REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3830 2012.01.12
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2027.11.16
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3880 2011.10.18
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2011.12.02
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
07846636.4 2007.11.16
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2094462 2011.07.20
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
DE 102006054769
DE 102006054770
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
CVP Clean Value Plastics GmbH Bahnhofstrasse 48-50 21614 Buxtehude
(72) Shpikës
Emri Adresa
HOFMANN, Michael Eilendorfer Weg 13 21614 Bruxtehude , DE
GERCKE, Alexander Helene-Stöcker-Strasse 7c 23843 Bad Oldesloe , DE
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
METODA PER IZOLIMIN E CELULOZES DHE MATERIALEVE TE TJERA NGJITESE GJATE RICIKLIMIT TE PLASTIKAVE TE PERDORURA, VECANERISHT PLASTIKAVE TE PERZIERA;
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Një metodë për heqjen e brumit të drurit dhe të substancave të tjera ngjitëse nga plastikat e përdorura në riciklimin e të gjitha llojeve të plastikave të përdorura, veçanërisht të plastikave të përziera (MKS), në të cilat fletët dhe pjesët nga pjesët e trasha të plastikës të, nëse është e nevojshme, plastikave të përdorura të para-klasifikuara janë para-copëtuar në mënyrë mekanike në cifla ose pjesëza deri në një masë të caktuar, ku masat mbi normë janë klasifikuar më vete, produkti i copëtuar është ngarkuar në një disk rafinues së bashku me ujin, pa u përpunuar më parë ciflat në një kompaktat ose një aglomerat, ku raporti i ciflave dhe i pjesëve të tjera është të paktën 10% i volumit total, substancat ngjitëse mbi ciflat janë fërkuar nga disqet kooperuese të rafinuesit në një masë të madhe, dhe janë shfaqur më vonë si substanca të veçuara, dhe substancat e fërkuara janë veçuar nga pjesëzat e plastikës me anë të një metode veçimi (ndarëse) të përshtatshme.
2 Një metodë sipas pretendimit 1, me karakteristikën se substancat të cilat janë fërkuar janë në mënyrë mbizotëruese brumë druri.
3 Një metodë sipas pretendimit 1 ose 2, me karakteristikën se produkti i përftuar pa përmbajtje të ujit i diskut rafinues i nënshtrohet shoshitësit së ajrit në një tharës ajri, ku brumë druri ose është ekstraktuar më parë ose është veҫuar nga materiali kokrrizor së bashku me ciflat.
4 Një metodë sipas pretendimit 3, me karakteristikën se ciflat dhe kokrrizat e thara janë veçuar në një tharës me bazament fluid.
5 Një metodë sipas pretendimit 3, me karakteristikën se brumë druri është shkarkuar me anë të ajër tharësit të një tharësi me ajër, veçanërisht një bazament fluid ose tharës dispersioni, dhe grumbulluar në një sitë ose filtër.
6 Një metodë sipas pretendimit 1 ose 2, me karakteristikën se pas heqjes mekanike të ujit dhe nëse është e nevojshme heqjes së fraksioneve të imëta, produkti i përftuar ngarkohet në brendësi të një çisterne fundosëse-mbiujëse, në të cilin kryhet një veçim i brumë drurit dhe i atyre pjesëzave që kanë një gravitet specifik >1 nga pjesëzat plastike që kanë një gravitet specifik <1, ose prerjet e veçuara grupohen në prerje të densitetit më të madh se 1, sipas nevojave, me anë të tretësirave të përshtatshme të kripës.
7 Një metodë sipas pretendimit 1 ose 2, me karakteristikën se pas heqjes mekanike të ujit dhe nëse është e nevojshme heqjes së fraksioneve të imëta, produkti i përftuar ngarkohet në brendësi të një centrifuge përzgjedhëse në të cilën brumë druri dhe pjesëzat plastike veçohen nga njëra-tjetra.
8 Një metodë sipas pretendimit 1 ose 2, me karakteristikën se brumë druri veçohet nga produkti i përftuar me anë të shoshitjes gjeometrike nëpërmjet një site nga e cila një suspesion brumë druri largohet nga presioni negativ.
9 Një metodë sipas pretendimit 1, me karakteristikën se përdoret një disk rafinues i dhëmbëzuar, disqet e së cilit përbëhen nga dhëmbë ingranazhi, të cilët janë vendosur në një distancë nga njëri-tjetri në rrathë koncentrikë, ku hapësirat ndërmjet dhëmbëve të një rrethi janë mjaftueshmërisht të mëdha që të lejojnë kalimin e lirë, respektivisht, të pjesëve të materialit të trashë ose të ngurtë, ose të produktit tashmë të thërrmuar deri atëherë.
10 Një metodë sipas pretendimit 1, me karakteristikën se përdoret një disk rafinues prerës, ku distanca e disqeve i korrespondon përafërsisht trashësisë së materialit të cifluar pa substancat ngjitëse.
11 Një metodë sipas pretendimit 1, me karakteristikën se përpara ngarkimit të tij në brendësi të diskut rafinues, materiali i para-copëtuar ngarkohet me ujë brenda një ene në formë daulleje të grasatuar (brumuesi), dhe fibrat e hequra të brumë drurit veçohen.
12 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 11, me karakteristikën se plastikat e përdorura ose ciflat ose pjesët që kanë trashësi më të madhe është/janë përzgjedhur në përputhje me llojin e plastikës, dhe llojet e para-klasifikuara të plastikave kalohen tek disku rafinues.
13 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 12, me karakteristikën se llojet e plastikave të padëshirueshme janë veçuar nga plastikat e përdorura ose nga ciflat ose nga pjesët që kanë trashësi më të madhe.
14 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 13, me karakteristikën se ciflat dhe/ose trupëzat e produktit të thatë të përftuar janë klasifikuar në përputhje me llojin e plastikave.
15 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 14, me karakteristikën se produkti i përftuar është ricikluar të paktën pjesërisht tek disku rafinues.
16 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 15, me karakteristikën se materiali i ngjeshur lirshëm i plastikave të përdorura është copëtuar në një disk rafinues të mëparshëm në një proҫes të parë blues, dhe produkti i bluar i rafinuesit të mëparshëm ngarkohet brenda një disku tjetër rafinues dhe copëtohet atje.
17 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 11, me karakteristikën se produkti i përftuar i diskut rafinues kalohet në një fazë tjetër të diskut rafinues pas heqjes mekanike të ujit.
18 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 4 deri në 8 dhe 17, me karakteristikën se produkti i përftuar i rafinuesit të dytë kalohet në proçesin e veçimit pa iu hequr uji.
19 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 18, me karakteristikën se kur përdoret një disk rafinues i dhëmbëzuar, rrethi i parë i dhëmbëzuar duke filluar nga pika qendrore e furnizimit është vendosur në një distancë radiale nga pika e furnizimit, në mënyrë që të formojë një zonë hyrëse.
20 Një metodë sipas pretendimit 19, me karakteristikën se hapësira e diskut e zonës hyrëse është në mënyrë të vazhdueshme e rrafshët deri në rrethin e parë të dhëmbëzuar.
21 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 20, me karakteristikën se është përdorur një disk rafinues i dhëmbëzuar në të cilin distanca e hapësirave të diskut zvogëlohet në mënyrë radiale drejt daljes vazhdimisht duke filluar nga pika qendrore e furnizimit.
22 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 21, me karakteristikën se është përdorur një disk rafinues i dhëmbëzuar në të cilin një rajon i jashtëm në mënyrë radiale i disqeve përbëhet nga segmentë blues radialë ose përafërsisht radialë, të ndarë veçmas në drejtimin rrotullues.
23 Një metodë sipas pretendimit 10 ose 22, me karakteristikën se barrierat janë vendosur ndërmjet segmenteve bluese, në mënyrë të tillë që kokrrizat e bluara dhe/ose ciflat janë drejtuar në drejtim të diskut fqinj.
24 Një metodë sipas çdonjërit pretendim nga 1 deri në 22, me karakteristikën se është përdorur një disk rafinues i dhëmbëzuar në të cilin kanalet janë formuar brenda disqeve të dhëmbëzuara, duke filluar nga pika qendrore e furnizimit në distancën perimetrike të pikës së furnizimit, e cila shtrihet drejt pjesës së jashtme në një rrugë të caktuar.
25 Një metodë sipas pretendimit 24, me karakteristikën se thellësia e kanaleve zvogëlohet nga brenda-jashtë.
26 Një metodë sipas pretendimit 24 ose 25, me karakteristikën se kanalet janë në formë harku, ku fundi i jashtëm i kanaleve në formë harku drejtohet në të kundërt të drejtimit rrotullues.