REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
4096 2012.10.02
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.06.02
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3891 2011.10.31
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.02.06
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06763485.7 2006.06.02
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1888100 2011.10.26
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
EP 5104863
US 688057
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Merck Serono SA Centre Industriel 1267 Coinsins, Vaud
(72) Shpikës
Emri Adresa
SAGOT, Yves 185 Allée des Colchiques F-74160 Beaumont , FR
CHVATCHKO, Yolande 46 Chemin du Vuillonnex CH-1232 Confignon , CH
CORBAZ, Anne Bd de Grancy 8 1006 Lausanne , CH
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Vjollca KRYEZIU Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL
Vjollca KRYEZIU Rr." Idriz Dollaku", Pall.5, Shk.2, Ap.39, Tiranë , AL
(54) Titull
PERDORIMI I IZOFORMAVE TE IL-18BP PER TRAJTIMIN DHE/OSE PARANDALIMIN E SEMUNDJEVE INFLAMATORE NEUROLOGJIKE;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Përdorimi i një izoforme IL-18BP së cilës i mungon aftësia të lidhë ose të neutralizojë IL-18 dhe që shkakton (nxit) translokasionin nuklear të STAT2 për prodhimin e një medikamenti për trajtimin dhe/ose parandalimin e një sëmundjeje infamatore neurologjike, ku izoforma IL-18BP në fjalë karakterizohet nga një sekuencë amino acide që përmban amino acidin 36 karboksi-terminal të IL-18BPb (SEQ ID No. 1) dhe IL-18BPd (SEQ ID No. 2) dhe është përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga: a) një polipeptid që përmban SEQ ID NO: 1; b) një polipeptid që përmban amino acidet 29 deri 113 të SEQ ID NO:1; c) një polipeptid që përmban amino acidet 78 deri 113 të SEQ ID NO: 1; d) një polipeptid që përmban SEQ ID NO: 2; e) një polipeptid që përmban amino acidet 29 deri 161 të SEQ ID NO: 2; f) një mutein i njërit prej (a), (b), (d) ose (e), ku sekuenca amino acide ka të paktën 75%, 80%, 85%, 90%, 95%, 96%, 97%, 98% ose 99% identitet me të paktën një prej sekuencave nga (a) deri (e); g) një mutein i njerit prej (a) deri (e) i cila është enkoduar nga një sekuencë ADN-je e cila hibridizohet me komplementin e sekuencës së ADN-së native që enkodon njerën prej (a) deri (e) në kushte strikte të moderuara ose në kushte tepër strikte; h) një mutein i njërit prej (a) deri (e) ku çdo ndryshim në sekuencën amino acide janë zëvendësime amino acidi konservativ në sekuenca amino acide në (a) deri (e); i) një kripë ose një proteinë e fuzuar, derivat funksional, fraksion aktiv ose derivat i permutuar në formë rrethore të njerit prej (a) deri (h), muteinët, kripërat, proteinat e fuzuara, derivatet funksionalë, fraksionet aktive ose derivatet e permutuara në formë rrethore të f) deri tek i) ruajnë një aktivitet biologjik të njëjtë ose më të mirë, se sa forma që ndodh në mënyrë natyrore.
2 Përdorimi sipas pretendimit 1, ku sëmundja inflamatore dhe/ose neurologjike është përzgjedhur nga grupi që përfshin dëmtimin e nervit traumatik, goditjen, sëmundjet demielinuese të CNS-së ose PNS-së, sëmundjet neodegjenerative neuropative dhe kronike.
3 Përdorimi sipas pretendimit 2, ku sëmundjet demielinuese të CNS-së ose PNS-së janë neuropati periferale.
4 Përdorimi sipas pretendimit 3, ku neuropatia periferale është neuropati diabetike.
5 Përdorimi sipas pretendimit 2, ku sëmundja neurodegjenerative kronike është përzgjedhur nga skleroza multiple (MS), sëmundja e Alzheimer-it (AD), sëmundja e Parkinson-it (PD), sëmundja e Huntigton-it (HD) dhe skleroza laterale amiotrofike (ALS).
6 Përdorimi sipas pretendimit 1, ku sëmundja infamatore dhe/ose neurologjike shkaktohet nga një çrregullim metabolik kongjenital.
7 Përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 6, ku izoforma IL-18BP në fjalë fuzohet me një molekulë karrier, një peptid ose nje proteinë që nxit (shkakton) kapërximin e barrierës së gjakut në tru.
8 Përdorimi sipas pretendimit 7, ku izoforma IL-18BP në fjalë është e PEGiluar.
9 Përdorimi sipas pretendimit 7, ku izoforma IL-18BP në fjalë fuzohet tek një domen imunoglobulin (Ig) .
10 Përdorimi sipas njerit prej pretendimeve të mësipërme, ku medikamenti i përmendur përmban edhe një polipeptid të përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga një interferon, osteopontin dhe klusterin, për përdorim të veçantë, simultan dhe sekuencial.
11 Përdorimi sipas njerit prej pretendimeve të mësipërme, ku izoforma IL-18BP në fjalë përdoret në një sasi prej rreth 0.001 deri 100 mg/kg të peshës trupore, ose prej rreth 0.01 deri 10 mg/kg të peshës trupore ose prej rreth 9, 8, 7, 6, 5, 4, 3, 2 ose 1 mg/kg të peshës trupore ose prej rreth 0.1 deri 1 mg/kg të peshës trupore.
12 Një izoformë IL-18BP të cilës i mungon aftësia të lidhë ose të neutralizojë IL-18 dhe që shkakton (nxit) translokcionin nuklear të STAT2, ku izoforma IL-18BP në fjalë karakterizohet nga një sekuencë amino acide që përmban amino acidin 36 karboksi -terminal të IL-18BPb (SEQ ID No. 1) dhe IL-18BPd (SEQ ID No. 2) dhe është përzgjedhur nga grupi që përbëhet nga: a) një polipeptid që përmban SEQ ID NO: 1; b) një polipeptid që përmban amino acidet 29 deri 113 të SEQ ID NO:1; c) një polipeptid që përmban amino acidet 78 deri 113 të SEQ ID NO: 1; d) një polipeptid që përmban SEQ ID NO: 2; e) një polipeptid që përmban amino acidet 29 deri 161 të SEQ ID NO: 2; f) një mutein i njërit prej (a), (b), (d) ose (e), ku sekuenca amino acide ka të paktën 75%, 80%, 85%, 90%, 95%, 96%, 97%, 98% ose 99% identitet me të paktën një prej sekuencave në (a) deri (e); g) një mutein i njerit prej (a) deri (e) i cili është e koduar nga një sekuencë ADN-je që hibridizohet me komplement të sekuencës së ADN-së native që enkodon njerën prej (a) deri (e) në kushte strikte të moderuara ose në kushte tepër strikte; h) një mutein i njërit prej (a) deri (e) ku çdo ndryshim në sekuencën amino acide janë zëvendësime amino acidi konservativ në sekuencat amino acide në (a) deri (e); i) një kripë ose një proteinë e fuzuar, derivat funksional, fraksion aktiv ose derivat i permutuar në formë rrethore të njerit prej (a) deri (h), muteinët, kripërat, proteinat e fuzuara, derivatet funksionalë, fraksionet aktive ose derivatet e permutuara në formë rrethore të f) deri tek i) ruajnë një aktivitet biologjik të njëjtë ose më të mirë, se sa forma që ndodh në mënyrë natyrore, për t’u përdorur për trajtimin dhe/ose parandalimin e një sëmundjeje inflamatore neurologjike