Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4220
2013.01.25
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.11.28
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4251
2012.11.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06832342.7
2006.11.28
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2162617
2012.08.22
(30) Detajet e Prioritetit
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| 40South Energy Limited | 16 Hanover Square London W1S 1HT |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| GRASSI, Michele | Via Gramsci, 25 55042 Forte dei Marmi (Lucca) , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Eno DODBIBA. | Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane , AL |
| Eno DODBIBA. | Rr. Naim FRASHERI, 60/3, Shk.1, Ap.16, Tirane , AL |
(54) Titull
NJE KONVERTER ENERGJIE VALORE I ZHYTUR PLOTESISHT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një aparat për shndërrimin e valës së energjisë që përbëhet nga të paktën dy elemente (1, 2) të lidhur reciprokisht nga mjete ndërlidhëse (4) të lëvizshme për të mundësuar zhvendosjen e ndërsjelltë të këtyre elementëve (1, 2) në përgjigje të valëve në ujin ku është vendosur aparati. Elementët (1, 2), kur janë në përdorim, janë të përbërë nga një element i sipërm (1) dhe një element i poshtëm (2) të zhytur. Aparati përbëhet më tej nga mjete për shndërrimin e energjisë (6) për shndërrimin e lëvizjes së këtyre mjeteve ndërlidhëse (4) në energji elektrike, si dhe nga mjete për ruajtjen dhe/ose transportin tjetërkund të energjisë së prodhuar. Aparati karakterizohet se të paktën këto dy elemente (1, 2) janë elemente tërësisht të zhytura, të cilat bëjnë që aparati të merret si tërësisht dhe neutralisht pluskues. Mjetet kanë për qëllim të ruajnë pozicionin e secilit prej elementëve të zhytur kryesisht në gjendje qetësie në lidhje me ujin rrethues, me të cilin janë në kontakt direkt, në mënyrë që elementët (1, 2) të lëvizin nën veprimin e valës, kryesisht në të njëjtën mënyrë si një grimcë e ujit të qetë vendoset në të njëjtin rajon. Këta dy elementë të zhytur (1, 2) kanë distancë reciproke duke marrë parasysh pozicionet përkatëse të prekura në mënyrë të ndryshme nga lëvizja e ujit e nxitur nga valët dhe ku dy ose më shumë elemente të zhytur mbahen në qetësi në lidhje me ujin rrethues me anë të këtyre mjeteve që përbëhen nga ndonjë kombinim i mëposhtëm: uji, fleta, masa inerte, lëvizësi, pjesërisht të përfshirë. |
| 2 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 1, ku elementi i zhytur i sipërm (1) dhe i poshtëm (2), përmbajnë secili të paktën një rezervuar (1, 2) të mbushur me ujë dhe ajër. Ky mjet i ruajtjes së pozicionit përbëhet nga mjete të ngarkuara të lidhura me mjetet e ndërlidhjes (4). |
| 3 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 2, ku mjeti i ndërlidhjes përbëhet nga një element i zgjatur (4), i shtrirë midis elementëve dhe i lidhur në një mënyrë të ndryshueshme të paktën me elementin e zhytur të poshtëm (2). |
| 4 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 3, ku elementi i zhytur i poshtëm (2) përmban një pjesë lidhëse (5) për të lidhur elementin e zhytur (2) tek elementi i zgjatur (4). Kjo pjesë lidhëse (5) përbëhet nga një element sferik (12) me një të çarë (12a) për lidhje të rrëshqitshme me elementin e zgjatur (4). Elementi sferik (12) rrotullohet në brendësi të një hapësire (11a) të përcaktuar nga një trup i jashtëm (11) i kësaj pjese (5). |
| 5 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit3 ose 4, ku elementi i zgjatur (4) është i lidhur me elementin e sipërm të zhytur (1) nëpërmjet një nyje sferike (8). |
| 6 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 3-5, ku elementi i zgjatur (4) shtrihet përtej elementit të poshtëm të zhytur (2). Mjeti i shndërrimit të energjisë përbëhet nga një turbinë (6) e lidhur me skajin e poshtëm (4a) të elementit të zgjatur (4). |
| 7 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 3-5, ku elementi i zgjatur (404) shtrihet përtej elementit të poshtëm të zhytur (402). Mjeti i shndërrimit të energjisë përbëhet nga mjete për mbledhjen e ujit (406), të lidhura në skajin e poshtëm të elementit të zgjatur (404), dhe nga një qark për qarkullimin e ujit, të formuar në brendësi të elementit të zgjatur (404) dhe të lidhur me pajisjen për mbledhjen e ujit (406). Turbina është e vendosur në elementin e zgjatur (404) dhe vihet në punë nga uji i shpërndarë nga qarku i ujit. |
| 8 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 7, ku elementi i zgjatur (404) përbëhet nga një bërthamë boshtore (404b) në të cilën formohet qarku i ujit, duke u shtrirë nga një bllok qëndror (404d) të lidhur në brendësi të të çarës (412a) të elementit sferik (412) dhe që kufizon një dhomë motori për elementin e turbinës, dhe një kafaz përforcues (404c) që rrethon bërthamën (404b) dhe që projektohet në mënyrë boshtore nga periferia e këtij blloku (404d). |
| 9 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 4-8, ku mjetet e shndërrimit të energjisë përfshijnë mjetet gjeneruese, të cilat aktivizohen nga zhvendosja e ndërsjelltë midis elementit të zgjatur (4, 404) dhe elementit sferik (12, 412), dhe midis elementit sferik (12, 412) dhe trupit të jashtëm (11, 411). |
| 10 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 2, ku mjeti ndërlidhës përbëhet nga shumë kabllo (304) të lidhura me një skaj fundor të parë në elementin e sipërm të zhytur (301) dhe me skajin tjetër fundor tek ngarkesa (316). Këto kabllo (304) kalojnë nëpër rrotulla devijimi (317) të mbështetura në strukturë (318), të montuara në elementin e poshtëm të zhytur (302). Mjeti i shndërrimit të energjisë përbëhet nga dinamo gjeneruese, e cila aktivizohet nga rrotullat (317) dhe janë të vendosura në brendësi të elementit të poshtëm të zhytur (302) ose janë të lidhura me të. |
| 11 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 2-10, ku elementi i sipërm i zhytur (1, 101, 301, 401) ka një përmasë të vogël në lidhje me gjatësinë më të vogël të valës që një person do të prodhojë. |
| 12 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 11, ku elementi i poshtëm i zhytur (2, 102, 302, 462) përbëhet nga një shumëllojshëmri rezervuaresh (3, 103, 303, 403), të vendosura në mënyrë periferike rreth një sipërfaqe cilindrike anësore të një trupi qëndror në formë disku (5, 405) ose një trupi në formë unazore (305). |
| 13 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 2-12, ku një shumëllojshmëri elementesh pluskuese (9, 109, 309, 409) janë të lidhur me anë të kabllove (10, 110, 310, 410) në majë të sipërfaqes (1b, 101b, 301b, 401b) së elementit të sipërm të zhytur (1, 101, 301, 401). |
| 14 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 2-12, ku një shumëllojshmëri elementesh pluskuese (113) janë të lidhura me anë të kabllove (115) në skajet fundore përkatëse të rrezeve radiale (114) që zgjaten nga elementi i poshtëm i zhytur (102). |
| 15 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 3-9, ku elementi i zgjatur (4, 104, 404) ka një strukturë boshtore të zgjeruar. Mjeti për shndërrimin e energjisë përbëhet nga një gjenerator, i cili aktivizohet nga zgjerimi i alternuar dhe nga lëvizja kontraktuese e elementit të zgjatur (4, 104, 404). |
| 16 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 1, përbëhet nga një shumëllojshmëri e elementeve të zhytura, ku secili përmban të paktën një rezervuar (201) të mbushur me ujë dhe ajër. Këta element të zhytur janë reciprokisht të lidhur nëpërmjet një shumëllojshmërie të elementeve të zgjatura (204), në mënyrë që të formojnë një grumbull 3D. Elementet e zgjatura (204) kanë një strukturë boshtore të zgjeruar. Mjetet e shndërrimit të energjisë përbëhen nga një gjenerator që aktivizohet nga zgjatja reciproke dhe nga lëvizja kontraktuese e elementëve të zgjatur (204). |
| 17 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 16, përbëhet nga katër elemente të zhytur (201) të lidhur me anë të gjashtë elementeve të zgjatura (204), në mënyrë që të formojë një grumbull tetrahedral. |
| 18 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimit 16 ose 17, ku çdo element i zgjatur (204) përbëhet nga një shkop (204a) i lidhur me bosht të përbashkët dhe i futur brenda njëri-tjetrit në një mënyrë të rrëshkitshme në brendësi të një mbështjellëse tubulare (204b). Gjeneratori është i lidhur në pjesën e brendshme fundore të të njëjtës mbështjellëse, në mënyrë që të ushqehet nga lëvizja e ndërsjelltë reciproke e shkopit dhe e mbështjellëses. |
| 19 | Shndërruesi i valës së energjisë sipas pretendimeve 16-18, ku elementët e zhytur (201) kanë një përmasë të vogël në lidhje me gjatësinë më të vogël të valës kryesore që një person do të prodhojë. |