Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4060
2012.08.16
Status
PA Lapsed
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.09.13
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2012/4069
2012.04.17
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10075425.8
2010.09.13
Status
PA Lapsed
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2338790
2012.01.18
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi | ID e prioritetit |
---|---|
FR | 905991 |
FR | 1003019 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti | Adresa |
---|---|
Chen, Li Jing | 1E, 58 rue Jacques Kellner 78380 Bougival |
(72) Shpikës
Emri | Adresa |
---|---|
Chen, Li Jing | 1E, 58 rue Jacques Kellner 78380 Bougival , FR |
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri | Adresa |
---|---|
Aleksandra ARSENI | Rr. "Dervish HIMA" Kulla 2, Ap.21, , AL |
Aleksandra ARSENI | Rr. "Dervish HIMA" Kulla 2, Ap.21, , AL |
(54) Titull
Avion VTOL me raport shtytje-peshe me te vogel se 1
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim | Përshkrim |
---|---|
1 | Një avion, ne te cilin bashkesia e pandashme dhe komponentet inovative si edhe procedura dhe/ose hapat specifikë NUV perfshihen per te kryer ngritje dhe ulje vertikale (NUV) në cdo lloj, cdo Peshe Maksimale te Ngritjes (PMN) dhe cdo shkalle shtytje-peshë (edhe më pak se 1), nje avion i tille perfshin: pjeset inovative per te prodhuar ngjitjen te mjaftueshme per ngjitje vertikate dhe uljen, duke perfshire: krahe te transformueshme (19), i përbërë nga krahu i palëvizshëm (3), këmisha hidraulike (1), krahu i hollë (2), krahu rrëshqitës (4), fletët e përparme anësore (11 dhe 14), fletët e pasme anësore (12 dhe 15), aleroni (17) dhe mentesha (13) që mund të prodhojnë forca ngritëse nga përbrenda per VTOL përmes transformimit kur kryhet ngritja/ulja vertikale dhe të rimarrë sërish formën për të reduktuar rezistencën e ajrit kur kryhet fluturimi përpara; dhe me tej qe përfshin trupin e avionit (18) dhe krahun e transformueshem (19) qe perbehet nga nje trup i palevizshem (3), seksioni i zgjatjes së tubit të hyrjes së ajrit (6), fundi i përparmë i hyrjes së ajrit që mund të hapet/mbyllet ne drejtime vertikale (20), motori reaktiv (7) dhe njësia ndihmëse e fuqisë (NjDF) (9), te dyja me hundëzën reaktive me drejtim per poshtë (10); dhe vendosja horizontale e Krahut te Holle (2) ne mes te vijes pingule te seksionit horizontal brenda Tubit te Hyrjes se Ajrit (5, 6). |
2 | Avioni, në përputhje me pretendimet e mësipërme, ne të cilin hapja dhe mbyllja e fundit të përparmë vertikal të hyrjes së ajrit ne krahun e palevizshem (3) jane rezultat i drejteperdrejte i rreshqitjes se krahut rrëshqitës (4) mbi krahun e palëvizshëm (3) nen veprimin e këmishës hidraulike (1) (zgjatues dhe terheqes)ne te cilin formohet dhe mbyllet tubi i hyrjes së ajrit (5). |
3 | Avioni, në përputhje me pretendimet e mësipërme, ne të cilin krahet e holle me krahet e transformueshem (19) gjate ngritjes ose uljes vertikale, nën veprimin e zgjatjes së këmishës hidraulike (1), pozicionohen në pozicionin mes pareteve të poshtme dhe të sipërme paralele në tubin e hyrjes së ajrit (5), qe formohet nga krahu i palëvizshëm (3) dhe krahu rrëshqitës (4) te tille që rrymat e ajrit të kalojnë butë përmes sipërfaqeve të sipërme dhe të poshtme të krahut të hollë. Kur rrymat e ajrit kalojnë përmes sipërfaqeve, nepermjet përdorimit të efektit të murit krahu i hollë prodhon forcë ngritëse. Në fluturimin përpara, tërheqja e këmishës hidraulike (1) do te detyrojne krahun e hollë dhe krahun rrëshqitës (4) t’i drejtohen krahut të palëvizshëm (3) derisa sipërfaqja e sipërme e krahut të hollë të jetë në kontakt me paretin e poshtëm të krahut të palëvizshëm (3) dhe sipërfaqja e poshtme e krahut të hollë të jetë në kontakt me paretin e sipërm të krahut rrëshqitës (4). |
4 | Nje metode per funksionimin e avionit në përputhje me pretendimet e mësipërme, ne të cilin procedura e ngritjes dhe uljes vertikale pershin hapat e meposhtme: - Ngritja nga toka: Krahu i palëvizshëm (3) lidhet me trupin e avionit (18), dhe krahu rrëshqitës (4) me krahun e hollë (2) nën veprimin e këmishës hidraulike (1), do te shkojne poshte ne pozicionin ku fundi i përparmë vertikal (20) i hyrjes së ajrit do te hapet dhe motori reaktiv (7), me fundin e përparmë horizontal (8) te tubit te hyrjes së ajrit të mbyllet, mund të marre ajer lehtesisht nga tubi i hyrjes së ajrit (5) të krahut ndryshues të avionit (19) me nje shkalle rryme te mjaftueshme per krahun e hollë (2) per te prodhuar ngritjen e kërkuara për NUV. Ndërkohë, pjesa e sipërme (14) e fletës së përparme anësore, pjesa e sipërme (15) e fletës së pasme anësore, pjesa e poshtme (11) e fletës së përparme anësore, pjesa e poshtme (12) e fletës së pasme anësore dhe aileroni (17) fillojne te rrotullohen rreth menteshës (13) për të rritur ngritjen në shkeputjen vertikale nga toka. Fundi i përparmë horizontal (8) i tubit te hyrjes së ajrit në motorin reaktiv (7) mbyllet paralelisht për të parandaluar lëvizjen horizontale të avionit dhe për të rritur nivelin e rrymës së ajrit (16) në tubin e hyrjes se ajrit (5 dhe 6) brenda kraheve të hollë (2). Gjithashtu hundëza reaktive (10) drejton poshtë shtytjen horizontale te prodhuar nga motori reaktiv (7). Me pas, motori reaktiv (7) fillon dhe gradualisht rrit shtytjen. Nderkohe, rryma e ajrit (16) kalon përmes tubit të hyrjes së ajrit (5) e formuar kur krahu rrëshqitës (4) dhe krahu i hollë (2) ulen poshte, për të prodhuar forcat ngritëse mbi krahun e hollë (2). Dhe kjo ngritje me pas i transmetohet krahut të palëvizshëm (3) dhe trupit te palevizshem përmes këmishës hidraulike (1). Tubi i hyrjes së ajrit (5) të krahut ndryshues të avionit (19) zgjatet te motori reaktiv (7) përmes pjesës zgjatuese (5) të tubit të hyrjes së ajrit. Rryma e ajrit hyn tani nepermjet kanalit te konsumit ajror (5) te krahut te transformueshem (19) si edhe nepermjet pjesës zgjatuese (6)te tij dhe hyn ne motorin reaktiv (7) ku ajri digjet dhe del jashte nga hundëza reaktive (10) e kthyer poshtë për të prodhuar ngritje per te ngritur avionin nga toka. Ka tashme dy ngritje per te arritur ngritjen vertikale, njera e prodhuar nga rryma e ajrit (16) në tubat e hyrjes së ajrit (5, 6) të krahut ndryshues të avionit (19) me krahun e hollë (2) dhe tjetra e formuar nga gazi i djegur në temperaturë të lartë qe del nga hundëzat reaktive të kthyera poshtë (10) të motorit reaktiv (7) dhe (NjNF) (9). Këmisha hidraulike (1) transmeton lëvizjen lart e poshtë të krahëve rrëshqitës të majtë dhe të djathtë (4), per te kontrolluar ekuilibrin horizontal te avionit gjatë procesit të ngritjes dhe uljes vertikale. Ne menyre te ngjashme, hundëzat reaktive (10) të motorit reaktiv (7) dhe NjNF (9) do te drejtohen per poshte duke rregulluar këndin per te kontrolluar ekuilibrin vertikal te avionit gjatë procesit të uljes dhe ngritjes vertikale. - Fluturimi horizontal pas ngritjes vertikale: Krahu rrëshqitës (4) dhe krahu i hollë (2), nën veprimin e këmishës hidraulike (1), ngrihen derisa sipërfaqja e sipërme e krahut të hollë të jetë në kontakt me paretin e poshtëm të krahut të palëvizshëm (3) dhe sipërfaqja e poshtme e krahut të hollë të jetë në kontakt me paretin e sipërm brenda krahut rrëshqitës (4). Në këtë pozicion, fundi i përparmë vertikal (20) i krahut të palëvizshëm (3) mbyllet përkatesisht dhe krahu ndryshues (19) do te paloset qe të reduktojë terheqjen ndaj fluturimit horizontal. Ndërkohë, pjesa e sipërme (14) e fletës së përparme anësore, pjesa e sipërme (15) e fletës së pasme anësore, pjesa e poshtme (11) e fletës së përparme anësore, pjesa e poshtme (12) e fletës së pasme anësore dhe aileroni (17) rrotullohen rreth menteshës (13) për të reduktuar terheqjen ndaj fluturimit horizontal. Fundi i përparmë horizontal (8) i kanalit te konsumit të ajrit të motorit reaktiv (7) hapet paralelisht dhe hundëzat reaktive (10) do te kthehen në nivelin horizontal për të drejtuar shtytjen e motorit reaktiv nga vertikale në horizontale. Rryma e ajrit (16) kalon përmes fundit të përparmë horizontal të hyrjes së ajrit për të hyrë në motorin reaktiv (7), ku ajri digjet dhe del nga hundëzat reaktive (10) në drejtim horizontal për të formuar shtytje horizontale dhe për të mundesuar krahet e transformueshem te palosur te avionit të prodhojnë ngritje për fluturim horizontal. - Nga fluturimi horizontal ne uljen vertikale: Krahu rrëshqitës (4) dhe krahu i hollë (2), përmes veprimit të këmishës hidraulike (1) përkulen në një pozicion ku fundi i përparmë vertikal (20) i kanalit te konsumit ajror hapet dhe motori reaktiv (7), me fundin e përparmë horizontal (8) te kanalit te konsumit ajror (8) te mbyllur, mund të hyje lehtesisht ajri nga tubi i hyrjes së ajrit (5) të krahut ndryshues të avionit (19) me nje shkalle rryme te mjaftueshme për krahun e hollë (2) per te prodhuar ngritjen e kerkuar për ulje vertikale. Ndërkohë, pjesa e sipërme (14) e fletës së përparme anësore, pjesa e sipërme (15) e fletës së pasme anësore, pjesa e poshtme (11) e fletës së përparme anësore, pjesa e poshtme (12) e fletës së pasme anësore dhe aileroni (17) rrotullohen rreth menteshës (13) për të rritur ngritjen në konvertimin nga fluturimi horizontal ne uljen vertikale. Ndërkohë, fundi i përparmë (8) i kanalit te konsumit ajror në motorin reaktiv (7) mbyllet për të parandaluar lëvizjen horizontale të avionit dhe për të rritur nivelin e rrymës së ajrit (16) në kanalet e konsumit ajror (5, 6) brenda kraheve të hollë (2). Gjithashtu, hundëzat reaktive (10) drejtojne poshtë shtytjen horizontale te prodhuar nga motori reaktiv (7). Tashme rryma e ajrit (16) kalon përmes tubit të hyrjes së ajrit (5) i formuar kur krahu rrëshqitës (4) dhe krahu i hollë (2) ulen poshte, për të prodhuar ngritje mbi krahet e hollë. Dhe kjo ngritje transmetohet pastaj ne krahun e palëvizshëm (3) përmes këmishës hidraulike (1). Tubi i hyrjes së ajrit (5) i krahut ndryshues të avionit (19) zgjatet te motori reaktiv (7) përmes pjesës zgjatuese (5) të tubit të hyrjes së ajrit. Rryma e ajrit hyn përmes tubit të hyrjes së ajrit (5) të krahut ndryshues të avionit (19) si dhe pjesës zgjatuese të tij (6) dhe hyn ne motorin reaktiv (7) ku ajri digjet dhe del nga hundëzat reaktive (10) qe drejtohet per poshtë për të krijuar ngritje për te ngjitur avionin nga toka. Ka tashme dy ngritje per te arritur uljen vertikale, njera e prodhuar nga rryma e ajrit në tubat e hyrjes së ajrit (5, 6) të krahut ndryshues të avionit (19) me krahun e hollë (2), dhe tjetra e formuar nga gazi i djegur në temperaturë të lartë qe del nga hundëzat reaktive të kthyera poshtë (10) të te dyjave motorit reaktiv (7) dhe NjNF (9). Këmisha hidraulike (1) transmeton lëvizjen lart e poshtë të krahëve rrëshqitës të majtë dhe të djathtë (4), per te balancuar ekuilibrin horizontal te avionit gjatë procesit të ngritjes dhe uljes vertikale, perkatesisht, balanca vertikale kontrollohet përmes rregullimit të këndit të uljes poshtë te hundëzave reaktive (10) të motorit reaktiv (7) dhe NjNF (9). Shtytja nga motori reaktiv (7) reduktohet gradualisht , për të bërë që avioni të ulet butë. |