Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4222
2013.01.25
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2032.07.15
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4249
2012.11.12
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
11738428.9
2011.07.15
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2424955
2012.09.05
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DE | 102010036425 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| ThyssenKrupp Polysius AG | Graf-Galen-Strasse 17 59269 Beckum |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| LAMPE, Karl | Martinstr. 12 59320 Ennigerloh , DE |
| DENKER, Jürgen | Hansaring 33 59269 Beckum , DE |
| BEYER, Christoph | Dürerstr. 9 48147 Münster , DE |
| ERPELDING, Richard | F. Schauer Weg 3 59494 Soest , DE |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. Deshmoret e 4 Shkurtit, Pall.1/1, Kati 1 Tirane , AL |
(54) Titull
PAJISJA DHE METODA PER THARJEN DHE NXEHJEN E TE PAKTEN NJE RRJEDHJEJE MATERIALI QE PERMBAN KARBON NE NJE FURRE ME SHUME VATRA.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një pajisje për tharjen dhe nxehjen e të paktën një rrjedhjeje materiali që përmban-karbon (10) në një furrë me shumë vatra (1), që përmban a. një zonë tharëse (2), e cila përmban një pajisje ushqyese (11) për ushqimin e rrjedhjes së materialit që përmban-karbon (10), një pikë shkarkimi (14) për shkarkimin e një rrjedhjeje gazi tharës (13) që përmban avull uji dhe një pikë për mekanizmin ushqyes (15) për riciklimin e të paktën një pjese të rrjedhjes së gazit tharës, b. një zonë nxehjeje (3) për degazimin e rrjedhjes së materialit të tharë në zonën tharëse (2), e cila përmban një pikë shkarkimi (27) për shkarkimin e rrjedhjes së materialit të nxehur (10’), të paktën një pikë për mekanizmin ushqyes (19, 20) për një gaz nxjerrës dhe një pikë shkarkimi (18) për një rrjedhje gazi nxehës (17), c. një shkëmbyes nxehtësie (4) për nxehjen e rrjedhjes së gazit tharës (13), pikën e shkarkimit (14) të zonës tharëse që është e lidhur nëpërmjet shkëmbyesit të nxehtësisë tek pika për mekanizmin ushqyes (15) të zonës tharëse, d. një montim djegieje (5), ku pika e shkarkimit (18) të zonës së nxehjes (3) lidhet nëpërmjet montimit të djegies (5) dhe shkëmbyesit të nxehtësisë (4) tek pika për mekanizmin ushqyes (19, 20) të zonës së nxehjes (3), e. ku një rrjedhje gazi nxehës (17) e shkarkuar nëpërmjet pikës së shkarkimit (18) të zonës nxehëse (3) digjet në montimin e djegies (5) dhe gazi rezultues nxjerrës përdoret në shkëmbyesin e nxehtësisë (4) për të nxehur rrjedhjen e gazit tharës (13) si dhe ushqehet tek zona e nxehjes (3), f. ku zona tharëse (2) dhe zona e nxehjes (3) përmbajnë dy qarkullime të veçanta gazi. |
| 2 | Një pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që shkëmbyesi i nxehtësisë përmban një grykë hyrjeje të parë (4a) dhe një grykëderdhje të parë (4b) të lidhur me të, si dhe një grykë hyrjeje të dytë (4c) dhe një grykëderdhje të dytë (4d) të lidhur me të, ku gryka e parë e hyrjes (4a) është e lidhur me pikën e shkarkimit (14) të zonës tharëse (2) dhe grykëderdhja e parë (4b) është e lidhur me pikën për mekanizmin ushqyes (15) të zonës tharëse (2), dhe për më tepër gryka e parë e hyrjes (4c) lidhet nëpërmjet montimit të djegies (5) me pikën e shkarkimit (18) të zonës së nxehjes (3) dhe grykëderdhja e dytë (4b) lidhet nëpërmjet pikës për mekanizmin ushqyes (19, 20) të zonës së nxehjes (3). |
| 3 | Një pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që zona tharëse (2) dhe/ose zona e nxehjes (3) përmbajnë secila një shumëllojshmëri vatrash (6, 7, 8, 9) të vendosura njera sipër tjetrës. |
| 4 | Një pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që një pajisje mekanike transferimi për transferimin e rrjedhjes së tharë të materialit që përmban-karbon që përftohet ndërmjet zonës tharëse (2) dhe zonës së nxehjes (3). |
| 5 | Një pajisje sipas pretendimit 4, karakterizuar në atë që pajisja e transferimit (12) ndërmjet zonës tharëse dhe të nxehjes (2, 3) është me një konstruksion të ngushtë-gazi në mënyrë që të parandalohet përzierja e dy qarkullimeve të gazit. |
| 6 | Një pajisje sipas pretendimit 1, karakterizuar në atë që furra me shumë vatra përmban pajisje transporti për transportimin e rrjedhjes së materialit (10), të cilat drejtohen nga një bosht drejtues, i cili ndahet ndërmjet zonës tharëse dhe zonës së nxehjes (2, 3) dhe është i pajisur me një drejtim të veçantë për çdo zonë në mënyrë që të jetë i aftë të ndryshojë kohët e qëndrimit të rrjedhjes së materialit që përmban-karbon (10) në të dyja zonat në mënyrë të pavarur nga njera-tjetra me anë të shpejtësisë respektive të rrotullimit. |
| 7 | Një metodë për tharjen dhe nxehjen e të paktën një rrjedhjeje materiali që përmban karbon (10) në një furrë me shumë vatra (1), ku a. biomasa thahet në zonën tharëse (2) me anë të një rrjedhjeje gazi tharës (13) dhe në vijim nxehet në një zonë nxehjeje (3), b. një pjesë e rrjedhjes së gazit tharës që përmban avull uji shkarkohet nga zona tharëse dhe nxehet në një shkëmbyes nxehtësie (4) dhe më pas të paktën riciklohet pjesërisht në zonën tharëse (2), ku c. një pjesë e rrjedhjes së gazit nxehës (17) që ndodh në zonën e nxehjes (3) shkarkohet nga zona e nxehjes (3) dhe ushqehet tek një montim djegieje (5) për djegie, ku gazi rezultues nxjerrës përdoret për të nxehur rrjedhjen e gazit tharës në shkëmbyesin e nxehtësisë (4) dhe futet në zonën e nxehjes (3), dhe d. zona tharëse (2) dhe zona e nxehjes (3) funksionojnë me dy qarkullime të veçanta gazi. |
| 8 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që zona tharëse (2) funksionon në të njëjtën kohë. |
| 9 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që zona e nxehjes (3) funksionon jo në të njëjtën kohë. |
| 10 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që rrjedhja e gazit tharës (13) që përmban avull uji supernxehet në shkëmbyesin e nxehtësisë (4) dhe sasia e avullit të ricikluar në qarkullimin më të thatë është kaq e madhe sa që vendoset një atmosferë inerte që ka një përmbajtje oksigjeni prej <10%. |
| 11 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që sasia e gazit nxjerrës të futur në zonën e nxehjes (3) është kaq e madhe sa që vendoset një atmosferë inerte që ka një përmbajtje oksigjeni prej <10% në zonën e nxehjes (3). |
| 12 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që temperatura e gazit nxjerrës të futur në zonën e nxehjes është më shumë se 300°C dhe temperatura e rrjedhjes së gazit tharës të ricikluar vendoset në kufirin nga 150°C deri në 300°C. |
| 13 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që para se të ushqehet në montimin e djegies, rrjedhja e gazit nxehës (17) të shkarkuar nga zona e nxehjes (3) futet në një kondensator (28), në të cilin përbërësit e kondensueshëm precipitohen të paktën pjesërisht dhe përbërësit jo-të kondensueshëm digjen në montimin e djegies (5). |
| 14 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që në zonën tharëse dhe/ose zonën e nxehjes (2, 3) temperatura dhe/ose rrjedhja e gazit dhe/ose sasia e gazit dhe/ose presioni maten dhe përdoren për kontrollimin e kohës së qëndrimit të materialit në të dyja zonat. |
| 15 | Një metodë sipas pretendimit 7, karakterizuar në atë që koha e qëndrimit në zonën tharëse dhe zonën e nxehjes (2, 3) rregullohet duke ndryshuar numrin e vatrave, duke reduktuar zonat e vatrave, duke ndryshuar projektimin dhe numrin e pajisjeve transportuese ose duke variuar shpejtësinë e rrotullimit të pajisjeve transportuese. |