REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4115 2012.10.17
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.06.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4141 2012.07.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.09.03
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04785951.7 2004.06.21
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1567188 2012.07.11
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
US 601656
US 491928
US 533542
US 542947
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
ELI LILLY AND COMPANY Lilly Corporate Center Indianapolis, IN 46285
(72) Shpikës
Emri Adresa
CHAM, Bill, E. 353 Woodlands Drive, Sheldon Queensland 4157 / AU , AU
MALTAIS, Jo-Ann, B. 520 Marble Canyon Lane San Ramon, CA 94583 / US , US
BELLOTTI, Marc 952 Pamela Place Pleasanton, CA 94566 / US , US
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vjollca KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tirane, , AL
Vladimir NIKA Bul. "B.Curri", Pall.2/3/24, irane, Albania, AL , AL
Vjollca KRYEZIU Rr. Idriz DOLLAKU, Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tirane, , AL
Vladimir NIKA Bul. "B.Curri", Pall.2/3/24, irane, Albania, AL , AL
(54) Titull
GRIMCEZA VIRALE TE MODIFIKUARA ME VETI IMUNOGJENIKE DHE PERMBAJTJE TE ULET LIPIDESH TE DOBISHME PER TRAJTIMIN DHE PARANDALIMIN E SEMUNDJEVE INFEKTIVE.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Përdorimi i një grimcëze virale të modifikuar për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike e nevojshme (përdorshme) për sigurimin e mbrojtjes kundrejt një organizmi viral infektues, ku grimcëza virale e modifikuar përmban të paktën një grimcëz virale pjesërisht të delipiduar, ku grimcëza virale pjesërisht e delipiduar :inicion një reagim imun pozitiv dhe,stimulon mbrojtjen kundrejt një organizmi infektues, ku grimcëza virale e modifikuar ka një përmbajtje të ulët lipidi dhe një densitet pluskues (të lehtë) të ndryshëm se sa një grimcëz virale e pamodifikuar, ku grimcëza virale e modifikuar është virus imunodeficience, dhe grimcëza virale e modifikuar përmban edhe një proteinë dhe proteina është të paktën një proteinë gp41, gp120, ose p24, ose p27, në të cilën grimëza virale e modifkuar është delipiduar duke përdorur 0.5 deri 10 % eter, ose 0.5 deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol.
2 Përdorimi i pretendimit 1, ku grimcëza virale ka një mbështjellje lipidi.
3 Përdorimi i çcdonjerit prej pretendimeve 1 ose 2, ku grimcëza virale e modifikuar është një HIV ose SIV.
4 Përdorimi sipas pretendimit 1 për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike, ku përbërja farmaceutike do të përdoret tek një individ i cili nuk është i infektuar, me qëllim nxitjen e reagimit pozitiv imun pas ekspozimit ndaj virusit për të parandaluar infektimin.
5 Përdorimi sipas pretendimit 1 për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike, ku përbërja farmaceutike do të përdoret tek një individ i infektuar me qëllim që medikamenti të ulë ashpërsinë e infektimit duke shkaktuar një reagim pozitiv imun.
6 Metodë për krijimin e një grimcëze virale të modifikuar që përbëhet nga etapat e:marrjes së një numri të madh grimcëzash virale, secila prej të cilave të ketë një mbështjellje virale me përmbajtje lipide, në një fluid, në të cilin grimcëzat virale janë virus i imunodeficiencës; ekspozimit të grimcëzave virale ndaj një procesi delipidimi; dhe, delipidimit të pjesshëm të grimcëzave virale ku procesi i delipidimit të paktën ul (redukton) pjesërisht përmbajtjen e lipidit të mbështjelljes virale për të krijuar grimcëzën virale të modifikuar dhe ku grimcëza virale e modifikuar është e aftë të provokojë një reagim (kundërveprim) imun dhe grimcëza virale e modifikuar përmban edhe një proteinë dhe që kjo proteinë është të paktën një proteinë gp41, gp120, p24 ose p27, ku procesi i delipidimit përfshin edhe përdorimin e eterit me një koncentrim prej 0.5 % deri 10 %, ose 0.5 % deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol.
7 Metodë për krijimin e një bartësi shpërndarës antigen që përbëhet nga etapat e: marrjes së një numri të madh grimcëzash virale, secila prej të cilave të ketë një mbështjellje virale me përmbajtje lipide, në një fluid; ekspozimit të grimcëzave virale ndaj një procesi delipidimi, ku ky proces delipidimi përfshin përdorimin e eterit me një koncentrim prej nga 0.5 % deri 10 %, ose 0.5 % deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol, dhe, lipidimit të pjesshëm të grimcëzave virale për të krijuar grimcëza virale të modifikuara që veprojnë si bartësa shpërndarës antigen ku procesi i delipidimit të paktën ul pjesërisht përmbajtjen e lipidit të mbështjelljes virale për të ekspozuar të paktën një antigen viral dhe ku të paktën një antigen viral i ekspozuar është i aftë të provokojë një reagim (kundërpërgjigje) imun, ku kjo grimcëz virale e modifikuar është një virus i imunodeficienës, dhe grimcëza virale e modifikuar përmban edhe një proteinë dhe kjo proteinë është të paktën një proteinë gp41, gp120, p24 ose p27.
8 Metoda e çdonjerit prej pretendimeve 6 ose 7, në të cilën grimcëza virale e modifikuar është HIV ose SIV.
9 Përdorimi i një përbërjeje vaksine që përmban një grimcëz virale të modifikuar e cila përbën të paktën një grimcëz virale pjesërisht të delipiduar e cila ka të paktën një antigen viral të ekspozuar që nuk ka qënë e ekspozuar në një grimcëz virale të pa-delipiduar dhe opsionalisht një karrier farmaceutikisht të pranueshëm, ku grimcëza virale pjesërisht e delipiduar është e aftë të provokojë një reagim imun, ku grimcëza virale e modifikuar është virua i imunodeficiencës, dhe grimcëza virale e modifikuar përmban edhe një proteinë dhe që kjo proteinë është të paktën një proteinë gp41, gp120, p24 ose p27, ku kjo grimcëz virale pjesërisht e delipiduar është delipiduar duke përdorur 0.5 deri 10 % eter, ose 0.5 % deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol, për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike për të siguruar mbrojtje kundrejt një grimcëze virale infektuese.
10 Përdorimi i pretendimit 9, ku reagimi (kundërpërgjigja) imun është prodhimi i interferon gamma me anë të qelizave ose shumëfishimit të qelizave të sistemit imun.
11 Përdorimi i pretendimit 10, ku përbërja e vaksinës përmban grimcëza virale pjesërisht të delipiduara të përftuara nga më shumë se një ngarkese të një virusi ose të më shumë se një tipi virusi.
12 Përdorimi i çdonjerit prej pretendimeve 9 deri 11, ku grimcëza virale e modifikuar është HIV ose SIV:
13 Përdorimi sipas pretendimit 9 për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike, ku kjo përbërje farmaceutike do të përdoret tek një individ i cili nuk është i infektuar, me qëllim nxitjen e një reagimi imun pozitiv pas ekspozimit ndaj virusit për të penguar infektimin.
14 Përdorimi sipas pretendimit 9 për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike, ku kjo përbërje farmaceutike do të përdoret tek një individ i infektuar kështu që përbërja farmaceutike ul ashpërsinë e infektimit duke iniciuar një reagim imun pozitiv.
15 Përdorimi i një numri të madh grimcëzash virale të modifikuara me përmbajtje të ulët lipidi për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike për të provokuar një reagim imun, ku grimcëzat virale të modifikuara janë të përftueshme nga përftimi i një fluidi që përmban grimcëza virale me përmbajtje lipidi, ku grimcëzat virale janë virus të imunodeficiencës;kontaktimi i fluidit me përmbajtje grimcëzash virale lipid mbajtëse me një solvent të parë të aftë për ekstraktimin e lipidit nga grimcëzat virale lipid mbajtëse; ku delipidimi përfshin përdorimin e eterit me një koncentrim prej 0.5 % deri 10 %, eter ose 0.5 % deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol,përzjerja e fluidit me një solvent të parë;lejimi i një faze të parë dhe të dytë për ndarje;grumbullimi i grimcëzave virale të modifikuara të fazës së dytë me përmbajtje të reduktuar të lipidit, ku grimcëzat virale të modifikuara janë të afta të provokojnë (shkaktojnë) një reagim imun dhe kur këto grimcëza virale të modifikuara përmbajnë edhe një proteinë dhe që kjo proteinë është të paktën një proteinë gp41, gp120, p24 ose p27.
16 Përdorimi i grimcëzave virale të modifikuara për prodhimi e një përbërjeje farmaceutike sipas pretendimit 15, ku grimcëzat virale të modifikuara janë të përftueshme më tej nga kontaktimi i fazës së dytë që përmban grimcëza virale të modifikuara me qymyr druri i aftë për largimin e solventit të parë; dhe,shpërlarja e fazës së dytë që përmban nivele të reduktuara të solventit të parë nga qymyr i drurit përpara grumbullimit në këtë fazë të dytë.
17 Përdorimi i një shumice grimcëzash virale të modifikuara me përmbajtje të reduktuar të lipidit për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike për provokimin e një reagimi imun, ku grimcëzat virale të modifikuara janë të përftueshme nga përftimi i një fluidi që përmban grimcëzat virale lipid mbajtëse, ku grimcëzat virale lipid mbajtëse janë virus i imunodeficiencës; kontaktimi i fluidit me përmbajtje grimcëzash virale lipid mbajtëse me një solvent të parë të aftë për ekstraktimin e lipidit nga grimcëzat virale lipid mbajtëse; ku solventi i parë përmban eter me një koncentrim prej 0.5 % deri 10 %, ose 0.5 % deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol;përzjerja e fluidit dhe solventit të parë;kontaktimi i fluidit në fjalë dhe solventit të parë me një filtër ku filtri në fjalë largon në mënyrë thelbësore solventin e parë që përmban lipid të ekstraktuar nga grimcëzat virale lipid mbajtëse dhe shpërlan ose grumbullon fluidin që përmban grimcëza virale të modifikuara, ku grimcëzat virale të modifikuara përmbajnë edhe një proteinë dhe kjo proteinë është të paktën një proteinë gp41, gp120, p24 ose p27, dhe grimcëzat virale të modifikuara janë të afta për të provokuar një reagim imun.
18 Përdorimi i grimcëzave virale të modifikuara për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike sipas pretendimit 17, ku filtri është qymyr druri, sidomos qymyr druri i aktivizuar.
19 Përdorimi i grimcëzave virale të modifikuara për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike sipas pretendimit 17 ose 18, ku qymyri i drurit mbahet në një kolonë.
20 Përdorimi i grimcëzave virale të modifikuara për prodhimìn e një përbërjeje farmaceutike sipas pretendimit 17 ose 18, ku qymyri i drurit është në formë të qullët.
21 Përdorimi sipas çdonjerit prej pretendimeve 15 deri 20, ku përbërja farmaceutike përdoret tek një individ i cili nuk është iinfektuar me qëllim nxitjen e një reagimi imun pozitiv pas ekspozimit ndaj virusit për parandalimin e infektimit.
22 Përdorimi sipas çdonjerit prej pretendimeve 15 deri 20, ku përbërja farmaceutike përdoret tek një individ i infektuar kështu që përbërja farmaceutike zvogëlon ashpërsinë e infektimit duke shkaktuar një reagim imun pozitiv.
23 Përdorimi i grimcëzave virale të modifikuara të cilat kanë të paktën një antigen viral të ekspozuar që nuk ka qënë i ekspozur në një shumicë grimcëzash virale lipid-mbajtëse infektuese për prodhimin e një përbërjeje farmaceutike për trajtimin e një infeksioni viral, ku grimcëzat virale të modifikuara janë përftuar nga marrja e plazmës nga gjaku që përmban një numër të madh grimcëzash virale lipid-mbajtëse infektuese, kështu që plazma përmban grimcëza virale lipid-mbajtëse infektuese;kontaktimi i plazmës me përmbajtje grimcëzash virale lipid- mbajtëse infektuese me një solvent të parë të aftë për ekstraktimin e lipidit nga grimcëzat virale infektuese lipid-mbajtëse për prodhimin e grimcëzave virale të modifikuara me përmbajtje të reduktuar lipidi, ku solventi i parë përmban (përbëhet nga) eter me një koncentrim prej nga 0.5 % deri 10 % ose 0.5 % deri 10 % eter të kombinuar me një alkohol;përzjerja e plazmës dhe solventit të parë;lejimi i një faze të parë dhe një të dyte për të ndarë;grumbullimi i fazës së dytë që përmban grimcëza virale të modifikuara, ku grimcëza virale e modifikuar është virus i imunodeficiencës, dhe kjo grimcëz virale e modifikuar përmban edhe një proteinë e cila është të paktën një proteinë gp41, gp120, p24 ose p27.
24 Përdorimi i pretendimit 17, ku solventi i parë përmban edhe një alkohol me ≥5 C-atome, një amin, një hidrokarbon, një ester, një surfaktant ose një kombinim të këtyre solventëve.
25 Përdorimi i çdonjerit prej pretendimeve 18 ose 20, ku eteri është një C4 deri C8 eter dhe alkoli është një C1 deri C8 alkohol.
26 Përdorimi i çdonjerit prej pretendimeve 15 deri 25 që përfshin grimcëza virale pjeserisht të delipiduara të përftuara nga më shumë se një ngarkesë e një virusi ose e më shumë se një tipi virusi.
27 Përdorimi i çdonjerit prej pretendimeve 15 deri 26, ku grimcëza virale e modifikuar është HIV ose SIV.