Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4219
2013.01.25
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.08.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4242
2012.11.06
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10171744.5
2010.08.03
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2282103
2012.09.12
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| IT | 20091454 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Stucchi S.p.A. | Via della Lira Italiana, 397, 24040, Pagazzano, Bergamo |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Tivelli, Sergio | Via San Martino, 13 24050, CIVIDATE AL PIANO (BG) , IT |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
| Fatos DEGA | Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL |
(54) Titull
BASHKUESET E SHPEJTNDASHME ME PAJISJE SIGURIE KUNDRA-LIRIMIT.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Bashkuesja e shpejtndashme (100), që përfshin një element të parë (50) dhe një element të dytë (60) që mund të bashkohen në mënyrë të ndashme, ku elementi i parë (50) ka në parim këmishën e jashtme (1) me grackat kapëse (3), një lidhës (2) për ndërfaqen e përdoruesit (25), dhe të paktën një bashkuese me valvol (16) për të paktën një linjë në presion (9, 10), elementi i dytë (60) ka në parim mjetet kapëse (13, 15, 70), dhe të paktën një bashkuese me valvol (17) për të paktën një linjë në presion (20, 21), një lidhës (12) për ndërfaqen e përdoruesit (122), që karakterizohet nga ajo se ky element i dytë (60) përfshin gjithashtu një dado unazore sigurie (11) përgjatë perimetrit të së cilës vendosen kunjat e sigurisë (14) të përshtatshme për t’u shtyrë prej mjeteve kapëse (15, 70) në foletë (4) e këmishës së jashtme (1). |
| 2 | Bashkuesja e shpejtndashme sipas pretendimit 1, që karakterizohet nga ajo se këto mjete kapëse përfshijnë një dado unazore kapëse (70) me kunja të brendshme (13) të fiksuara radialisht, të përshtatshme për t'u kapur në grackat kapëse helikoidale (3) të këmishës së jashtme (1) gjatë bashkimit me rrotullim të elementit të dytë (60) me elementin e parë (50) dhe, kur ky bashkim është arritur, rrotullimi i dados unazore kapëse (70) kundrejt këmishës së jashtme (1) bëhet i pamundur, me përjashtim të rastit kur aktivizohet dadoja unazore e sigurisë (11). |
| 3 | Bashkuesja e shpejtndashme sipas pretendimit 2, që karakterizohet nga ajo se lidhësi (12) i elementit të dytë (60) ka një pjesë (12’) me dy linja (kanale) me drejtime të ndryshme (20, 21) të lidhura me ndërfaqen e përdoruesit (122), të afta të ndryshojnë drejtim me anë të rrotullimit kundrejt bashkueses, nëpërmjet mjeteve sferike (16). |
| 4 | Bashkuesja e shpejtndashme sipas pretendimeve 2 ose 3, që karakterizohet nga ajo se lidhësi (2) i elementit të parë (50) ka një pjesë (12’) me dy linja me drejtime të ndryshme (9, 10), të lidhura me ndërfaqen e përdoruesit (25), të afta të ndryshojnë drejtim me anë të rrotullimit kundrejt bashkueses, nëpërmjet mjeteve sferike (16). |
| 5 | Bashkuesja e shpejtndashme sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse, që karakterizohet nga ajo se ka linja (kanale) me drejtime të ndryshme (9, 10, 20, 21). |
| 6 | Procesi i bashkimit të shpejtë të elementit të parë (50) me elementin e dytë (60), që përfshin bashkueset me valvol (16, 17) për linjat në presion (9, 10, 20, 21), që karakterizohet nga ajo se siguron një akopjim rrotullueso-translator, të mjeteve kapëse (70, 13, 15) të elementit të dytë (60) në grackat kapëse helikoidale (3) të këmishës së jashtme (1) të elementit të parë (50), dhe njëkohësisht akopjimin, nëpërmjet shtytjes së këtyre mjeteve kapëse (70, 13, 15), kunjave të sigurisë (14) të dados unazore të sigurisë (11) të elementit të dytë (60) në foletë (4) e këmishës së jashtme (1), dhe, kur bashkimi është arritur, rrotullimi i mjetit kapës (13) kundrejt këmishës së jashtme (1) bëhet i pamundur, me përjashtim të rastit kur aktivizohet dadoja unazore e sigurisë (11). |