Lloji i Aplikimit
EPO patents
Nënlloji i Aplikimit
EPO Patent
(10) Numri dhe Data e Regjistrimit
3775
2011.11.08
Status
Refuzuar
(180) Data e mbarimit të afatit
2030.03.03
(20) Numri dhe Data e Depozitimit
AL/P/2011/3829
2011.09.08
(40) Numri dhe Data e Publikimit
2011.10.01
(86) Data dhe Numri Ndërkombëtar i Depozitimit
10250378.6
2010.03.03
Status
Refuzuar
Data dhe Numri Ndërkombëtar i Publikimit
EP2308491
2011.09.07
(30) Detajet e Prioritetit
| Kodi | ID e prioritetit |
|---|---|
| US | 266753 |
(51) Klasat e KNP-së (IPC)
(71/73) Aplikanti
| Aplikanti | Adresa |
|---|---|
| Intermune, Inc. | c/o Genentech, Inc., Legal Department, 1 DNA Way, South San Francisco, CA 94080-4990, United States of America |
(72) Shpikës
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Szwarcberg, Javier | 2173 Bunker Hill Drive San Mateo, California 94402 , US |
| Bradford, Williamson Ziegler | PO Box 566 Ross, California 94957 , US |
(74) Emri i Përfaqësuesit
| Emri | Adresa |
|---|---|
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
| Fatos DEGA | P.O. Box - 2420, Tirana , AL |
(54) Titull
TERAPIA ME PIRFENIDON DHE INDUKTORE TE CITOKROMIT P450
(57) Abstrakt
(58) Pretendime
| Pretendim | Përshkrim |
|---|---|
| 1 | Pirfenidoni për përdorim në mjekimin e një pacienti që ka nevojë për terapinë e pirfenidonit, që karakterizohet nga ajo se mjekimi përfshin shmangien ose ndërprerjen e përdorimit të njëkohshëm ose bashkëadministrimin e një induktori të fortë të citokromit P450 1A2 (CYP1A2) për të evituar ekspozimin e zvogëluar ndaj pirfenidonit, ku induktori i fortë është tymi i cigares, pirja e duhanit ose rifampicina. |
| 2 | Përdorimi i pirfenidonit në prodhimin e një ilaçi për mjekimin e një pacienti që ka nevojë për terapinë e pirfenidonit, që karakterizohet nga ajo se mjekimi përfshin shmangien ose ndërprerjen e përdorimit të njëkohshëm ose bashkëadministrimin e një induktori të fortë të citokromit P450 1A2 (CYP1A2), për të evituar ekspozimin e zvogëluar ndaj pirfenidonit, ku induktori i fortë është tymi i cigares, pirja e duhanit ose rifampicina. |
| 3 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 dhe 2, që karakterizohet nga ajo se mjekimi përfshin shmangien e përdorimit të njëkohshëm ose bashkëadministrimin e induktorit të fortë të citokromit P450 1A2 (CYP1A2). |
| 4 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 dhe 2, ku pacienti shmang përdorimin e njëkohshëm ose bashkëadministrimin e induktorit të fortë të citokromit P450 1A2 (CYP1A2). |
| 5 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 dhe 2, ku pacienti është një duhanpirës që e le duhanin për të evituar ekspozimin e zvogëluar ndaj pirfenidonit. |
| 6 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas pretendimit 5, ku pacienti le duhanpirjen brenda 4 javësh para marrjes së pirfenidonit. |
| 7 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas pretendimit 5, ku pacienti e le duhanpirjen sapo fillon marrjen e pirfenidonit. |
| 8 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 dhe 2, ku pacienti është duhanpirës dhe eviton duhanpirjen gjatë kohës kur përdor pirfenidonin. |
| 9 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 dhe 2, që karakterizohet nga ajo se mjekimi përfshin ndërprerjen ose evitimin e përdorimit të njëkohshëm ose bashkëadministrimin e rifampicinës. |
| 10 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 9, ku pacienti vuan nga njera prej këtyre sëmundjeve: fibroza pulmonare, fibroza pulmonare idiopatike, pneumonia e ndërfutur idiopatike, sëmundjet pulmonare autoimune, ipertrofia prostatike beninje, infarkti koronar ose i miokardit, fibrilacioni atrial, infarkti cerebral, fibroza miokardiake, fibroza muskuloskeletore, ngjitjet paskirurgjikale, cirroza e mëlçisë, sëmundja renale fibrotike, sëmundja vaskulare fibrotike, skleroderma, sindromi i Hermansky-Pudlak, neurofibromatoza, sëmundja e Alzheimer-it, retinopatia diabetike, ose dëmtimi i lëkurës, fibroza e nyjes së limfës shoqëruar me HIV, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), fibroza pulmonare inflamatore, artriti reumatoid; spondiliti reumatoid; osteoartriti; cerma, kushte të tjera artritike; gjendja septike; shoku septik; shoku endotoksik; gjendja septike gram-negative; sindromi i shokut toksik; sindromi i dhëmbjes miofaciale (MPS); Shigeloza; azma; sindromi i ankthit të frymëmarrjes te të rriturit; sëmundjet inflamatore të zorrëve; sëmundja e Crohn-it; psoriazis; ekzema; koliti ulcerativ; nefriti glomerular; skleroderma; tiroidet kronike; sëmundja e Grave-it; sëmundja e Ormond-it; gastriti autoimun; miastenia gravis; anemia hemolitike autoimmune; neutropenia autoimune; trombocitopenia; fibroza pankreatike; hepatiti aktiv kronik përfshirë fibrozën hepatike; sëmundja renale akute ose kronike; fibroza renale; nefropatia diabetike; sindromi i zorrëve ngacmuese; pyresis; restenoza; malaria cerebrale; goditja ose plagosja ishemike; trauma neurale; sëmundja e Alzheimer-it; sëmundja e Huntington-it; sëmundja e Parkinson-it; dhimbja akute ose kronike; alergjitë, përfshirë rinitin alergjik ose konjuktivitin alergjik; hipertrofia kardiake, insuficenca kardiake kronike; sindromi akut koronar; kaheksia; malaria; leproza; leishmanoza; sëmundja e Lyme-së; sindromi i Reiter-it; sinoviti akut; degjenerimi muskulor, bursiti; tendoniti; tenosinoviti; herniet, thyerjet, ose sindromi i zgjatur i diskut intervertebror; osteopetroza; tromboza; silikoza; sarkoma pulmonare; sëmundjet e rezorbimit kockor, të tilla si osteoporoza ose çrregullimet kockore me lidhje shumëfishe me mielomën; kanceri, përfshirë, por jo i kufizuar me, karcinomën metastatike të gjoksit, karcinomën kolorektale, melanomën malinje, kancerin gastrik, ose kancerin e qelizave jo të vogla të mushkrive; reaksioni i transplanteve kundrejt pritësit (graft-versus-host reaction); ose sëmundjet auto-imune, të tilla si skleroza e shumëfishtë, lupus ose fibromialxhia; AIDS ose sëmundje të tjera virale si Herpes Zoster, Herpes Simplex I ose II, virusi i gripit, sindromi i rëndë respirator akut (Severe Acute Respiratory Syndrome - SARS) ose citomegalovirusi; ose diabeti i sheqerit, çrregullimet proliferative (përfshirë hiperplazian beninje dhe malinje), leuçemia mieloide akute, leucemia mieloide kronike, sarcoma e Kaposi-t, melanoma metastatike, mieloma e shumëfishtë, kanceri i gjirit, përfshirë karcinomën metastatike të gjirit; karcinomën kolorektale; melanomën malinje; kancerin gastrik; kancerin e qelizave jo të vogla të mushkrive (NSCLC); metastazat kockore; dhimbjet e çrregullta, përfshirë dhimbjet neuromuskulore, dhimbjet e kokës, dhimbjet e kancerit, dhimbjet e dhëmbëve, ose dhimbjet nga artriti; çrregullimet angiogjenike përfshirë angiogjenezën tumorale të ngurtë, neovascularizimin okular, ose hemangiomën infantile; kushtet që shoqërojnë rrugët e sinjalizimit të ciklooksigjenasit ose lipoksigjenasit, përfshirë kushtet që shoqërojnë prostaglandinën endoperokside sintaz-2 (përfshirë edemën, ethet, analgjezinë, ose dhimbjet); hipoksia e organeve; grumbullimi i trombociteve i nxitur nga trombina; ose sëmundjet protozoale. |
| 11 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 10, ku pacienti vuan nga fibroza pulmonare idiopatike. |
| 12 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 11, ku pirfenidoni administrohet me një dozë totale ditore prej 2400 mg ose 2403 mg në ditë. |
| 13 | Pirfenidoni për përdorim ose përdorimi sipas njerit prej pretendimeve 1 deri 12, ku çdo dozë e administruar e pirfenidonit është 801 mg. |