL |
(54) Titull
SINTEZA ENZIMATIKE E AKRILATEVE POLIOL
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proces për sintezën enzimatike të akrilateve poliol, në të cilin një poliol alifatik reagon me një përbërje acidi akrilik ose një ester alkil të saj në sasi të madhe ose në një mjedis reaksioni të lëngshëm që përmban një tretës organik, në prezencë të një enzime e cila përzgjidhet nga lipazat (E.C.3.1.1.3) dhe grupet akrilate të transferimit, dhe pas përfundimit të reaksionit akrilati(et) i(e) formuar(a) izolohet(n) opsionalisht nga përzierja e reaksionit. |
| 2 | Procesi sipas pretendimit 1, ku përdoret një lipazë nga Candida sp., më veçanërisht Candida antarktika B, ose Burkholderia sp.. |
| 3 | Procesi sipas pretendimit 1 ose 2, ku mjedisi i reaksionit të lëngshëm ka një përmbajtje fillestare uji prej më pak se 10 % sipas vëllimit. |
| 4 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku përbërja e acidit akrilik dhe polioli përdoren në një raport molar prej rreth 100:1 deri në 1:1. |
| 5 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku përbërja e acidit akrilik përzgjidhet nga acidi akrilik, acidi akrilik më i ulët i zëvendësuar me alkil, dhe esteret alkil të këtyre përbërjeve dhe gjithashtu përzierjet e tyre. |
| 6 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku polioli përzgjidhet nga përbërjet hidrokarbon të saturuara ose të pasaturuara, me zinxhir të drejtë ose të degëzuar ose karbociklike që kanë të paktën 3 atome karboni dhe të paktën 3 grupe hidroksil (të esterifikueshme) në formë të pastër nga ana optike ose si një përzierje stereoizomeri, ose përzierjet e polioleve të ndryshme. |
| 7 | Procesi sipas pretendimit 6, ku polioli përzgjidhet nga hidrokarbone të saturuara ciklike me zinxhir të drejtë, ose të degëzuar që kanë 3 deri në 30 atome karboni dhe nga 3 deri në 10 grupe hidroksil. |
| 8 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku një akrilate poliol plotësisht i akriluar shtohet në një mjedis reaksioni, ku akrilate poliol është esteri i një përbërjeje acidi akrilik dhe një polioli siç përcaktohet në çdonjërin prej pretendimeve paraardhëse. |
| 9 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku polioli përzgjidhet nga glicerol, diglicerol, triglicerol, 1,2,4-butanetriol, trimetilolmetane, trimetiloletane, trimetilolpropane, trimetilolbutane, 2,2,4-trimetil-1,3-pentanediol, pentaeritritol, ditrimetilolpropane, dipentaeritritol, tripentaeritritol, D-, L-, dhe mesoeritritol, D- dhe L-arabitol, adonitol, ksilitol, sorbitol, manitol, dulcitol dhe inozitole, dhe gjithashtu përzierjet dhe alkoksilatet, preferohen etoksilatet dhe/ose propoksilatet, e tyre. |
| 10 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku tretësi organik përzgjidhet nga C1-C6 alkanole, piridine, polialkilene glikol dialkil etere, alkilene karbonate, C1-C6 alkil alkanekarboksilik estere, acetone, 1,4-dioksane, 1,3-dioksolane, THF, dimetoksimetane, dimetoksietane, dhe përzierjet e tyre. |
| 11 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku përmbajtja e enzimave të mjedisit të reaksionit është në kufirin nga rreth 0.01 deri në 10% sipas peshës, bazuar në poliolin e përdorur. |
| 12 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku temperatura e reaksionit është në kufirin nga 0 deri në rreth 100°C. |
| 13 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku mjedisi i reaksionit është me një fazë të vetme ose shumëfazësh dhe ku reaktantët janë prezentë në tretësirë, suspension ose emulsion. |
| 14 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, ku alkooli i prodhuar gjatë transesterifikimit ose uji i reaksionit i prodhuar gjatë esterifikimit hiqet nga ekuilibri i reaksionit. |
| 15 | Një proces për përgatitjen e akrilateve polimerike poliol, ku të paktën një akrilat polioli përgatitet nga një proces sipas çdonjërit prej pretendimeve paraardhëse, të veçuara nëse dëshirohet nga përzierja e reaksionit, dhe të polimerizuara nëse dëshirohet së bashku me komonomeret e mëtejshëm. |
| 16 | Procesi sipas pretendimit 15, ku një akrilat polioli që përmban thelbësisht monoakrilate polioli reagon me të paktën një komonomer për të formuar një kopolimer linear. |
| 17 | Procesi sipas çdonjërit prej pretendimeve 1 deri në 14, ku një produkt reaksioni që përmban akrilate polioli përftohet me një fraksion molar të përbërjeve që kanë si funksionalizim alkooli ashtu edhe funksionalizim akrilati prej rreth 60 deri në 100 mol%, bazuar në numrin total molar të akrialateve poliol. |
| 18 | Një proces për përgatitjen e materialeve mbështjellëse, duke përfshirë përgatitjen e një akrilati polimerik polioli nga një proces sipas çdonjërit prej pretendimeve 15 dhe 16. |
| 19 | Procesi sipas pretendimit 18 për përgatitjen e veshjeve mbështjellëse të ruajtura me anë të rrezatimit dhe/ose të ruajtura termikisht. |
| 20 | Procesi sipas pretendimit 18, ku materialet mbështjellëse kanë një fraksion të ekstraktueshëm në total prej më pak se 20% sipas peshës. |
| 21 | Procesi sipas pretendimit 20, ku materiali mbështjellës është i ruajtur termikisht. |