Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4026
2012.08.03
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2025.11.07
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3907
2011.11.14
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.06.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
05818844.2
2005.11.07
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1828373
2011.08.17
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| DK | 20040001854 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Inbicon A/S | Kraftväerksvej 53 Skärbäk 7000 Fredericia |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| FELBY, Claus | Skovvangsvej 17, Sösum 3670 Veksö , DK |
| LARSEN, Jan | Österbro 28 5690 Tommerup , DK |
| JÖRGENSEN, Henning | Vangebe Bygade 82, 1. 2820 Gentofte , DK |
| VIBE-PEDERSEN, Jakob | Grenevej 9 7190 Billund , DK |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
| Krenar LOLOCI | Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL |
(54) Titull
HIDROLIZA ENZIMATIKE E BIOMASAVE QE KANE NJE PERMBAJTJE TE LARTE TE LENDES SE THATE
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Një proçes për lëngëzimin dhe sheqerosjen e polisaharidit që përmban biomasa që përfshijnë biomasën linjocelulozike, me karakteristikë vendosjen e kësaj biomase në hidrolizë përzierëse enzimatike duke përdorur të paktën një celulazë dhe duke e përzierë me anë të një mikseri me rënie të lirë të tillë si një mikser në formë daulleje ose një mikser në trajtë rrotulle që siguron përpunim mekanik dhe/ose degradim të biomasës kështu që, në proces, biomasa lëngëzohet dhe sheqeroset në një lëng të përshtatshëm për përpunim të mëtejshëm të tillë si fermentimi, ku biomasa ka një përmbajtje lënde të thatë ndërmjet 20 % dhe 40 % në fillim të përzierjes/hidrolizës. |
| 2 | Një proces sipas pretendimit 1, ku polisaharidi që përmban biomasën është një biomasë linjocelulozike e prejardhur nga të korrat bujqësore që konsistojnë në psh. misër ushqim për kafshët, gëxhuta, kashtë psh nga orizi, gruri, thekra, tërshëra, elbi, bërsi rrushi dhe melekuqe, druri që konsiston në dru të butë psh. Pinus sylvestris, Pinus radiata, dru i fortë psh Salix spp., Eucalyptus spp. ose mbetje e ngurtë komunale, mbetje letre, fraksion fibre nga përpunimi i bogazit, pleh organik dhe biomasa të ngjashme. |
| 3 | Një proces sipas pretendimit 1, ku polisaharidi i dhënë që përmban biomasën është një përzierje niseshteje, psh. niseshte që përmban drithëra ose niseshte të rafinuar, dhe biomasa linjocelulozike të prejardhura nga të korrat bujqësore që konsistojnë në psh. misër ushqim për kafshët, gëxhuta, kashtë psh nga orizi, gruri, thekra, tërshëra, elbi, bërsi rrushi dhe melekuqe, druri që konsiston në dru të butë psh. Pinus sylvestris, Pinus radiata, dru i fortë psh. Salix spp., Eucalyptus spp. mbetje e ngurtë komunale, mbetje letre, dhe biomasa të ngjashme. |
| 4 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-3, ku lëngu që rezulton nga proçesi është i përshtatshëm për përpunim të mëtejshëm të tillë si fermentimi. |
| 5 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-4, ku përmbajtja e lëndës së thatë të polisaharidit që përmban biomasën është ndërmjet 25-40%. |
| 6 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-3, ku të paktën 20% (w/w) të biomasës linjocelulozike ka një madhësi fibre mbi 26 mm. |
| 7 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-3, ku biomasa linjocelulozike i është nënshtruar trajtimit paraprak me nxehtësi ndërmjet 110-250 C. |
| 8 | Një proces sipas çdonjërit nga pretendimet 1-7, ku hidroliza enzimatike kryhet me anë të një kombinimi të enzimave hidrolitike duke përfshirë një enzimë karbohidrolitike dhe një enzimë oksidative. |
| 9 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1 ose 3, ku hidroliza enzimatike e niseshtesë që përmban drithëra kryhet me një kombinim të enzimave hidrolitike dhe enzimave proteolitike. |
| 10 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-9, ku hidroliza enzimatike kryhet në 0-105 C. |
| 11 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-10, ku koha e trajtimit për hidrolizën enzimatike është 0-72 orë. |
| 12 | Një proçes sipas pretendimet 11, ku koha e trajtimit është 3-24 orë. |
| 13 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-11, i cili kryhet si një proces batch (ku bio-reaktori ngarkohet me substrate të inokuluara me enzima), fed-batch (ku bioreaktori mbushet me një ose më shumë ushqyes), i vazhdueshëm ose një proces i ngjashëm. |
| 14 | Një proçes sipas çdonjërit nga pretendimet 1-102 ku është përfshirë një hap i mëtejshëm përpunimi. |
| 15 | Një proçes sipas pretendimit 14 ku hapi i mëtejshëm i përpunimit është fermentimi, gazifikimi, hidrogjenizimi, sinteza organike ose prodhimi i biogazit dhe ushqimi. |
| 16 | Një proçes sipas pretendimit 1 ku përzierja arrihet me anë të një mikseri me një bosht përzierës të vendosur horizontalisht që ngre biomasën. |