REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3970 2012.06.27
Status
PA Patentë e grantuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2024.06.17
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3883 2011.10.21
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.05.02
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
04767370.2 2004.06.17
Status
PA Patentë e grantuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1639139 2011.07.27
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
FR 307501
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
Aventis Pharma S.A. 20, avenue Raymond Aron 92160 Antony
(72) Shpikës
Emri Adresa
MACE, Sandrine 11 Rue Louis Chagnot F-78350 JOUY-EN-JOSAS , FR
RICARD, Sylvain 120 Boulevard Vincent Auriol, Hall 1 F-75013 PARIS , FR
COUSIN, Emmanuelle 11 Avenue de Bouvines F-75011 PARIS , FR
PRADIER, Laurent 23 Avenue Cambacéres F-91370 VERRIERES , FR
BENAVIDES, Jesus 105 Rue Anatole France F-92290 CHATENAY-MALABRY , FR
DELEUZE, Jean-François 4 Rue de l'Yerres F-77380 COMBS-LA-VILLE , FR
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
METODAT PER DIAGNOZEN DHE PROGNOZEN E SEMUNDJES SE ALZAIMERIT
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Metoda për diagnozën ose për prognozën e sëmundjes së Alzaimerit tek një individ, karakterizuar në atë që ajo përfshin të paktën një fazë të detektimit të prezencës së polimorfizmit rs908832 të gjenit ABCA2.
2 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që fazat e këtij detektimi kryhen duke përdorur mostra biologjike.
3 Metoda për diagnozën ose për prognozën e sëmundjes së Alzaimerit tek një individ sipas Pretendimit 2, karakterizuar në atë që mostrat e dhëna biologjike janë mostra që përmbajnë qeliza të nukleuara.
4 Metoda për diagnozën ose për prognozën e sëmundjes së Alzaimerit tek një individ sipas Pretendimit 2, karakterizuar në atë që mostrat e dhëna biologjike janë mostra gjaku, mostra sperme ose mostra flokësh.
5 Metoda për diagnozën ose për prognozën e sëmundjes së Alzaimerit tek një individ sipas Pretendimit 2, karakterizuar në atë që fazat e dhëna të detektimit të prezencës ose mungesës së ADN që mbart polimorfizmin kryhen me anë të teknikave të reaksionit të zinxhirit polimerazë (PCR), të hibridizimit, të procedurës së transferimit në membranë e quajtur Southern blotting, të tretjes me nukleaza, të fragmentit të kufizimit të gjatësisë së polimorfizmit (RFLP) ose të sekuencimit të drejtpërdrejtë, apo me anë të kombinimit të tyre.
6 Metoda sipas Pretendimit 5, karakterizuar në atë që ajo përfshin: a. ekstraktimin e ADN së individit të dhënë nga një mostër biologjike, b. amplifikimin e ADN së dhënë të izoluar duke përdorur mbushës të aftë për amplifikimin e sekuencës që i korrespondon polimorfizmit rs908832 të gjenit ABCA2. c. përcaktimin e prezencës së të paktën një aleli të polimorfizmit rs908832 të gjenit ABCA2 në ADN e amplifikuar.
7 Metoda sipas Pretendimit 6, karakterizuar në atë që faza b) e amplifikimit përfshin një reaksion të zinxhirit polimerazë (PCR).
8 Metoda sipas Pretendimit 6, karakterizuar në atë që ADN e amplifikuar mbart alelin minor të polimorfizmit rs908832 dallohet nga ADN e amplifikuar që nuk e mbart këtë alel me anë të teknikës që përdor aktivitetin e nukleazës 5’ të polimerazës I të ADN (TaqMan).
9 Metoda sipas Pretendimit 6, karakterizuar në atë që ADN e amplifikuar që mbart alelin minor të polimorfizmit rs908832 dallohet nga ADN e amplifikuar që nuk e mbart këtë polimorfizëm me anë të analizës së fragmentit të kufizimit të polimorfizmit (RFLP).
10 Metoda sipas Pretendimit 9, karakterizuar në atë që fragmentet e kufizimit përftohen me anë të tretjes së ADN së amplifikuar me një enzimë kufizimi para migrimit në xhel agarozë, të procedurës së transferimit në membranë e quajtur Southern blotting dhe hibridizimit.
11 Metoda sipas Pretendimit 1, karakterizuar në atë që detektimi i prezencës së polimorfizmit rs908832 të gjenit ABCA2 përfshin përcaktimin e nukleotidit në pozicionin 2185 të transkriptim që kodon proteinën ABCA2, ku transkripti i dhënë ka sekuencën SEQ ID Nr. 5.
12 Kafshët transgjenike jo-humane, rreshtat qelizore pjesëtuese dhe rreshtat e qelizave të diferencuara nga këto rreshta qelizash pjesëtuese, në gjenomin në të cilin futet të paktën një sekuencë ADN gjenomike të jashtme që mbart alelin minor të polimorfizmit rs908832 të gjenit ABCA2.
13 Kafshët transgjenike sipas Pretendimit 12, karakterizuar në atë që ato përzgjidhen nga gjitarët jo-humanë.
14 Metoda për përftimin e kafshëve transgjenike, rreshtave të qelizave pjesëtuese dhe rreshtave të qelizave të diferencuara nga këto rreshta qelizash pjesëtuese, sipas secilit nga Pretendimet 12 dhe 13, karakterizuar në atë ajo përfshin gjenerimin e kafshëve transgjenike, rreshtave të qelizave pjesëtuese dhe rreshtave të qelizave të diferencuara nga këto rreshta qelizash pjesëtuese, duke përfshirë alelin minor të polimorfizmit rs908832 të gjenit ABCA2.
15 Përdorimi i kafshëve transgjenike, rreshtave të qelizave pjesëtuese dhe rreshtave të qelizave të diferencuara nga këto rreshta qelizash pjesëtuese, sipas secilit nga Pretendimet 12 dhe 13, për testimin e aktivitetit të agjentëve ose metodave të planifikuara për të parandaluar dhe/ose trajtuar sëmundjen e Alzaimerit.
16 Përdorimi i një qelize sipas Pretendimit 16, për demonstrimin e përbërjeve të planifikuar për trajtimin e sëmundjes së Alzaimerit.