REGJISTRI I OBJEKTEVE TE PRONESISE INDUSTRIALE

Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3912 2012.04.16
Status
Regjistruar
(180) Data e mbarimit të afatit
2026.09.26
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3853 2011.09.30
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2012.03.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
06795041.0 2006.09.26
Status
Regjistruar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP1940703 2011.07.27
(30) Detajet e Prioritetit
Kodi ID e prioritetit
HU 500919
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
Aplikanti Adresa
CHINOIN GYÓGYSZER ES VEGYÉSZETI TERMÉKEK GYÁRA RT. Tó u. 1-5 1045 Budapest
(72) Shpikës
Emri Adresa
ERDELYI, Zoltán Szedreskerti u. 7 H-8000 Székesfehérvár , HU
BENCZ, Zoltán Karacs T.u.7. H-2112 Veresegyház , HU
MEZEI, János Korong u. 36. H-1145 Budapest , HU
(74) Emri i Përfaqësuesit
Emri Adresa
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
Krenar LOLOCI Rr. "Dëshmorët e 4 Shkurtit", Pall. 1/1, Kati 2, Tiranë , AL
(54) Titull
PAJISJE PER PAKETIMIN DHE SHPERNDARJEN E TRUPAVE TE NGURTE TE MODELUAR, VEÇANERISHT TABLETA ORALE OSE/DHE KAPSULAT.
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
Pretendim Përshkrim
1 Pajisja për paketimin dhe shpërndarjen e trupave të ngurtë të modeluar, veҫanërisht tabletat orale ose/dhe kapsulat, ku pajisja ka një konteiner të izoluar me një kapak të përshtatshëm për të ruajtur trupat e modeluar, një vrimë shpërndarëse, dhe mjete që përcjellin trupat e modeluar nga brendësia e konteinerit tek vrima shpërndarëse; konteineri (5) është vendosur në një kuti [ingranazhi] (1) në një mënyrë të tillë që ai të mund të lëvizet si një piston ndaj forcës elastike të kthimit; vrima shpërndarëse (35) është pozicionuar në pjesën e poshtme (2a) të kutisë (1); kur pajisja është në një pozicion kur ajo nuk përdoret për shpërndarje, pjesa fundore e konteinerit (5) me një vrimë (20) që lëshon një trup të modeluar në një kohë, e vendosur në krahun e kundërt të fundit të konteinerit (5) të izoluar me një kapak, puthitet brenda vrimës shpërndarëse (35) ndërsa një buzë e izoluar (21) e pjesës fundore më të ulët të konteinerit (5) qëndron e kapur fort në vrimën shpërndarëse (35) të kutisë (1), duke e izoluar në këtë mënyrë atë, dhe është ndërtuar në një mënyrë që në vazhdim të operacioneve shpërndarëse të bëjë të mundur shpërndarjen e favorshme të një trupi të modeluar në një kohë jashtë kutisë (1); me karakteristikën se kutia konsiston në një pjesë më të ulët të kutisë (2) me një pjesë të poshtme (2a) që përmban vrimën shpërndarëse (35) dhe një pjesë të sipërme të kutisë (3) të lidhur me të, pjesa e sipërme e së cilës përmban një kokë të trashë (36), ana më e ulët e kokës (36) përmban një kanal (37) me pamje poshtë dhe koka (36) është përcaktuar që të kufizojë lëvizjen e drejtuar lart të konteinerit (5) të shkaktuar nga forca elastike; dhe ana e sipërme e kokës së trashë (36) është e pajisur me një kanal dhe kurriz për akomodimin e një unaze (16) të futur me qëllim për të bashkë-lidhur një element ngjitës (7); dhe pjesët e veta përbërëse janë të lidhura me njëra-tjetrën me nyjëzime të ngjitura kundër lagështirës, në një mënyrë të tillë që ndërmjet kapakut (4) dhe konteinerit (5) dhe ndërmjet pjesës më të ulët të kutisë (2) dhe pjesës së sipëme të kutisë (3) është një nyjëzim i zënë buzë më buzë (12; 15), ndërsa në pozicionin e pajisjes kur ajo nuk përdoret për shpërndarje, një unazë ngjitëse e jashtme (27) e shtrirë me drejtimin lart e vendosur në pjesën e jashtme të konteinerit (5) e përbërë nga një material i deformueshëm fleksibël, qëndron e kapur fort në kanal (37).
2 Pajisja si në pretendimin 1, me karakteristikën se një shirit i ngjitur i lëvizshëm (7) (shirit sigurie) përqark pjesës fundore të pajisjes i dalë nga kutia (1) kur konteineri nuk përdoret për shpërndarje është bashkë-lidhur ndaj kapakut (4) duke formuar mbulesën e konteinerit (5).
3 Pajisja si në pretendimin 1 ose 2, me karakteristikën se një sustë (22) lidhet tek konteineri (5), ku susta mbështetet në kuti (1), në mënyrë të favorshme në pjesën e poshtme (2a) të kutisë (1), dhe shtypet kur mbi kapak (4) ushtrohet presion dhe konteineri (5) lëviz, dhe konteinieri (5) rikthehet në pozicionin e tij fillestar kur ndaj kapakut (4) nuk ushtrohet më presion.
4 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 1 deri në 3, me karakteristikën se konteinieri (5) gjatë lëvizjes në kuti (1) si një piston ka një dhomë (18) që fillon nga një pjesë e sipërme e konteinierit (17) me një diametër më të madh se diametri i dhomës (18) i vendosur që të përshtasë përmasat e trupave të modeluar që të bëhet e mundur shpërndarja, që dhoma (18) të jetë e përshtatshme që t`i drejtojë trupat e modeluar në drejtim të vrimës shpërndarëse (35), dhe pjesa e fundit e kësaj dhome (18) të puthitet brenda vrimës shpërndarëse (35), kur pajisja nuk përdoret për shpërndarje.
5 Pajisja si në pretendimin 4, me karakteristikën se një buzë ngjitëse (21) e përbërë praktikisht nga një material i deformueshëm fleksibël që shkon përgjatë fundit (19) të dhomës (18), buza ngjitëse (21) qëndron kundrejt – në mënyrë të favorshme shtrihet kundrejt – sipërfaqes laterale të vrimës shpërndarëse (35) të ndërtuar në pjesën e poshtme (2a) të kutisë (1).
6 Pajisja si në pretendimin 5, me karakteristikën se sipërfaqja laterale e vrimës shpërndarëse (35) ka pjerrësi nga brenda, ndërsa buza ngjitëse (21) ka pjerrësi nga jashtë, dhe pjesë njësitë e pajisjes janë të lidhura me njëra-tjetrën me nyjëzime të ngjitura kundër lagështirës, në një mënyrë të tillë që ndërmjet kapakut (4) dhe konteinerit (5) dhe ndërmjet pjesës më të ulët të kutisë (2) dhe pjesës së sipërme të kutisë (3) është një nyjëzim i zënë buzë më buzë (12; 15), ndërsa në pozicionin e pajisjes kur ajo nuk përdoret për shpërndarje, unaza e jashtme ngjitëse (27) e konteinerit (5) e përbërë praktikisht nga një material i deformueshëm fleksibël qëndron e kapur fort në kanal (37), dhe buza ngjitëse (21) e pjesës fundore më të ulët të konteinerit (5) qëndron e kapur fort në vrimën shpërndarëse (35) të kutisë (1).
7 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 4 deri në 6, me karakteristikën se ana e brendshme e pllakëzës së poshtme të dhomës (18), gjerësia (a) e cilësdo pllakëz së poshtme përshtatet me trashësinë e trupave të modeluar, si tabletat (6) – ajo është më e gjerë se ato -, formon një sipërfaqe drejtuese (24a) që ka pjerrësi për poshtë, dhe në vazhdimësinë e saj krijohet mbi sipërfaqen e brendshme të pjesës së poshtme (19) të dhomës (18) një sipërfaqe drejtuese e lakuar (30) me pjerrësi gjithashtu për poshtë.
8 Pajisja si në pretendimin 7, me karakteristikën se dhoma (18) është e hapur në krahun me pamje nga sipërfaqja e brendshme e kutisë (1), dhe kjo hapje (20) është pozicionuar në një distancë (c) nga sipërfaqja e brendshme e kutisë, që distanca (c) të jetë më e vogël se gjerësia e trupave të modeluar që duhen shpërndarë.
9 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 7 deri në 8, me karakteristikën se ndërmjet sipërfaqes drejtuese të sheshtë të pjerrësuar (24a) të dhomës (18) dhe sipërfaqes drejtuese të lakuar së saj (30) është një brinjë e devijuar (31) në mënyrë të favorshme e zgjatur horizontalisht drejt hapjes (20) të dhomës (18), dhe fundi i jashtëm i brinjës së devijuar (31) është pozicionuar në një distancë (f) nga muri i kutisë (1) duke tejkaluar gjerësinë e trupave të modeluar që duhen shpërndarë; dhe në krahun e kundërt të fundit më të ulët të hapjes (20) ka brinjë trekëndore praktikisht të devijuara (34) që bëhen më të holla duke u drejtuar nga lart, duke filluar nga pjesa e poshtme e kutisë (1), nga qoshja e vrimës shpërndarëse (35).
10 Pajisja si në pretendimin 9, me karakteristikën se brinjët e devijuara (34) shtrihen në mënyrë të favorshme në lartësinë e brinjës horizontale të devijuar (31), dhe me sipërfaqen e tyre të pjerrët të devijuar, ato dalin jashtë mbi sipërfaqen e brendshme të murit të kutisë (1).
11 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 7-10, me karakteristikën se sipërfaqja e sipërme drejtuese e sheshtë (24a) e dhomës (18) shkon brenda sipërfaqes drejtuese më të ulët të lakuar me një seksion më të pjerrët të sipërfaqes drejtuese.
12 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 4-11, me karakteristikën se pllakëza-si brinjët (29) me hapësira të lëna në mënyrë laterale në lidhje me njëra-tjetrës, që shkojnë në një drejtim të tërthortë – në mënyrë të favorshme tek këndet e djathta – në lidhje me drejtimin gjatësor të dhomës (18) të shtrirë sipër nga pjesa e poshtme (2a) e kutisë (1), praktikisht paralelisht ndaj aksit qendror gjatësor gjeometrik (x) të pajisjes; dhe në murin e konteinerit (5) në të njëjtin drejtim me këto brinjë (29) ka hapësira të zbrazëta (28) gjerësia e së cilëve e tejkalon trashësinë e brinjëve (29); dhe lartësia e brinjëve (29) është përcaktuar që t`i mundësojë brinjët (29) të shkojnë brenda konteinerit (5) kur ai është presuar poshtë dhe i organizon trupat e modeluar, për shembull tabletat (6), aty.
13 Pajisja si në pretendimin 12, me karakteristikën se pjesa e sipërme e konteinerit (17) e konteinerit (5) është e lidhur me dhomën (18) me pjesët e murit (42, 43) me pjerrësi tëposhtë, dhe hapësirat e zbrazëta (28) janë pozicionuar në një nga këto pjesët e murit (43) në një mënyrë të tillë që ato shtrihen brenda murit të sipërm të konteinerit.
14 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 4-13, me karakteristikën se, në mënyrë të favorshme, pllakëzat vertikale (46a, 46b) të përcaktuara për drejtimin e dhomës (18), shkojnë përgjatë skajeve të kundërt të vrimës shpërndarëse (35) paralel kundrejt mureve lateralë (25a, 25b) të dhomës (18) shtrihen sipër nga pjesa e poshtme (2a) e kutisë (1).
15 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 1 deri në 14, me karakteristikën se kutia (1) dhe pjesa e sipërme e konteinerit (17) janë në formë cilindri, ndërsa vrima shpërndarëse (35) dhe dhoma (18) që përputhen brenda saj kanë një prerje tërthore drejtkëndore.
16 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 1 deri në 15, me karakteristikën se ajo është përbërë nga plastikë e derdhur në kallëp, në mënyrë të favorshme polietilen dhe/ose polipropilen.
17 Pajisja si në ҫdonjërin pretendim nga 1 deri në 16, me karakteristikën se kapaku (4) përmban një shtim të agjentit tharës, në mënyrë të favorshme me xhel silice në përmbajtje.