REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4204 2013.01.14
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.05.25
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4215 2012.10.05
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2013.02.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07725559.4 2007.05.25
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2024242 2012.07.25
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 102006025198
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
"Deutsche See" GmbH Maifischstrasse 3-9 27572 Bremerhaven
(72) Shpikës
Emri Adresa
FELDMANN, André Plaggenkamp 13 22395 Hamburg , DE
SCHULTCHEN, Arne Schemmannstrasse 66 22359 Hamburg , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
Fatos DEGA Rr.Nikolla Tupe, Pall. tek bar 3 Plepat, Kati 9/1, Tirane , AL
(54) Titull
SISTEM KASASH, NE VECANTI PER TRANSPORTIMIN E PESHKUT TE FRESKET;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një kasë (2) e një sistemi kasash për transportimin e peshkut të freskët, që ka pjesën e sipërme të hapur dhe buzët e pjesës së sipërme të hapur (10) dhe pjesën fundore (8) të dizenjuara në mëyrë të tillë që pjesa fundore (8) mbahet anash dhe puthitazi kur vendoset mbi buzët e pjesës së sipërme të hapur (10) të një kase identike, duke bërë që kasat (2) të stivohen mbi njera tjetrën, në mënyrë të tillë që kasa e sipërme (2) futet në të poshtmen po të rrotullohet më pak se 180° rreth një aksi vertikal dhe kasat (2) futen te njera tjetra kur janë bosh (kasa të vendosshme me rrotullim), ku buzët e pjesës së sipërme të hapur (10) dizenjohen në formën e një ulluku (22), të paktën në disa sektorë, dhe kanë të paktën një vrimë të tejpërtejme (28) jashtë murit të kasës (4) në anën e poshtme të buzës dhe në fundin e kasës (6) ka një vrimë të dytë të tejpërtejme (30) që bën që lëngu nga kasa të derdhet nëpërmjet vrimës së tejpërtejme (30) në zonën në formë ulluku (22) të kasës tjetër (2) të vendosur poshtë saj, duke vazhduar më tej nëpër vrimën e tejpërtejme (28) të kasës së vendosur poshtë saj, jashtë zonës në formë ulluku (22), nga jashtë dhe përgjatë murit të kasës (4), pranë fundit të buzëve, karakterizohet nga buzët e jashtme anësore dhe /ose sipërfaqet (20) me konture të jashtme, të dizenjuara në formë të valëzuar, në mënyrë që të formojnë një bllokues me përshtatje forme që nuk lejon spostime kur vendoset pranë buzëve të jashtme anësore dhe/ose sipërfaqeve (20) të një kase të njejtë me të (2), ku konturet e jashtme të buzëve të jashtme anësore dhe /ose sipërfaqeve (20) të kasave të njejta (2), që vendosen në anë të njera tjetrës, dizenjohen në formë të valëzuar dhe si komplementare për t’iu përshtatur në formë njeri tjetrit.
2 Kasa (2) sipas pretendimit 1 karakterizohet nga ajo se forma bazë është kryesisht drejtkëndore dhe buzët e pjesës së sipërme të hapur (10), pranë qosheve të kasës, sidomos tek qoshet, janë të dizenjuara në formë ulluku (22).
3 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se buzët e pjesës së sipërme të hapur (10) janë dizenjuar në formë ulluku (22) në të gjithë perimetrin e kasës.
4 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se baza e ullukut (2) ka një fare pjertësie në drejtim të vrimës së tejpërtejme (28) kur kasa qendron horizontalisht.
5 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se forma bazë është kryesisht drejtkëndore dhe se në çdo rast vrima e tejpërtejme (28) vendoset në secilën nga qoshet e fundit të kasës.
6 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se prerja vertikale e buzës (24) është në formë H ose T e shtrirë.
7 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se dy kasa të njejta më të vogla (34) të sistemit të kasave mund të shtohen secila kryesisht në një gjysëm sipërfaqe horizontale të kasës, duke iu përshtatur formës së njera tjetrës dhe të stivohen në sipërfaqen horizontale të kasës (2).
8 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se dy kasat më të vogla (34) të rrotulluara me 180° janë të stivosëshme kryesisht në sipërfaqen horizontale të kasës duke iu përshtatur në formë njera tjetres.
9 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve 7 deri 8, karakterizohet nga ajo se katër kasa janë të stivosëshme duke iu përshtatur formës së njera tjetrës kryesisht në sipërfaqen horizontale të një paleti standard (32), në veçanti me gjatësi 120 cm dhe gjerësi 80 cm.
10 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se muri i kasës (4) ka formë të valëzuar.
11 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se prerja vertikale e murit të kasës (4) është e pjerrët.
12 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se periferia e shkallëzimeve është në formë të valëzuar.
13 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se pjesa e sipërme e konturit (24) është në formë të valëzuar.
14 Kasa (2) sipas ndonjë prej pretendimeve paraprirëse karakterizohet nga ajo se ajo është e derdhur me injeksion prej materiali polietilen, me preferencë HDPE, dhe/ose polipropilen, sidomos i tejdukshëm.