Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4089
2012.09.28
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2028.02.21
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4120
2012.06.20
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.08.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
08714211.3
2008.02.21
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2059534
2012.04.25
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 891409 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Merck Sharp & Dohme Corp. | 126 East Lincoln Avenue , Rahway, New Jersey 07065 |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| PRESTA, Leonard, G. | 1900 Gough Street, Apt. 206 San Francisco, California 94109 , US |
| BEYER, Brian, M. | 4401 Central Avenue Matawan, New Jersey 07747 , US |
| INGRAM, Richard, N. | 1454 Graymill Drive Scotch Plains, New Jersey 07076 , US |
| ORTH, Peter | 100 West 93rd Street, Apartment 8H New York, New York 10025 , US |
| LIU, Yan-Hui | 125 Roland Road Murray Hill, New Jersey 07974 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
| Vladimir NIKA | Bul. B. Curri Pall. 2/3/24, Tirane, Albania AL , AL |
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
| Vladimir NIKA | Bul. B. Curri Pall. 2/3/24, Tirane, Albania AL , AL |
(54) Titull
ANTITRUPA KUNDER IL-23P19 TE PERFTUARA ME ANE TE INXHINIERISE GJENETIKE;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një antitrup ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin që lidhet me IL-23 të njeriut, që përmban: a)një domen të ndryshueshëm të vargut të lehtë, ose pjesën lidhëse të tij me antigjenin, që përmban CDRL1, CDRL2 dhe CDRL3, ku: CDRL1 përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 36; CDRL2 përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 41; dhe CDRL3 përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 46; dhe b)një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë, ose pjesën lidhëse të tij me antigjenin, që përmban CDRH1, CDRH2 dhe CDRH3, ku: CDRH1 përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 19; CDRH2 përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 25; dhe CDRH3 përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 31. |
| 2 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, ku domeni i ndryshueshëm i vargut të lehtë përmban mbetjet 1 -108 të sekuencës së identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 14. |
| 3 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, ku domeni i ndryshueshëm i vargut të rëndë përmban mbetjet 1 -116 të sekuencës së identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 7. |
| 4 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, që përmban: një domen të ndryshueshëm të vargut të lehtë të antitrupit, sipas përcaktimeve të Pretendimit 2; dhe një domen të ndryshueshëm të vargut të rëndë të antitrupit, sipas përcaktimeve të Pretendimit 3. |
| 5 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 4, që përmban një varg të lehtë dhe një varg të rëndë, ku:vargu i lehtë përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 14; dhe vargu i rëndë përmban sekuencën e identifikuar (SEQ ID NO) me numër: 7. |
| 6 | Një acid nukleik i izoluar që kodon domenin e ndryshueshëm të vargut të lehtë dhe domenin e ndryshueshëm të vargut të rëndë të antitrupit ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin sipas Pretendimit 1. |
| 7 | Një vektor shprehës që përmban acid nukleik sipas Pretendimit 6 të lidhur funksionalisht me kontrollin e sekuencave që njihen nga një qelizë bujtëse, kur qeliza bujtëse transfektohet me vektorin. |
| 8 | Një qelizë bujtëse që përmban vektorin shprehës të Pretendimit 7. |
| 9 | Një metodë për prodhimin e një antitrupi ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin, që përfshin: kultivimin e qelizës bujtëse sipas Pretendimit 8 në mjedisin ushqyes në kushtet kur shprehen sekuencat e acidit nukleik, duke prodhuar në këtë mënyrë polipeptide që përmbajnë domene të ndryshueshëm të vargut të lehtë dhe domene të ndryshueshëm të vargut të rëndë të antitrupit ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin; dhe marrjen e antitrupit ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin nga qeliza bujtëse ose mjedisi ushqyes. |
| 10 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, që përmban edhe një rajon të pandryshueshëm të vargut të rëndë, që përmban një rajon të pandryshueshëm të vargut të rëndë human γ1 ose një variant të tij, ku varianti i rajonit të pandryshueshëm përmban deri 20 zëvendësues të amino acidit konservativisht të ndryshuar (modifikuar). |
| 11 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, që përmban edhe një rajon të pandryshueshëm të vargut të rëndë, që përmban një rajon të pandryshueshëm të vargut të rëndë human γ4 ose një variant të tij, ku varianti i rajonit të pandryshueshëm përmban deri 20 zëvendësues të amino acidit konservativisht të ndryshuar (modifikuar). |
| 12 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, ku antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin është një fragment i antitrupit i përzgjedhur nga grupi i përbërë nga Fab, Fab', Fab'-SH, Fv, scFv, F(ab')2, dhe një diatrup. |
| 13 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1 për përdorim si ilaç. |
| 14 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1 për përdorim në mjekimin e një çrregullimi të përzgjedhur nga grupi i përbërë nga artriti, psoriazis dhe sëmundja e enjtjes së zorrëve. |
| 15 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1 për përdorim në mjekimin e një çrregullimi të përzgjdhur nga grupi i përbërë nga skleroza e shumëfishtë, eritematoza lupus sistemike dhe diabeti. |
| 16 | Antitrupi ose pjesa lidhëse e tij me antigjenin sipas Pretendimit 1 për përdorim në mjekimin e kancerit. |
| 17 | Një përbërje farmaceutike që përmban antitrupin ose pjesën lidhëse të tij me antigjenin sipas Pretendimit 1, në kombinim me një transportues ose hollues farmaceutikisht të pranueshëm. |
| 18 | Një përbërje farmaceutike sipas Pretendimit 17, që përmban edhe një agjent imuno-supresiv ose anti-inflamator. |
| 19 | Një qelizë bujtëse që përmban: a)një vektor shprehës që përmban një sekuencë acidi nukleik që kodon domenin e ndryshueshëm të vargut të lehtë të antitrupit ose pjesën lidhëse të tij me antigjenin sipas Pretendimit 1; dhe b)një vektor shprehës që përmban një sekuencë acidi nukleik që kodon domenin e ndryshueshëm të vargut të rëndë të antitrupit ose pjesën lidhëse të tij me antigjenin sipas Pretendimit 1. |
| 20 | Një metodë për prodhimin e një antitrupi ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin, që përfshin: kultivimin e qelizës bujtëse sipas Pretendimit 19 në mjedisin ushqyes në kushtet kur shprehen sekuencat e acidit nukleik, duke prodhuar në këtë mënyrë polipeptide që përmbajnë domene të ndryshueshëm të vargut të lehtë dhe domene të ndryshueshëm të vargut të rëndë të antitrupit ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin; dhe marrjen e antitrupit ose pjesës lidhëse të tij me antigjenin nga qeliza bujtëse ose mjedisi ushqyes. |